ATV

Tag: #nmalandet

  • E filloi atletikën për të hequr peshë, por tani Muhamet Ramadani e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-23

    E filloi atletikën për të hequr peshë, por tani Muhamet Ramadani e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-23

    Atletika njihet si mbretëresha e të gjitha sporteve. Edhe pse nuk është shumë e zhvilluar në Kosovë, edhe në këtë sport, si në çdo sport tjetër, Kosova ka talentë të shumtë.

    Njëri nga ta është Muhamet Ramadani, i cili së fundmi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-23, krahas shumë medaljeve të tjera që i ka fituar në vazhdimësi.

    Në një intervistë ekskluzive për emisionin që po transmetohet çdo natë në ATV, “n’malAn’det”, ai tregoi më shumë rreth kësaj arritje, derisa nuk la pa përmendur edhe fillimet e tij në këtë sport.

    “…Kam filluar karrierën prej moshës 13 vjeçare, afër 14, arsyeja që kam filluar të merrem me sport ka qenë mbipesha, preferenca e babit ishte që të filloj me atletikë (në fillim veç për ta larguar peshën)… Para disa dite e kemi nxënë vendin e tretë në Evropë…”, potencoi Ramadani.

    Gjithashtu, ai përmendi se nuk është ky i vetmi sukses, meqenëse kishte fituar edhe medalje të tjera përfshirë medaljen e artë, vendin e parë në Portugali, e gjithashtu Ramadani është 5 herë kampion i Ballkanit me U-18 dhe U-23.

    Për t’i dëgjuar intervistat ekskluzive të mërgimtarëve anë e kënd botës, ju ftojmë që përmes linkut të mëposhtëm, ta shikoni emisionin veror të ATV-së “n’malAn’det”:

  • Moderatorja e ATV-së befason me rrëfimin, kështu kishin dashur ta mashtrojnë atë në Turqi

    Moderatorja e ATV-së befason me rrëfimin, kështu kishin dashur ta mashtrojnë atë në Turqi

    Mërgimtarët veçse kanë filluar të vijnë në Kosovë dhe përpos kënaqësive që ata përjetojnë sa herë që vijnë këtu, përjetojnë edhe shumë zhgënjime, sidomos kur ekzistojnë tendenca nga tregtarët të manipulojnë me çmimet duke ua vënë aty për aty çmimet më të larta se sa janë zakonisht.

    Këtë e ka pohuar mërgimtari Astrit Bajrami nga Austria, në emisionin “n’malAn’det” i cili tha se ka pasur disa raste të tilla.

    Gjithashtu, prezantuesja e ATV-së, Kaltrina Mikushnica e pohoi një gjë të tillë që i kishte ndodhur në Turqi.

    “…Nuk ndodhë vetëm në Kosovë por edhe jashtë Kosovës. Personalisht më ka ndodhë kur kemi qenë në Turqi në një akuarium… Bashkëshorti foli në gjuhën angleze dhe çmimi ke shumë i lartë, unë ia nisa me fol turqisht dhe i thashë se në ueb e pashë që ke çmimi më i ultë, më tha a je banore? I thashë po dhe pastaj shkuan me çmim më të ultë…”, theksoi Mikushnica.

    Për t’i dëgjuar intervistat ekskluzive të mërgimtarëve anë e kënd botës, ju ftojmë që përmes linkut të mëposhtëm, ta shikoni emisionin veror të ATV-së “n’malAn’det”:

  • “Kosova i ka kushtet më të mira se Austria”, mërgimtari habit me deklaratën

    “Kosova i ka kushtet më të mira se Austria”, mërgimtari habit me deklaratën

    Austria njihet për koston e lartë të jetesës, megjithëse për sa i takon kushteve të ofruara për qytetarët e saj si në aspektin ekonomik, arsimor e kulturor është shumë larg krahasuar me Kosovën.

    Këtë e dëshmojnë studentët e shumtë të cilët largohen nga Kosova qoftë edhe për t’u shkolluar. Numri i përgjithshëm i studentëve nga Kosova e Shqipëria që i kanë zgjedhur Universitetet e Austrisë për semestrin 2020/21 ishte gjithsej 1362, sipas statistikave të STATcube.

    Megjithëse, njëri nga mërgimtarët e shumtë që jeton në Austri, në emisionin veror të ATV-së “n’malAn’det”, e mohoi një gjë të tillë, derisa tha se në Kosovë kushtet janë më të mira në secilin aspekt.

    “…Për momentin Kosova është shumë mirë, po më pëlqen shumë. Autobanat janë më të mirë se në Austri, gjithçka është pastërti qysh e shoh unë… Gjithçka është përpara, edhe mjekësia është mirë, ka mungesë të aparaturës (okej ky është investim i shtetit), por sa i përket seneve të tjera gjithçka jemi shumë më mirë se atje…”, tha Astrit Bajrami, mërgimtari nga Austria.

    Kujtojmë se ndërmjet viteve 2013- 2022, 252 mijë njerëz kanë ikur nga Kosova. Disa nga arsyet konsiderohen se janë kushtet jo të mira në punë, humbja e besimit në institucione etj.

    Për t’i dëgjuar intervistat ekskluzive të mërgimtarëve anë e kënd botës, ju ftojmë që përmes linkut të mëposhtëm, ta shikoni emisionin veror të ATV-së “n’malAn’det”:

  • Bashkatdhetarët nuk kursehen, ky është mërgimtari që ia la familjes 10 mijë euro, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike

    Bashkatdhetarët nuk kursehen, ky është mërgimtari që ia la familjes 10 mijë euro, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike

    Vera është sezona kur mbushë Kosovën me mërgimtarë të cilët i lënë vendet e tyre të banimit, për t’u kthyer për pak kohë në vendlindje.

    Numri i përgjithshëm i bashkatdhetarëve që kanë vizituar vendin gjatë vitit 2022 ishte 2 milionë e 274 mijë, apo 220 mijë më shumë se në vitin 2021.

    Sipas zëvendësminstres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashit nga muaji janar e deri në nëntor të vitit 2022, dërgesat nga bashkatdhetarët kanë arritur vlerën 1.1 miliard euro.

    Në emisionin e verës “n’malAn’det” që ka filluar të transmetohet çdo natë në ATV, në një hapësirë të veçantë kushtuar bashkatdhetarëve, Jemin Totaj nga Italia tregoi që në vazhdimësi kontribuon për familjarët e tij në Kosovë, derisa tha se së fundmi shifra më e lartë që e ka lënë për familjarët e tij, ishte 10 mijë euro.

    “…Pare kemi lanë boll. Kemi lanë edhe tash 10 mijë euro”, potencoi Totaj.

    Vlen të përmendet, se mërgimtarët krahas parave që ofrojnë për familjarët e tyre në Kosovë, ardhja e tyre për pushime sjell me vete edhe ringjalljen financiare meqenëse gjatë kësaj periudhe rritet qarkullimi në të gjitha fushat.

    Për t’i dëgjuar intervistat ekskluzive të mërgimtarëve anë e kënd botës, ju ftojmë që përmes linkut të mëposhtëm, ta shikoni emisionin veror të ATV-së “n’malAn’det”:

     

  • Befason mërgimtari nga Austria, thotë se nuk ka flejt gjithë natën nga frika e situatës në veri të Kosovës

    Befason mërgimtari nga Austria, thotë se nuk ka flejt gjithë natën nga frika e situatës në veri të Kosovës

    Situata e tensionuar në veri të vendit ka qenë ngjarje kryesore në Kosovë, sidomos gjatë muajve të fundit.

    Këto tensione kanë nisur më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit nën përcjelljen e Policisë së Kosovës kanë hyrë në ndërtesat komunale.

    Kjo situatë u përshkallëzua më 29 maj, kur pjesëtarë të KFOR-it u sulmuan nga protestues të dhunshëm serbë.

    Njëri nga mërgimtarët i cili është mbështetës i Albin Kurti (që në zgjedhjet e fundit mori 50 për qind të votave), në emisionin “n’malAn’ndet” në ATV, u shpreh shumë i shqetësuar për situatën në veri, derisa tha se ka mbetur pa gjumë, pikërisht për shkak të kësaj situate.

    “…Na e përkrahim Albinin…E ka shtri sovranitetin në Mitrovicë se nuk u kanë bash lehtë…Bile me thanë realitetin qato ditë as nuk kena mujtë me flejt prej ngarkesës se thojshum po qohen po e vrajnë ndonjë polic. U kanë situata shumë e tensionume. Kështu që e përkrahum plotësisht…”, u shpreh mërgimtari Ramadan Kabashi.

    Vlen të përmendet se për shkak të mosarritjes të uljes së tensioneve në Veri të Kosovës, nga BE-ja kishte edhe masa ndëshkuese për Kosovën.

    Për t’i dëgjuar intervistat ekskluzive të mërgimtarëve anë e kënd botës, ju ftojmë që nëpërmjet linkut të mëposhtëm, ta shikoni emisionin veror të ATV-së “n’malAn’det”:

  • Fermeri nga Jezerci fiton 20-25 mijë euro në vit, thotë se nuk ka llogari që të jetojë jashtë Kosovës

    Fermeri nga Jezerci fiton 20-25 mijë euro në vit, thotë se nuk ka llogari që të jetojë jashtë Kosovës

    Fermerët në Kosovë përballen me probleme të ndryshme. Një nga problematikat kryesore në bujqësi është edhe rreziku nga kushtet atmosferike. Megjithëse, asnjë nga problemet nuk i ndalë (disa) fermerë kosovarë që të punojnë me shumë dashuri për këtë punë.

    “…Na me lopë merremi familjarisht, thonë se nuk ka punë dhe s’ka llogari me punu me lopë e me dhi… Pa punu s’ka kurrgjë, tash na punojmë dhe i marrim 20-25 mijë euro në vit. Ma mirë i marrë 20 deri në 20 mijë euro këtu në Kosovë se jashtë vendit, edhe nëse më ofrohet një vizë, nuk shkoj”, potencoi fermeri nga Jezerci.

    Vlen të theksohet se para 5 muajve Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka hapur aplikimet për subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore.

    Për ta shikuar emisionin veror të ATV-së “n’malAn’det”, ju ftojmë që të klikoni në linkun e mëposhtëm: