ATV

Blog

  • Si të fitoni para në Instagram? – tregon ekspertja e rrjeteve sociale

    Si të fitoni para në Instagram? – tregon ekspertja e rrjeteve sociale

    Ekspertja e Instagramit, Bleranda Musa, në një intervistë në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, ka folur për workshop-in intenziv “Si të fitoni para në Instagram” që e ka organizuar së fundmi.

    Ajo ka thënë se Instagrami është një mundësi e mirë për të përfituar para, por sipas saj, për ta bërë këtë, duhen metoda dhe strategji të ndryshme.

    “Siç e dimë, rrjetet sociale janë një mjet shumë i rëndësishëm i reklamimit dhe ka shumë përdorues të siç është facebook-u, instagrami dhe tiktok-u, ku ka përdorues të ndryshëm po përfitojnë nga kjo pjesë.

    Qëllimi kryesor i workshop-it intenziv është me iu ndihmu bizneseve që të zhvillojnë pjesën e shitjes, gjithashtu edhe pjesën e promovimit dhe në pjesën e rezervimeve, sepse siç e dimë, Instagrami tashmë është një platofmë ku njerëzit përfitojnë shumë, vetëm se ka disa metoda dhe strategji të cilat duhet me i përdor”, tregoi Musa.

    Ajo tha se, për të përfituar nga Instagrami, por metodave dhe strategjive të ndryshme, duhet edhe shumë konsistencë.

    “Unë jam në treg që katër vite dhe i kam katër shërbime në pjesën e Instagramit dhe punoj me biznese të ndryshme jo vetëm në Kosovë por edhe nga jashtë Kosovës”, tregoi ekspertja e Instagramit, Bleranda Musa. /atvlive.tv

    Intervistën e plotë të saj e gjeni në videon e më poshtme:

  • Plagosja në veri, Policia e Kosovës: Dyshohet se një zyrtar policor u përfshi në këtë rast

    Plagosja në veri, Policia e Kosovës: Dyshohet se një zyrtar policor u përfshi në këtë rast

    Mbrëmë u raportua për një rast të një personi të plagosur nga përfshirja me armë zjarri në veri të Mitrovicës, rast ky, për të cilin pati reagime të shumta, ndër to kur në mediat serbe u tha se në këtë rast ishte përfshirë një zyrtar policor i Kosovës.

    Lidhur me këtë, Policia e Kosovës përgënjeshtroi mediat serbe, duke deklaruar se nuk ka plagosur asnjëri.

    Mirëpo pasditen e sotme Policia e Kosovës ka reaguar përsëri.

    Sipas një komunikate për media, Policia e Kosovës, njoftoi se pas hetimeve të pandërprera dhe angazhimeve të njësiteve policore në vendin e ngjarjes, dyshohet për përfshirje të mundshme të një zyrtari policor në gjuajtje me armë zjarri, shkruan atvlive.tv.

    “Bazuar në informacionet dhe dëshmitë e siguruara janë marrë masa të suspendimit ndaj zyrtarit policor, pasi i njëjti nuk kishte raportuar lidhur me rastin dhe për përfshirjen e tij në rast, nga ku PK-ja kishte lëshuar njoftim se nuk ka qenë e përfshirë në shkëmbim apo gjuajtje me armë zjarri”, thuhet në komunikatë.

    Po ashtu, bëhet e ditur se janë marrë masa të suspendimit edhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në rast.

    Tutje, Policia njoftoi se për këtë është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria, për procedura të mëtejme penale.

    “Policia e Kosovës do të vazhdojë të realizojë detyrat zyrtare konform autorizimeve ligjore, të mbajë të informuar opinion në mënyrë të drejt dhe të paanshme, pa marrë parasysh se kush është përfshirë në rast dhe në asnjë rrethanë të vetme, nuk do të veprojë ndryshe, vetëm sipas legjislacionit në fuqi. Njëkohësisht Policia e Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me Inspektoratin Policor dhe Prokurorin e Shtetit, me qëllim që të vazhdojë të mbajë përgjegjës zyrtarët policorë, të cilët nuk përkojnë dhe veprojnë sipas standardeve më të larta etike dhe profesionale”, përfundon komunikata./atvlive.tv/

  • Në Britani mjekët hyjnë në grevë, kërkojnë rritje pagash

    Në Britani mjekët hyjnë në grevë, kërkojnë rritje pagash

    Mjekët e rinj në Britani filluan të martën një grevë katër-ditore mbi pagat që ka të ngjarë të shkaktojë ndërprerje të paprecedentë në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS).

