ATV

Tag: Ballina

  • Kërkesa e serbëve për gërmime në Koshare konsiderohet e paarsyeshme

    Kërkesa e serbëve për gërmime në Koshare konsiderohet e paarsyeshme

    PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ 

    Kërkesat e organizatave serbe për personat e pagjetur dhe ato të institucioneve të Serbisë për gërmime në Koshare, po konsiderohen të paarsyeshme nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur. Sipas komisionit qeveritar kosovar zona e Koshares është e pastër, meqë aty është gërmuar disa herë, por kurrë s’u gjetën mbetje mortore. Një kthim i mundshëm në zonë, mund të ndodhë vetëm nëse ka informacione të reja.

    Me kërkesë të institucioneve të Serbisë, në Koshare u gërmua disa herë në kërkim të mbetjeve mortore të serbëve të zhdukur në luftë. Ndonëse pas gërmimeve nuk u gjet asgjë, familjarë të serbëve të zhdukur dhe organizata serbe kërkojnë sërish gërmime në lokacion të njëjtë.

    Kërkesat po konsiderohen paarsyeshme nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, meqë këtë zonë tanimë e konsiderojnë të pastër.

    Por ne e kemi përfundu Kosharen. Nuk kemi gjetë asgjë,. Ajo zonë është e pastër. Dihet se atje ka pasur luftë mes ushtrive. Dhe sipas ekspertëve atje që të ketë dyshime për varrezë masive.

    Kërkesat e vazhdueshme për gërmime në atë lokacion sipas Andin Hotit bëhen me qëllim për vonim të procesit.

    “Ne kemi qenë vitin e kaluar në Koshare. Në bazë të disa kërkesave të vazhdueshme vite me radhë të cilat i ka bërë Serbia me qëllim që ta prolongojë procesin.”

    Kthimi eventual në atë lokacion ndodhë vetëm nëse ka informacione të reja.

    “Ai lokacion është mbyllur vitin e kaluar. Dhe kemi gërmuar me javë të tëra derisa janë shterur te gjitha dyshimet. Ne aty mund të kthehemi vetëm nëse kemi lokacione të tjera.

    Nga 1617 personat që konsiderohen të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rreth 350 janë serbë, 200 nga minoritetet tjera, dhe pjesa tjetër shqiptarë.

  • Prokuroria Speciale afër ngritjes së aktakuzës për Masakrën e Mejës

    Prokuroria Speciale afër ngritjes së aktakuzës për Masakrën e Mejës

    PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ

    Departamenti për Krime të Luftës në Prokurorinë Speciale, ka përfunduar hetimet për një nga masakrat më të mëdha – atë të Mejës.

    Prokuroria Speciale ka treguar ekskluzivisht për ATV-në se kanë identifikuar vrasësit e qindra shqiptarëve, para 24 vjetësh, urdhërdhënësit dhe personat që nuk ndërmorën masa për ta parandaluar masakrën. Aktakuza pritet të ngrihet brenda muajsh dhe gjykimi parashihet të bëhet në mungesë.

    Në mëngjesin e hershëm të 27 prillit 1999, nisi masakra më e madhe në luftën e Kosovës. Brenda 48 orëve, forcat serbe masakruan 377 persona në fshatin Mejë të Gjakovës.

    Për t’u identifikuar përgjegjësit, hetimet e institucioneve të drejtësisë kishin nisur prej kohësh. Por, ato tanimë kanë përfunduar, andaj tash ka mbetur vetëm një procedurë.

    “Ka mbetur hartimi i aktakuzës që merr kohë mbase disa muaj, sepse bëhet fjalë për shumë-shumë viktima. Por, do të ngrihet aktakuza.

    Rezultatet e hetimeve tregojnë për shumë të përfshirë në vrasjen e shqiptarëve në këtë fshat të Gjakovës.

    “Kemi identifikuar kryerësit e drejtpërdrejtë, por kemi zbuluar dhe identifikuar edhe ata që kanë dhënë urdhër, sikurse edhe ata që nuk i kanë marrë masat ligjore për të cilat kanë qenë të detyruar.

    Përfundimi i hetimeve cilësohet si lajm i mirë nga Fondi për të Drejtën Humanitare. Megjithatë, nga kjo organizatë, janë skeptikë sa i përket aktakuzës në mungesë, siç po planifikohet të ngrihet.

    “Nuk jemi pro gjykimeve në mungesë për arsye se ne gjithmonë rekomandojmë që Serbia e Kosova të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi që t’i shkëmbejnë informatat e personat të gjykohen fizikisht, sepse nuk ka satisfaksion për viktimat kur ka gjykim në mungesë, derisa kryerësit enden në liri.”

    Nga Policia e EULEX-it, në vitin 2014, ishte ndaluar edhe një shqiptar si i dyshuar për pjesëmarrje në masakër. Por, gjatë kohës së paraburgimit, ai kishte kryer vetëvrasje.

    15 vjet pas përfundimit të luftës, shumica e të masakruarve në Mejë u gjetën në një varr masiv në Batajnicë të Serbisë. Ndërsa, 15 prej tyre ende janë të zhdukur.

  • Çështja e Manastirit të Deçanit mund të jetë pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

    Çështja e Manastirit të Deçanit mund të jetë pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

    Përgatiti: Krenare Mulliqi

    Shtetet e Quint-it njëjtë sikurse misioni i OSBE-së në Kosovë i kanë bërë thirrje Qeverisë të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili ia njeh Manastirit të Deçanit drejtën e pronës për rreth 24 hektarë tokë. Paralajmërohet se moszbatimi i këtij vendimi mund të jetë pengesë për anëtarësimin e e Kosovës në Këshill të Evropës.

    As pas 7 vjetësh prej kur Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë pronësore Manastirit të Deçanit për 24 hektarë tokë përreth, vendimi nuk është zbatuar.

    Shtetet e Quint-it i kanë bërë thirrje Qeverisë të zbatojë këtë vendim ngase siç është thënë në një deklaratë të përbashkët zyrtare moszbatimi mund të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Sundimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë detyrime për të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përfshirë përparimin e mëtejmë në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Vonesa e mëtejme është vetëm pengesë për këtë përparim.

    Edhe misioni i OSBE-së në Kosovë u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që ta zbatojnë vendimin duke theksuar se vendimi për pronësinë e Manastirit mbi tokën ka mbetur vetëm në letër.

    “Shtatë vjet më vonë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë mbetet në letër. Misioni i OSBE-së në Kosovë përsërit thirrjen e saj drejtuar institucioneve për të mbështetur sundimin e ligjit dhe regjistrimin e tokës në emrin e Manastirit”

    Meqë votat për anëtarësim në Këshillin e Evropës janë çështje politike, njohës të drejtësisë thonë se Kosova mund të kushtëzohet me këtë.

    “Vota në këshill në Evropës është politike nuk është juridike pastaj edhe shtetet anëtare mund me ba më kësi kushtëzime por edhe ne si Kosovë të tregojmë që e respektojmë rendin dhe ligjin qoftë na pëlqen apo qoftë nuk na pëlqen”.

    E përveç institucioneve qendrore pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë nuk e njohin as autoritetet komunale.

    “Nëse mendojnë që aktgjykimi është marr në mënyrë të kundërligjshme atëherë janë rrugët e ndryshime ligjore, t’i mundësh ose me gjet një provë të re ligjore për me rifillua procedurat nga fillimi ose me ba kallëzim penal nëse është bërë ndonjë falsifikim i një prove…”

    Pronësia e Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në maj të vitit 2016.

  • Tri komunat veriore mund të shkojnë sërish në zgjedhje

    Tri komunat veriore mund të shkojnë sërish në zgjedhje

    PËRGATITI: BENITA ZENELI

    Vetëm edhe 8 ditë brenda afatit ligjor kanë mbetur në dispozicion që tre kryetarët e tjerë të komunave veriore në Kosovë të bëjnë betimin. Nëse kryetarët e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit nuk betohen deri më 28 maj, ka rrezik që zgjedhjet në këto komuna mund të përsëriten.

    Pas betimit të Erden Atiqit në postin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, ende nuk dihet se kur do të betohen edhe tre kryetarët e tjerë. Këtë informatë s’e ka as kryeministri, Albin Kurti.

    “Të presim edhe pak ditë, edhe nëse nuk do të kenë përgjigje nga zyrtarë e një partie politike atje do të mund të kenë nga serbët që mund të duan të bëhen zyrtarë. Unë e di që ata nuk janë përgjigjur ende, ta presim të hënën dhe jemi me shpresë që mund të ndryshojë për të mirë, edhe nëse nuk e kemi legjitimit e plotë edhe nëse nuk e kemi gjendjen normale ne duhet ta synojmë këtë, jo me forcë e dhunë, por me dashamirësi dhe me politikën që është në shërbim për të gjithë pa dallim”.

    Por nëse një gjë e tillë nuk ndodh zgjedhje në tre komunat veriore, mund të ketë sërish. Brenda afateve ligjore, kanë mbetur vetëm edhe 8 ditë që kryetarët e zgjedhur të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit të betohen.

    “Në ligjin për vetëqeverisje lokale është e përcaktuar që në qoftë se Brenda 30 dite nga dita e certifikimit kryetari i komunës dështon të betohet atëherë ai e

    hup mandatin si kryetar. Nëse gjatë ditëve në vijim nuk ndodh betimi atëherë kryetarët e humbin mandatin dhe shkohet në zgjedhje të reja.”

    Sipas njohësit të Kushtetutës dhe profesorit, Mazllum Baraliu vonesa në betimin e tre kandidatëve tjerë mund të jetë e qëllimshme.

    “Barrierat që po bëhen nga jashtë e nga brenda dhe gatishmëria nga presioni që mund të ketë ky koalicion qeveris për të bërë nga ky koalicion qeverisës për të bërë zgjedhje kinse legjitime më shpejt e më parë se që ka mundësi siç është afati deri në përfundim të mandatit mund të jetë taktikë nga jashtë apo Brenda që të lëshohen afatet dhe të detyrohet që të mbahen zgjedhje edhe njëherë tjetër.”

    Ndërkohë Erden Atiq i Lëvizjes Vetëvendosje është kryetari i parë që u betua pas zgjedhjeve të 23 prillit në katër komunat veriore duke fituar 553 vota.

  • Kurti s’tregon kur betohen kryetarët në veri: Duam gjendje normal e stabiliteti, jo forcë e dhunë

    Kurti s’tregon kur betohen kryetarët në veri: Duam gjendje normal e stabiliteti, jo forcë e dhunë

    Kryeministri Albin Kurti, nuk ka dhënë detaje se kur mund të betohen edhe tre kryetarët e komunave në veri të vendit.

    Ai ka thënë se duhet të pritet edhe disa ditë që të shihet nëse ndonjë parti serbe do të bëhet pjesë e qeverisjeve komunale.

    “Unë u kam thënë, të gjithë kryetarëve në veri që mos funksioni triumfalizëm me pompozitet, por me përkushtim për të gjithë pa dallim. Kryetari Erdne Atiq nuk është kryetar i shqiptarëve apo vetëm i VV, ai edhe në kabinetin e vet do t’i ketë të gjitha komunitete të gjitha religjionet dhe te gjitha subjektet. Unë besoj që gjërat do të shkojnë mirë, shpresoj të vazhdohet edhe me tri komuna e tjera. Duam kushtetuesëmrin dhe ligjshmërinë, por edhe me partnerët duam që ta ruajmë edhe paqen edhe sigurisë, do të bëjmë më të mirën e mundshme në ditët në vijim”.

    “Drejtoritë në katër komuna nuk bënë të jenë as të vetëm një partie as të vetëm një etnie, katër kryetarët e kanë mbështetjen e Qeverisë, përkatësisht të ministrit Krasniqi, do ta arrijmë që ta arrijmë sado ta përmirësojmë gjendjen”.

    “Të presim edhe pak ditë, edhe nëse nuk do të kenë përgjigje nga zyrtaw e një partie politike atje do të mund të kenë nga serbët që mund të duan të bëhen zyrtarë. Unë e di që ata nuk janë përgjigjur ende, ta presim të hënën dhe jemi me shpresë që mund të ndryshojë për të mirë, edhe nëse nuk e kemi legjitimit e plotë edhe nëse nuk e kemi gjendjen normale ne duhet ta synojmë këtë, jo me forcë e dhunë, por me dashamirësi dhe me politikën që është në shërbim për të gjithë pa dallim”.

    “Së pari nuk mund të kemi objekte të blinduara, mirëpo kur e si do të ndodh normalizim edhe ceremonial edhe funskonal kryetarët e zgjedhur do ë koordinohen ngushtë më ministrin Krasniqi. Në javën e ardhshme sqarohet kjo gjë”.

    “Ne kemi nevojë për udhërrëfyes të zbatimit të marrëveshjes së 27 shkurtit. E natyrisht që pjesë e hapave në këtë zbatim do të jenë edhe nenet 7 dhe 10 të marrëveshjes, por marrëveshja i ka 6 element dhe 11 nene. Pra dakord për gjithëpërfshije të marrëveshjes, mirëpo jo për kushte a parakushte, jo për ekskluzivitetet të zbatimit dhe jo vonesave në zbatim”.

    “Mua më vjen keq që në zgjedhjet e 23 prillit që u mbajtën në katër komunat në veri kemi pasur një dalje të ulët të popullsisë, mirëpo zgjedhjet demokratike nuk janë vetëm e drejtë e qytetarëve për të shprehur vullnetin lirshëm ato edhe janë obligim kushtetues dhe ligjor. Mos ta harrojmë që patëm shtyrë, mirëpo nuk kishte kuptim që të shtyheshin edhe një herë. Arkitektura e shtetit të Kosovës e ka të fuqishme komunë, Republika jonë nuk mund ta lë qytetarin pa komunë. Ne nuk mund të lejojmë vakum që do ta dëmtonte Republikën”.

  • Rohde: Gjermania e Kosova kanë marrëdhënie të fuqishme diplomatike

    Rohde: Gjermania e Kosova kanë marrëdhënie të fuqishme diplomatike

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka tha se Gjermania dhe Kosova kanë marrëdhënie të fuqishme diplomatike.

    Ai në shënimin e 15-vjetorit e marrëdhënieve zyrtare diplomatike gjermano-kosovare shtoi se dy shtet ndajnë vlera të njëjta.

    “Pjesëmarrja e kaq shumë organizatave gjermane dëshmon për miqësinë tonë dhe poashtu ndajmë edhe vlera të përbashkëta. Përderisa ne po festojmë është duke ndodhur një luftë në Ukrainë. Kjo nuk do të ishte e mundur pa angazhimin e kolegëve të mi që i falënderoj”.

    Kryeministri Albin Kurti tha se Gjermania e ka ndihmuar shumë Kosovës në të gjitha fushat si arsim, energji e suntim te ligjit.

    “Gjermania na ka njohur ndër vendete e para, por para se të njoh Gjermania për neve është shtetit në të cilën kanë gjetur strehë shuam disident nga Kosova, e shumë refugjatë”.

    “Në këto 15 vjet të miqësisë ne e kemi kujtimet më të mira në sundim ët ligjit në arsim në energji dhe infrastrukturë. Miqësia jon do të thellohet, falënderojë edhe pjesëtarët e KFOR-it që i kemi pjesë të  mbrojtjes dhe sigurisë për vendin tonë. Faleminderit dhe ju jemi mirënjohës”.

  • FSK-ja dislokohet në Maqedoni të Veriut, e gatshme për të kontribuar në çdo mision paqeje

    FSK-ja dislokohet në Maqedoni të Veriut, e gatshme për të kontribuar në çdo mision paqeje

    Forca e Sigurisë së Kosovës është dislokuar në poligonin ushtarak në Krivollakë të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Ushtrimit Ndërkombëtar “Defender Europe 23”.

    FSK-ja në këtë kamp ka dislokuar një kompani të regjimentit të këmbësorisë, që do t’i bashkëngjitet batalionit multi-nacional për zhvillimin e trajnimit të përbashkët.

    “Kompania ka për objektiv demonstrimin e performancës dhe ndërveprueshmërinë ushtarake përkrah forcave të shteteve partnere”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

    Kujtojmë se “Defender Europe 23” do të mbahet nga 21 maji deri më 2 qershor.

  • Konjufca: Kuvendi është shtëpia juaj, çdo e arritur e ka në themel kontributin e diasporën

    Konjufca: Kuvendi është shtëpia juaj, çdo e arritur e ka në themel kontributin e diasporën

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, morri pjesë në Konferencën “Diaspora Flet 2023”, që u mbajt në Kuvendin e Kosovës të shtunën.

    Me këtë rast Konjufca tha se Kosova dhe Kuvendi është shtëpia e diasporës. Madje sipas tij, gjithçka që ka arritur populli i Kosovës e ka në themel diasporën.

    “Kosova është shtëpia juaj, Kuvendi është shtëpia juaj, gjithçka që kemi arritur si popull e ka në themel kontributin e diasporës”.

  • “Defender Europe 23”, pajisjet e FSK-së ekspozohen nesër për qytetarë

    “Defender Europe 23”, pajisjet e FSK-së ekspozohen nesër për qytetarë

    Qytetarët e Kosovës nesër do të mund të shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë së vendit. Për herë të parë në Kosovë po organizohet dita promovuese e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 23”.

    Çdo gjë është gati për fillimin e ushtrimit që udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe synim ka rritjen e ndërveprueshmërinë në mes të partnerëve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s dhe partnerëve për të reaguar në rast kërcënimi ndaj kontinentit të Evropës.

    Ceremonia zyrtare do të fillojë në orën 11:00, ndërsa Ejup Maqedonci, oficer me përgjegjësi primare për ushtrimin “Defender 23”, tregon për KosovaPress se nga 13:40 do të hapet për qytetarë.

    Në këtë ceremoni do të performojë edhe bendi muzikor i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “(Nesër) Do të jetë dita kur Forca e sigurisë së Kosovës do të prezantojë një pjesë të njësive të saj, pajisjeve dhe automjeteve në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Përveç Forcës së Sigurisë së Kosovës aty do të jenë edhe njësitë partnere që marrin pjesë në Kosovë kështu që do të kenë mundësi të shihen edhe njësitë pjesëmarrëse nga vendet e ndryshme, që do të jenë pjesë e ‘Defender Europe 23’…”, thotë ai.

  • Chollet për Ballkanin Perëndimor: Një Evropë e lirë dhe në paqe, në interesin tonë të sigurisë kombëtare

    Chollet për Ballkanin Perëndimor: Një Evropë e lirë dhe në paqe, në interesin tonë të sigurisë kombëtare

    Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka folur për raportimin në senat për situatën në Ballkanin Perëndimor.

    Chollet, përmes një postimi në Twitter, tha se politika e ShBA-së në Ballkan bazohet në parimin për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe.

    “Një nder të paraqitem para SFRC dje me përfaqësuesin special Gabriel Escobar mbi politikën e administratës për Ballkanin Perëndimor. Politika e ShBA-së në rajon bazohet në një parim të thjeshtë: Një Evropë e tërë, e lirë, e begatë dhe në paqe është në interesin tonë të sigurisë kombëtare”.

    Kujtojmë se të enjten Chollet dhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raportuan edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

    Escobar deklaroi se ShBA-ja nuk e përkrah një asociacion që e dëmton sovranitetin e Kosovës.