ATV

Blog

  • Rreth 4 milionë mungesa, Drejtoria e Arsimit nis një aksion të gjerë në shkolla të kryeqytetit

    Rreth 4 milionë mungesa, Drejtoria e Arsimit nis një aksion të gjerë në shkolla të kryeqytetit

    Rreth 4 milionë mungesa të nxënësve janë evdientuar në shkolla të Prishtinës vetëm në gjysmëvjetorin e parë. E pas kësaj ka reaguar Drejtoria e Arsimit e Prishtinës. Drejtori Samir Shahini ka bërë të ditur se qysh sot në mëngjes ka angazhuar stafin e Drejtorisë së Arsimit, për të ndërmarrë një aksion të gjerë në shkollat fillore e të mesme të kryeqytetit për evidentimin e mungesave të nxënësve dhe masave që po merren nga shkollat.

    “Shifrat që po shohim janë shqetësuese. Mungesat e paarsyeshme nuk janë vetëm orë të humbura mësimi — ato janë një sinjal për probleme më të thella dhe një rrezik real për zhvillimin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Kur nxënësit nuk janë në shkollë, ku janë? A janë prindërit në dijeni? A po reagojnë shkollat me kohë dhe me seriozitet? Sipas raportimeve në nivel vendi, flitet për rreth 4 milion mungesa në një gjysmëvjetor, prej tyre afro 1 milion të paarsyeshme. Kjo nuk mund të trajtohet si statistikë — është një alarm që kërkon reagim të menjëhershëm”, ka shkruar Shahini në Facebook.

    Ndërsa ka thënë se në ditet në vijim do të intensifikojnë dhe komunikimin me prindëriot dhe do të ndermarrin hapa konkret.

    “Zgjidhja nuk është e njëanshme. Prindërit janë partnerë kyç dhe pa përfshirjen e tyre nuk mund të ketë ndryshim real. Në ditët në vijim do të intensifikojmë komunikimin me ta dhe do të ndërmarrim hapa konkretë, që mungesa të tilla të mos kalojnë pa përgjegjësi”, ka thënë Shahini në Facebook.

  • Shifra marramendëse që bindi Ilir Shaqirin të pranojë ftesën e “Ferma VIP”

    Shifra marramendëse që bindi Ilir Shaqirin të pranojë ftesën e “Ferma VIP”

    Hyrja e fituesit të edicionit të parë të “BBVA” Ilir Shaqirit në Ferma VIP ka ndezur diskutime të forta në rrjet.

    Kjo pasi prezenca e tij në këtë format po shihet si një veprim i gabuar.

    Por duket se për të qenë në këtë reality-show Iliri ka marrë një shumë goxha të majme të hollash.

    Sipas Prive By LS thuhet se i është paguar rreth 40-mijë euro për të qenë pjesë e fermës, para të cilat jo çdokush do t’i refuzonte apo jo?

  • “Ju lus për mirëkuptim”, Osmani refuzon të komentojë për çështjen e presidentit gjatë homazheve

    “Ju lus për mirëkuptim”, Osmani refuzon të komentojë për çështjen e presidentit gjatë homazheve

    Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka pranuar të flasë për çështjen e presidentit.

    Ajo, derisa ishte duke shkuar në homazhe pranë Monumentit dedikuar Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës, kërkoi që ato të respektoheshin.

    “Ju lus për mirëkuptim”, tha ajo.

  • Prokuroria Themelore në Pejë: Për tre muaj sekuestron 20 vetura dhe 49 kilogramë ar

    Prokuroria Themelore në Pejë: Për tre muaj sekuestron 20 vetura dhe 49 kilogramë ar

    Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se gjatë periudhës janar-mars 2026, në kuadër të veprimeve hetimore dhe operative në luftimin e kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit, janë sekuestruar asete të konsiderueshme.

    Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar 20 vetura, të dyshuara se janë përdorur apo janë përfituar nga aktivitete të kundërligjshme, si dhe 49 kilogramë ar, 622 gramë diamante dhe 424 gramë argjend.

    Po ashtu, Prokuroria ka bërë të ditur se janë sekuestruar edhe shuma parash të gatshme në valuta të ndryshme: 13,145 euro, 2,320 franga zvicerane, 2,400 dollarë amerikanë dhe 1,100 korona çeke, si dhe 2,900 korona suedeze, 470 funta britanike, 200 franga ruandeze dhe 200 lekë shqiptarë.

    Prokuroria Themelore në Pejë ka theksuar se këto rezultate janë arritur në bashkëpunim me institucionet e zbatimit të ligjit, si pjesë e përpjekjeve të koordinuara për parandalimin e veprave penale dhe identifikimin e kryerësve të tyre.

    Në njoftim thuhet se Prokuroria mbetet e përkushtuar në ushtrimin e funksionit kushtetues dhe ligjor, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetimin dhe ndjekjen penale të personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, si dhe për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme.

  • Fansat e James Bond do të presin deri në vitin 2028 për filmin e ri, pauza më e gjatë në historinë e serisë

    Fansat e James Bond do të presin deri në vitin 2028 për filmin e ri, pauza më e gjatë në historinë e serisë

    Fansat e James Bond do të duhet të presin deri në vitin 2028 për filmin e ri, duke shënuar pauzën më të gjatë në historinë e serisë ikonike.

    Adhuruesit e sagës së famshme të spiunazhit do të presin edhe dy vite të tjera për rikthimin e agjentit 007 në ekranin e madh.

    Nëse filmi publikohet në pranverën e vitit 2028, kjo do të përbëjë hendekun më të gjatë në historinë 64-vjeçare të filmave të Bondit, shkruan DailyMail.

    Pas largimit të aktorit Daniel Craig nga roli pas filmit No Time to Die, ende nuk është përzgjedhur aktori i ri që do të marrë rolin kryesor.

    Kjo do të thotë se publiku mund të presë rreth shtatë vite nga filmi i fundit deri te publikimi i radhës.

    Filmi i ri do të drejtohet nga regjisori Denis Villeneuve, i njohur për suksesin e filmit Dune, ndërsa skenarin do ta shkruajë Steven Knight.

    Sipas burimeve, procesi i realizimit pritet të zgjasë më gjatë, pasi producentët synojnë një film të realizuar me kujdes dhe cilësi të lartë.

    Ndërkohë, disa emra po përfliten si kandidatë për rolin e ri të Bondit, mes tyre Callum Turner, Harris Dickinson, Jacob Elordi, Aaron Taylor-Johnson dhe Theo James.

  • Nokaut brutal: Arigon Avdimetaj e dërgon në “gjumë” bokserin serb

    Nokaut brutal: Arigon Avdimetaj e dërgon në “gjumë” bokserin serb

    Boksieri Arigon Avdimetaj ka debutuar me fitore në arenën profesionale, atë në mënyrën më të mirë të mundshme – duke e nokautar brutalisht një boksier serb.

    Në meçin e parë profesional, 21-vjeçari u përballë me serbin Momcilo Janjic, ku e kishte një mbështetje të madhe nga tifozët.

    Me një goditje direkte në fytyrë, Avdimetaj e nokautoi brutalisht serbin, e më së miri për këtë flasin pamjet.

    Kësisoj, Avdimetaj dëshmon se ka një të ardhme të madhe në boks, ku në debutim jep një paraqitje të këtij të niveli të lartë.

  • Pse Vance u evakuua para Trumpit? Dyshime dhe reagime pas sulmit

    Pse Vance u evakuua para Trumpit? Dyshime dhe reagime pas sulmit

    Skena tronditëse u zhvilluan në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington,të shtunën në mbrëmje, pasi u qëlluan të shtëna, duke shkaktuar një evakuim të shpejtë të figurave të larta politike, përfshirë zëvendëspresidentin JD Vance, presidentin Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump.

    Ajo që filloi si një mbrëmje formale u shndërrua shpejt në kaos, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret u hodhën në veprim brenda hotelit Washington Hilton, ku po mbahej eventi.

    Pamjet filmike dhe rrëfimet e dëshmitarëve okularë përshkruan një ndryshim të papritur të atmosferës, ndërsa personeli i sigurisë nxitoi drejt tavolinës kryesore.

    Zëvendëspresidenti Vance ishte ndër të parët që u largua, me agjentë që e ngritën fizikisht nga vendi i tij.

    Vance u shfaq dukshëm i shtangur ndërsa u shoqërua larg tavolinës ku ishin ulur zyrtarë të lartë dhe figura të medias pak çaste më parë.

    Pak çaste më vonë, ekipet e sigurisë zgjeruan reagimin e tyre ndërsa raportimet për të shtëna me armë jashtë zonës kryesore të ngrënies e përshkallëzuan situatën.

    Oficerë të armatosur hynë në vend dhe filluan të siguronin daljet, ndërsa shoqëronin pjesëmarrësit në vende më të sigurta prapa skenës.

    Presidenti Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump u shoqëruan gjithashtu shpejt jashtë nën mbrojtje të rreptë.

    Eventi u vu menjëherë në izolim ndërsa forcat e rendit morën kontrollin e ndërtesës.

    Autoritetet më vonë konfirmuan se një i dyshuar ishte arrestuar dhe po përballej me akuza të shumta për armë zjarri dhe sulme.

    Incidenti shkaktoi shumë reagime në internet, me disa mbështetës që vunë në pikëpyetje rendin e evakuimeve, ndërsa të tjerë shprehën lehtësim që asnjë figurë e lartë politike nuk u lëndua.

    Mes komenteve në rrjete sociale rreth arsyes pse Vance u largua i pari, të tjerë vunë re se si një agjent qëndroi përpara Trumpit për t’i dhënë atij mbulim të plotë ndërsa sigurohej një rrugë për largimin e tij.

    “Protokolli i Shërbimit Sekret është mjaft i thjeshtë, i ndan presidentin dhe zëvendëspresidentin menjëherë, kështu që një sulm i vetëm nuk mund t’i eliminojë të dy”, shkroi një përdorues në X.

    Pas incidentit, Trump vlerësoi Shërbimin Sekret dhe tha se ata vepruan “shumë shpejt”.

    Anthony Guglielmi, shefi i komunikimit në Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara, i tha Newsweek Sunday se lëvizja dhe vendosja e individëve është shumë e koordinuar strategjikisht.

    “Ekziston një proces për zhvendosjen e sigurt të personave të mbrojtur”, tha ai.

    Mark Herrera, president dhe strateg kryesor i sigurisë në kompaninë e sigurisë dhe trajnimit të lidershipit Global Awareness Professionals (GAP) me seli në Teksas, tha se zhvendosja e Vance para Trumpit nuk do të thotë se zëvendëspresidentit po i jepet përparësi.

    “Zakonisht kjo do të thotë që ai ishte në një pozicion për t’u nxjerrë në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë, ndërsa stafi i presidentit kishte nevojë për disa sekonda kritike për t’u mbrojtur, për të vlerësuar kërcënimin dhe për të vendosur kontrollin përpara se ta zhvendosnin atë”, tha Herrera.

    “Në mbrojtjen ekzekutive, objektivi është të shmanget një pikë e vetme dështimi – ndarja e të mbrojturve siguron që një kërcënim të mos i prekë të dy në të njëjtën kohë”, shtoi ai.

    Disa mbështetës të MAGA-s deklaruan se Vance u mbrojt i pari sepse Trump po sigurohej që Melania të ishte e sigurt.

  • Kuvendi mban një minutë nderim për masakrën e Mejës në 27-vjetorin e saj

    Kuvendi mban një minutë nderim për masakrën e Mejës në 27-vjetorin e saj

    Sot janë bërë 27 vjet nga masakra në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.

    Në këtë përvjetor, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë nderimi në kujtim të viktimave të kësaj ngjarjeje tragjike.

    27 vjet më parë, forcat serbe kishin rrethuar Rekën e Keqe dhe Lugin e Carragojës në rrethinën e Gjakovës, ku më pas ndodhi masakra ndaj civilëve shqiptarë.

  • Komiteti Ushtarak i NATO-s vjen në Kosovë

    Komiteti Ushtarak i NATO-s vjen në Kosovë

    Sot dhe nesër, në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-së.

    Me këtë rast Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

    Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.

    “Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”.

  • I dyshuari që gjuajti në darkën e Trump del para gjykatës, ‘presidenti ishte objektiv i mundshëm’

    I dyshuari që gjuajti në darkën e Trump del para gjykatës, ‘presidenti ishte objektiv i mundshëm’

    I dyshuari për të shtënat me armë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington do të dalë sot para gjykatës.

    Personi i identifikuar është 31-vjeçari Cole Tomas Allen, nga Torrance, Kaliforni.

    Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, tha se gjetjet “paraprake” sugjerojnë se i dyshuari kishte në shënjestër anëtarë të administratës Trump – dhe se vetë Trump ishte një objektiv “i mundshëm”.

    Më pak se një orë pas incidentit, Trump tha në një postim në Truth Social tregoi se i dyshuari është arrestuar dhe më pas postoi foton e tij, raporton BBC.

    Zbatuesit e ligjit i thanë dje partnerit amerikan të BBC-së, CBS News, se i dyshuari po mbahej në një stacion të Departamentit të Policisë Metropolitane në veriperëndim të Uashingtonit dhe do të transportohej më vonë sot në një qendër paraburgimi në juglindje të kryeqytetit.

    Ai pritet të akuzohet zyrtarisht sot për sulm ndaj një oficeri federal dhe përdorim të një arme zjarri.