ATV

Zjarr në një ndërtesë në Kalabri, policia dhe zjarrfikësit në vendngjarje

Written by

in

Një veturë ka marrë flakë në garazhin e një ndërtese në Kalabri, ku si pasojë, e gjithë ndërtesa është mbuluar nga tymi i dendur, raporton ATV.

Në vendngjarje kanë arritur menjëherë zjarrfikësit dhe policia, të cilët po punojnë për të shuar zjarrin.

Ndërkohë, burimet e ATV-së nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se energjia elektrike në ndërtesë është ndalur, por nuk dihet ende nëse kjo ka ndodhur si pasojë e zjarrit apo për shkak të reduktimeve të energjisë.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *