ATV

Blog

  • “M’fal oj nanë s’jemi pa shumë gjatë, më mashtroi kurbeti ju lashë duathatë”, këngëtarja rrëmbehet nga emocionet teksa këndon në studio

    “M’fal oj nanë s’jemi pa shumë gjatë, më mashtroi kurbeti ju lashë duathatë”, këngëtarja rrëmbehet nga emocionet teksa këndon në studio

    Këngëtarja Lindita Purellku, e ftuar në emisionin STUDIO A në ATV, bëri një rrëfim për rrugëtimin e saj në botën e muzikës.

    Ajo tha se momenti më i vështirë në jetën e saj ishte humbja e nënës, për të cilën thotë se ishte shumë e lidhur.

    Madje, Lindita një vit me parë kishte lanësaur edhe një këngë për nënën, të cilën edhe e interpretoi në emision e përcjellur me plotë emocione.

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Braktisja e fshatit Çadrak/ I moshuari: Dojshin me punu me rrogë jo me toka e bujqësi, krejt rinia ikën

    Braktisja e fshatit Çadrak/ I moshuari: Dojshin me punu me rrogë jo me toka e bujqësi, krejt rinia ikën

    Fshati Çadrak gjendet disa kilometra larg qytetit të Suharekës. Energjia në të cilën filloi të ndryshojë vite më parë.

    Pavarësisht mundësive bujqësore, banorët zgjodhën të largohen prej këtij fshati. Rrugët e paasfaltuara ndikuan në jetën e secilit prej banorëve, si pasojë e së cilës, Çadrak u braktisë pothuajse tërësisht.

    Emrush Tafolli, banor i këtij fshati, thotë për ATV-në se rinia janë larguar prej fshati për shkak që sipas tij, nuk kanë dashur ta punojnë tokën, por të punojnë me rrogë.

    Të rinjtë nuk kanë dashur me e punu tokën sikur ne që e kemi punu. Ne kemi mbjellë grurë, misër, tërshërë, të gjitha, ndërsa këta kanë pritu me punu tokën, kanë pasë qejf me hy nëpër puna, me punu me rrogë e jo me bujqësi dhe për këtë është braktisur fshati”, rrëfen Tafolli. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • “Sa herë mbes vetëm me shkon mendja te nëna e ndjerë, ajo nuk e ka kursyer vetën asnjëherë”

    “Sa herë mbes vetëm me shkon mendja te nëna e ndjerë, ajo nuk e ka kursyer vetën asnjëherë”

    Këngëtarja Lindita Purellku, e ftuar në emisionin STUDIO A në ATV, bëri një rrëfim emocionues për humbjen e nënës së saj.

    Ajo tha se nëna e saj nuk kishte kursyer asgjë për të, por edhe për motrat e saj, që secila të jetë e suksesshme në jetën e saj.

    “Sa herë kur mbetem vet, çdo herë më shkon mendja te nëna. Ka qenë shumë e vështirë shkaku se kemi qenë shumë të lidhura mes vete, vajzat, pra edhe 4 motrat e mia. Kemi qenë shumë të lidhura me atë, dhe ajo nuk e ka kursyer veten aspak për të na ndihmuar dhe mund të them që suksesi i im dhe këtu ku jam është falë nënës time”, rrëfen Lindita. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Komuna e la në harresë fshatin Çadrak, banorët si zgjidhje të vetme panë largimin nga vendi

    Komuna e la në harresë fshatin Çadrak, banorët si zgjidhje të vetme panë largimin nga vendi

    Fshati Çadrak gjendet disa kilometra larg qytetit të Suharekës. Energjia në të cilën filloi të ndryshojë vite më parë.

    Pavarësisht mundësive bujqësore, banorët zgjodhën të largohen prej këtij fshati. Rrugët e paasfaltuara ndikuan në jetën e secilit prej banorëve, si pasojë e së cilës, Çadrak u braktisë pothuajse tërësisht.

    Emrush Tafolli, banor i këtij fshati, thotë për ATV-në se më parë, jeta në këtë fshat ka qenë shumë e mirë.

