ATV

Kurti udhëton drejt Romës, merr pjesë në varrimin e Papa Françeskut

Written by

in

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, do të marrë pjesë në varrimin e sotëm të Papa Françeskut në Romë.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në kryeqendrën e Italisë, Romë, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në Romë nga Kosova po qëndron edhe presidentja Vjosa Osmani.

Ajo dje bashkë me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, si dhe kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simoni bënë homazhe për Papa Françeskun, për “të shprehur respektin e qytetarëve tanë ndaj përkushtimit të tij frymëzues për paqe, harmoni dhe dinjitet njerëzor në mbarë botën”.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *