ATV

Dy raste të dhunës në Vushtrri, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim

Written by

in

Policia e Kosovës në Vushtrri ka trajtuar dy raste të ndara të dhunës fizike gjatë ditës së enjte, ku incidentet kanë përfshirë sulme ndaj disa personave.

Në rastin e parë, të raportuar në mëngjes rreth orës 10:00, një grua ka kërkuar ndihmë pasi ishte sulmuar fizikisht nga një i dyshuar. Më vonë, në mbrëmje rreth orës 19:00, është regjistruar një tjetër incident ku një burrë dyshohet se ka sulmuar dy persona, një burrë dhe një grua.

Lidhur me rastin e parë, viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe mbetet ende në kërkim policor.

Ndërkohë, autori i sulmit të dytë është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *