ATV

Tag: ATV

  • Zija Rexhepi merr drejtimin si drejtor i ATV-së

    Zija Rexhepi merr drejtimin si drejtor i ATV-së

    Gazetari dhe prezantuesi i njohur, Zija Rexhepi, është emëruar drejtor i ATV-së, televizionit më të madh në vend.

    Rexhepi sjell në rolin e tij të ri një përvojë të pasur, të fituar gjatë karrierës në fushën e medias.

    Para emërimit në ATV, Rexhepi ka mbajtur pozita udhëheqëse në Kolegjin AAB, ku vazhdimisht ka dhënë rezultate kulmore. Shkathtësia e tij drejtuese dhe përkushtimi ndaj përsosmërisë njihen mirë brenda industrisë së medias.

    Rrugëtimi i Rexhepit me ATV-në nisi që në fillimet e televizionit, ku kishte kaluar nga RTK.

    ATV-ja është projekt i “Media Invest”, që funksionon mbi themelet e Kolegjit AAB, i cili nëpërmjet Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë̈, për me shumë se dy dekada me radhë, u ka dhënë mediave në Kosovë profesionistë të spikatur dhe të përkushtuar.

    Për më pak se tri vite që nga themelimi, ATV vazhdon te jetë televizioni më i shikuar në Kosovë.

  • Ballkani barazoi me Dukagjinin, Gani Sejdiu: Klubi nga Suhareka e ka vëmendjen te garat evropiane

    Ballkani barazoi me Dukagjinin, Gani Sejdiu: Klubi nga Suhareka e ka vëmendjen te garat evropiane

    Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu sonte është i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV.

    Sejdiu duke e komentuar ndeshjen Dukagjini – Ballkani e cila përfundoi 1:1, ka deklaruar që skuadra e cila po drejtohet nga Ilir Daja vëmendjen e ka më shumë në garat evropiane.

    ‘Pa dashur me minimizu angazhimin e Dukagjinit, por mendoj që skuadra e Ballkanit aktualisht vemendjën e ka të ndeshja të cilët do ta zhvillojnë të enjten në garat evropiane’ tha Sejdiu.

    Emisionin live mundeni ta ndiqni më poshtë.

  • Bashkatdhetarët nuk kursehen, ky është mërgimtari që ia la familjes 10 mijë euro, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike

    Bashkatdhetarët nuk kursehen, ky është mërgimtari që ia la familjes 10 mijë euro, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike

    Vera është sezona kur mbushë Kosovën me mërgimtarë të cilët i lënë vendet e tyre të banimit, për t’u kthyer për pak kohë në vendlindje.

    Numri i përgjithshëm i bashkatdhetarëve që kanë vizituar vendin gjatë vitit 2022 ishte 2 milionë e 274 mijë, apo 220 mijë më shumë se në vitin 2021.

    Sipas zëvendësminstres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashit nga muaji janar e deri në nëntor të vitit 2022, dërgesat nga bashkatdhetarët kanë arritur vlerën 1.1 miliard euro.

    Në emisionin e verës “n’malAn’det” që ka filluar të transmetohet çdo natë në ATV, në një hapësirë të veçantë kushtuar bashkatdhetarëve, Jemin Totaj nga Italia tregoi që në vazhdimësi kontribuon për familjarët e tij në Kosovë, derisa tha se së fundmi shifra më e lartë që e ka lënë për familjarët e tij, ishte 10 mijë euro.

    “…Pare kemi lanë boll. Kemi lanë edhe tash 10 mijë euro”, potencoi Totaj.

    Vlen të përmendet, se mërgimtarët krahas parave që ofrojnë për familjarët e tyre në Kosovë, ardhja e tyre për pushime sjell me vete edhe ringjalljen financiare meqenëse gjatë kësaj periudhe rritet qarkullimi në të gjitha fushat.

    Për t’i dëgjuar intervistat ekskluzive të mërgimtarëve anë e kënd botës, ju ftojmë që përmes linkut të mëposhtëm, ta shikoni emisionin veror të ATV-së “n’malAn’det”:

     

  • Befason mërgimtari nga Austria, thotë se nuk ka flejt gjithë natën nga frika e situatës në veri të Kosovës

    Befason mërgimtari nga Austria, thotë se nuk ka flejt gjithë natën nga frika e situatës në veri të Kosovës

    Situata e tensionuar në veri të vendit ka qenë ngjarje kryesore në Kosovë, sidomos gjatë muajve të fundit.

    Këto tensione kanë nisur më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit nën përcjelljen e Policisë së Kosovës kanë hyrë në ndërtesat komunale.

    Kjo situatë u përshkallëzua më 29 maj, kur pjesëtarë të KFOR-it u sulmuan nga protestues të dhunshëm serbë.

    Njëri nga mërgimtarët i cili është mbështetës i Albin Kurti (që në zgjedhjet e fundit mori 50 për qind të votave), në emisionin “n’malAn’ndet” në ATV, u shpreh shumë i shqetësuar për situatën në veri, derisa tha se ka mbetur pa gjumë, pikërisht për shkak të kësaj situate.

    “…Na e përkrahim Albinin…E ka shtri sovranitetin në Mitrovicë se nuk u kanë bash lehtë…Bile me thanë realitetin qato ditë as nuk kena mujtë me flejt prej ngarkesës se thojshum po qohen po e vrajnë ndonjë polic. U kanë situata shumë e tensionume. Kështu që e përkrahum plotësisht…”, u shpreh mërgimtari Ramadan Kabashi.

    Vlen të përmendet se për shkak të mosarritjes të uljes së tensioneve në Veri të Kosovës, nga BE-ja kishte edhe masa ndëshkuese për Kosovën.

    Për t’i dëgjuar intervistat ekskluzive të mërgimtarëve anë e kënd botës, ju ftojmë që nëpërmjet linkut të mëposhtëm, ta shikoni emisionin veror të ATV-së “n’malAn’det”:

  • “Tre Vllaznit”, nga kjo e diel transmetohet nga ora 20:00 në ATV

    “Tre Vllaznit”, nga kjo e diel transmetohet nga ora 20:00 në ATV

    Seriali televiziv “Tre Vllaznit“, prodhim i televizionit ATV, nga kjo e diel vjen me një termin të ri transmetimi.

    Duke filluar nga e diela e 30 prillit, shikuesit do të kenë mundësi të ndjekin serinë e tyre të preferuar nga ora 20.00.

    Në të njëjtën kohë, do të bëhet edhe transmetimi në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube, duke mundësuar që secili episod i ri i serialit të arrijë në kohë reale te të gjithë shikuesit shqiptar kudo që ndodhet nëpër botë.

    Seriali “Tre Vllaznit” tashmë ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm në mesin e publikut shqiptar duke grumbulluar miliona shikime në YouTube dhe rrjetet e tjera sociale, e duke e bërë atë serialin më të dashur te shqiptarët që jetojnë jo vetëm në Kosovë por edhe diasporë.

    Këtë të diel do të transmetohet episodi i 33-të i serialit “Tre Vllaznit”.

    Nën regji të Shkumbin Istrefit, me producent Zijad Mehic, ngjarja që zhvillohet në këtë serial tregon jetën e tre vëllezërve që jetojnë së bashku në një apartament në Prishtinë, me aktorët: Ilir Tafa (Bajrami) në rolin e vëllait të madh, Valmir Krasniqi (Besimi) në rolin e vëllait të dytë dhe Lum Veseli (Blini) në rolin e vëllait të vogël.

    Secili nga këta vëllezër e përfaqëson një brez dhe një koncept të vëllazërisë në mënyrë të ndryshme nga tjetri. Vëllai i madh mban bindjet nga vitet e 50’ta dhe ka nostalgji për komunizmin, ku shpesh tregon paaftësi dhe sjellje mashtruese. Vëllai i dytë është një pseudo producent muzikor me një stil urban, ndërsa vëllai i vogël është një super-student që shpesh përplaset me botën paralele të të dy vëllezërve të tij më të mëdhenj.

    Me gjithë suksesin e deritashëm, seriali “Tre Vllaznit” është bërë edhe një trend kulturor, duke kapur vëmendjen dhe zemrat e audiencës shqiptare në të gjithë botën me portretin e tij unik të dinamikave të një familjeje problematike që jeton në Prishtinë.

    Përveç tre vëllezërve, ky serial pasurohet edhe nga një kastë tjetër gjigante e aktorëve shumë të njohur për publikun shqiptar, si: Edita Dula, Teuta Krasniqi, Flakron Aliu, Shengyl Ismaili, Sabri Fejzullahu, Basri Shala, Nëntor Fetiu, Fatos Kryeziu, Avni Hoti, Arber Salihu, Shpëtim Kastrati e shumë të tjerë.

    Në terminin e mëhershëm në orën 21.00, nga kjo e diel do të transmetohet emisioni 8a8 me Adelina Ismajlin. /atvlive.tv

  • Hamdi: Ky vit është zgjedhor

    Hamdi: Ky vit është zgjedhor

    Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, ka thënë se ky vit do të jetë vit zgjedhor në Kosovë.

    Pasi asnjë Qeveri nuk ka arritur ta përfundojë mandatin katër vjeçar, e njëjta sipas tij, do të ndodh edhe me Qeverinë Kurti.

    “Asnjë Qeveri nuk ka arritur ta kryejë mandatin katër vjeçar. Edhe kjo Qevera Kurti, besoj se po hyjmë në vitin e tretë dhe sipas mendimit tim, do të jetë vit zgjedhor”, tha Hamidi.

    Sipas tij, me ligjin e ri për zgjedhjet, mërgata do të përballet me probleme që të votojë për zgjedhjet që do të mbahen në Kosove.

    “E lexova projektligjin që e siguroi ATV dhe u konsultova edhe me ekspertë zgjedhor, por po ndalem te kjo pjesa e mërgatës. Kryeministri Kurti ka thënë se projektligjin e parë që do ta dërgojmë në Kuvendin e Kosovës do të jetë pikërisht ky ligj. Por, ky ligj nuk do t’i garantojë gjithë diasporës që do të votojnë në ambasada dhe konsullata. Vetëm një pjesë e vogël e tyre, një numër i caktuar do të mund të votojnë”, tha Hamidi. /atvlive.tv