ATV

Tag: Gabriel Escobar

  • Escobar: Ata që refuzojnë partneritetin do të kenë pasoja

    Escobar: Ata që refuzojnë partneritetin do të kenë pasoja

    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të premten se, përshkallëzimi është duke krijuar kushte të vështira për rajonin, dhe jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë.

    Ai e ka ritheksuar se kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, duhet të punojnë në lokacione alternative, Polica e Kosovës të tërhiqet nga ndërtesat komunale, që protestuesit të largohen nga rruga dhe përgjegjësit e dhunës së 29 majit ndaj pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, duhet të mbahen përgjegjës para autoriteteve.

    Escobar ka thënë se ambasadorët amerikanë në Kosovë dhe Serbi nuk e kanë përmendur kurrë fjalën sanksion, por pasoja.

    “Ata që duan të jenë partnerë me ne, duhet të punojnë afër me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, në pikat në të cilat jemi duke insistuar. Një lider nuk mund të ketë në dorë drejtimin e gjithë rajonit. Prandaj, ata që refuzojnë partneritetin do të kenë pasoja”.

    Ai ka thënë se të dyja palët kanë rol në uljen e tensioneve.

    Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit Kurti, lidhur me situatën në veri:

    – Shtensionimin e situatës atje
    – Mbajtjen e zgjedhjeve të reja
    – Kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

    Tensionet në veri të Kosovës janë të larta prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – kanë hyrë në ndërtesat komunale.

    Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe protestojnë vazhdimisht para ndërtesave komunale prej 29 majit.

    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë të enjten se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, një takim urgjent për menaxhim të krizave.

  • Zhvillimet e fundit në Kosovë e Serbi, Escobar sot mban konferencë për media

    Zhvillimet e fundit në Kosovë e Serbi, Escobar sot mban konferencë për media

    I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, sot më 16 qershor, do të mbajë një konferencë online me gazetarë.

    Kjo konferencë pritet të mbahet nga ora 15:00.

    Escobar me gazetarët do të bisedojë rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi.

    Të mërkurën, Policia e Kosovës ka njoftuar se tre pjesëtarë të saj janë kidnapuar nga forcat serbe, brenda territorit të Kosovës.

    Policia në konferencë për media kishte prezantuar edhe një hartë nga vendi ku raportohet se u kidnapuan policët.

    Ndërsa, në anën tjetër, Serbia po pretendon se policët janë arrestuar në territorin e Serbisë, larg kufirit nga Kosova.

    Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të enjten lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës të ndaluar nga forcat serbe. Ky qëndrim u shpreh nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller në konferencën e përditshme për shtyp.

    “Ne besojmë se si Kosova dhe Serbia duhet të marrin masa për të shtensionuar situatën dhe kjo përfshin lirimin pa kushte të tre oficerëve të policisë së Kosovës që u ndaluan së fundmi”, ka thënë ai.Miller ka deklaruar gjithashtu se “të dyja palët duhet të ndjekin planin prej tre pikash që ka paraqitur BE-ja”.

  • Kidnapimi i tre policëve – Escobar nesër mban konferencë për media

    Kidnapimi i tre policëve – Escobar nesër mban konferencë për media

    I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, nesër më 16 qershor, do të mbajë një konferencë online me gazetarë.

    Konferenca mbahet nga ora 15:00.

    Escobar me gazetarët do të bisedojë rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi.

    Të marten, në Mitrovicën e veriut policia e Kosovës e ka arrestuar udhëheqësin e “Mbrojtjes Civile” Milun Millakoviq, i njohur si “Lune”.

    Kurse, gjatë ditës së djeshme janë kidnapuar tre policë nga ana e njësisë speciale të Serbisë.

  • Hapat e ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë, pas raportimit të Escobarit

    Hapat e ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë, pas raportimit të Escobarit

    Duke folur për Institutin për Politikë dhe Ekonomi, me seli në Beograd, Gabriel Escobar konfirmoi se hapat e ardhshëm të Shteteve të Bashkaura në raport me Kosovën, do të merren pasi ai të raportojë në Shtëpinë e Bardhë.

    “Jam i ftuar në Shtëpinë e Bardhë për të raportuar për rezultatet e udhëtimit tim në Beograd dhe në Prishtinë. Bazuar në progresin ose mungesën e progresit, do të duhet të vendosemi për drejtimin e veprimeve tona”, tha Escobar.

    Escobar sqaroi edhe një herë edhe Kosova dhe Serbia janë partnerë të Shteteve të Bashkuara dhe kryeministri Kurti është po ashtu partner amerikan, por partner i zorshëm.

    “Më duhet këtë ta bëj të qartë – zoti Kurti është partner i yni. Nganjëherë është partner i zorshëm, por gjithsesi se partner. Kosova është partneri i ynë. Serbia është partneri ynë. Andaj, edhe në të ardhmen, ne duam të përdorim marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën, dhe marrëdhëniet në përmirësim që kemi me Serbinë, për të gjetur mënyra të pranueshme reciprokisht dhe përfituese në mënyrë që të dyja të mund të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Escobar

    Escobar ishte në Prishtinë e Beograd bashkë me ndërmjetësuesin e BE-së në dialog Miroslav Lajcak. Në raportimin e Lajcakut thuhet se Kryeministrit Kurti nuk i ka refuzuar shprehimisht kërkesat e tyre, por nuk i ngutet ti zbatojë ato. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

  • “Do të vendosim për veprimet e radhës”, çfarë tha Gabriel Escobar për raportimin në Shtëpinë e Bardhë?

    “Do të vendosim për veprimet e radhës”, çfarë tha Gabriel Escobar për raportimin në Shtëpinë e Bardhë?

    Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë -Serbi ka thënë në një intervistë se është ftuar për të raportuar në Shtëpinë e Bardhë rreth rezultatit të vizitës në Kosovë dhe Serbi që kishte gjatë kësaj jave. Escobar në Prishtinë ka paraqitur tri kërkesa të SHBA’së dhe BE’së për Kosovën deeskalimin e situatës në Veri, zgjedhjet e reja në katër komunat dhe kthimin në dialogun për normalizim.

    Kryeministrit Kurti për këtë qëllim i është kërkuar ta tërheq pjesëtarët e njësisë speciale nga objektetet e komunave dhe që kryetarët shqiptarë të punojnë nga objekte alternative.

    “Duhet të merremi vesh për këtë sot dhe nesër sepse të premten unë dhe Lajcak duhet t’u raportojmë eprorëve tanë se a ishim të suksesshëm apo jo”, kishte thënë Escobar të mërkurën.

    Por, kjo kërkesë deri tash s’është përmbushur. Uashingtoni dhe Brukseli Presidentit të Serbisë i kanë kërkuar që të nxis serbët të dalin në zgjedhje pa kushte, nëse ato mbahen. Të premten Emisari i BE’së Miroslav Lajçak i ka raportuar Kryediplomatit të BE’së Josep Borell, i cili ka tashmë i ka njoftuar vendet e BE’së rreth vizitës.

    Duke folur rreth raportimit në Shtëpinë e Bardhë, Escobar në intervistën për Institutin për Politikë dhe Ekonomi të Evropës Juglindore, ka thënë se është i ftuar në Shtëpinë e Bardhë për të raportuar për vizitën në Kosovë dhe Serbi. Ai megjithatë nuk ka treguar nëse e ka kryer raportimin.

    “Jam ftuar që Shtëpisë së Bardhë t’i raportojë për rezultatet e vizitës sonë në Beograd dhe Prishtinë. Në bazë të përparimit apo mungesës së tij do të vendosim për drejtimin e veprimit tonë” ka thënë Escobar.

    Ndryshe duke komentuar deklaratën e Ambasadorit të SHBA në Serbi Christopher Hill se “nuk e di a është Kurti partner i SHBA, Escobar ka thënë se Kurti është partner, por patner i vështirë”.

    “Më duhet ta sqaroj, z.Kurti është partneri ynë. Ai nganjëherë është partner i vështirë, por është partner. Kosova është partneri jonë. Serbia është partneri jonë. Kështu që në të ardhmen, ne duam t’i përdorim marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe përmirësimin e marrëdhënieve që kemi me Serbinë që të gjejmë një rrugë të pranueshme dhe me beneficione për të dyja, që të mund të jenë pjesë e BE-së”, tha Escobar.

    Diplomati amerikan gjatë qëndrimit në Prishtinë kishte paralajmëruar pasoja nëse Kosova nuk do të ndërmarrë veprimet e kërkuara.

    Në ditën kur Lajçak raportoi në Bruksel për rezultatin, Zëdhënësi i BE’së Peter Stano konfirmoi vazhdimin e bisedimeve për gjendjen në Veri pa dhënë detaje.

  • Escobar i raporton sot Shtëpisë së Bardhë për situatën në veri

    Escobar i raporton sot Shtëpisë së Bardhë për situatën në veri

     I dërguari amerikan, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet që sot të raportojë në Shtëpinë e Bardhë për procesin e de-eskalimit të situatës në veri.

    Për këtë pikë, ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin, meqë nga përgjigjet e marra dhe raportimi i sotëm në Shtëpinë e Bardhë, Escobar tha se do të pasojnë vendime.

    Një raportim të tillë, gjatë vizitës në Kosovës tha se do ta bëjë tek eprorët edhe ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak.

    “Pas kësaj vizite, ne do të pyetemi nga Shtëpia e Bardhë, të premten, për t’ua dhënë një përditësim mbi atë që po ndodh. Dhe unë duhet të raportoj nëse ka ndonjë progres apo jo. Miroslav Lajçak duhet të raportojë te Josep Borrell, rreth situatës. Nuk është një afat, por një hap tjetër për mua dhe në bazë të raportit tim do të marrim disa vendime dhe do të ecim përpara”, ka deklaruar Escobar.

  • Escobar: Asociacioni me standardet e BE-së, s’është kërcënim për Kosovën

    Escobar: Asociacioni me standardet e BE-së, s’është kërcënim për Kosovën

    I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se nuk duan ta kopjojnë Dejtonin (marrëveshjen që i dha fund luftës në Bosnjë më 1995) në Kosovë, ndërsa foli për Asociacionin.

    Escobar në një intervistë për mediumin boshnjak, Klix.ba, i pyetur se “kush mund të garantojë që nesër ndonjë grup tjetër etnik në Serbi, Mal të Zi apo diku tjetër nuk do të kërkojë autonomi shtesë apo status special” duke marrë shembull nga ky asociacion, Escobar tha se “çështja e Kosovës është e veçantë”.

    “Ne nuk duam ta kopjojmë Dejtonin në Kosovë apo Kosovën në Maqedoninë e Veriut apo në Mal të Zi. Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë anëtarë të atyre institucioneve që kërkojnë mbrojtjen e kombeve pakicë në përputhje me standardet e BE-së. Ne shohim që Asociacioni është në përputhje me standardet e BE-së. Ne e shohim Asociacionin si asgjë më shumë sesa aftësinë e serbëve për t’i organizuar institucionet lokale në gjuhën e tyre. Ne nuk shohim ndonjë kërcënim në këtë dhe nevojën që vendet e tjera që janë tashmë në rrugën evropiane të bëjnë diçka tjetër që nuk po e bëjnë tashmë për t’i zbatuar reformat që BE-ja ua kërkon atyre”, tha Escobar në këtë intervistë ku në një pjesë të shkurtë foli për Kosovën.

    Diplomati amerikan tha se politika e SHBA-së “nuk ka ndryshuar kurrë”, duke iu përgjigjur pyetjes për “një qasje të re amerikane në Ballkan” dhe nëse Amerika “po krijon një rend të ri”.

    “Dhe pse nuk e përkrahni kaq hapur, për shembull, Procesin e Berlinit, nëse e mbështetni Ballkanin e Hapur?”, pyeti gazetari.

    Emisari amerikan, edhe gjatë qëndrimit në Kosovë, ditën e djeshme ka thënë se nga perspektiva e tij, Asociacioni është i dobishëm për Kosovën që ta shtrojë sovranitetin në veri të vendit.

    Escobar tha se Asociacioni ia heq kontrollin Serbisë nga veriu, për ta futur nën kontrollin e Kosovës.

    “Kjo është arsyeja pse na duhet Asociacioni. Nga perspektiva ime Asociacioni është për ta hequr kontrollin e Serbisë nga Veriu dhe për ta futur nën kontrollin e Kosovës, të Kushtetutës suaj dhe të strukturës tuaj legale, nuk shoh arsye pse dikush duhet ta shohë ndryshe këtë”, ka thënë Escobar në një takim me gazetarë.

    Emisari amerikan para gazetarëve po ashtu ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka draftin e Asociacionit, por që sipas tij ai po e mban fshehur.

    Escobar, i cili që nga dje po qëndron në Prishtinë nuk ka zbuluar nëse draft-statuti për Asociacionin është hartuar nga Kosova apo Bashkimi Evropian, mirëpo ka theksuar se ai draft ekziston, por po fshihet.

    /GazetaSinjali/

  • Behrami: U dëshmua se anti-amerikanizmi i Kurtit nuk ishte një lojë për pushtet, por ideologjik

    Behrami: U dëshmua se anti-amerikanizmi i Kurtit nuk ishte një lojë për pushtet, por ideologjik

    Analisti Artan Behrami, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se shoqëria e jonë nuk po arrinë me e pa rrezikun që po i kanoset Kosovës për teket e një lideri, i cili po kërkon lavdinë.

    Ai tha se tashmë është dëshmuar se anti-amerikanizmi i Kurtit nuk ka qenë lojë për pushtet, por ka qenë ideologjik.

    “Ne si shoqëri, nuk po arrijmë me e pa rrezikun, i cili është duke iu kanosur Republikës së Kosovës për teket e një lideri, i cili kërkon lavdinë, i cili tashmë është dëshmuar që anti-amerikanizmi i tij nuk ka qenë lojë për pushtet, por ka qenë ideologjik, ka qenë i vazhdueshëm edhe në opozitë edhe në pushtet, por tash që është kryeministër, dëmet munden me qenë i pariparueshëm për Republikën e Kosovës”, tha Behrami.

    Ai thotë se Escobar-it duhet të merren seriozisht dhe elita politike të mos sillet sikur s’ka ndodhur asgjë.

    “Deklaratat e Escobar-it nuk janë deklarata të ndonjë diplomati, sepse amerikanët duket se kanë hjekë dorë nga diplomacia. Ai ka folë drejtpërdrejt dhe ka folë si mik i Kosovës, si një mik që e përfaqëson një shtet të madh që ka investu në Kosovë dhe deklaratat e tilla duhet të merren shumë më seriozisht prej opinionit publik në Kosovë, prej elitave politike, me që kemi elita në pushtet edhe në opozitë, edhe zëra në media sociale sikur asgjë s’ka ndodhë, jeta vazhdon edhe më tutje, dhe ma kujton kohën e luftës kur Drenica digjej, na Mitrovica të gjithë ishim duke u larë në lumin Ibër”, tha Behrami. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Escobar: Serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e reja pa kushte

    Escobar: Serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e reja pa kushte

    I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në takimin e tij të sotëm me gazetarë, tha se, në koordinim me partnerët evropianë, janë duke punuar që të ketë zgjedhje të reja në veri të vendit, transmeton ATV.

    Ai tha se serbët duhet të jenë të pranishëm në institucione, duhet të marrin pjesë në zgjedhje, pa parakushte.

    “Mesazhi që do ta përçojmë është i njëjtë. Serbët duhet të jenë të pranishëm në institucione, duhet të marrin pjesë në zgjedhje, pa parakushte. Ne e kuptojmë se pasi të jenë zgjedhur, do të kenë zë legjitim që të ngrenë shqetësimet që kanë, dhe ata kanë shqetësime legjitime, siç po thosha më parë”, tha Escobar.

    Ai tha se, përmes themelimit të Asociacionit, do të shtendoset kontrolli i Serbisë në veri dhe të kthehet në kontrollin e Kosovës.

    “Asociacioni është mënyrë nëpërmjet të cilit shtendoset kontrolli i Serbisë në veri dhe të kthehet në kontrollin kosovar. Nën kushtetutën tuaj dhe strukturën tuaj ligjore. Andaj mendoj se është një mundësi për të lëvizur para. Nuk e kuptoj se pse ndokush do ta shihte ndryshe, sepse asociacioni, në fund të ditës, edhe nëse nuk është negociuar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, nuk është domosdo një koncesion për Serbinë. Është një njohje e nevojave të komunitetit pakicë”, tha Escobar. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Escobar thotë se në Ohër e kanë detyruar Serbinë të pranojë gjithçka, por palët janë duke bërë shkelje të marrëveshjes

    Escobar thotë se në Ohër e kanë detyruar Serbinë të pranojë gjithçka, por palët janë duke bërë shkelje të marrëveshjes

    I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në takimin e tij të sotëm me gazetarë, tha se në Ohër, Serbisë i është kërkuar të pranojë marrëveshjen sipas kushteve evropiane, që kërkon Serbisë ta njohë integritetin territorial të Kosovës, transmeton ATV.

    “Në Ohër, nuk ishte një Dejton tjetër, por mjaft e ngjashme. Ajo çfarë keni është një marrëveshje e normalizimit, sipas kushteve evropiane, që i kërkon Serbisë ta njohë integritetin tuaj territorial, sovranitetin tuaj, kontrollin tuaj administrativ të të gjithë shtetit me fuqi të së drejtës ndërkombëtare, të njihet flamuri juaj, simbolet tuaja kombëtare, diplomat, pasaportat, dokumentet tuaja qeveritare dhe të mos bllokohet Kosova në përpjekjet e saj për integrim në cilëndo organizatë ndërkombëtare”, tha Escobar.

    Ai tha se të dyja palët janë duke bërë shkelje të marrëveshjes.

    “Është thënë se Serbia veç se e ka shkelur këtë. Por ana tjetër është se Kosova duhej të fillonte menjëherë diskutimet për asociacionin, gjë që nuk e ka bërë. Andaj, ose të dyja palët janë duke bërë shkelje, ose asnjëra. Bashkimi Evropian, ligjërisht nuk jemi të sigurt, sepse nuk jemi pajtuar për një plan të renditjes, andaj ata nuk janë të sigurt a ka nisur apo jo, ligjërisht, na pikëpamja ynë deklarimi politik i marrëveshjes ishte i mjaftueshëm për ta nisur, andaj të dyja palët janë duke bërë shkelje”, tha Escobar.

    Sipas tij, nuk duhet të ndodh një tjetër konferencë, por se duhet të implementohet ajo, për të cilën veç se është arritur të ketë pajtim mes Kosovës dhe Serbisë. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë: