ATV

Blog

  • Dy mijë e 500 euro gjobë për të akuzuarin që pranoi se kanosi moderatorin Alaudin Hamiti

    Dy mijë e 500 euro gjobë për të akuzuarin që pranoi se kanosi moderatorin Alaudin Hamiti

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Liman Berisha, i cili akuzohet se ka kanosur moderatorin Alaudin Hamiti.

    Një ditë më parë, i akuzuari kishte pranuar fajësinë për kanosjen e moderatorit Alaudin Hamiti, duke shprehur pendesë dhe kërkuar dënim më të butë, ndërsa prokuroria nuk e kishte kundërshtuar pranimin e fajësisë.

    Gjykatësi i rastit, Eroll Gashi, konstatoi se i njëjti është fajtor për veprën penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Gjykata të akuzuarit i shqiptoi dënim me gjobë prej 2,500 eurosh, të cilën i akuzuari mund ta paguajë me dy këste të barabarta.

    Të akuzuarit i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak, ndërsa koha e kaluar në arrest shtëpiak nga data 19.03.2026 deri më 16.04.2026 do të llogaritet në atë mënyrë që ditët e qëndrimit në masën e arrestit shtëpiak do të barazohen me 20 euro të dënimit me gjobë.

    Nëse dënimi me gjobë nuk paguhet, ai do të zëvendësohet me dënim me burgim, duke llogaritur një ditë burgim për çdo 20 euro të gjobës.

    I dëmtuari Alaudin Hamiti është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko-civil për kërkesën pasurore-juridike.

    I akuzuari obligohet të paguajë shpenzimet e procedurës: 20€ për fondin e kompensimit të viktimave dhe 100€ për paushallin gjyqësor.

    Të pranishëm nuk ishin asnjë nga palët në procedurë.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të datës 19 mars 2026, më 26 nëntor 2024, rreth orës 14:30, në Facebook, në adresën e Klan Kosovës, i pandehuri Liman Berisha, në formë shkrimi dhe mesazhesh zanore, ka dërguar porosi kërcënuese ndaj moderatorit Alaudin Hamiti, duke shkruar: “Edi (ish-banor i programit) është nipi jem, atë fjalë që ia ke thënë, Alaudin, besom ka me pagu me jetë, dhe po e rrite atë ton, ka me hanger plumbin shpejt”.

    Sipas aktakuzës, me këtë veprim i dëmtuari ka ndjerë frikë dhe pasiguri.

    Prandaj, Berisha ngarkohet me veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Betimi për Drejtësi/

  • Ulutas pret ministrin grek të Mbrojtjes, KFOR jep detaje: U diskutua situata e sigurisë në Kosovë

    Ulutas pret ministrin grek të Mbrojtjes, KFOR jep detaje: U diskutua situata e sigurisë në Kosovë

    Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka pritur sot në takim, ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Nikolaos Dendias.

    Siç njofton KFOR’i, gjatë takimit, Ulutas ka ofruar informacion mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet në vazhdim të KFOR-it dhe prioritetet e tij kryesore për të ardhmen.

    ‘’ Gjeneral Major Ulutaş gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për kontributin afatgjatë të Greqisë në KFOR dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

    Postimi:

    Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, u takua me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Shkëlqesinë e Tij Nikolaos Dendias, në Selinë e KFOR-it, Kampi Film City, në Prishtinë.

    Gjatë takimit, Gjeneral Major Ulutaş ofroi informacion mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet në vazhdim të KFOR-it dhe prioritetet e tij kryesore për të ardhmen. Gjeneral Major Ulutaş gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për kontributin afatgjatë të Greqisë në KFOR dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme.

    KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

  • MINTI gjobit KEDS-in me 30 mijë euro, gjeti gjashtë njehsorë me afat të skaduar

    MINTI gjobit KEDS-in me 30 mijë euro, gjeti gjashtë njehsorë me afat të skaduar

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) tha se gjatë ditës së sotme ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 30,000 eurosh ndaj KEDS-it, për shkak të konstatimit të gjashtë njehsorëve elektrikë me afat të skaduar të verifikimit.

    “Ky veprim është ndërmarrë në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të verifikimit të njehsorëve elektrikë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, tha Ministria.

    MINTI shtoi se Komisioni Verifikues po vazhdon punën në terren në shtatë regjionet e vendit, me qëllim të identifikimit dhe adresimit të çdo parregullsie.

    “Rezultatet e deritanishme nga analizat laboratorike të kryera në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës kanë evidentuar pasaktësi në regjistrimin e orës dhe datës në njehsorët e testuar. Në këtë drejtim, MINTI i ka dorëzuar zyrtarisht kërkesë KESCO-s për kompensimin e konsumatorëve të dëmtuar dhe do të vazhdojë të përcjellë në baza ditore raportet përkatëse si dëshmi mbështetëse për këtë proces”.

    Njëkohësisht, Komisioni Verifikues është në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe organet e hetuesisë për trajtimin e mëtejmë të kësaj çështjeje.

    “MINTI mbetet e përkushtuar për transparencë të plotë dhe do të informojë qytetarët në baza të rregullta për çdo zhvillim, në funksion të mbrojtjes së konsumatorit dhe trajtimit të ankesave të tyre”.

  • Konjufca akuzon Lajçakun se e kushtëzoi hyrjen në KiE me Asociacionin: Tash na duhet me i bindë shtetet për anëtarësim

    Konjufca akuzon Lajçakun se e kushtëzoi hyrjen në KiE me Asociacionin: Tash na duhet me i bindë shtetet për anëtarësim

    Glauk Konjufca, Ministër i Jashtëm i Kosovës, ka mbajtur një konferencë së bashku me homologun e tij belg, Maxime Prevot, pas takimit që kanë pasur. Gjatë kësaj konference, ndër temat për të cilat u deklarua Konjufca, ishte edhe ajo për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

    Lidhur me këtë çështje, Konjufca tha se presin që anëtarësimi i Kosovës në KiE të “ndodh shpejt’’, përcjell Gazeta Express.

    Konjufca tha edhe se, po presin që të marrin pyetësorin nga ana e Bashkimit Evropian, çështje që po pret tri vite e gjysmë, dhe e cila s’po trajtohet nga BE’ja.

    ‘‘Në të njëjtën kohë e theksova, i theksova pritjet që i ka Republika e Kosovës sa i përket proceseve integruese, e në radhë të parë marrjes së pyetësorit nga ana e Bashkimit Evropian, domethënë e cila është një çështje që po pret e po bëhen tri vite e gjysmë, ende nuk po trajtohet nga ana e Brukselit dhe Bashkimit Evropian. Mbështetja që Belgjika ka dhënë në proceset integruese të Kosovës deri më tash ka qenë shumë e rëndësishme për vendin tonë dhe presim që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në fazat e ardhshme të rrugës tonë, edhe drejt Këshillit të Evropës ku presim një anëtarësim të ndodhë shpejt, edhe në rrugën, në qartësimin e rrugës tonë drejt Bashkimit Evropian. Në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, Belgjika ka qenë një partnere e rëndësishme e Republikës së Kosovës përgjatë gjithë momenteve kyçe të historisë sonë moderne“, deklaroi Konjufca.

    Sa i përket mosanëtarësimit të deritanishëm të Kosovës në KiE, Konjufca e bëri përgjegjës ish emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

    Ky i fundit, tha Konjufca, ia ka vendosur ‘’një peng’’ Kosovës që nuk i takon lidhur me anëtarësimin në KiE, e që është formimi i Asociacionit.

    Ministri i Jashtëm i vendit, tha se, Asociacioni s’është kriter për anëtarësim në KiE, porse, kriter ka qenë çështja e Manastirit të Deçanit, gjë që ‘’është kry’’.

    ‘‘Këshilli i Evropës, shumë mirë e tha edhe Prevot, miku jonë i nderuar. Shikoni çfarë qëndrimi progresiv Belgjika, nuk pati kurrfarë kushtëzimi, tha ‘Kosova jo në të ardhmen, por tash duhet me u bë pjesë e KiE’. Unë mendoj që neve na ka mbet peng një gjë e vendosur nga një person i cili në mënyrë goxha të palavdishme dha dorëheqje, zoti Lajçak. Ai na e ka pas qit në shpinë një diçka që neve nuk na takon. Unë vetë kam qenë i përfshirë në negocimin e anëtarësimit të Kosovë në KiE. Ka shku përmes parlamentit, shumë prej proceseve, mbaje në mendje, brenda kornizës që është negocu për anëtarësim në KiE, Asociacioni i Komunave me serbe nuk është kriter, nuk është kriter i anëtarësimit. Mund të jetë në procese të tjera, mund të hapim tema tjera, integrimi në BE, statusi i vendit kandidat, kjo është tjetër pistë. Unë po ju flas për KiE, në Strasburg, nuk ka pas kondit që është me e themelu Asociacioni. Këtë na e ka qit në shpinë Lajçaku, në mënyrë jo meritore, për mos me thënë të pandershme, edhe këtë termë bon me përdor në rastin e tij. Vetëm një konditë elementare ka qenë atje në KiE, ka qenë Manastiri i Deçanit, dhe zgjidhja e këtij procesi, kjo është kry. Dhe ka qenë marrëveshja për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Tash çka na u duhet është t’i bindim edhe tjerët të jenë sikur Belgjika. I cili thotë tash dhe këtu duhet me u anëtarësu Kosova’’, ka thënë Konjufca.

  • Sulme të rënda ruse në Ukrainë, 16 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Sulme të rënda ruse në Ukrainë, 16 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Rusia ka kryer sulmin më vdekjeprurës të këtij viti ndaj Kievit dhe disa qyteteve të tjera të Ukrainës, duke lënë të vdekur të paktën 16 persona dhe rreth 100 të plagosur.

    Sipas autoriteteve ukrainase, viktima janë raportuar në Kiev, Odesa dhe Dnipro, ku janë goditur ndërtesa banimi dhe infrastrukturë kritike.

    Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se sulmet tregojnë se Rusia nuk duhet të ketë lehtësime në sanksione, ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar dhjetëra raketa dhe qindra dronë gjatë sulmit.

  • Konjufca pas takimit me homologun belg: Presim anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës

    Konjufca pas takimit me homologun belg: Presim anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës

    Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, pas takimit me homologun belg Maxime Prévot, ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ka theksuar pritjet e Kosovës për integrime evropiane.

    Konjufca tha se Belgjika ka qenë një partnere e rëndësishme e Kosovës në rrugën e saj euroatlantike dhe në forcimin e institucioneve shtetërore.

    Ai u shpreh se Kosova pret që proceset integruese, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, të ndodhin sa më shpejt, duke theksuar nevojën për hapa konkretë nga Bashkimi Evropian.

  • Zjarr në një punëtori në Ferizaj, lëndohet një person

    Zjarr në një punëtori në Ferizaj, lëndohet një person

    Në Ferizaj ka shpërthyer një zjarr në një punëtori në rrugën “Selman Kadria”, ku si pasojë është lënduar një person.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli, ka konfirmuar për Sinjalin se zjarrfikësit kanë intervenuar dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin para arritjes së patrullës policore.

    Si pasojë e incidentit, B.Sh. (44 vjeç) ka pësuar lëndime derisa po tentonte të shuante zjarrin dhe po trajtohet në emergjencën e Ferizajt, ku gjendja e tij është stabile.

    Në vendngjarje kanë dalë njësitë hetimore dhe forenzika, ndërsa rasti është duke u hetuar.

  • Kurti takon ministrin e Jashtëm të Belgjikës, diskutohet rruga e Kosovës drejt BE-së

    Kurti takon ministrin e Jashtëm të Belgjikës, diskutohet rruga e Kosovës drejt BE-së

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prévot, ku është diskutuar procesi i integrimit evropian të Kosovës.

    Kurti e ka falënderuar Belgjikën për mbështetjen e vazhdueshme para dhe pas pavarësisë, duke veçuar edhe kontributin gjatë luftës dhe pjesëmarrjen në KFOR.

    Në takim u diskutua edhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik, ndërsa Kurti theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet strategjik i Kosovës.

  • Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në kampionatin evropian në Tbilisi

    Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në kampionatin evropian në Tbilisi

    Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në kampionatin evropian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

    Në finalen e kategorisë deri në 52 kg Krasniqi mposhti francezen Amandine Buchard,në eventin ku po marrin pjesë 400 xhudistë nga 46 shtetet e Evropës.

    Në luftën e parë Krasniqi fitoi me ëazari ndaj xhudistes çeke, Tereza Bodnarova,duke e dominuar përgjatë gjithë kohës.

    Distria në çerekfinale pati një luftë briliante ndaj ndaj polakes Aleksandra Kaleta dhe duke siguruar gjysmëfinalen,ku u përballë kundër italianes Odette Giufrida të cilën e mundi teksa në finale mposhti Amandine Buchard për të siguruar medaljen e artë në kampionatin evropian që ishte e katërta në karrierën duke e dëshmuar edhe njëherë që shteti ynë po korrë suksese të mëdha në sportin e xhudos.

    Kujtojmë që më herët kanë garuar edhe dy xhudistet tjera nga Kosova si Erza Muminoviq dhe Fatjona Kasapi,por u eliminuan qysh në raundin e parë.

  • Flet familjarja e viktimave në Malishevë: O Zot, nuk arrita t’i shpëtoj – ishin pa shenja jete

    Flet familjarja e viktimave në Malishevë: O Zot, nuk arrita t’i shpëtoj – ishin pa shenja jete

    Tre persona, dy prej tyre fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një banesë në Malishevë.

    Rreth kësaj tragjedie ka folur edhe një familjare e viktimave, e cila ka përshkruar momentet e rënda kur u përpoq t’i ndihmonte.

    Mes dhimbjes së thellë dhe zërit që i dridhej, një familjare e viktimave përshkroi momentin tragjik: “I preka fëmijët me kqyr a kanë puls… aq sa di, e pashë që s’kanë shenja jete. I kapa shpejt dhe i çova në ambulantë, ishin pa shenja jete, të dy ishin të djegur krejt… s’mujta as me i puth, as me i përqaf. I kam pas si fëmijë të mi”.