Feronikeli ’74 dhe Ballkani kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen e vlefshme për javën e 13-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Drenicasit do të jenë nikoqirë të skuadrës nga Suhareka në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, me ndeshjen që nis nga ora 13:00.
Skuadra e drejtuar nga Elon Berisha vjen në këtë takim pas fitores ndaj Dukagjinit dhe barazimit me Malishevën. Feronikeli ’74 synon të vazhdojë me rezultate pozitive dhe të shfrytëzojë përparësinë e fushës vendase.
Në anën tjetër, Ballkani i Sami Sermaxhajt po kalon një moment pozitiv, pasi ka regjistruar dy fitore radhazi. Therandasit synojnë ta vazhdojnë serinë e sukseseve për t’u ngjitur edhe më lart në tabelën e klasifikimit.
Formacionet zyrtare:
Feronikeli ’74: Në pritje.
Ballkani: Selmani; Diene, Jashanica, Batarelo, Dosso; Sabanhadzovic, Domgjoni; Klinaku, Giovanni, Hamidi; Berisha.
