ATV

Arrestohet shtetasi turk në Prishtinë, i gjendet botoks në vlerë të 150 mijë eurove

Written by

in

Një shtetas turk është arrestuar në Prishtinë të premten, pasi tek ai është gjetur një sasi  e materialit që përdoret në mjekësi (botoks).

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një sasi tjetër e materialit të njëjtë që është sekuestruar nga Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Vlera totale e materialit të sekuestruar sipas çmimit në treg sillet rreth 150 mijë euro.

Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 11 mijë e 160 euro para kesh.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *