ATV

Tag: LIBERO

  • Emocionohet Arsim Bajrami teksa flet për humbjen e gruas nga kanceri

    Emocionohet Arsim Bajrami teksa flet për humbjen e gruas nga kanceri

    Akademiku Arsim Bajrami i ftuar në emisionin “Libero”, në ATV, ka folur rreth për jetën e tij private, familjen si dhe rrugëtimin e tij në politikë dhe jo vetëm.

    Nën emocione Bajrami foli edhe për humbjen e gruas së tij nga kanceri.

    “Tani keni shfaqur një fotografi që gjithmonë mua më shkakton nostalgji sepse, është bashkëshortja ime e ndjerë. Me të cilën që nga viti i parë kemi qenë koleg, kemi ndarë një bankë së bashku, një fletore së bashku, një libër së bashku që nga viti 78… Por për fatin tonë të keq dhe tragjik ajo është identifikuar me një sëmundje shumë të rënd… Pas 11 vite betejë me një kancer shumë të rëndë ajo u dorëzuar, por u dorëzua duke mos u gjunjëzuar asnjëherë dhe nga ai moment familja jonë sikur e ka humbur gëzimin apo e ka humbur buzëqeshjen…”, u shpreh ai./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

    LEXONI EDHE:

    Arsim Bajrami: Me bursën time blija ushqim për familjen

  • Tahir Shabani tregon në LIBERO se së shpejti do të fillojë lobimin për pranimin e Kosovës në OKB

    Tahir Shabani tregon në LIBERO se së shpejti do të fillojë lobimin për pranimin e Kosovës në OKB

    Diplomati dhe veprimtari i njohur shqiptar, Tahir Shabani, ishte mysafir në emisionin LIBERO në ATV. Ai në këtë emision foli për veprimtarinë e tij diplomatike dhe kontributin e dhënë për shqiptarët në diasporë, me theks të veçantë për Kosovën.

    Shabani në LIBERO zbuloi për herë të parë se së shpejti do të fillojë lobimin në OKB për pranimin e Kosovës.

    “Për herë të parë do ta zbuloj tek ju, do të filloj nga qendra e OKB-së në New York, kur fillon asambleja vjetore, atje do të shkoj të laboj për Kosovën, për anëtarësimin e saj, do të filloj një cikël emisionesh dokumentare nga selia e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë”, tha Shabani. /atvlive.tv

    Intervistën e tij të plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Molliqaj: Situata në veri është një film i radhës i Albin Kurtit

    Molliqaj: Situata në veri është një film i radhës i Albin Kurtit

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në emisionin LIBERO në ATV, situatën e krijuar në veri të vendit, për të cilën e akuzon kryeministrin Kurti, e quan skenar filmi.

    “Kushdo që guxon të e rrezikon jetën e njerëzve ne Kosovë pavarësisht se a janë serb, a janë shqiptar, a janë polic apo a janë qytetar për ide krejtësisht të vetat personale. Po ashtu mendoj që duhet të kundërshtohet fuqishëm. Nuk kam parë gjendje më dramatike në Kosovë që as mos me u mbledh Kuvendi”, tha Molliqaj.

    Ai tha se me këto veprime, kryeministri Kurti po tenton ta luajë rolin e opozitarit dhe të kryeministrit njëkohësisht.

    “Për mu është e pa pranueshme se çka është duke ndodhur sepse ne e kemi parë këtë film. Unë e kam bërë edhe një postim tjetër që e kam quajtur ‘kurthet e Kurtit’. Për bindjen tonë të thellë, Kryeministri Kurti po dëshiron që të e luajë rolin edhe të opozitarit edhe të kryeministrit. Krejt se çka është duke ndodhur, ky po i bënë veprimet ku pjesa dërmuese e figurave publike, partive parlamentare e të tjera po i kërkojnë me u tërheq”, tha Molliqaj. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Do të ju bëjë me lot historia e ushtarit 15 vjeçar që shkoi në luftë dhe e humbi shokun e tij

    Do të ju bëjë me lot historia e ushtarit 15 vjeçar që shkoi në luftë dhe e humbi shokun e tij

    Gazetari dhe shkrimtari i njohur Mehdi Mulaj, në emisionin LIBERO në ATV, rrëfeu historinë e tij kur i kishte vetëm 15 vjet kur i ishte bashkuar luftës çlirimtare të UÇK-së, dhe si kishte humbur shokun e tij të ngushtë në luftë.

    Kjo histori më vonë u bë edhe krijimtaria e parë letrare e Mehdi Mulajt.

    “Gjenerali dhe ushtari i pa pushkë është krijimi im i parë letrar përjetim i imi real i luftës… Me komandantin Agim Qelaj me të cilin e kam pasur një përjetim të jashtëzakonshëm gjatë periudhës tre mujore dhe kam qenë vetëm 15 vjeçar… Romani ‘Gjenerali dhe ushtari i pa pushkë’ iu ka kushtuar atij ku gjenerali është Agim Qelaj ndërsa, ushtari i pa pushkë jam unë… Kulmi i kësaj fatkeqësie u vra atje në luftën e Rahovecit dhe nuk e kam takuar më asnjëherë por, fatkeqësisht nuk e kam takuar më as atë e as pushkën edhe pse e di që diku ajo pushkë ekziston por, nuk e kam pasur fatin ende që të takohem me pushkën…”, rrëfen Mulaj.

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • “Nuk kisha plan të bëhesha politikane, veç nuse” – Duda Balje tregon si kishte marrë ofertën e parë për të hyrë në politikë

    “Nuk kisha plan të bëhesha politikane, veç nuse” – Duda Balje tregon si kishte marrë ofertën e parë për të hyrë në politikë

    Deputetja Duda Balje ishte e ftuar në emisionin LIBERO në ATV. Ajo në këtë emision foli për jetën e saj private, familjen si dhe rrugëtimin e saj në politikë.

    Derisa po fliste për fillimet e karrierës së saj në politike, ajo tha se nuk e kishte menduar fare të futej në politikë, por kishte ndodhur krejt pa plan kur i ishte kërkuar vetëm ta jepte emrin në listat e kandidatëve për ta plotësuar kuotën gjinore për t’u regjistruar në KQZ.

    “Unë kam hyrë në politikë pa plan. Kam qenë shtatëzënë me djalin e tretë dhe në fakt kam hyrë në listën e koalicionit VAKAT për shkak se ata nuk kanë pasur kandidate femra. Tek ne, femrat nuk janë shumë të interesuara për politikë dhe tash me e regjistrua listën në KQZ, duhet me qenë dy meshkuj e një femër. Ka munguar edhe një femër dhe kanë ardhur te unë në shtëpi, më kanë thënë ma jep letërnjoftimin vetëm për me e plotësua këtë listën”, tregoi Balje.

    Ajo tha se, edhe pse në fillim nuk kishte pasur interesim, me kalimin e kohës e ka gjetur veten dhe tani, politika është pjesë e jetës së saj. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Shahini: Mbi 50 mijë punëtorë në Kosovë ende marrin pagë 170 euro

    Shahini: Mbi 50 mijë punëtorë në Kosovë ende marrin pagë 170 euro

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, ishte mysafir në emisionin LIBERO në ATV.

    Ai në këtë emision tregoi se në Kosovë, janë mbi 50 mijë punëtorë që ende marrin pagën 170 euro.

    “Gjendja ekonomike në vend nuk është mirë. Nuk është mirë as gjendja e punëtorëve, sepse punëtorët janë pjesë e zhvillimit ekonomik të vendit. Pa ata nuk mund të zhvillohet ndërmarrja, as sektori privat e as publik. Sektori privat është duke përmirësuar kushtet. Ne kemi bërë thirrje që të përmirësojmë edhe pagat. Por, nëse flasim ne për paga, janë mbi 50 mijë punëtorë që ende marrin pagë minimale me 170 euro”, tha Shahini. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë mund ta shikoni në videon e më poshtme:

  • Kjo është Marilyn Monroe nga Kosova që u zgjodh Miss World Albania – I përngjanë nga flokët e deri të këpucë

    Kjo është Marilyn Monroe nga Kosova që u zgjodh Miss World Albania – I përngjanë nga flokët e deri të këpucë

    Elona Ndrecaj, fituesja e kurorës “Miss World Albania 2022”, një vajzë e bukur dhe e denjë, është krahasuar me njërën nga ikonat më të njohura të artit dhe kinemasë, Marilyn Monroen, për dukjen e e saj të ngjashme me aktoren legjendare.

    Në një paraqitje të fundit në emisionin “LIBERO” në ATV, Elona foli hapur për jetën dhe karrierën e saj, duke zbuluar disa pika të dobëta nga rruga e saj personale dhe profesionale.

    Një nga temat që u prek në intervistë ishte qasja e Elonës ndaj dietave si dhe për ushqimin e saj të preferuar.

    “Është krelana, disa i thonë ‘leçenik’, por te pjesa e Dukagjinit i thonë krelanë. E gatuaj vet. Por, tani e kam pasur shumë vështirë, pjesa më e vështirë për Miss-in, më është dashur me hequr kilogram, më është dashur me hequr dorë prej kalorive”, tregon ajo.

    Për të dëgjuar më shumë nga Elona, sigurohuni që të shikoni videon poshtë.

  • Si reagoi ish bashkëshorti i Diola Dostit, pasi që ajo e tregoi historinë e saj në Big Brother

    Si reagoi ish bashkëshorti i Diola Dostit, pasi që ajo e tregoi historinë e saj në Big Brother

    Nutricionistja dhe ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Diola Dosti, gjatë qëndrimit brenda, pati dhe ato momentet kur tregoi historinë e saj të dashurisë, divorcin si dhe vështirësitë që ka kaluar si një nënë beqare e tre vajzave të saj.

    Ajo ishte e ftuar të premten si mysafire speciale në “LIBERO”, ku mes tjerash, tregoi edhe se si kishte reaguar ish-bashkëshorti i saj pasi kishte dalë nga ky reality show.

    “Nuk ka pasur asnjë lloj reagimi, asnjë lloj gjëje dhe kjo tregon se kemi pasur një divorc shumë qytetar”, ka treguar Diola.

    Madje, ajo ka thënë se i ka bërë reklamë pa lekë dhe se nuk ka asnjë arsye që t’i mbesë hatri se është përmendur brenda shtëpisë. /atvlive.tv

    Për të shikuar intervistën e plotë të Diola Dostit, klikoni në linkun më poshtë:

  • “90% e meshkujve mendojnë se seksi është dashuri, për mua është gjimnastikë në mëngjes”

    “90% e meshkujve mendojnë se seksi është dashuri, për mua është gjimnastikë në mëngjes”

    Gazetari Milaim Zeka, në emisionin LIBERO në ATV, ka thënë se dashuria dhe seksi nuk kanë të bëjnë asgjë njëra me tjetrën.

    Ai tha se, për të, dashuria është hyjnore, ndërsa seksi sikur gjimnastika e mëngjesit n’Kinë.

    “Për mua, seksi s’ka fare të bëjë me dashuri. Njeriu i do fëmijët e vet, i do prindërit e vet, pastaj dashuria ndaj ushqimit, ndaj njerëzve. Këtë vetëm ballkanasit e përziejnë. Në Ballkan, 90 për qind e meshkujve, seksin e quajnë dashuri, ndërsa është e kundërta. Unë mendoj që dashuria është hyjnore, është krejt diçka tjetër. Unë besoj fuqishëm në dashuri, seksin e quaj sikur gjimnastika e mëngjesit n’Kinë”, tha Zeka. /atvlive.tv