    “Ky fshati i jonë, më herë ka qenë fshati më i mirë në bjeshkë. E kemi punuar tokën, me bujqësi jemi marrë më së shumti, me blegtori, plotë fusha ka qenë çobanë, njerëz duke punuar tokën, ka qenë shumë jetë e mirë atëherë”, tregon ai.

    Sipas tij, rinia përtonin ta punonin tokën, andaj zgjodhën që të largohen.

    “Pas andej, këta të rinjtë pritojshin me e punua tokën, e lanë tokën krejt, me toka e livadhe, s’u punua më me grurë, misër e këto krejt dhe shikonin më pas me e leshu fshatin, edhe e lëshuan. Tani kanë mbetur pak shtëpi, kanë qenë 35 shtëpi, tani janë 10 shtëpi, tash ka mbetur fshati pothuajse i zbrazët”, rrëfen Tafolli. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • ​Policia e Kosovës gjen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në veri të Mitrovicës

    ​Policia e Kosovës gjen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në veri të Mitrovicës

    Policia e Kosovës ka gjetur pajisje për prodhimin e kriptovalutave në veri të Mitrovicës.

    Gjatë ditës, Policia ka lokalizuar një shtëpi banimi në rrugën “Qeta e Minatorëve” ku në bashkëpunim me Doganën e Kosovës janë konfiskuar pajisjet.

    Sipas njoftimit të Policisë, një person i dyshuar kishte mbajtur këto pajisje: Antiminer T9-16 copë, Antiminer S9-13 copë, kartela grafike 4Gb-32 copë, kartela Grafike 8Gb-33 Copë, power suplyer- 10 copë.

    “Pas pranimit të informacioneve relevante nga hetimet rajonale dhe të antidrogës së Policisë në Mitrovicë veri për aktivitete të dyshuara Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Rajonale e Mitrovicës veri sot me datë 9 maj 2023, rreth orës 11:00, me njësitet e saj, në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore kanë ndërmarr veprime operative me që rast është lokalizuar një objekt (shtëpi banimi) në rrugën “Qeta e Minatorëve” ku një person i dyshuar kishte në posedim pajisje për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • ​Konjufca: Rruga e Kosovës është vetëm një, ajo e Evropës

    ​Konjufca: Rruga e Kosovës është vetëm një, ajo e Evropës

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se rruga e Kosovës është ajo e Evropës dhe parimeve të saj, dhe sipas tij çdo propozim tjetër është cenim i këtyre parimeve.

    Ai ka thënë se rruga e vendeve joanëtare për në Bashkim Evropian është edhe rruga e vet BE-së drejt idesë së lartë të Evropës së bashkuar.

    “Kosova është sot një shembull i shkëlqyer i demokracisë dhe vlerave universale të Bashkimit Evropian, me të cilat shteti ynë synon të jetë sa më i akorduar, përtej të cilave nuk mund të bëhet lëshim, sepse ekzistenca e tij është e lidhur thelbësisht me të qenit e tij demokraci dhe vend i këtyre vlerave universale. Rruga e Kosovës është vetëm një, është ajo e Evropës, e frymës dhe parimeve të saj dhe çdo propozim tjetër është cënim i saj dhe i këtyre parimeve. Rruga e vendeve joanëtare për në BE është njëkohësisht edhe rruga e BE-së drejt idesë së lartë të Evropës së Bashkuar, rruga ku ajo duhet të përmbush vetveten duke takuar vlerat e saj”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

    Në Ditën e Evropës, Konjufca ka thënë se sot duhet festuar për një BE më të thellë që nuk reduktohet në peshë teksa vijon procesin e zgjerimit.

  • Nora mbetet pa medalje, e shtata në Botërorin e xhudos

    Nora mbetet pa medalje, e shtata në Botërorin e xhudos

    Nuk ka medalje as për Nora Gjakovën në Botërorin e xhudos që po zhvillohet në Doha të Katarit.

    Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Gjakova së paru u ndal në çerekfinale nga turkja Hasret Bozkurt, derisa në luftën e parë të repesazhit humbi edhe nga Mimi Huh e Koresë së Jugut, raporton KosovaPress.

    Para Norës, dje dhe sot garuan edhe Erza Mumimoviç, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha, por që asnjëri prej tyre nuk kanë arritur që të sigurojnë medalje në këtë kampionat.

  • Largimi nga PSG, reagon babai i Messit

    Largimi nga PSG, reagon babai i Messit

    Babai i Lionel Messit, Jorge Messi ka reaguar përmes një postimi sa i përket zërave se i biri i tij veçse ka zgjedhur skuadrën e tij të radhës.

    Tanimë nuk është sekrete që Messi do të largohet këtë fund të sezonit nga Paris Saint-Germain, dhe dy opsionet e tij janë rikthimi te Barcelona ose nënshkrimi me Al Hilal, raporton KP.

    Spekulohej se Messi ka vendosur që ta pranojë ofertën prej 400 milionë eurove në sezon nga Al Hilal, por që dëshiron që ta përfundojë sezonin te PSG me fitimin e titullit të kampionatit francez.

    Tani, këtyre spekulimeve iu është përgjigjur Jorge Mendes, ku tha se nuk ka asnjë marrëveshje me ndonjë klub për sezonin e ardhshëm.

    “Absolutisht nuk ka asnjë akord me asnjë klub për sezonin e ardhshëm. Ne do të vendosim në fund të sezonit. Asgjë nuk është nënshkruar, nuk ka marrëveshje ose nuk ka akord verbal. Vetëm lajme të rreme që po përdorin emrin e Lionel”, shkroi Jorge Messi.

  • ​BE: Duam që Serbia të na bashkohet në Union

    ​BE: Duam që Serbia të na bashkohet në Union

    Dita e Evropës është shënuar edhe në Serbi me një aktivitetet kur përmes luleve është formuar flamuri i Bashkimi Evropian dhe atij serb. Me këtë rast, ambasadori i BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret deklaroi se e duan shtetin serb në BE.

    Ai tha se Ditën e Evropës këtë vit e shënojnë pa shumë aktivitete meqënse në fqinjin verior janë ditë zie për shkak të dy vrasjeve masive që ndodhën në shkollë dhe fshatra ku humbën jetë dhjetëra serbë, transmeton kp.

    “Në këto ditë pikëllimi dua të them sërish se ne duam që Serbia të anëtarësohet në Union, institucionet dhe shtetet anëtare janë unanime për të mbështetur anëtarësimin e Serbisë, ne duam që kjo qasje, ky proces të vazhdojë, në mënyrë që Serbia të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, anëtare e plotë e familjes së BE-së. Kjo është ajo që ne duam që Serbia të jetë pjesë e Bashkimit tonë demokratik, të jetë pjesë e një bashkimi që kujdeset për qytetarët e saj, kujdeset për qëndrueshmërinë e ekonomisë së saj, kujdeset për brezat e ardhshëm”, deklaroi Giaufret.

    Kujtojmë që në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian ka një kapitull të veçantë vetëm për Kosovën ku theksohet normalizimi i raporteve me Republikën e Kosovës.

  • ​Kurti: Këtë vit kemi më shumë arsye për të shënuar Ditën e Evropës

    ​Kurti: Këtë vit kemi më shumë arsye për të shënuar Ditën e Evropës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këtë vit Kosova ka më shumë arsye për të shënuar Ditën e Evropës.

    Kurti ka përmendur dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në Bashkim Evropian, nënshkrimin e vendimit për liberalizimin e vizave, si dhe kalimin e fazës së parë të anëtarësimit në Këshill të Evropës.

    “Në dhjetorin e vitit që e lamë pas dorëzuam aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Muajin e kaluar u nënshkrua vendimi për liberalizimin e vizave, ndërkaq në fund të prillit kaluam me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Më afër dhe rrugës për në Bashkimin Evropian, këtë vit kemi edhe më shumë arsye për të shënuar Ditën e Evropës. Urime 9 Maji – Dita e Evropës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Në Ditën e Evropës, Kurti ka thënë se BE është projekti më i madh politik dhe procesi më i rëndësishëm historik i paqes dhe prosperitetit që nga lufta e dytë botërore.