Në kuadër të javës së 25, skuadra e inkuadruar në Superligë, Fushë Kosova do të takohet me Kampionin Ballkani.
Analisti i përhershëm i emisionit ‘EKIP A’, Alban Lumi, ka deklaruar që Ballkani do ta këtë shumë të vështirë me Fushë Kosovën.
‘Fushë Kosova ka problem edhe me financa, ka probleme edhe me stadium, pasi nuk i zhvillon ndeshjet si vendas. Unë besoj se edhe Ballkani do ta këtë shumë problem me skuadrën e Fushë Kosovës’ tha Lumi.
Emisionin ‘EKIPI A’ mund të shikoni live më poshtë.
Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, ka thënë që ai është i kënaqur me pesë pikët e arritura në tri takimet e fundit.
‘Nuk është lehtë me mposhtë skuadrën e Dritës. Ne kemi treguar që mund te mbesim në Ligë.Ne mund të mposhtim çdo skuadër të Superligës; tha Shala.
Kujtojmë që Fushë Kosova në tri takimet e fundit ka arritur të fitoi 5 pikë. Duke barazuar me Lirinë në Prizren 0:0, pastaj si vendas mposhti Dritën 1:0, dhe në ndeshjen e fundit barazoi 0:0 me Dukagjin e Klinës.
Për më shumë, ndiqeni intervistën e Burim Shalës më poshtë.
Drejtori i klubit FC Malisheva, Milaim Berisha i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, e ka bërë të ditur që për lojtarin e Drilon Hazrollaj ka pasur shumë oferta.
Berisha, ka deklaruar që në drejtim te klubit FC Malisheva, ka ardhur një ofertë 1.7 milionë euro nga një klub nga Rusia.
‘Në drejtim te klubit ka ardhur një ofertë zyrtare 1.7 milionë euro klubi është Rusia, skuadra aktualisht pozicionohet në vendin e parë ose në vendin e dytë në Ligën ruse, por lojtari, menaxheri i tij dhe klubi e kanë refuzuar’ tha Berisha.
Duke i parë renditjen në Superligën turke, në pozitat një dhe dy renditen Krosondar dhe Zenit.
Analisti i përhershëm i emisionit ‘EKIPI A’ Arsim Prepolli ka komentuar vazhdimin e kontratës nga Ballkani me trajnerin Ilir Daja.
Prepolli ka deklaruar që Ballkani nuk bën dot pa Ilir Dajën dhe se ky klub ka shkruar historinë nën drejtimin e strrategut të lindur në Tiranë.
‘Veprim shumë i duhur sepse e dina se çfarë ka bërë Ilir Daja me klubin e Ballkanit. Po te isha unë në kryesi të Ballkanit edhe mos me dal në Evropë nuk e kisha shkarku këtë trajner. Ilir bëri diçka që nuk kishte ndodhur kurrë në Kosovë’ tha Prepoilli.
Kujtojmë që Ilir Daja dhe Ballkani e kanë vazhduar bashkëpunimin deri në vitin 2026.
Drejtori i kombëtares së Kosovës Muharrem Sahiti ka qenë i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në televizionin ATV.
Sahiti në ATV, ka folur për pozitën e selektorit të Kosovës.
Drejtori i kombëtares nuk përmendi emra, por nuk e mohoi mundësinë që Franko Foda të bëhet trajner i Kosovës.
‘ Kush do të bëhet përzgjedhës, ende nuk e di emrin. Megjithatë, shumë shpejtë do të bëhet publike zyrtarizmi i përzgjedhësit të ri’ tha Sahiti.
Po ashtu Muharrem Sahiti ka folur edhe për lojtarin Drilon Hazrollaj, lojtar ky i cili ishte përjashtuar nga selektori i kombëtares U21, Afrim Toverlani.
‘Është përgjegjësia e selektorit Toverlani. Unë duke e njohur karakterin dhe profesionalizimin e tij ai nuk është euforik me jep as deklarate. Por veprimi i lojtarit mendoj që ka qenë i papranueshëm për Afrimin. Deri sa është Toverlani selektor ne i besojm atij’ tha Sahiti.
Emisionin ku ishte i ftuar drejtori i kombëtares, mundeni me ndjek më poshtë.
Sonte në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, është duke u diskutuar për kategorizimin e Federatave sportive nga Ministria e Sportit.
Në këtë debat është përfshirë edhe analisti i futbollit Arsim Prepolli, i cili është shprehur i dëshpëruar me mënyrën e renditjes së Federatave.
‘Marre, marre Hendbolli dhe Volejbolli me qenë në kategorinë A , e futbolli dhe basketbolli në kategorinë B. Futbolli është sporti më i popullarizuar dhe më i suksesshëm, unë nuk e di kush e bën këtë kategorizim, por kjo është e turpshme’ tha Prepolli.
