ATV

​Këpucët e para për dy këmbët janë prodhuar 715 vjet më parë

Written by

in

Më 20 maj të vitit 1310 prodhohen këpucët e para për të dy këmbët – të djathtë dhe të majtë.

Deri atëherë, këpucët ishin njësoj dhe njerëzit i vishnin ato një ditë në këmbën e majtë e ditën tjetër në këmbën e djathtë, që të konsumoheshin të dyja njëherësh.

Mendohet se këpucët e para janë ato me lëkurë kafshe, që nga koha e akullnajave kur njerëzit thjesht mbështillnin këmbët për t’i mbrojtur nga të ftohtit.

Sandalet e para mendohet të jenë përdorur në Lindjen e Mesme për mbrojtjen e tabanit të këmbëve nga rëra e nxehtë. Arkeologët kanë zbuluar këpucë që datojnë nga vitet 8000 në atë që tani quhet shteti Mizuri në Shtetet e Bashkuara. Në Evropë, këpucë të ngjashme me këpucët e sotme ishin në modë nga shekulli njëmbëdhjetë deri në pesëmbëdhjetë.

Në shekullin e shtatëmbëdhjetë këpucët prodhoheshin vetëm me ngjyrë të kuqe dhe lartësia e takave ishte e ndryshme, shpesh në varësi të shkallës shoqërore. Atletet e para janë prodhuar për herë të parë në Amerikë në vitin 1916. Ndërsa çizmet e para për femra ishin ato të projektuara për mbretëreshën britanike, Viktoria, në vitin 1840.

Sot në SHBA këpucë miniature ose reale lidhen në parakolpin e makinës së çiftit të sapomartuar.

Në Kinë, një nga këpucë e nuses hidhet mbi çati për të siguruar lumturi për çiftin e sapomartuar.

Në Hungari dhëndëri ngre një dolli për nusen e tij duke përdorur këpucën e saj në vend të gotës.

Një muze këpucësh ekziston në Toronto, Kanada, i vetmi muze i këpucëve në Amerikën e Veriut, ndoshta edhe në botë.

Muzeu përmban këpucë dhe sandale që përshkojnë një periudhë prej 4.500 vjetësh.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *