ATV

Blog

  • Defekt elektrik në “Kosova A”, KEK thotë se është shkaktuar ndërprerje e elektrofiltrave

    Defekt elektrik në “Kosova A”, KEK thotë se është shkaktuar ndërprerje e elektrofiltrave

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se në Termocentralin “Kosova A” është evidentuar një ndërprerje e përkohshme në funksionimin e elektrofiltrave.

    Në njoftimin publik, KEK ka bërë të ditur se ekipet teknike, pas evidentimit të problemit, po merren me identifikimin e shkakut dhe me ndërhyrjet për sanimin e defektit dhe rikthimin e funksionalitetit të plotë të sistemit.

    “Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se në Termocentralin “Kosova A” është evidentuar një ndërprerje e përkohshme në funksionimin e elektrofiltrave, si pasojë e një ndërprerjeje në qarkun elektrik të ndërprerësve të kompresorëve të ajrit me automatizëm, e cila ka shkaktuar ndaljen automatike të operimit të elektrofiltrave. Menjëherë pas evidentimit të situatës, ekipet teknike kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e plotë të shkakut, ndërsa aktualisht janë duke u zhvilluar ndërhyrjet për sanimin e defektit dhe rikthimin e funksionalitetit të plotë të sistemit”, thuhet në njoftim.

    Për pasojat e mundshme të kësaj ndërprerjeje të përkohshme, nuk janë dhënë detaje, por KEK ka thënë se po ndërmerr masa parandaluese për mbrojtjen e aseteve të tjera dhe minimizimin e çdo rreziku potencial për sistemin.

    “Korporata Energjetike e Kosovës mbetet e përkushtuar për menaxhim profesional të situatës, transparencë ndaj opinionit publik dhe rikthim sa më të shpejtë në operim normal, në përputhje me standardet teknike dhe mjedisore në fuqi”, thuhet më tej në njoftim.

  • Hetohet një rast i patentë-shoferit të falsifikuar në Leposaviq

    Hetohet një rast i patentë-shoferit të falsifikuar në Leposaviq

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar një rast të dyshuar të falsifikimit të dokumenteve, i regjistruar më 7 prill 2026 në Leposaviq.

    Sipas njoftimit, rasti është iniciuar më 24 prill, pasi një qytetar kishte aplikuar për konvertimin e një patentë-shoferi të lëshuar nga Serbia në patentë-shofer të Republikës së Kosovës.

    Pas verifikimit, dyshohet se patentë-shoferi nuk ishte lëshuar nga organet e Serbisë dhe se i njëjti mund të jetë i falsifikuar.

    “Leposaviq, 07.04.2026 – 10:00. Më 24.04.2026 është iniciuar rasti, pasi që i dyshuari mashkull kosovar kishte aplikuar për konvertimin e patentë-shoferit të lëshuar nga Serbia në patentë-shofer të Republikës së Kosovës. Pas verifikimit dyshohet që patentë-shoferi nuk është lëshuar nga organet e Serbisë, dyshohet të jetë i falsifikuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

  • Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të shtunën, më 25.04.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga TS 35/10kV Badovci do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Mramor-Slivovë (kodi: 10014001) prej orës 10:30 deri 15:30

    Vendet: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit, Mareci

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri. Instalimi i ndarësit automatik

    Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 3 nga dalja 10[kV] Arbëria 5 nga ora 11:00 deri 15:00 do të ndërprehet:

    NS 10/0.4[kV] Varrezat e qytetit (kodi: 12000014060)

    NS 10/0.4[kV] Ismet Krasniqi “REFRESH” SHPK (kodi: 12000014064)

    NS 10/0.4[kV] Ismet Krasniqi (kodi: 12000014127)

    NS 10/0.4[kV] Arbëria 9 (kodi: 12000014111)

    NS 10/0.4[kV] Varrezat e qytetit 1 (Golden Taxi) – ZPRR 2019 (kodi: 12000014201)

    NS 10/0.4[kV] Ismajl Reshat Haxhija “Luxury Holding” SH.P.K (kodi: 12000014212)

    NS 10/0.4[kV] Besim Pireva (kodi: 12000014213)

    Vendet: Lagjja Arbëria (një pjesë).

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i TMRr-ve në Stabilimentin Arbëria 9.

    Nga TS 110/10[kV] Prishtina 5 nga dalja 10[kV] Kodra e Trimave 2 nga ora 11:00 deri 15:00 do të ndërprehet:

    NS 10/0.4[kV] Herticet (kodi: 13000010041)

    NS 10/0.4[kV] Gjon Serreqi (kodi: 13000010055)

    Vendet: Kodra e Trimave (një pjesë).

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i TMRr-ve në Stabilimentin Arbëria 9.

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J14 Qendra e Panaireve (kodi: 13000018) prej orës 09:00 deri në ora 18:00.

    Vendet: Qendra e Panaireve

    Arsyeja: Punime në rrjet

    2.

    Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 3 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J23 SH.K.SH (kodi: 12000023) prej orës 09:00 deri në ora 18:00.

    Vendet: Qyteza Pejton, qendra (një pjesë), remonti

    Arsyeja: Projekte investive. Detektimi i kabllove ekzistuese dhe punimi i lidhëseve, në projektin Feeder 5 Fakulteti Filozofik, pjesa e mbetur

    3.

    Nga NS 110/10kV Prishtina 6 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Radio Kosova J03 (kodi: 19100003) prej orës 09:00 deri në ora 18:00.

    Vendet: TVK 2, Radio Kosova, Ipeshkvia e Kosovës

    Arsyeja: Projekte investive. Detektimi i kabllove ekzistuese dhe punimi i lidhëseve, në projektin Feeder 5 Fakulteti Filozofik, pjesa e mbetur

    4.

    Në TS 110/10(20)kV Prishtina 3

    Nga dalja 10 kV Drini i Bardh-Furra-J21 do të ndërprehet TS-i:

    TS 10/0.4kV Shtjefën Gjeqovi (kodi: 12000007037) prej orës 09:30 deri në ora 15:30.

    Vendet: Bulevardi Bill Klinton

    Arsyeja: Punimi i lidhëseve të kabllove ekzistuese si dhe kyçja e konsumatorëve në rrjet të ri me të gjitha elementet përcjellëse si dhe punime të tjera elektrike në kuadër të Lot 4.

    5.

    Nga TS 35/10kV Mazgiti do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Breznicë (kodi: 15019009) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

    Vendet: Breznica, Kozarica dhe BarilevaArsyeja: Projekte investive, punimi i kokave dhe i lidhëseve kabllovike

    6.

    Nga TS 35/10kV Mazgiti do të ndërprehet:Dalja 10kV Lumi i Madh-Prugovc (kodi: 15019008) prej orës 09:00 deri në ora 17:00Vendet: Nici Petrol, te Bazeni-Halim Thaçi, Amazona, fsh. Stanoc i Ulët, Stanoc i Epërm, Bujaria B.M, Bakshi, fsh. Prugovc, Milloshevë te shkolla, Hamdi Aliu qendër rekreative sportive afariste, “Barileva” Sh.P.KArsyeja: Projekte investive, punimi i kokave dhe i lidhëseve kabllovike.

    Pejë

    Punime nga pala e tretë

    Nga 35/10 kV Gurakovci do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Onix (kodi: 50052006) prej orës 10:00 deri në ora 16:00.

    Vendet: Banjë, Dobrushë, Baicë, Lubovë, Kaliqan, Cerollukë, Orroberd, Banja e Pejës, Banjë Kom. Ban K/5 Nr.2, si dhe BRRE Onix Solar

    Arsyeja: Vendosja e shtyllës sipas Zgjidhjes Teknike

    Nga TS 110/10kV Klina do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Gllareva (kodi: 52000009) prej orës 15:00 deri në ora 16:00.

    Vendet: Dresniku, shkolla, Benita kompani, Gllareva 1, Veselajt 2, 3, 4, Morinët 5 shkolla, Rixheva 1 dhe 2, Stapanica 2, Zabërgja, Qabiqi 1, 2 dhe 3, Gllarevë Antena e Ipko-s, depo M. Jaha, Mirusha transport, lagjja Buzalla.

    Arsyeja: Punime nga pala e tretë. Zgjerimi i rrugës nacionale N9, segmenti Kijevë-Dollc LOT 2.

    Prizren

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Nga TS 35/10[kV] Pirana do të ndërpritet:

    Dalja 10[kV] Komuna Mamushë (kodi: 30034005) nga ora 10:30 deri 15:30.

    Vendet: Mamusha, Riza Mulliri, Riza Holding, Serbica e Ulët I, Serbica e Ulët II, Lagjja Medvec, Pompat e ujit.

    Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie, ngritja e shtyllave TM në projektin Mamusha I.

    Nga TS 110/35/10[kV] Prizreni 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Bodrumi (kodi: 30000014) prej orës 11:00 deri 14:30.

    Vendet: Fshatrat: Atmagjë, Gjonaj, Karashëngjegji, Kojushë, Mazrek, Nashec dhe Zym i Hasit.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, vendosja e Grupit Matës në TS Gjonaj IV dhe Zym Berishetqe.

    Ferizaj

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga TS 35/10kV Kaçaniku do të ndërprehet:Dalja 10kV Fshatrat – Voskopoja (kodi: 40043001) prej orës 10:00 deri 11:30

    Vendet: Voskopoja, Trupaj, Trimor, Bicaj (Biqevc), Pallosh (Biqevc), Nikaj, Tushaj – Soponica, Malsi (Malzez), Vatë, Nikaj dhe biznese private

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i TMRR-ve të djegur

    2.

    Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Ujëvara (kodi: 40041011) prej orës 12:30 deri 14:00

    Vendet: Rr. Nerodimes, Ujëvara, Frigoriferi, Barakat

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i TMRR-ve të djegur

    3.

    Nga TS 35/10 kV Shtime do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Petrova J10 (kodi: 41046002) prej orës 15:00 deri 16:00

    Vendet: Rr. Ahmet Shtimja, Petrova, Reçaku (një pjesë) dhe Mullopolci

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i TMRR-ve të djegur

    4.

    Nga TS 110/35/10[kV] Ferizaj 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Qyteti (kodi: 40000001) nga ora 10:00 deri 11:30.

    Vendet: Qyteti (një pjesë), Rr. Rexhep Bislimi, Rr. Hasan Prishtina, TS Pylltaria, Grupi i Bizneseve

    Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele dhe instalimi i transformatorit toroidal

    5.

    =Nga TS 110/35/10[kV] Ferizaj 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Varoshi (kodi: 40000018) nga ora 13:00 deri 14:30.

    Vendet: Fshatrat: Elezaj (një pjesë), Gërlicë (një pjesë), Greme, Qardak-Kaçaniku i Vjetër (një pjesë), Magj. Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Rakaj dhe Varosh.

    Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele dhe instalimi i transformatorit toroidal.

    Mitrovicë

    Punime nga palët e treta

    NS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

    Nga Dalja 10 kV Kabllat në NS 10/04kV TS Shkolla Teknike do të ndërpriten këta TS:

    TS 10/0.4 kV TSB-Murati (Banesat) te rrethi (kodi: 73000001012) nga ora 10:00 deri në ora 16:00

    TS 10/0.4 kV TSB Nr-4 (kodi: 73000001007) nga ora 10:00 deri në ora 16:00

    TS 10/0.4 kV Stadioni i vogël (kodi: 73000001006) nga ora 10:00 deri në ora 16:00

    Vendet: Rr. Dëshmorët e Kombit, rr. Faruk Beqiri

    Arsyeja: Punime sipas PEE.

  • Rivalitet i fortë në Superligë, sot luhen dy përballje të xhiros së 30-të

    Rivalitet i fortë në Superligë, sot luhen dy përballje të xhiros së 30-të

    Xhiroja e 30-të në Superligën e Kosovës premton spektakël dhe emocione, me disa ndeshje që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në renditjen përfundimtare të sezonit.

    Fokusi kryesor i ditës së sotme është përballja mes Prishtinës dhe Gjilanit, e cila zhvillohet në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:20.

    Dy skuadrat vijnë me objektiva të qarta dhe një rivalitet të fortë, ndërsa çdo pikë në këtë fazë të kampionatit ka peshë të madhe. Prishtina synon të rrisë diferencën e pikëve me Gjilanin, ndërsa gjilanasit kërkojnë t’i rrëmbejnë pozitën e tretë.

    Para këtij dueli, në program është edhe sfida mes Prishtina e Re dhe KF Drenica, e cila luhet nga ora 15:00.

    Të dyja skuadrat janë në kërkim të pikëve për objektivin e mbijetesës, duke e bërë këtë takim mjaft të luftuar.

    Ndërkohë, e diela sjell edhe disa përballje të tjera të rëndësishme: Ballkani pret Ferizajn, Drita luan në shtëpi ndaj Llapit, ndërsa Dukagjini përballet me Malishevën. Të gjitha ndeshjet zhvillohen në të njëjtën orë dhe pritet të sjellin ndryshime të rëndësishme në tabelën e klasifikimit.