    Dhjetëra mijëra mjekë të rinj, që përbëjnë gati gjysmën e fuqisë punëtore mjekësore, po bëjnë grevë për rritje të pagave në përputhje me inflacionin, grevë kjo që pason një grevë tre-ditore të mjekëve muajin e kaluar.

    “Ky raund i fundit i grevave do të shohë nivele të paparashikueshme të ndërprerjes dhe ne jemi shumë të shqetësuar për ashpërsinë e mundshme të ndikimit tek pacientët dhe shërbimet në të gjithë vendin,” tha Drejtori Kombëtar Mjekësor i NHS në Angli, Stephen Powis.

    “Ne kemi kërkuar gjithashtu (spitalet) të riplanifikojnë procedurat dhe pacientët ambulatorë sa më shpejt të jetë e mundur, por kjo do të marrë javë për t’u rikuperuar,” shtoi Powis për BBC Radio, duke shtuar se NHS po punon për të siguruar që shërbimet e urgjencës të mbahen të paprekura. Shefi i Konfederatës NHS, i cili përfaqëson organizata në të gjithë sektorin e kujdesit shëndetësor, tha për Sky News se ai priste që deri në 350,000 termine të anuloheshin gjatë grevës katër-ditore.

    Në anën tjetër, Shoqata Mjekësore Britanike (BMA), sindikata që përfaqëson mjekët, kërkon një rritje pagash prej 35%, duke argumentuar se mjekët kanë pësuar një ulje reale të pagave prej 26% gjatë 15 viteve. BMA ka shtuar se grevat e mjekëve të rinj, disa prej të cilëve janë me shumë përvojë, mund të ndërpriten nëse ministri i shëndetësisë Steve Barclay parashtron një ofertë të besueshme pagash.

    Kjo grevë po ndodh në kohën kur NHS përjeton një nga krizat e saj më të rënda në historinë e saj 75-vjeçare, e mbingarkuar me rreth 7 milionë pacientë që presin trajtim spitalor, duke prekur rëndë fusha të tilla si kujdesi kardiovaskular.

  • Grajqevci: Kanë ndërtuar shtëpi mbi eshtrat e shqiptarëve për të zhdukur krimet

    Grajqevci: Kanë ndërtuar shtëpi mbi eshtrat e shqiptarëve për të zhdukur krimet

    Kryetari i Këshillit Koordinues të Familjeve të Personave të Zhdukur, Ahmet Grajqevci, në emisionin A23 në ATV, ka thënë se për familjarët, shpresat janë të vogla për gjetjen e të dashurve të tyre, pasi që sipas tij, Serbia do të bëjë çdo gjë për fshehjen e tyre.

    “Për ne familjarët, shpresat janë shumë të vogla, sepse Serbia pa një trusni të madhe ndërkombëtare, të perëndimit dhe botës demokratike nuk do ta bënë atë, do ta neglizhon, do ta fshehë, çdo gjë do të bëjë sepse i ka fshehë trupat, ka hedh në Danub, Peruçac, Petrovasellë, ka ndërtuar shtëpi, ka ndërtuar asfalt, tash po ndërton edhe kisha mbi eshtrat e shqiptarëve”, tha Grajqevci.

    Ai kërkoi nga të gjitha institucionet që zhvillojnë takime me palën serbe që gjithmonë ta kenë prioritet çështjen e personave të zhdukur.

    “Ne gjithmonë kemi insistuar që kushdo që të jetë prej udhëheqësisë në takime me palën serbe, gjithherë duhet ta iniciojë çështjen e parë, çështjen e personave të zhdukur, sepse Serbia, vite-vite po e neglizhon këtë proces sikur qëllimisht e fshehë çështjen e personave të zhdukur me dhunë nga Kosova, kur e dimë që një numër i madh i tyre është marrë gjallë, dhe gjallë ka hy në territoret e Serbisë dhe ne e dimë rrugëtimin e tyre në Serbi, por nuk e dimë qëndrimin e tyre, vendndodhjen, po as përfundimin e tyre se ku janë”, tha Grajqevci. /atvlive.tv

  • ​Incidentet në veri, Ibishi: Serbia po e provokon situatën për të dështuar zgjedhjet

    ​Incidentet në veri, Ibishi: Serbia po e provokon situatën për të dështuar zgjedhjet

    Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, numri i incidenteve të regjistruara ditëve të fundit në veri, nga djegia e veturave e deri tek plagosja e një qytetari serb, po konsiderohen jenë të qëllimshme nga Serbia me qëllim që komuniteti serb të refuzojë daljen në zgjedhje. Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se kjo tregon se pavarësisht masave të nevojshme që janë marrë nga Qeveria e Kosovës, nuk do të ketë zgjedhje të qeta.

    Ibishi në një intervistë për KosovaPress thotë se qëllimi përfundimtar i Serbisë është që të largohen forcat policore në veri.

    Nga abstenimi i Listës Serbe për zgjedhjet e 23 prillit e deri tek paralajmërimet e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, Ibishi thotë se nga këto mund të shihet një përshkallëzim i situatës, që sipas tij vjen me urdhër të presidentit serb.

    “Së pari abstenimi i Listës Serbe dhe paralajmërimi, pas takimit të premtes së kaluar, i Vuçiqit me Listën Serbe dhe me personin e kërkuar nga drejtësia e Kosovës, Radojiçiq, i cili vazhdon të jetë pjesë e grupit të punës dhe paralajmërimi për një platformë të përbashkët, sikur paralajmëron Vuçiqi për veprime politike, ekonomike, deri edhe të sigurisë në rast të mbajtjes së zgjedhjeve tregon një përshkallëzim të situatës që ajo po vjen çdoherë me dirigjim, me urdhra të Vuçiqit dhe lidershipit të Serbisë nëpërmes ekstremistëve të vet”, tha Ibishi.

    Sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve, Ibishi vlerëson se duhet të ketë një zgjidhje politike, qoftë edhe shtyrje të afatit me qëllim që mos të vijë deri të një tensionim i ri i situatës.

    “Nuk do të ketë zgjedhje të qeta në kuptim të tensionimit së situatës. Për këtë arsyeje Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura duke bërë edhe përgatitjen për vendvotime edhe sigurinë në të gjitha pikat, gjegjësisht në vendet ku duhet të gjithë qytetarët të kryejnë votimet me datën 23 prill ashtu si parashohin rregullat dhe duke respektuar gjithsesi një pjesëmarrje përkundër abstenimit të Listës Serbe. Megjithatë situata mendoj se do të tensionohet dhe duhet të ketë një zgjidhje politike me qëllim që mos të vjen deri të një tensionim i ri, ku pritet se në prag janë zgjedhjet apo vendimet e mëdha, pasi Lajçak vizitoi edhe Beogradin dhe Prishtinën dhe bisedoi me lidershipin, mendoj se në prag janë zgjedhjet e mëdha në krahasim me këto që mund eventualisht të bëhet një zgjedhje politike, eventualisht shtyrje, derisa të ketë një dakordim të palëve në kuptim të mbajtjes”, tha Ibishi.

    Sa i përket incidenteve që po ndodhin në veri, Ibishi thotë se tashmë qëllimi i palës serbe është që të bëhet hegjemonizëm të masës të komunitetit serb që ata të refuzojnë daljen në votime.

    “Qëllimi përfundimtar është që të bëhet hegjemonizëm i masës të komunitetit serb që ata të refuzojnë daljen në votime dhe çështja tjetër është më rendësi ata të imponojnë një favor të vetin. Qëllimi është t’i largojnë forcat policore nga veriu i Kosovës, të vendoset një mision i veçantë atje apo të vazhdojë KFOR-i të qëndrojë pa prezencë të Policisë së Kosovës, njësive speciale por edhe njësive kufitare me qëllimin që të krijohet një anarki, po ajo nuk do të ndodhë, pasi edhe policia ka kapacitete të mjaftueshme dhe do t’iu përgjigjet edhe në këtë fazë por edhe në fazën kur do të bëhet votimi me 23 prill”, tha mes tjerash Ibishi.

    Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të qëndrojë e heshtur përballë një poltiike të tillë të Serbisë, ndërkohë që shtoi se incidentet e shtyra nga politika e Vuçiqit duhet t’i kuptojë edhe Bashkimi Evropian.

    “Ndoshta do të ketë një bashkëbisedim në ecje, edhe pse ajo do të ndodhë ndoshta në momentin e fundit para zgjedhjeve eventuale, një shtyrje e mundshme, për arsyeje se zgjedhjet do të jenë të lira demokratike, po tensionohen në mënyrë artificiale nga pala serbe në këtë rast dhe kjo është e dukshme. Të gjitha këto duhet t’i kuptojë bashkësia ndërkombëtare, ne veç i kemi mësuar dhe këtë po e pasqyrojmë”, tha për fund Ibishi.

