Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta kombëtare do të vazhdojë edhe sot, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Në njoftimin e publikuar, organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen protestave për të kërkuar drejtësi për Arlindën dhe të gjitha gratë e vrara.
Ata kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat dhe bllokimin e institucioneve deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Kërkojmë organizim e solidarizim kombëtar. Për siguri e liri për gratë e gjalla, e drejtësi për gratë e vrara”, thuhet në thirrjen e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.
Janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të Albert Sylajt, i dyshuari kryesor për vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjarje kjo që tronditi opinionin publik në Kosovë.
Sylaj, i cili ishte në kërkim nga Policia e Kosovës, u arrestua mbrëmjen e së martës, më 27 tetor 2026, rreth orës 23:40, në Deçan, pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore.
Ai dyshohet se më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës, ka vrarë kunatën e tij, Arlinda Zekajn.
Vrasja e rëndë kishte shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, veçanërisht pas raportimeve se viktima kishte kërkuar më herët mbrojtje nga institucionet përgjegjëse.
Sipas Policisë së Kosovës, lokalizimi dhe arrestimi i të dyshuarit u realizuan falë veprimeve operative të njësive policore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët.
Policia ka bërë të ditur se veprimet e mëtejshme procedurale do të zhvillohen në koordinim me organet kompetente të drejtësisë.
Ndërkohë, në pamjet e publikuara shihet momenti i arrestimit të Albert Sylajt, pas dy ditësh në kërkim nga organet e rendit.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka njoftuar se do të jetë pjesë e protestës që mbahet sot (e mërkurë) në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn.
Përmes një postimi në InstaStory, artistja ka shprehur dhimbjen për rastin, duke theksuar se gratë meritojnë të jetojnë të sigurta, pa frikë dhe të kthehen në shtëpitë e tyre pa u rrezikuar.
“Me dhimbje që po kërkojmë ende gjënë më themelore: që një grua të jetë e sigurt, të jetojë pa frikë dhe të kthehet në shtëpi”, ka shkruar ajo.
Nora ka bërë të ditur se mendimet e saj janë me familjen e Arlindës dhe me të gjithë ata që e kanë dashur, ndërsa pjesëmarrjen në protestë e sheh si një kërkesë për drejtësi dhe mbrojtje për çdo grua.
“Si grua, si nënë, me dhimbje dhe me kërkesën që nuk duhet të pushojë: drejtësi për Arlindën dhe mbrojtje për çdo grua”, ka shkruar këngëtarja.
Në fund, ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, e cila mbahet sot, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Artistja ka kërkuar që kjo çështje të mos harrohet dhe që kërkesa për drejtësi të vazhdojë të dëgjohet nga institucionet dhe shoqëria. /Telegrafi/
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe drejtësinë kanë bërë një varg lëshimesh në trajtimin e rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.
Në mbledhjen e Qeverisë, ai tha se paralajmërimet e 49-vjeçares për rrezikun ndaj jetës së saj nuk kishin marrë përgjigjen e duhur nga institucionet.
Për të përcaktuar përgjegjësitë, Kurti ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme raporte të detajuara, të cilat duhet të dorëzohen deri të enjten, para orës 18:00, dhe më pas do të bëhen publike.
Ai akuzoi gjithashtu sistemin e drejtësisë se shpesh mban anën e të fuqishmëve, në vend që t’i mbrojë qytetarët më të cenueshëm, ndërsa reformimin e tij e cilësoi urgjencë kombëtare.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i është bashkuar reagimit të Grupit për Siguri dhe Barazi Gjinore lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa urgjente për mbrojtjen e grave në rrezik.
Në deklaratën e Grupit theksohet se viktima kishte kërkuar mbrojtje urgjente nga institucionet, pak para se të vritej.
Grupi kërkon hetim të plotë për rastin, përfshirë shqyrtimin e reagimit institucional ndaj kërkesave të mëparshme të viktimës dhe përcaktimin e përgjegjësive për çdo mangësi të konstatuar.
Po ashtu, bën thirrje për koordinim më të mirë ndërmjet Policisë, prokurorive, gjykatave dhe shërbimeve sociale, si dhe për shqyrtimin urgjent të rasteve të dhunës në familje me rrezik të lartë.
Një nga kërkesat është edhe krijimi i mekanizmit për monitorimin e femicidit, i cili do të analizonte vrasjet e grave, rrethanat që u kanë paraprirë dhe mundësitë e humbura për ndërhyrje.
“Femicidi nuk është një incident i izoluar; ai është manifestimi më ekstrem i dhunës me bazë gjinore dhe kërkon një përgjigje sistemike”, thuhet në deklaratë.
Nga Qendra për Punë Sociale ku dyshohet se kreu vrasjen e ish-gruas së tij, Valon Aliu, arriti të largohej, për t’u arrestuar vetëm pak orë më vonë.
36-vjeçari të premten e 13 prillit, u soll në Gjykatën Themelore të Ferizajt, për seancën e caktimit të masës së paraburgimit.
Nga Prokuroria ai dyshohet për dy vepra penale: vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
“Ekziston dyshimi se me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën E.C, me të cilën ka bashkëjetuar, duke e goditur me armë disa herë në kokë dhe duke plagosur në krah vëllain e të ndjerës”.
Kërkesa e prokurorisëpër caktimin e paraburgimit për veprën penale vrasje e rëndë, u kundërshtua nga avokati mbrojtës.
I njëjti tani e ka kuptuar dhe është penduar për veprën e kryer. Në këtë pikë e kundërshtojmë kërkesën e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Sidoqoftë, ndaj të pandehurit, Gjykata Themelore caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.Në këtë kërkesë, Prokuroria e kishte marrë për bazë dëshminë e punëtores sociale Q.Z e cilaka deklaruar se i pandehuri ka shtënë me armë disa herë në drejtim të së ndjerës, si dhe në drejtim të të dëmtuarit, vëllait të viktimës.
15-vjeçarii plagosur në krah, është liruar nga spitali për trajtim në shtëpi.
I dyshuari Valon Aliume viktimën e ka një fëmijë, ndërsa viktima dhe i dyshuari ishin ndarë para 10 muajsh.
Vrasjen që ndodhi të premten në Ferizaj e dënuan edhe udhëheqës të institucioneve qendrore e lokale. Kryeministri Albin Kurtikërkoi drejtësi pa vonesa, e presidentja Osmani duke e quajtur vrasjenrezultat të femicidit, për dorasin kërkoi dënim maksimal.
Në orën 16:00 të së shtunës, e ndjera u varros në fshatin e lindjes,Bablak tëFerizajt./atvlive.tv/
Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur e plagosur si pasojë e të shtënave sonte në Prishtinë.
Siç raporton gazeta Sinjali, viktima është E.H, rreth 30-vjeç.
Raportohet se viktima E.H u nis me urgjencë për në spital, mirëpo i njëjti s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Në anën tjetër, e plagosura, kalimtare e rastit është dërguar në Emergjencë dhe sipas informacioneve të para, ndodhet në gjendje kritike.
Vdekja e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahut, tronditi vendin. I riu që ndërroi jetë të shtunën, përfundoi në QKUK para disa ditësh, pasi u rrah brutalisht nga disa të mitur. Për këtë krim makabër, dy persona tashmë ndodhen nën masën e paraburgimit, teksa po hetohet në zbulimin e rrethanave dhe motivit që çoi deri te ky konflikt që përfundoi tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.
Sulmi që i mori jetë Lulzimit dyshohet se ndodhi mesditën e 14 janarit, ku për motive akoma të panjohura, në rrugën “Drenica” në Podujevë, dy të dyshuar e sulmuan brutalisht.
Por çfarë ndodhi në të vërtetë atë ditë?
Në dosjen e Prokurorisë thuhet se pas një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tentativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Dy të dyshuarit që ndodhen prapa grilave për këtë rast janë E.Kadriu (16-vjeçar) dhe A.Abdullahu (17-vjeçar).
Për këtë rast të tmerrshëm kanë folur edhe familjarët e të ndjerit. Ata thonë se pas një fjalosje me disa persona, Lulzimi është përplasur nga një veturë dhe më pas është goditur me shkopinj bejsbolli, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
“Unë jam axha i tij. Lulzimi si 18 vjeçar ka qenë puntorë, ka qenë jetim. Pa dy prindtë. Prej dorës kruiminele shqiptare. Maspari e kanë ndjek me kerr, e kanë shkel, e kanë shtypë e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrezuar Lulzimin, e kanë goditur me stupca bejsbolli derisa sot në ora 3 pasdite ndërroi edhe jetë”, tha axha i Lulzimit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Bujar Fandaj, 41-vjeçar me prejardhje nga Kosova është arrestuar në Itali pasi dyshohet se ka vrarë në banesën e saj 27-vjeçaren, Vanessa Ballan. Sipas mediave në Itali, e reja dyshohet se u godit të paktën shtatë herë me thikë, në kraharor dhe në duar.
Lidhur me këtë ngjarje, ka folur nga Roma gazetarja shqiptare, Alba Alimehmeti-Kepi, për emisionin “A LIVE” në ATV.
Ajo ka dhënë detaje, duke treguar se pas arrestimit, i dyshuari për vrasjen, Bujar Fandaj, nuk ka deklaruar asgjë, as për prokurorët dhe as për avokatët.
“Sapo kanë folur dy avokatet të cilat kanë marrë përsipër mbrojtjen e Bujar 41-vjeçarit nga Kosova. Ato kanë thënë se ai është i lodhur, konfuz dhe nuk ka deklaruar asgjë as përpara prokurorëve as për avokatët, se çfarë ka ndodhur. Pra që nga nga momenti i arrestimit e deri më tani, ai nuk ka dhënë asnjë detaje lidhur me këtë vrasje, motiv apo edhe gjithçka tjetër se çfarë ka ndodhur. Nesër nga ora 09:00, do të nisë autopsia mbi trupin e viktimës 27-vjeçarës italiane e cila punonte si kasiere në një supermarket”, deklaroi gazetarja shqiptare.
Tutje, ajo tregoi se viktima përderisa ishte e martuar ajo ishte në lidhje me të dyshuarin, Bujar Fandaj.
“Këtu flitet se ajo ka qenë në një lidhje paralele, pra derisa ka qenw e martuar ka pasur një lidhje edhe me të dyshuarin, dhe kur ajo dhe Bujari ishin ndarë në muajin gusht të këtij viti, ai nuk e ka pranuar ndarjen dhe e ka përcjellë atë kudo, për çka ajo e kishte denoncuar Bujarin në Polici”, tha ajo.
Alba përmendi se 41-vjeçari kosovar akuzohet për vrasje me paramendim, duke shtuar se Bujar Fandaj po ashtu e kishte dhunuar fizikisht 27-vjeçaren para se ta vriste atë, duke e goditur me grushte./atvlive.tv/