  • Forcat amerikane godasin një anije në Paqësorin Lindor, vriten dy “narko-terroristë”

    Forcat amerikane godasin një anije në Paqësorin Lindor, vriten dy “narko-terroristë”

    Ushtria amerikane ka njoftuar se më 24 prill ka kryer një sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Paqësorin Lindor, në kuadër të një operacioni të udhëhequr nga Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM).

    Sipas njoftimit të publikuar në platformën “X”, me urdhër të komandantit të SOUTHCOM, gjeneral Francis L. Donovan, Forca e Përbashkët “Southern Spear” kreu një sulm kinetik ndaj një anijeje të operuar nga organizata të përcaktuara si terroriste.

    Inteligjenca amerikane ka konfirmuar se anija po lëvizte përgjatë rrugëve të njohura të trafikut të drogës në Paqësorin Lindor dhe ishte e përfshirë në aktivitete të trafikimit të narkotikëve.

    “Dy narco-terroristë meshkuj u vranë gjatë këtij aksioni. Asnjë pjesëtar i forcave ushtarake amerikane nuk u lëndua”, thuhet në njoftim.

  • Sulm i madh rus në Ukrainë, 4 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur

    Sulm i madh rus në Ukrainë, 4 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur

    Një sulm i madh rus gjatë natës në Ukrainë ka lënë të vrarë katër persona dhe mbi 30 të plagosur, pasi Moska ka lëshuar qindra dronë dhe dhjetëra raketa në disa rajone të vendit, përfshirë qytetin e Dnieperit në juglindje.

    “Praktikisht gjithë natën, rusët bombarduan Dnipro dhe qytetet e komunitetet tona të tjera”, ka shkruar Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në rrjetet sociale, duke shtuar se shumica e objektivave kanë qenë infrastruktura urbane.

    Dy viktima janë nxjerrë nga një ndërtesë e goditur në Dnipro, ka thënë guvernatori rajonal Oleksandr Hanzha, duke shtuar se pesë persona të tjerë mund të jenë ende të bllokuar në rrënoja. Sipas tij, 21 persona të tjerë në qytet janë plagosur.

    Në rajonin verior të Chernihivit, sulmet me raketa dhe dronë kanë lënë të vdekur dy persona dhe kanë plagosur shtatë të tjerë, ka njoftuar guvernatori i zonës.

    “Çdo sulm si ky duhet t’u kujtojë partnerëve tanë se situata kërkon veprim të menjëhershëm dhe të vendosur, forcim të shpejtë të mbrojtjes sonë ajrore”, ka deklaruar Zelensky.

    Forcat ajrore të Ukrainës kanë bërë të ditur në Telegram se Rusia ka sulmuar me 619 dronë dhe 47 raketa, nga të cilat janë rrëzuar 580 dronë dhe 30 raketa.

  • Google bllokon 8.3 miliardë reklama mashtruese në vitin 2025

    Google bllokon 8.3 miliardë reklama mashtruese në vitin 2025

    Në vitin 2025, Google bllokoi ose hoqi 8,3 miliardë reklama dhe pezulloi 24,9 milionë llogari, duke përfshirë 602 milionë reklama dhe 4,1 milionë llogari të lidhura me mashtrime.

    Këto gjetje përfshihen në ”Raportin vjetor të sigurisë së reklamave 2025”, i cili nxjerr në pah se si mjetet e bazuara në Gemini kanë përmirësuar ndjeshëm aftësinë tonë për të zbuluar dhe bllokuar reklamat keqdashëse, duke i mbrojtur njerëzit para se një mashtrim t’i arrijë ata.

    Sipas analizës, sistemet e gjigantit të teknologjisë kapën mbi 99% të reklamave që shkelnin politikat para se të shfaqeshin.

    ”Ndryshe nga sistemet e mëparshme të bazuara në fjalë kyçe, modelet më të reja e kuptojnë më mirë qëllimin e njerëzve, duke na ndihmuar të identifikojmë dhe bllokojmë përmbajtjen e dëmshme, gjë që i ndihmoi ekipet respektive të vepronin me katër herë më shumë raporte përdoruesish në vitin 2025 krahasuar me vitin e kaluar”, tha ”Google”.

    Duke analizuar përtej imazheve dhe modeleve të tekstit, ”Google” arrin në përfundimin se “Gemini është më i aftë të dallojë midis një oferte të besueshme dhe një karremi të sofistikuar, një nivel saktësie që na ndihmoi të zvogëlojmë pezullimet e gabuara të reklamuesve me 80% vitin e kaluar. Kjo saktësi na lejon të përqendrohemi në dy gjëra njëherësh, duke i dhënë përparësi heqjes së përmbajtjes së dëmshme dhe duke i ndihmuar bizneset e ndershme të mbajnë reklamat e tyre aktive”, theksoi kompania.

  • 36 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata

    36 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata

    Sot mbushen 36 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata.

    Ai është njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes kombëtare shqiptare të viteve ‘80-ta.

    Vata ndërroi jetë në vitin 1990, si pasojë e dhunës dhe torturave çnjerëzore që u ushtrua ndaj tij nga serbët.

    Në nëntor 2021 u përurua shtëpia-muze e heroit Fadil Vata, në vendlindjen e tij në Sallagrazhdë të Suharekës.

  • Dy të mitur, motër e vëlla, zhduken në Ferizaj – Policia nis kërkimet për gjetjen e tyre

    Dy të mitur, motër e vëlla, zhduken në Ferizaj – Policia nis kërkimet për gjetjen e tyre

    Një rast i zhdukjes së dy të miturve është raportuar të enjten rreth orës 11:00 në rrugën “Arsim Bega”, në Ferizaj.

    Sipas Policisë, ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se motra dhe vëllai i tij, të mitur, janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

    Rasti është iniciuar dhe po hetohet nga organet kompetente.

  • Deputeti i PDK-së ngre shqetësime për kontratat njëburimore në Kosovë

    Deputeti i PDK-së ngre shqetësime për kontratat njëburimore në Kosovë

    Kontratat njëburimore përbëjnë një nga mekanizmat më të diskutueshëm në fushën e prokurimit publik.

    Këto kontrata lejojnë që institucionet shtetërore të lidhin marrëveshje direkte me një operator të vetëm ekonomik, pa zhvilluar procedura të hapura konkurruese.

    Për kontratat njëburimore ka ngritur shqetësime deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa.

    Mustafa për Ekonomia Online thotë se këto kontrata po jepen jashtë procedurave të rregullta të prokurimit publik.

    Ai tha se kjo çështje është diskutuar edhe në mbledhjen e fundit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku është kërkuar sqarim nga Auditorja e Përgjithshme, pasi problematika nuk është trajtuar në mënyrë të mjaftueshme në raportin vjetor të auditimit.

    “Çështja e kontratave njëburimore ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm për shkak se ato janë kontrata të cilat i janë dhënë operatorëve ekonomikë pa respektuar procedurat e prokurimit publik, pra janë dhënë kontrata me negocim direkt dhe këtë çështje e kemi shtruar edhe në mbledhjen e fundit të Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku kemi kërkuar sqarime nga auditorja e përgjithshme, sepse kjo problematikë nuk është e shtjelluar më gjerësisht në raportin vjetor të auditimit. Problemi me këto kontrata qëndron në atë se ato do të duhej të jepeshin kur ka situata emergjente apo kur nuk ka mundësi që operatorë të ndryshëm ekonomik t’i ofrojnë ato mallra dhe shërbime por nuk mund të arsyetohen në rastet kur ka operatorë të ndryshëm që mund të ofertojnë dhe mund të konkurrojnë për t’i ofruar ato mallra dhe shërbime. Një problem të ngjashëm edhe me lojërat mesdhetare ku shihet që me këtë projektligj janë anashkaluar procedurat e prokurimit publik ashtu siç e sheh ligji për prokurim publik dhe synohet që të jipet një mandat Qeverisë që të përcaktojë rregulla të veçanta të prokurimit dhe këtu ekziston rreziku që edhe kontratat që jipen për organizimin e lojërave mesdhetare të përfundojnë duke u dhënë me negocim direkt”, ka thënë ai.

    Sipas tij Prokuroria duhët t’i hetojë të gjitha rastet në momentin që identifikohen se ka shkelje të ligjit.

    “Zgjidhja është që duhet të ketë disiplinë,  duhet të ketë respektim të ligjeve dhe në rastet kur ligjet nuk respektohen është përgjegjësi e Prokurorisë që t’i hetojë këto raste dhe në rastet kur identifikohen se ka pasur shkelje të ligjeve drejtësia duhet t’i trajtojë këto raste”, tha Mustafa.

    Të martën në Komisionin për Mbikqyrjen e Financave Publike, për kontratat njëburimore ka folur edhe  Auditorja e Përgjithshme e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Vlora Spanca, për çka ka pasur diskutime mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.