    Kujtojmë se, ditë më parë, Lista Serbe, që ka udhëhequr me katër komunat veriore ka treguar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, sipas tyre deri në formimimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Në zgjedhjet e 23 prillit, për kryetarë të katër komunave në veri do të garojnë 11 kandidatë, ku vetëm dy prej tyre janë nga komuniteti serb.

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale do të mbahen në veri pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut. Kryetarët e këtyre komunave dhanë dorëheqje në nëntor të vitit 2022 për shkak të vendimit qeveritar për targat ilegale serbe,

    Zgjedhjet në veri fillimisht ishin caktuar me datë 18 dhjetor të vitit 2022, mirëpo ato u shtynë pas incidenteve nga grupe kriminale serbe ndaj zyratrëve të KKZ-ve dhe pamundësisë për organizimin e tyre.

  • Stano: Nëse nuk zbatohen pjesë të marrëveshjes, do të ketë pasoja të mëdha ndaj Serbisë

    Stano: Nëse nuk zbatohen pjesë të marrëveshjes, do të ketë pasoja të mëdha ndaj Serbisë

    Bashkimi Evropian është duke insistuar që Kosova dhe Serbia e kanë për obligim që të zbatojnë të gjitha pikat e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, bashkë me aneksin për të, pasi në të kundërtën do të përballen me pasoja.

    Lidhur me zbatimin e kësaj Marrëveshjeje është deklaruar të martën sërish, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

    Ai është përgjigjur në pyetjet rreth deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili është cituar nga mediat në Serbi, të ketë thënë se do t’i zbatojë disa pjesë të Marrëveshjes, por disa tjera nuk do t’i pranojë.

    Sipas Stanos, zbatimi është kyç për palët që të dëshmojnë se sa janë partnere të besueshme për BE-në dhe vendet anëtare.

    Mes tjerash, Stano ka thënë se do të monitorohet qartë niveli i zbatimit, dhe nëse nuk zbatohen pjesë të Marrëveshjes, do të ketë pasoja për rrugëtimin e Serbisë drejt BE-së, por edhe pasoja financiare.

  • (VIDEO) Momenti kur automjeti i Bernard Ndrecës shpërthen sapo ai hipën në të

    (VIDEO) Momenti kur automjeti i Bernard Ndrecës shpërthen sapo ai hipën në të

    Euronews Albania ka mundur të sigurojë pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, kur automjeti tip ‘Audi’ i kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca, hidhet në erë.

    Nga pamjet e siguruara, shihet Ndreca i cili hipën në automjet rreth orës 07:10 minuta dhe teksa ai nis lëvizjen me automjetin e tij, sasia e tritolit e vendosur në pjesën e përparme të makinës shpërthen.

    Shpërthimi është tepër i fuqishëm duke dëmtuar makinën në pjesën e motorit.

    Ndreca mundet të dalë nga automjeti duke i shpëtuar mrekullisht atentatit.

    Nga video shihet gjithashtu që pranë makinës ndodhej edhe një grua, e cila gjithashtu ka shpëtuar për mrekulli.

    Vetë Ndreca ka reaguar në lidhje me incidentin, duke thënë se nuk ka konflikte me njeri dhe se sulmi mund të ketë ardhur për shkak të angazhimit të tij politik.

    Kamerat e sigurisë kanë kapur edhe momentin kur dy autorët e maskuar kanë vendosur tritolin në pjesën e përparme të makinës nga krahu i shoferit.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon mbledhjen e provave që mund të bëjnë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

     

  • Kurti konfirmon adresën e re të Ambasadës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar

    Kurti konfirmon adresën e re të Ambasadës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka konfirmuar se Ambasada e Kosovës në Mbretëri të Bashkuar do të zhvendoset në Hyde Park.

    Ai ka shkruar në Twitter se Kosova është e interesuar të forcojë lidhjet me Mbretërinë e Bashkuar.

    “I emocionuar të ndaj që ambasada Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar ka një adresë të re dhe së shpejti do të zhvendoset në Hyde Park në një shtëpi që i përkiste komedianit të ndjerë Spike Milligan. Ne jemi të nderuar nga historia kulturore që mban lokacioni dhe synojmë të forcojmë më tej lidhjet tona”, ka shkruar Kurti.

  • 12 fëmijë u braktisën në  vitin 2022 nga prindërit e tyre, Qendra për Punë Sociale thotë se janë lënë edhe në kontejnerë

    12 fëmijë u braktisën në vitin 2022 nga prindërit e tyre, Qendra për Punë Sociale thotë se janë lënë edhe në kontejnerë

    Të dhënat numerike për fëmijët e braktisur 2000-2022, sipas raportimeve nga Qendrat për Punë Sociale komunale të vendit, të siguruara nga “LIBERO”, tregojnë se 12 fëmijë janë braktisur nga prindërit e tyre në vitin 2022, ndërkohë në vitin 2000 menjëherë pas luftës janë braktisur 67 fëmijë.

    Fenomeni i braktisjes së fëmijëve konsiderohet si një ndër fenomenet shoqërore i cili gjen hapësirë edhe te shoqëria kosovare.

    Për  të diskutuar për këtë çështje, të hënën në emisionin “LIBERO” ishin të ftuar: Remzije Krasniqi – Drejtoreshë për Avokim në SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës, Vebi Mujku – Drejtor i Qendrës për Punë Sociale dhe Fata Rexhepi Mehmeti – Koordinatore e Psikologëve në organizatën për fëmijët pa përkujdesje prindërore (OFAP).

    Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, tha se ka pasur raste kur fëmijët janë lënë edhe pranë kontejnerëve.

    “…Kemi pasur raste kur fëmijët janë lënë pranë kontejnerëve, në vendet ku është rrezikuar jeta e fëmijës…”, potencoi Mujku.

    Për fëmijët e braktisur një rëndësi tepër të madhe e kanë edhe familjet strehuese, të cilat ofrojnë mbështetje për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, e  në lidhje me këtë çështje, Rexhepi Mehmeti theksoi se komunat prijëse në këtë aspekt janë Gjakova dhe Ferizaji

    “…Aktualisht komunat që kanë më së shumti familje strehuese janë Gjakova dhe Ferizaji. Familjet strehuese janë të përgatitura që do të ofrojnë kujdes përkohësisht për këta fëmijë derisa t’iu zgjidhet statusi…”, tha ajo.

    Derisa drejtoresha e SOS fshatrave të fëmijëve, potencoi se në SOS pothuajse shumica e fëmijëve kanë ardhur nga familjet biologjike, por që janë privuar nga kujdesi prindëror për arsye të ndryshme.

    “… Për arsye të ndryshme nëse prindërve nuk ju ka kthyer zotësia e veprimit si prind, fëmijët mbajnë kontakte me familjarët biologjikë…”, deklaroi Krasniqi.

    Vlen të theksohet se në emisionin “LIBERO” në një lidhje direkte është kyçur Fatmire Hoti Musliu – nënë e cila ka strehuar 4 fëmijë të braktisur.

    “…Jam familje strehuese prej vitit 2017 dhe deri tani kam pasur 4 fëmijë të braktisur. Për momentin e kam një fëmijë, do të përkujdesem për të derisa t’i zgjidhet statusi…E kam përkrahjen e të gjithëve (të burrit dhe të familjes)…”, u shpreh ajo.

    Kujtojmë se sigurimin e përgjegjësisë së prindërve, familjes, organit të kujdestarisë, shoqërisë dhe të shtetit në kujdesin, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijës bazuar në interesin më të mirë të fëmijës, e garanton edhe Ligji i Kuvendit të Republikës së Kosovës, për Mbrojtjen e Fëmijës, neni 1, pika 1.3.

    Sipas Ligjit në Kosovë për mbrojtjen e fëmijës, neni 27, pika 4 “Fëmija nuk mund të ndahet nga prindërit, kujdestari i tij kundër dëshirës dhe vullnetit. Përveç se në rastet kur kjo ndarje është në interesin më të mirë të fëmijës, nëse fëmija është në rrezik, nëse ndarja është e pashmangshme apo nëse kjo ndarje kërkohet nga ligji ose nga një vendim i formës së prerë”

    Për ta shikuar emisionin  e plotë rreth kësaj teme, klikoni në linkun e mëposhtëm:

     

  • OKB: Rreth 9 mijë civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës

    OKB: Rreth 9 mijë civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës

    Rreth 8,500 civilë janë vrarë që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

    Zyrtarisht, OKB-ja ka verifikuar 8,490 viktima dhe 14,244 të plagosur që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022 dhe këtë muaj.

    Sipas OKB-së, shifrat janë vetëm maja e ajsbergut” për shkak të aksesit të kufizuar në zonat e betejës, veçanërisht në lindje dhe jug.

    Shumica e viktimave u regjistruan në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase dhe nën sulmin e forcave ruse, duke përfshirë 3,927 në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

    Rusia nga ana tjetër mohon të ketë shënjestruar civilët ose të ketë kryer mizori.