ATV

Komisioni për votim të fshehtë në Kuvend, LDK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Written by

in

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar lëndën e saj në Gjykatën Kushtetuese, përmes së cilës kërkon interpretim lidhur me ligjshmërinë e formimit të Komisionit për votimin e fshehtë në Kuvend.

Sipas këtij subjekti politik, veprimet e fundit nga kryesuesi i seancës përbëjnë shkelje të rendit kushtetues dhe parimeve themelore të funksionimit demokratik të institucioneve.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, pasi dërgoi rastin në Gjykatën Kushtetuese, tha se në aktgjykimin e 26 qershorit, ndalohet votimi i fshehtë i kryekuvendarit, derisa kryesuesi dhe LVV-ja po insistojnë për një gjë të tillë.

Në lidhje me seancat konstituive pas aktgjykimit të Kushtetueses, të enjten edhe PDK-ja, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *