ATV

Tag: Ekipi A

  • Dragusha: FFK duhet të distancohet nga këto dukuri që ndodhen sot

    Dragusha: FFK duhet të distancohet nga këto dukuri që ndodhen sot

    Analisti i futbollit, Muhamet Dragusha thekson se Federata e Futbollit të Kosovës duhet të distancohet nga ngjarjet që ndodhet sot.

    “Unë mendoj që Federata duhet të distancohet nga këto gjëra, me marrë masa dhe me i dënu. Me tregu që janë të distancuar nga këto ngjarje që kanë ndodhur sot”, tha Dragusha në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Dragusha: U pa që Dukagjini u pa pishmon që i shënoi Ferizajt

    Dragusha: U pa që Dukagjini u pa pishmon që i shënoi Ferizajt

    Analisti i futbollit, Muhamet Dragusha thekson edhe pasi Dukagjini shënoi, ata nuk festuan fare

    “Otto John shënoi dhe pamë që nuk u gëzuan fare për atë gol. Dukagjini i ra pishmon që shënoi. Një lojtar i imi në moshë tejet të re do të më pyese nëse portieri ka të drejtë t’i përdorë duart për të mbrojtur”, tha Dragusha në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Presidenti i Ferizajt: Edhe nëse biem nga Liga, do të vazhdojë t’i qëndrojë skuadrës prapa

    Presidenti i Ferizajt: Edhe nëse biem nga Liga, do të vazhdojë t’i qëndrojë skuadrës prapa

    Presidenti i Ferizajt, Lulzim Abazi thekson se do të vazhdojë t’i qëndrojë prapa skuadrës pavarësisht gjithçkaje.

    “Do të vazhdojë t’i qëndrojë skuadrës prapa, edhe në rast se biem nga Liga, sepse është bërë punë e jashtëzakonshme. Nuk bën të ndalet rrugëtimi sepse është bërë punë e madhe”, tha Abazi në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Presidenti i FC Ferizajt: Do të ketë premi për lojtarët në rast se fitojmë ndaj Dukagjinit

    Presidenti i FC Ferizajt: Do të ketë premi për lojtarët në rast se fitojmë ndaj Dukagjinit

    Presidenti i FC Ferizajt, Lulzim Abazi thekson se do të ketë premi për lojtarët në rast se fitojnë kundër Dukagjinit.

    “Gjatë gjithë edicionit ka pasur premi për lojtarët, natyrisht se do të ketë edhe në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit për ne kundër Dukagjinit”, tha Abazi në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Lumi: Ardhja e trajnerit grek te Drita i ka ndihmuar shumë Ballkanit

    Lumi: Ardhja e trajnerit grek te Drita i ka ndihmuar shumë Ballkanit

    Gazetari, Alban Lumi thekson se ardhja e trajnerit grek te Drita i ka shërbyer më shumë Ballkanit, për shkak të rezultateve të tij me skuadrën gjilanase.

    “Ardhja e trajnerit grek i ka shërbyer shumë Ballkanit. Ai morri vetëm katër pikë prej tri ndeshjeve, derisa Ballkani e ndoqni hapin e vet dhe arriti suksesin historik”, tha Lumi në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

     

  • Prepolli: Ballkani qëndron financiarisht më mirë se ekipet tjera

    Prepolli: Ballkani qëndron financiarisht më mirë se ekipet tjera

    Analisti i futbollit, Arsim Prepolli thekson se për shkak të ndeshjeve në garat evropiane, Ballkani qëndron më mirë se ekipet tjera.

    “Prej fillimit të kampionatit dhe prej garave evropiane, Ballkanin e kemi parë favorit për titull. Ballkani qëndron më mirë se ekipet tjera financiarisht, sepse ato i kanë fituar me ndeshjet ndërkombëtare”, tha Prepolli në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Morina: Prej ditës së parë, Ballkani ka qenë i bindur në mbrojtjen e titullit

    Morina: Prej ditës së parë, Ballkani ka qenë i bindur në mbrojtjen e titullit

    Trajneri, Arbnor Morina thekson se ideja për ta mbrojtur titullin te Ballkani ka qenë e theksuar qysh prej fillimit të sezonit.

    “Ajo që mu ma ka impresionuar është që prej ditës së parë, asnjë prej klubit të Ballkanit nuk ka thënë që nuk janë për titull, edhe kur kanë qenë në vendin e dytë kanë qenë të bindur se do ta mbrojnë titullin”, tha Morina në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Thaqi: Është më e vështirë ta mbrosh titullin se ta fitosh

    Thaqi: Është më e vështirë ta mbrosh titullin se ta fitosh

    Futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi ka theksuar se mbrojtja e titullit ka qenë më e vështirë se fitorja e saj për herë të parë.

    “Në futboll diçka me fitu e fiton më lehtë, por me arritë me mbrojtë është shumë më e vështirë, edhe për ne ka qenë shumë më e vështirë. Sidomos ky titulli i dytë na ka shiju më shumë, duke shtuar kështu edhe ndeshjet në garat evropiane”, tha Thaqi në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Korenica: Rrugëtimi për të mbrojtur titullin ka qenë shumë i vështirë

    Korenica: Rrugëtimi për të mbrojtur titullin ka qenë shumë i vështirë

    Futbollisti i Ballkanit, Meriton Korenica e cilëson rrugëtimin e tyre drejt titullit shumë të vështirë për shkak të konkurrencës së madhe në kampionat.

    “Çdo titull e ka kënaqësinë e vet, sidomos ky i dyti është një ndjenjë e papërshkrueshmë për faktin që ka qenë një kampionat shumë i vështirë. Kemi pasur shumë ndeshje si në Evropë po ashtu edhe në Kampionat, por ne arritëm që për herë të dytë të rresht të shpallemi kampion”, tha Korenica në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Ekskluzive: Armend Dallku zbulon skuadrën evropiane që i bëri ofertë

    Ekskluzive: Armend Dallku zbulon skuadrën evropiane që i bëri ofertë

    Armend Dallku ka zbuluar ekskluzivisht në Ekipi A se ka pasur ofertë nga ish-klubi i tij nga Ukraina, Vorskla.

    “Kam marrdhënie të mira me shume shtete, jo vetëm në Ukrainë ku kam luajtur. Kam mardhënie të mira me shumë miq dhe shokë, të cilët sot punojë si menaxherë apo drejtorë sportiv. Këtu e fus edhe ish-klubin tim, Vorskla ku për 11 vite kam dhënë kontributin tim, ftesa gjithmonë është që t’i bashkangjitem klubit në forma të ndryshme”, zbuloi ekskluzivisht Dallku në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë: