Zgjedhjet parlamentare në Izrael nuk kanë nxjerrë ende një fitues të qartë, megjithëse blloku i kryeministrit Benjamin Netanyahu kryeson në rezultatet paraprake.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas numërimit të 57.3 për qind të vendvotimeve, blloku i Netanyahut ka siguruar 55 mandate, kundrejt 49 të opozitës, ndërsa partitë arabe kanë marrë gjithsej 16 mandate.
Për formimin e qeverisë nevojiten të paktën 61 vota në Parlamentin me 120 ulëse, shumicë të cilën nuk e ka siguruar asnjëri prej blloqeve kryesore.
Këto janë zgjedhjet e para parlamentare në Izrael që nga fillimi i luftës në Gaza, në tetor të vitit 2023.
