Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka marrë pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga Qeveria e Tajlandës, në kuadër të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Bangkok.
Gjatë qëndrimit atje, Ismaili, së bashku me ministrin e Financave, ka zhvilluar takime me përfaqësues të bankave qendrore, qeverive dhe institucioneve financiare ndërkombëtare.
Sipas guvernatorit Ismaili, këto takime janë mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e pikëpamjeve për zhvillimet ekonomike dhe promovimin e progresit të Kosovës në sektorin financiar.
