ATV

Blog

  • Kurti: Preferova që Abdixhiku të bëhet zëvendësi im

    Kurti: Preferova që Abdixhiku të bëhet zëvendësi im

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

    Para mediave, ai tha se ka preferuar që Abdixhiku të bëhet zëvendësi i tij, pra zëvendëskryeministër.

    “E falënderoj Abdixhikun për bashkëpunimin mirëpo në të njëjtën kohë më duhet të konstatoj që bisedimet rezultuan të pasuksesshme për shkak se asnjëra prej ofertave nuk u pranua nga kreu i LDK-së. Fillimisht ne ofruam që LDK-ja në bashkëqeverisje me VV-në dhe partnerët e tjerë që i kemi ne, ta këtë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera. Kam preferuar që zëvendësi im të bëhet Abdixhiku”.

  • Eduardo Camavinga nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid

    Eduardo Camavinga nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid

    Mesfushori francez, Eduardo Camavinga, nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, pavarësisht spekulimeve të fundit për të ardhmen e tij.

    Sipas një raporti të publikuar nga Marca, 23-vjeçari mbetet i përkushtuar ndaj klubit madrilen dhe është i vendosur të përmirësojë paraqitjet e tij pas një sezoni nën pritshmëri. Lojtari pranon se forma e tij nuk ka qenë në nivelin e zakonshëm, por nuk e sheh largimin si opsion. Përkundrazi, objektivi i tij është i qartë: të rrisë intensitetin në punë, të rikthejë nivelin optimal dhe të rifitojë besimin e tifozëve në Santiago Bernabeu. Camavinga pritet të shfrytëzojë ndeshjet e mbetura në kampionat për të treguar vlerat e tij, duke nisur nga përballja e radhës kundër Deportivo Alavés, e cila konsiderohet si një moment kyç për rikthimin e tij në formë.

    I transferuar nga Rennes në vitin 2021 për rreth 31 milionë euro, mesfushori ka regjistruar deri tani 217 paraqitje zyrtare me fanellën e Real Madridit, duke kontribuar me gjashtë gola dhe 11 asistime. Ai është gjithashtu pjesë e rëndësishme e kombëtares franceze, me 29 ndeshje dhe dy gola të shënuar.

    Pavarësisht zërave të merkatos, gjithçka tregon se e ardhmja e Camavingas mbetet e lidhur me “Los Blancos”, të paktën për momentin.

  • LDK i mbyll diskutimet me Kurtin për presidentin, Abdixhiku: S’ka më takime!

    LDK i mbyll diskutimet me Kurtin për presidentin, Abdixhiku: S’ka më takime!

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se mes partisë që ai udhëheq, dhe kryeministrit Albin Kurti nuk do të ketë më takime sa i përket çështjes së presidentit.

    Para mediave, Abdixhiku tha se nuk ka kuptim që dy liderët të takohen më, kur 53 ditët në dispozicion i harxhuan pa gjetur zgjidhje.

    “U dakorduam që të mos takohemi më, dhe s’kemi pse të takohemi sepse i harxhuam 53 ditë, s’patëm zgjidhje, prapë të takohemi edhe një herë e të flasim për president të Vetëvendosjes nuk ka kuptim. Prej këtij momenti, LDK-ja e konsideron të mbyllur këtë çështje”, u shpreh Abdixhiku.

    Kujtojmë se sot takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut për të gjetur një zgjidhje rreth presidentit, dështoi sërish.

  • Dogana zbulon deklarim të pasaktë të mallrave në Prizren, diferenca 29 mijë euro

    Dogana zbulon deklarim të pasaktë të mallrave në Prizren, diferenca 29 mijë euro

    Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave në Prizren, ku gjatë kontrollit u konstatuan mospërputhje në emërtim dhe vlerë të mallit.

    Sipas autoriteteve, diferenca në vlerën e mallrave arrin rreth 29 mijë euro, duke përbërë kundërvajtje doganore sipas Kodit Doganor.

    Zbulohet deklarimi i pasaktë i mallrave dhe shmangie të taksave

    Prizren, 16 Prill 2026 — Gjatë kontrollit të një dërgese të paraqitur për inspektim në emër të një subjekti, zyrtarët e ekzaminimit pranë ZBD Prizren kryen harmonizimin e dokumentacionit dhe më pas ekzaminimin fizik të mallrave.

    Kontrolli përfshiu verifikimin e origjinës, sasisë, përshkrimit dhe karakteristikave të tjera të dërgesës.

    Gjatë ekzaminimit u konstatuan pabarazi dhe deklarim i pasaktë në emërtimin e mallrave, çka rezultoi në dallim të vlerës së mallrave në shumën rreth 29,000 €.

    Në bazë të këtyre gjetjeve, veprimet përbëjnë kundërvajtje doganore sipas Nenit 244 (pika 1.2) të Kodit Doganor Nr. 08/L‑247 — paraqitje e deklaratës me të dhëna të pasakta ose jo të plota dhe përshkrim të pamjaftueshëm të mallrave.

    Dogana e Kosovës vijon procedurat ligjore përkatëse dhe bashkëpunon me autoritetet për zbardhjen dhe ndëshkimin e shkeljeve, me qëllim mbrojtjen e ligjshmërisë dhe të konkurrencës së drejtë në treg.

  • Taulant Qenaj emërohet Këshilltar për Media i Kryeministrit Kurti

    Taulant Qenaj emërohet Këshilltar për Media i Kryeministrit Kurti

    Gazetari Taulant Qenaj është emëruar këshilltar politik për media i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Qenaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

    “Me kënaqësi ju njoftoj se kam filluar një kapitull të ri profesional. Jam emëruar Këshilltar Politik për Media i Kryeministrit. Mirënjohës kryeministrit, Albin Kurti për këtë mundësi dhe i motivuar për të dhënë më të mirën”, ka shkruar ai.

  • Orlando Magic dhe San Antonio Spurs triumfojnë në ndeshjet e para të Playoff-it të NBA-së

    Orlando Magic dhe San Antonio Spurs triumfojnë në ndeshjet e para të Playoff-it të NBA-së

    Mbrëmë u luajtën ndeshjet e raundit të parë të play-off-it të NBA-së, ku u shënua një natë emocionuese me fitoret e Orlando Magic dhe San Antonio Spurs.

    Orlando Magic mundi Detroit Pistons me rezultatin 112:101 në një ndeshje jashtë fushës së tij dhe mori epërsinë 1-0 në seri. Ekipi nga Florida e kontrolloi ndeshjen që nga fillimi dhe nuk u ndal kurrë pas. Paolo Banchero ishte udhëheqësi i Orlando-s me 23 pikë, nëntë kërcime dhe katër asiste, ndërsa Franz Wagner shënoi 11 nga 19 pikët e tij në çerekun e fundit, duke siguruar fitoren.

    Nga ana tjetër, Detroit regjistroi humbjen e 11-të radhazi në shtëpi në fazën eliminatore, duke vazhduar kështu një rekord negativ që zgjat që nga viti 2008. Lojtari më i mirë për Pistons ishte Cade Cunningham, i cili shënoi 39 pikë, një rekord personal në karrierë për të në play-off, ndërsa Tobias Harris shtoi 17 pikë.

    Në një tjetër ndeshje, San Antonio Spurs arriti një fitore bindëse ndaj Portland Trail Blazers me rezultatin 111:98. Shfaqja më e madhe e natës ishte Victor Wembanyama, i cili shënoi 35 pikë në debutimin e tij në play-off, duke vendosur një rekord të ri për më shumë pikë në një ndeshje hapëse në play-off, duke e tejkaluar rekordin e Tim Duncan nga viti 1998.

    Wembanyama u mbështet nga Steph Castle dhe De’Aaron Fox, të cilët shënuan nga 17 pikë secili dhe ndanë nga 15 asistime. Portland u udhëhoq nga Deni Avdija, i cili shënoi 30 pikë dhe mori 10 kërcime.

  • Policia kërkon bashkëpunim me qytetarë, kërkon identifikimin e një gruaje

    Policia kërkon bashkëpunim me qytetarë, kërkon identifikimin e një gruaje

    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarët për identifikimin e një gruaje në Mitrovicë për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

    Tutje në postim thuhet qytetarët në ofrimin e informatave do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi dhe video-sekuencë.

    “Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi dhe video-sekuencë. Personi i dyshuar kërkohet për veprën penale ‘shpërdorim i pasurisë së huaj’ e ndodhur me datën 31.01.2026 në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicën e Jugut”, thuhet në postim.

    Për çdo informatë që mund të ndihmojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose 080019999 përmes e-mailit: [email protected].

  • S’ka marrëveshje për presidentin, takimi Kurti – Abdixhiku pa rezultat

    S’ka marrëveshje për presidentin, takimi Kurti – Abdixhiku pa rezultat

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK-ja e ka mbyllur çështjen e diskutimit me Albin Kurtin.

    Kjo pasi ai tha se nuk mund të flasim për një President të Vetëvendosjes.

    “Nga ky moment LDK e konsideron të përmbyllur këtë çështje”, tha ai.

    “U përpoqëm të gjejmë zgjidhje për presidentin, nuk kam hapur diskutime tjera as për ekzekutiv, në momentin që do zgjidhnim çështjen e Presidentit, do të trajtonim çështje tjera”.

    “Unë besoj që me kaq në këto rrethana LDK nuk mund të bëjë më shumë. E lë të hapur për partitë e tjera, kemi bërë përpjekje për 53 ditë”.

    “U dakorduam që të mos takohemi më”, tha Abdixhiku.

  • Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, do punoj për këtë deri në ditën e fundit

    Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, do punoj për këtë deri në ditën e fundit

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar rreth mundësisë për rikthimin e ish-presidentes Vjosa Osmani në partinë ku ai udhëheq.

    Ai tha se përafrimi i Osmanit me LDK-në do të ishte lajmi mirë për Kosovën, ndërsa theksoi se për ky është qëllimi i tij dhe siç tha, për këtë do të punojë deri në ditën e fundit.

    “Përafrimi do të ishte një lajm i mirë për Kosovën dhe për LDK-në, edhe është qëllimi i imi dhe do të punoj për këtë qëllim deri në ditën e fundit”, u shpreh Abdixhiku.

    Ndërsa sa i përket kushteve për rikthimin e Osmanit në LDK, i pari i kësaj partie tha se “bashkimi nuk kërkon kushte, kërkon afrim e koordinim”.

    Kujtojmë se Abdixhiku sot u takua me kryeministrin Albin Kurti lidhur me çështjen e presidentit, takim ky që rezultoi pa rezultat pozitiv.

  • “Kurti insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet VV-së”, Abdixhiku zbulon detaje nga takimi

    “Kurti insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet VV-së”, Abdixhiku zbulon detaje nga takimi

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, duke bërë të ditur se ky i fundit ka kërkuar që pozita e presidentit t’i takojë Lëvizjes Vetëvendosje.

    “U përpoqa, provova, nuk arrita fatkeqësisht. Kurti insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet VV-së. Unë refuzova të flasim për çdo gjë tjetër pa u trajtuar çështja e presidentit”, tha Abdixhiku.