ATV

Blog

  • ​Njerëz të maskuar në protestat në veri, Musliu: Mund të ketë të gatshëm për akte terroriste

    ​Njerëz të maskuar në protestat në veri, Musliu: Mund të ketë të gatshëm për akte terroriste

    Njerëz të maskuar shihen në turmat e serbëve në veri të vendit. Instituti Octopus ka fotografuar disa nga ta, derisa ka hedhur shqetësime se mesin e këtyre strukturave ilegale dhe kriminale mund të ketë njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste.

    “Struktura ilegale dhe kriminale – njerëz të maskuar në protestat në veri. Instituti OCTOPUS shpreh shqetësimin se, në mesin e protestuesve mund të ketë edhe njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste!”, ka shkruar eksperti i sigurisë, Agim Musliu.

    Siç ka thënë ai, bashkëpunëtorët e Institutit Octopus, kanë thënë se, protestuesit në terren janë duke u udhëhequr nga ish-policët e dorëhequr serbë të Policisë së Kosovës dhe anëtarë të strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”.

    “Përgjegjës për pjesën e ish-policëve është Aleksandar Filipoviq, ndërsa përgjegjës për pjesën e të ashtuquajturës ‘Mbrojtja Civile’ është Milun Milenkoviq ‘Lune’”, ka shtuar ai.

  • Pas takimit me kryetarët e veriut, Hovenieri i shkon në zyre presidentes Osmani

    Pas takimit me kryetarët e veriut, Hovenieri i shkon në zyre presidentes Osmani

    Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përfunduar takimin në Zyrën e BE-së në Prishtinë.

    Aty ai ka pritur dy nga katër kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave në veri të Kosovës.

    Izmir Zeqir nga Zubin Potoku dhe Ilir Peci nga Zveçani kanë qenë në takim, ndërkohë që kryetari i Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nga VV nuk kanë shkuar.

    Pas përfundimit të këtij takimi, Jeffrey Hovenier ka vazhduar drejt zyrës së Presidencës.

  • Lista Serbe del me dy kërkesa për tërheqjen e protestuesve

    Lista Serbe del me dy kërkesa për tërheqjen e protestuesve

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se janë dy kërkesa që ua ka përcjellë përfaqësuesve të KFOR-it dhe ambasadorëve të huaj në Prishtinë, në mënyrë që protestuesit serbë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave në veri, ku edhe janë tubuar.

    “Kërkesat tona janë që sherifët – siç e quajnë veten – të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i udhëheqin të afërmit e tyre. Dhe, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit”, tha Rakiq, duke folur nga Zveçani.

    Më 29 maj, serbët po protestojnë para ndërtesave komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të këtyre komunave.

    Policia e Kosovës, por edhe trupa të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë shtuar prezencën e tyre në veri.

    Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se protestuesit do të qëndrojnë deri në plotësimin e kërkesave të paraqitura.

    “Ne nuk do të largohemi derisa ata të tërhiqen. Presim që KFOR-i të qëndrojë neutral ndaj statusit, të mos ofrojë mbrojtje për njësitë e paligjshme parapolicore, të ruajë paqen sepse ne jemi të interesuar për paqe. Qytetarët erdhën këtu për të mbrojtur paqen dhe familjet e tyre”, tha ai.

    Pas rritjes së tensioneve në veri më 26 maj, Lista Serbe ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Qeveria serbe që të ndërprenë apo pezullojnë dialogun me Kosovën, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

    Më 26 maj, Policia e Kosovës asistoi kryetarët e rinj të shkonin në zyrat e tyre. Kjo u kundërshtua nga serbët lokalë, të cilët u përleshën me zyrtarët policorë.

    Veprimet e Prishtinës janë dënuar ashpër nga faktori ndërkombëtar, që ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të heqë dorë nga “masat e dhunshme”.

    Kryetarët e rinj shqiptarë u zgjodhën më 23 maj, pasi krerët e mëhershëm komunalë nga radhët e Listës Serbe dhanë dorëheqje nëntorin e vitit të kaluar.

    Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.

    Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

  • Përfundon takimi me dy kryetarët e veriut, Hovenier s’deklarohet për medie

    Përfundon takimi me dy kryetarët e veriut, Hovenier s’deklarohet për medie

    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier pas takimit për më shumë se një orë me dy kryetarët e komunave veriore, nuk është deklaruar për medie, raporton EO. Në këtë takim kanë marr pjesë Ilir Peci kryetar i Zveçanit dhe Izmir Zeqiri kryetar i Zubin Pozokut.

    Ndërsa dy kryetarët e komunave në veri që vijnë nga radhët e Vetëvendosjes, nuk kanë shkuar në takim me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

    Erden Atiq kryetar i Mitrovicës së Veriut nga Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se së shpejti do të takohen me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, nga i cili tha se presin mbështetje.

  • Lëshohet alarmi në Zubin Potok, protestuesit vazhdojnë të qendrojnë para komunës

    Lëshohet alarmi në Zubin Potok, protestuesit vazhdojnë të qendrojnë para komunës

    Para komunës së Zubin Potokut janë mbledhur një numër i protestuesve serbë, ndërkohë që Policia e Kosovës kanë krijuar një kordon të sigurisë, raporton ATV.

    Në këto momente është lëshuar edhe alarmi, ndërsa protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë para komunës.

    Në orët e hershme të mëngjesit, në komunat e tjera të veriut, protestuesit kishin kishin shfaqur dhunë dhe kishin gjuajtur gaz lotsjellës në përpjekjen për të thyer kordonin e policisë, megjithatë Policia iu është përgjigjur me sprej, për të vendosur rendin. /atvlive.tv

  • “Blindohet” objekti i Komunës së Zveçanit, KFOR-i krijon kordon pas korodonit të Policisë së Kosovë

    “Blindohet” objekti i Komunës së Zveçanit, KFOR-i krijon kordon pas korodonit të Policisë së Kosovë

    Objekti i Komunës së Zveçanit është “blinduar” sa i përket forcave të mëdha të policisë së Kosovës e ushtarëve të KFOR-it që janë vendosur në hyrje të objektit.

    Siç shkruan Kossev, ushtarët e KFOR-it kanë krijuar një kordon të sigurisë, menjëherë pas kordonit të krijuar nga Policia e Kosovës.

    Kjo pas protestës së paralajmëruar sot dhe pas përpjejkjes së serbëve lokalë për t’u futur brenda objektit të Komunës mëngjesin e sotëm.

    Siç ka konfirmuar Policia e Kosovës, protesutest e mbledhur para objektit të kësaj komune kishin shfaqur dhunë dhe kishin gjuajtur gaz lotësjellës në përpjekjen për t’ë thyer kordonin e policisë, megjithatë Policia iu është përgjigjur me sprej, për të vendosur rendin.

  • Dyshimet për trukime në Superligë, reagon MKRS

    Dyshimet për trukime në Superligë, reagon MKRS

    Xhiro e 36-të dhe e fundit në Superligën e Kosovës në futboll ngjalli reagime të shumta për shkak të rezultateve të dyshimta në ndeshjet Trepça ’89-Prishtina dhe Ferizaj-Dukagjini.

    Një gol i pësuar nga Dukagjini përballë Ferizajt në minutat shtesë ngjalli reagime të shumta në opinionin sportdashës duke ngritur dyshime se mund të ketë pasur kurdisje rezultatesh në këto ndeshje, raporton KosovaPress.

    Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar Ministria për Klutirë, Rini dhe Sport që ka bërë të ditur se këto dy ndeshje, janë proceduar për hetime në prokuroritë përkatëse nga Këshilli për Parandalimin e Dhunës në Sport.

    Zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka kërkuar nga autoritetet dhe personat përgjegjës të organeve të rendit që të procedojnë tutje me shumë kujdes, dhe me kohë.