Drejtori i klubit të futbollit Ballkani, i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, ka paralajmëruar që klubi nga Suhareka, do të shkojë në Kroaci për fitore përballë Dinamo Zagrebit.
‘ Jemi duke luftuar në gjitha frontet, ne e kemi një ndeshje të vështirë përballë Dinamo Zagrebit, por do të shkojmë për fitore dhe shpresojmë në një rezultat jo të mirë të Astanës’ tha Bunjaku.
Po ashtu drejtori i Ballkanit tregoi që disa klube tashmë kanë shprehur interesim për lojtarët e tyre.
‘Për disa lojtarë ka interesim, sepse paraqitja e tyre në kombëtare iu ka ndihmuar shumë. Nuk po e zbulojë cilat klubet por janë nga kampionate shumë të rëndësishme’ tha Bunjaku.
Analisti i futbollit, Malsor Gjonbalaj, në emisionin EKIPI A në ATV, komentoi ndikimin e terrenit të vështirë në fushë, në lojën e futbollistëve.
Ai tha se terreni i vështirë e zbehë anën teknike të futbollistëve.
“Terreni i vështirë e zbehë anën teknike të futbollistëve dhe ata futbollistë që luajnë dhe kanë predispozita teknike, nuk munden me e shfaqë në një terren të tillë. Po ashtu, realizimi taktik hasë në vështirësi, por çka vjen në shprehje në fusha të tilla, është përgatitja fizike. Në këtë rast, motivin që i kishin, rezultoi pozitiv si bashkërendim i të gjitha këtyre dhe falë një angazhimi të pa shoq u arrit kjo fitore, por mendoj që aspekti taktik luajti shumë rol”, tha Gjonbalaj.
Ai thotë se për shkak të terrenit të vështirë që ishte mbrëmë në ndeshjen Kosovë – Izrael, e ka vlerësuar shumë angazhimin e futbollistëve të Kosovës.
“Është jashtëzakonisht e vështirë të luhet në një terren të tillë, për këtë arsye e kam vlerësuar shumë angazhimin e futbollistëve të Kosovës edhe kontributin që e dhanë në ndeshje, përfshirë edhe udhëheqjen dhe drejtimin e lojës edhe nga trajneri, në veçanti unë nuk po I ndaj sepse në shtabit Teknik I kemi edhe Arbnorin dhe Afrimin. I kemi dy trajnerë që e njohin mirë realitetin, e njohin mirë Superligën e Kosovës, kanë një karrierë të gjatë dhe mendoj që është sinkronizim i mirë I të treve, dhe si rezultat I kësaj pune, erdhi edhe deri te ky rezultat I ndeshjes me një motivim të shtuar”, vlerësoi Gjonbalaj. /atvlive.tv
Arsim Prepolli, analisti i emisionit ‘EKIPI A’ në ATV, duke komentuar gjendjen e fushës në të cilën u zhvillua mbrëmë ndeshja Kosovë – Izrael, tha se bari i stadiumit “Fadil Vokrri” është i konsumuar dhe nuk riparohet.
“Mikpritja ka qenë fenomenalë, tifo grupi ka qenë fenomenal, ndërsa gjithmonë ankesat kanë qenë te fusha. Duhet me e marrë dikush përgjegjësinë. Ne e dimë sepse një fushë është e stërngarkuar. Ai bari i stadiumit “Fadil Vokrri” është i konsumuar, nuk mundet me u riparu”, tha Prepolli.
Ai tha se është turp që Kosova ende nuk e ka bërë një stadium për me i zhvillu garat ndërkombëtare.
“Unë nuk e di, ne si shtet, si komunë e Federatë e Ministri, e popull, e gjithë, gjithë kjo kohë me kalu, e mos me mujt me e ndërtu një stadium, me të vërtetë është turpi i turpit. Ne nuk guxojmë as me mëndu. Paramendoni, mos me e pasë një fushë ku mundemi me i zhvillu garat ndërkombëtare. Ka pasur zëra për stadiumin nacional, ka me u ba, ka me u rinovu, por këto janë vetëm fjalë. Në këtë fushë, luan U15, U17, U19, U21, gara e femrave, ekipa e parë, Prishtina, garat ndërkombëtare Ballkani, Gjilani, Drita, boksi, paramendo edhe boksi po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, kjo është e pa kuptueshme”, tha Prepolli. /atvlive.tv
Regjisori FATOS Berisha, në emisionin EKIPI A në ATV, tha se fitorja e Kosovës për të ka qenë e befasishme, por edhe e mirëpritur.
Ai thotë se ka keq ardhje se pse Kosova nuk ka luajtur si mbrëmë prej fillimi.
“S’po flas për talentin, por po flas për angazhimin e secilit individualisht brenda grupit, i cili është parë mbrëmë. Por the, të kishim luajtur kështu, në secilën ndeshje, unë mendoj se rezultati kish me qenë ndryshe në favor tonin”, tha Berisha. /atvlive.tv