ATV

Dy të mitur arratisen nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Written by

in

Dy të mitur janë arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan, ndërsa Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre.

Sipas raportimeve, largimi i të miturve është evidentuar nga institucioni korrektues, i cili më pas ka njoftuar Policinë.

Përveç kërkimeve për lokalizimin e tyre, autoritetet po hetojnë edhe rrethanat në të cilat ata kanë arritur të largohen nga qendra.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur arratisja dhe nëse ka pasur lëshime në masat e sigurisë së institucionit.