    Ajo ka thënë se nuk duhet të mbyllen sytë para dyshimeve për trukime, por duhet hetime rreth tyre.

    Reagimi i plotë i Osmani në “Facebook”:

    Ndeshjet e futbollit që u zhvilluan dje në kuadër të Superligës së Kosovës, Prishtina me Trepçën dhe Ferizaji me Dukagjinin, që të dyja, janë proceduar për hetime në prokuroritë përkatëse nga Këshilli për Parandalimin e Dhunës në Sport.

    Nuk mund t’i mbyllim sytë para dyshimeve, por as edhe të jemi pre e spekulimeve. Andaj, kërkojmë nga autoritetet dhe personat përgjegjës të organeve të rendit që të procedojnë tutje me shumë kujdes, dhe me kohë.

    Është e dhimbshme kur imazhi i sportit në vend njolloset me shenja që shkaktojnë dëme të thella dhe vështirë të riparueshme në komunitet.

    Sporti është i sportistëve dhe atyre që punojnë për rezultate. Kalkulimet dhe llogaritë e përfitimeve mbi djersën dhe mundin e tyre, nuk duhet të kenë vend në sportin vendor në asnjë formë dhe asnjë moment.

    Nga rezultatet e këtyre dy ndeshjeve, Trepça ’89 ka rënë në Ligën e Parë, kurse Ferizaj do të luajë në barazh përballë Lirisë së Prizrenit.

  • Presidenti turk: I dhamë mesazh demokracie botës

    Presidenti turk: I dhamë mesazh demokracie botës

    Në qytetin ku nisi karrierën politike mbajti fjalimin e parë pas fitores për mandatin e tretë si President i Turqisë. Rexhep Tayip Erdogan i nisi festimet nga Stambolli. Para se të niste fjalimin, i kënaqur me rezultatin, këndoi vetë këngën e fushatës.

    Teksa falenderoi qytetarët për besimin procesin e cilësoi një festë demokracie. Premtoi se do të realizojë premtimet e dhëna duke punuar për ndërtimin e Turqisë së Madhe.

    Pas Stambollit, festën e zhvendosi në kryeqytet. Erdogan falenderoi qytetarët edhe nga pallati presidencial në Ankara.

    Në mesin e turmës valëvitej edhe flamuri shqiptar si dhe u shfaq një pankartë me mbishkrimin “Selam nga Shkodra”.

    Në raundin e balotazhit Erdogan mori mbi 52% të votave, pak më shumë se 4% të votave se rivali i tij Kemal Kilicdaroglu. Kandidati i opozitës doli para mediave dhe deklaroi se Turqinë e presin ditë më të këqija. Ai tha se do të vijojë përpjekjet për forcimin e demokracisë në vend.

    Raundi i balotazhit kaloi qetë dhe nuk u shënuan incidente. Kjo ishte hera e parë që në Turqi presidenti përcaktohet në balotazh.

  • Grenell për situatën në veri të Kosovës: Kaluam nga paqja me Trumpin në kaos me Bidenin

    Grenell për situatën në veri të Kosovës: Kaluam nga paqja me Trumpin në kaos me Bidenin

    Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka shkruar në Twitter pas situatës së krijuar në katër komunat në veri të Kosovës.

    Grenell ka thënë se situata është kthyer “nga paqja dhe përparimi nën drejtimin e Donald Trumpit në kaos dhe okupim nën drejtimin e Joe Bidenit”.

    “Trupat e NATO-s kanë marrë objektet në Kosovë. Trupat amerikane dhe paratë amerikane. Ne shkuam nga paqja dhe përparimi nën drejtimin e Trumpit, te kaosi dhe okupimi me trupa nën drejtimin e Bidenit”, ka shkruar Grenell në Twitter.

  • Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e vet në Prishtinë

    Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e vet në Prishtinë

    Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e vet në Prishtinë, të dielën.

    Sipas policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

    “Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

    Rasti vazhdon të trajtohet nga ekipet hetimore.