Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar protestë për këtë të mërkurë në Prishtinë, për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet për dështimet e mundshme në mbrojtjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në Pejë.
Protesta do të nisë në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku organizatorët kanë paralajmëruar se do t’u japin institucioneve një afat prej 24 orësh për të nisur hetimet dhe shkarkimin e zyrtarëve që i konsiderojnë përgjegjës.
Kolektivi ka bërë të ditur se përfaqësuesit e partive parlamentare nuk janë të mirëseardhur në protestë, duke i akuzuar subjektet politike se po përpiqen ta shfrytëzojnë rastin për qëllime politike.
