Gjykata e Apelit pritet të shqyrtojë këtë të enjte ankesën e Naim Murselit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.
Përmes ankesës prej 30 faqesh, mbrojtja kërkon anulimin e aktgjykimit të shkallës së parë ose zbutjen e dënimit, duke kundërshtuar mënyrën e vlerësimit të provave dhe refuzimin e disa kërkesave për ekzaminime shtesë.
Në Apel është ankuar edhe avokati i familjes së viktimës, i cili kërkon që, krahas Murselit dhe Granit Plavës, me burgim të përjetshëm të dënohet edhe Kushtrim Kokalla.
