ATV

Tag: Ballina

  • Ministri Aliu zotohet se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

    Ministri Aliu zotohet se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

    Për më shumë se 10 vite, kanë nisur punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

    Punimet në këtë rrugë, shpesh herë janë ndërprerë, ndërsa ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, thotë për Ekonomia Online se punimet po vazhdojnë me intensitet të lartë.

    “Aktualisht jemi në proces të mirë të punimeve. Punimet po vazhdojnë me një intensitet të lartë, pra pasi është nënshkruar kontrata e re punët po ecin mirë”, thotë Aliu.

    Tutje ai bëri të ditur se rezultatet e punimeve do të shihen shumë shpejt.

    “Shpronësimet janë kryer të gjitha. Të gjitha problemet teknike janë eliminuar, nuk ka ndonjë pengesë që do mund të bënte që të ngecin punët. Kështu që presim edhe rezultate të shpejta por besoj që brenda një kohe shumë të shpejtë pjesën e segmentit që e lidhë pjesën e Vushtrrisë me Prishtinën do ti kemi të përfunduara e pastaj edhe pjesën tjetër deri në Gojbulë e që gjithçka do realizohet brenda afateve”, thotë Aliu.

    Afati kohor që i është dhënë kompanisë ndërtuese për këtë magjistrale është 25 muaj ndërkaq projekti i saj ka kosto në vlerë prej 25 milionë euro, si fond i siguruar me huamarrje nga fondi ndërkombëtar OPEC për zhvillim ndërkombëtar dhe Fondi Saudit për Zhvillim.

  • ​Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete po përgatiten ta bllokojnë votimin

    ​Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete po përgatiten ta bllokojnë votimin

    Në prag të votimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka reaguar Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet.

    Knaus përmes një postimi në rrjetin social X ka thënë se disa vende anëtare të KiE-së, si Gjermania e Franca po përgatiten ta bllokojnë votimin.

    “Në këtë moment disa vende anëtare të Këshillit të Evropës, duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën po përgatiten të bllokojnë një votim për pranimin e Kosovës në maj, duke injoruar rekomandimin e fortë të Asamblesë Parlamentare në prill”, shkruan Knaus.

    Sipas tij kjo pason fushatën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    “Kjo pason një fushatë të presidentit të Serbisë Vuçiq, duke përfshirë një apel personal drejtuar presidentit Macron që të mos lejojë një votim dhe një angazhim serb për të blerë 12 avionë luftarakë francezë Rafal”, ka shkruar ai.

    Para disa javëve Kosova morri shumicën e votave nga Asambleja Parlamentare për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    Derisa gjatë muajit maj ky votim do të bëhet edhe nga Komiteti i Ministrave.

  • Punimet në rrjet, KEDS-i tregon se ku do të ketë sot ndërprerje të rrymës elektrike

    Punimet në rrjet, KEDS-i tregon se ku do të ketë sot ndërprerje të rrymës elektrike

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i këtyre punimeve, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga TS 35/10kV Mazgiti do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Milloshevë (kodi: 15019005) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

    Vendet: Milloshevë, Babin Movc, Gracë, Zekirja Rashit Rexhepi, “CALIFORNIA COMPLEX”SH.P.K-Njazi Miftari, Fitim Gjata “DAJA”N.T, AKTIVA SH.P.K KESH 2  Burim Selmani dhe Stanofc Kaqanollët.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

    2.

    Nga TS 35/10kV Drenasi do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Trasing (kodi: 16100010) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

    Vendet: Sllatinë e Vogël EU-BETON SH.P.K  Përparim Thaqi dhe YLLI MINERAL  SH.P.K  Edmond Shala, Fatmir Zymberi “Scan Color-JYSK” shpk, Korroticë e Epërme, Koroticë e Naltë te Kroi i Mbretit, Sankofc, Krivovë dhe Sllatinë e Madhe.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, vendosja e shkarkueseve të mbitensionit dhe tërheqja e përçuesve në tri fusha.

    Prizren

     Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga NS 35/10 kV Pirana do të ndërpritet:

    Dalja 10[kV] Pirana (Kodi: 30034008) prej 10:00 deri në  ora 14:00.

    Vendet: Fshati Piranë.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri-ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm.

    2.

    Nga NS 35/10 kV Pirana do të ndërpritet:

    Dalja 10[kV] Grupi i Biznesit  (Kodi: 30034009) prej 10:00 deri në  ora 14:00.

    Vendet: Biznese në Piranë dhe Krushë e Vogël.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri- ndrrimi i shtyllave të tensionit të mesëm.

    3.

    Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërpritet:

    Dalja 10kV Mushtishti (kodi: 32000002) prej orës 11:00-11:15 dhe nga ora 14:30-14:45.

    Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri- krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i STM.

    4.

    Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërpritet:

    TS 10/04kV TS Mushtishti Kulla 1 (kodi: 32000002030) prej orës 11:00 deri në ora 14:30.

    Vendet: Mushtisht.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri- riparimi i OSH të TU TS-1 Kullë, Mushtisht.

    Ferizaj

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga NS 35/10 kV Shtime do të ndërpritet:

    Dalja 10[kV] Carraleva (Kodi: 41046004) prej 10:00 deri në  ora 15:00.

    Vendet: Rrugët: 2 Korriku (një pjesë), Anton Çetta (një pjesë), e Tiranës, Milaim Beha, Ruzhdi Salihu (një pjesë), Skenderbeu, Sylejman Vokshi (një pjesë), Ëiliam Ëalker. Fshatrat: Belincë, Caralevë, Greiçec (një pjesë), Karaçicë (një pjesë), Llanishtë (një pjesë), Pjetërshticë, Rancë (një pjesë), Topillë (një pjesë) dhe Zborc.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

    Mitrovicë

    Punime në projekte investive

    1.

    NS 110/10(20) kV Vushtrria 2

    Nga Dalja 10kV Maxhunaj do të ndërpritet në NS 10/0.4kV Stabilimentin shpërndarës Maxhunaj-Drejtimi i Samadrexhës, këto nënstacione mbesin pa tension nga ora 09:00 deri 16:00

    1.NS 10/0.4kV Maxhunaj ish mulliri(kodi:73000011017)

    2.NS 10/0.4kV Maxhunaj (Sadikaj)(kodi:73000011019)

    3.NS 10/0.4kV Maxhunaj (Zekollt)(kodi:73000011020)

    4.NS 10/0.4kV Maxhunaj Mulliri(kodi:73000011021)

    5.NS 10/0.4kV TSK Maxhunaj(kodi:73000011022)

    6.NS 10/0.4kV Perball KFOR(kodi:73000011055)

    7.NS 10/0.4kV Te Xhamia(kodi:73000011056)

    8.NS 10/0.4kV Tsshb Maxhunaj(kodi:73000011023)

    9.NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët (Zenovit)(kodi:73000011045)

    10.NS 10/0.4kV TSSH Mekaniku(kodi:73000011050)

    11.NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët-1(Danovitë)(kodi:73000011041)

    12.NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët (Bekteshi)(kodi:73000011044)

    13.NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët (Shkolla)(kodi:73000011043)

    14.NS 10/0.4kV Maxhunaj (Kadrija)(kodi:73000011024)

    15.NS 10/0.4kV Vilancë(kodi:73000011025)

    16.NS 10/0.4kV Vilancë(kodi:73000011054)

    17.NS 10/0.4kV Bajram Maxhuni(kodi:73000011046)

    18.NS 10/0.4kV Vilancë-2(kodi:73000011002)

    19.NS 10/0.4kV Ll. Dumnicë-3 (Ahmetaj)(kodi:73000011036)

    20.NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët-1(Qokollt)(kodi:73000011042)

    21.NS 10/0.4kV Dumnicë (Latifaj)(kodi:73000011051)

    22.NS 10/0.4kV TSSH dumnic L .Abazi(kodi:73000011053)

    23.NS 10/0.4kV Ropicë(kodi:73000011026)

    24.NS 10/0.4kV Ropicë (Rezhant)(kodi:73000011034)

    25.NS 10/0.4kV Ropicë (Malokt)(kodi:73000011052)

    26.NS 10/0.4kV Ropice lagjja Gashi(kodi:73000011057)

    27.NS 10/0.4kV Bashollët(kodi:73000011027)

    28.NS 10/0.4kV Samadrexhë(kodi:73000011028)

    29.NS 10/0.4kV Sopjanët(kodi:73000011029)

    30.NS 10/0.4kV TSSH Shalakt(kodi:73000011030)

    31.NS 10/0.4kV Samadrexhë (Shkolla)(kodi:73000011031)

    32.NS 10/0.4kV Gurthyesi (Ceceli)(kodi:73000011047)

    33.NS 10/0.4kV Samadregjë (Malokt)(kodi:73000011048)

    34.NS 10/0.4kV Ceceli(kodi:73000011032)

    35.NS 10/0.4kV Sllakovcë(kodi:73000011033)

    36.NS 10/0.4kV Zagori(kodi:73000011035)

    37.NS 10/0.4kV Ll. Dumnicë-1(Rrustollt)(kodi:73000011037)

    38.NS 10/0.4kV Ll. Dumnicë-2 (Balovit)(kodi:73000011038)

    39.NS 10/0.4kV Dumnicë e Eperme (Shkolla)(kodi:73000011039)

    40.NS 10/0.4kV Dumnicë e Eperme(kodi:73000011040)

    41.NS 10/0.4kV TS Naim Haradinaj(kodi:73000011058)

    42.NS 10/0.4kV TS Faton Syla(kodi:73000011059)

    Vendet: Maxhunaj, Dumnicë e Ulët, Vilancë, Ropicë, Brezhnicë, Samadrexhë, Dumicë e Mesme.

    Arsyeja: Projekte investive, montimi i shtyllave ti reja ti betonit pir projektin LOT2 Mitrovica-Nedakovci-22 MV1-02/702.

     Gjakovë

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga  TS 110/35/10kV Rahoveci (H05) do të ndërpritet:

    NS 35/10kV Malisheva (H07) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 09:00 deri në ora 16:00.

    Vendet: Rrugët: 603 Adem Jashari (një pjesë), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator), 610 Hisni Mazreku (1 konsumator), 603 Adem Jashari (1 konsumatorë), Imer Krasniqi (7 konsumatorë), 605 Hamdi Berisha (1 konsumatorë), 606 Pavarësia (1 konsumator), Spitali i Qytetit në Rrugën 608 Hamdi Berisha, 535 Prof.Hamdi Berisha, 554 Viliam Voker, 601 Sheshi i Dëshmorëve, 602 Gjergj Kastrioti – Skendërbeu, 603 Adem Jashari, 604 Imer Krasniqi, 605 Rilindja Kombëtare, 606 Pavarësia, 608 Hamdi Berisha, 610 Hizri Mazreku, 611 Jahir Mazreku. 612 Viliam Voker. Fshatrat: Burim, Carallukë (një pjesë), Dardania, Gërmiz, Lubizhdë (1 konsumator) dhe Senik (1 konsumator), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 608 Hamdi Berisha (1 konsumator), 605 Rilindja Kombëtare (3 konsumatorë), 608 Hamdi Berisha (1 konsumatorë), 557 Bedri Berisha (1 konsumator). Fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës, Bubël, Burim, Carallukë (3 konsumatorë), Damanek, Gurbardhë, Llapçevë, Lubizhdë, Lubizhdë e Malishevës, Lumnishtë, Mirushë, Mrasor, Panorc (një pjesë) dhe Turjakë, Balincë, Bardhë, Bellanicë, Javor, Lladroc, Lladroviç, Lubizhdë, Lluzhnic, Ngucat, Senik dhe Temeqinë, Astrazub, Dragobil, Drenoc, Guriq, Jançishtë, Kërvasari, Marali, Maxharrë, Pagarushë dhe Shkozë, Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçic, Polluzhë dhe Stapanicë, Banjë, Bellanicë dhe Gajrak.

    Arsyeja: Projekte investive, instalimi i përçuesit ACCC në linjën 35 kV Rahovec – Malishevë, si dhe ndërrimi i izolatorëve 35kV.

  • Dy persona tentuan ta djegin me benzinë një shkollë në Prishtinë

    Dy persona tentuan ta djegin me benzinë një shkollë në Prishtinë

    Të premten në Prishtinë, dy persona të maskuar kanë tentuar të hedhin lëndë djegëse në një shkollë të Prishtinës, për t’ia vënë zjarrin.

    Të dyshuarit të maskuar kanë thyer dritaren e objektit të shkollës.

    Pasi janë hetuar nga personeli i shkollës, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

    “Raportohet se dy persona të panjohur, të maskuar, duke thyer dritaren e objektit të shkollës, kanë hedhur lëndë djegëse-benzinë dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, por pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, shkruhet në raportin e Policisë.

    Policia e Kosovës bën të ditur se rasti po vazhdon të hetohet.

  • Vdes një grua shtatzënë në Spitalin e Prizrenit, Policia nis hetimet

    Vdes një grua shtatzënë në Spitalin e Prizrenit, Policia nis hetimet

    Një grua ka vdekur dje në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se, sipas mjekëve, viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

    “HETIM I VDEKJES  – Spitali Rajonal, Prizren 03.05.2024 – 07:46.   Në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal Prizren, ka ndërruar jetë viktima femër. Sipas mjekëve viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

  • Licenca e avancimit, mësimdhënësit do të mund të kenë rritje page

    Licenca e avancimit, mësimdhënësit do të mund të kenë rritje page

    Përgatiti: Benita Zeneli

    Mësimdhënësit që tashmë mbushin 7 vjet përvojë pune, së shpejti gjatë këtij viti do të kenë mundësi të aplikojnë për licencën e avancuar.

    Licenca, sipas Ministrisë së Arsimit, do t’iu mundësojë edhe rritje të pagës.

    “Nënkupton dy pjesë të provimit, atë me shkrim dhe e dyta nga inspektorati. Për këtë licencë mësimdhënësit do të kenë ngritje të pagës dhe kemi mendu që të jetë 1.2 e vlerës së koeficientit, që nëse e shohim me koeficientin që është sivjet, i bie diku 140 euro shtesë për mësimdhënësit e dalluar”, ka thënë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

    Mundësinë e licencimit e ka mirëpritur Sindikata e Bashkuar e Arsimit, pasi deri më tani një licencë të tillë nuk e posedon asnjë nga mësimdhënësit.

    Ndërkohë, në nivel vendi, sipas Ministrisë së Arsimit, janë 750 mësimdhënës që kanë mundësi t’i nënshtrohen këtij provimi.

    Ndërkohë, MASHTI është në fazën finale të përgatitjes së platformës digjitale për procesin e aplikimit dhe pajisjen me licencë të mësimdhënësve, platformë e cila do të lansohet në e-Kosova.

  • Dënimet për errësim të xhamave, paqartësi në ligjin e ri

    Dënimet për errësim të xhamave, paqartësi në ligjin e ri

    Përgatiti: Driton Sadiku

    Errësimit të xhamave me letër ngjitëse ua panë sherrin qindra qytetarë në Ferizaj.

    Vetëm gjatë muajit prill, Policia në këtë qytet gjobiti plot 222 qytetarë që errësuan xhamat e automjeteve.

    Por nuk dihet se mbi cilin nen u bazuan policët kur shqiptuan gjobat, meqë ligji i ri i cili hyri në fuqi më 3 prill nuk parasheh gjobë për këtë kundërvajtje.

    Polica tha shkurt se u bazua në ligj.

    “Ju njoftojmë se edhe me Ligjin e ri Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, Ligjin Nr. 05/L-132 për Automjete dhe Udhëzimin Administrativ (MPB) Nr. 04/2023 për Regjistrimin e Mjeteve rregullohet përdorimi i xhamave të errët në mjet, andaj bazuar në këto akte ligjore dhe nënligjore, policia do të shqiptojë gjobë ndaj kundërvajtësve që bëjnë shkelje të këtyre ligjeve”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Por ligjet e aktet nënligjore që i përmendi policia, në asnjë rast nuk i specifikojnë gjobat. Derisa ligji për trafikun rrugor nuk përmend askund decidivisht errësimin e xhamave, ai për automjete rregullimin e kësaj çështjeje e parasheh me akt nënligjor.

    Por as udhëzimi administrativ të cilit i referohet policia nuk specifikon dënim, vetëm se parasheh mënyrën e përdorimit.

    Andaj juristët konsiderojnë se këto gjoba janë të jashtëligjshme.

    “Natyrisht gjobat janë të paarsyeshme, të padrejta dhe të paligjshme, sepse asnjë kundërvajtje dhe asnjë dënim tjetër nuk mund të shqiptohet pa ekzistimin e bazës ligjore, në këtë rast ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor nuk e ka parapa si dënim të veçantë, apo gjobë të veçantë specifike errësimin e xhamave”, tha Visar Rrecaj, avokat.

    Errësimi i xhamave ishte i rregulluar me ligjin paraprak, por sipas Rrecajt, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, i vjetri shfuqizohet. Sidoqoftë, me a pa të drejtë, policia tha se do të vazhdojë me shqiptimin e gjobave për këto kundërvajtje.

  • 25 vjet burgim për Enver Sekiraqa

    25 vjet burgim për Enver Sekiraqa

    Përgatiti: Nora Luta

    Për herë të tretë, Enver Sekiraqa është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

    Sekiraqa është dënuar me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, dhjetë më pak se Arben Berisha, i dënuar për vrasjen e ish-policit.

    Por, plotfuqishmërinë e vendimit të paktën deri në një vendim tjetër, Sekiraqa do ta presë në liri, pasi gjykata ia ndërpreu masën e arrestit shtëpiak.

    I zhgënjyer me vendimin e gjykatës është shprehur babai i Triumfit, Shefqet Riza.

    Në shpalljen e aktgjykimit nuk ishte i pranishëm Sekiraqa, e as avokatja Kosovare Kelmendi.

    Pjesëtari i Njësisë Speciale të Kosovës, Triumf Riza, është vrarë 17 vjet më parë, në moshën 27-vjeçare.

    Për vrasjen e tij është dënuar Arben Berisha me 35 vjet burgim, i cili e ka pranuar se e kreu veprën penale.

    Ndërkohë, gjykimi maratonik ndaj Sekiraqës, kishte nisur në vitin 2014.

    Në gjykimin e parë i ishte shqiptuar dënim unik prej 37 vjetësh burgim, por rasti ishte kthyer në rigjykim nga Apeli.

    Apeli e ktheu në rigjykim edhe në vitin 2020, një vit pasi ishte dënuar me 30 vjet burgim.

    Ndërkaq, në gjykimin e tretë u dëgjuan dy dëshmitarë për herë të parë. Arben Selmanaj, shok dhe koleg i Triumift, u dëgjua përmes video-lidhjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai gjatë dëshmisë kishte shprehur bindjen se Sekiraqa e kishte orkestruar vrasjen.

    Pas propozimit të PSRK-së që Selmanaj të dëgjohet, mbrojtja kishte propozuar Gjon Kqirën, i cili kryesisht paraqiti versionin e tij rreth incidentit në “Swiss Casino”.

    Gjatë këtij procesi dëshmoi edhe këngëtarja Adelina Ismajli dhe familjarë të saj, por seancat ishin të mbyllura për publikun.

    Ndërkohë, Sekiraqës iu ndryshua masa e sigurisë edhe më 9 shkurt të këtij viti, duke iu caktuar vetëm masa e paraqitjes në stacionin policor, por në fund të muajit Apeli e ktheu në arrest shtëpiak.

    Ai ishte në arrati për rreth pesë vjet.

    Në arrati ishte deri në korrik të vitit të kaluar edhe i dyshuari tjetër Ilir Abdullahu, kur edhe u arrestua, por ndaj tij aktualisht nuk ka aktakuzë.

  • Presidenca sllovene thotë se e mbështet Pahorin për pozitën e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

    Presidenca sllovene thotë se e mbështet Pahorin për pozitën e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

    Presidenca sllovene mbështet përpjekjet e Borut Pahor për t’u bërë i dërguari i ardhshëm i BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    Kështu është thënë për agjencinë e lajmeve STA nga kabineti i presidentes sllovene Natasha Pirc.

    Pirc së fundmi tha për mediat se Pahor është “i aftë të marrë këtë post” duke pasur parasysh përvojën e tij 17 vjeçare në poste të larta politike në Slloveni.

    Ajo e cilësoi atë si një kandidat ideal, pasi siç tha ajo, sllovenët e dinë mirë situatën në rajon dhe nuk kanë motive të fshehura.

    Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është përmendur si një nga personat që mund ta pasojë Miroslav Lajçakun në pozitën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

    Tashmë është bërë e ditur se ai është duke përgatitur një draft-dokument lidhur me dialogun Kosovë–Serbi.

    Pahor, ka folur edhe vetë për mundësinë që të zëvendësojë Miroslav Lajçakun në pozitën e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se do ta ofrojë planin e tij për vazhdimin e procesit.

    Pahor ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur dhe se nëse do ta zëvendësonte Miroslav Lajçakun në pozitën e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, do ta ofrojë planin e tij për vazhdimin e procesit.

    Ish presidenti slloven theksuar se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur për shkak të mungesës së besimit.

    “Do të ofroj planin tim. Dialogu është në ngërç, ka mungesë besimi dhe ne duhet ta gjejmë mënyrën për të ecur përpara me besim më të madh”, ka thënë ai.

    Diplomatit sllovak Miroslav Lajçak i kanë mbetur edhe pak muaj si ndërmjetësues i Bashkimit Evropian në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i posaçëm i bllokut evropian për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër. Nominimi i tij për këtë post tashmë është bërë nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

    Lajçak shpesh u akuzua për qëndrim jo neutral. Vetë kryeministri Albin Kurti e akuzoi disa herë ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, se është “pozicionuar” kundër Kosovës.

  • “Reporterët pa kufij”: Shqipëria e fundit në Evropë

    “Reporterët pa kufij”: Shqipëria e fundit në Evropë

    Në një raportin e fundit të organizatës “Reporterët pa kufij”, Shqipëria shënon një rënie drastike në Indeksin e Lirisë së Shtypit, duke zënë vendin e 99-të në botë. Kosova ka rënë për 19 vende, duke zënë vendin e 75-të, ndërsa Serbia po qëndron në vendin e 98-të.

    Në raportin e publikuar më 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, theksohet se mediat në Shqipëri ballafaqohen me presion politik, veçmas gjatë periudhave zgjedhore, ndërsa gazetarët kritikë shpesh janë subjekt i sulmeve dhe vështirësohet qasja në informacione publike.

    Në të njëjtën kohë, tensionet politike dhe sulmet ndaj gazetarëve po ndikojnë në lirinë e medias edhe në Kosovë, me një rënie prej 19 vende në indeks krahasuar me vitin e kaluar.

    Në këtë raport, rënie të lirisë së shtypit ka edhe në shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

    Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi gjithashtu kanë shënuar rënie, tregues ky që vendet e rajonit po ballafaqohen me sfida të përbashkëta në ruajtjen e lirisë së medias. /atvlive.tv