ATV

Blog

  • Si nisi kjo përleshje mes PDK-së dhe LV-së në Kuvend?

    Si nisi kjo përleshje mes PDK-së dhe LV-së në Kuvend?

    Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu i vendos një foto të Akbin Kurti një foto përpara foltores, në të cilën shihet “kryeministri pinokio”.

    Këtë foto e heq nga foltorja ministri Besnik Bislimi, madje edhe e shqyen atë.

    Pas këtij veprimi, deputeti i PDK-së Mergim Lushtaku shkon i lagë me ujë kryeministrin Kurti, ministrin Hekuran Murati dhe ministrin Besnik Bislimi.

    Nga ky moment fillon përleshja, ku afër foltores afrohen edhe deputetë të tjerë të PDK-së dhe LV-së. /atvlive.tv

  • Eskalon situata në Kuvend, sulmohet kryeministri Kurti

    Eskalon situata në Kuvend, sulmohet kryeministri Kurti

    Deputetët e pushtetit dhe opozitës janë rrahur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

    Rrahja ka nisur gjatë kohës sa ishte duke folur kryeministri Albin Kurti.

    Përplasja ka nisur në kohën kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Kurti.

    Në këtë kohë zëvendëskryeministri Besnik bilimi e ka goditur atë me shishe të ujit në fytyrë.

    Pastaj aty janë ofruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të opozitës të cilët janë përfshirë në rrahje.

  • Johnny Depp merr kredi 10 milionë dollarë për të “shpëtuar” dy shtëpitë e tij

    Johnny Depp merr kredi 10 milionë dollarë për të “shpëtuar” dy shtëpitë e tij

    Aktori i njohur Johnny Depp është ‘shkatërruar’ financiarisht pas gjyqit me Amber Heard, ku ai investoi një shumë prej 650 milionë dollarë.

    Mirëpo së fundmi aktori ka marrë një kredi me një shumë rreth 10 milionë dollarësh, shkruan Daily Mail. Ylli i “Fantastic Beasts” u detyrua që të marrë këtë kredi për të shpëtuar dy shtëpitë e tij.

    Një nga pronat e tij u mbyllën në vitin 2016, ndërsa me kredinë e marrë Depp ka shlyer borxhin që kishte dhe e shpëtoi atë. Shtëpia tjetër, një strukturë e ngjashme me një kështjellë që ishte 5 milionë dollarë borxh në 2018, u shpëtua gjithashtu nga kredia.

    Depp e mori kredinë nga City National Bank, e njohur për shërbimin e personazheve të famshëm.

    Kujtojmë që aktualisht Depp është në Evropë, në turne me Hollywood Vampires, grupi që ai formoi me Alice Cooper dhe Joe Perry. Ata luajtën në Londër këtë të hënën dhe pastaj do të vazhdojnë turneun në Republikën Çeke.

  • Ambasadorit norvegjez i përfundon mandati, e falënderon Osmanin për bashkëpunim

    Ambasadorit norvegjez i përfundon mandati, e falënderon Osmanin për bashkëpunim

    Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, ka bërë të ditur se ka përfunduar mandati i tij.

    Ai e ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për bashkëpunimin e treguar, si dhe për të cilën ka thënë se është një presidente e duhur për popullin e Kosovës.

    “Lamtumira, asnjëherë nuk është e lehtë. Sidomos në Kosovë ku mandati im ka qenë i mbushur me shumë gëzime dhe progrese që kur erdha në vitin 2019”, ka shkruar Grøndahl në Twitter.

  • ​Rrustemi: Duhet të hiqen masat negative për Kosovën

    ​Rrustemi: Duhet të hiqen masat negative për Kosovën

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi deklaroi sot se dakordimi për shtensionim me Bashkimin Evropian, nënkupton edhe heqjen e masave ndaj Kosovës. Sipas tij, marrëveshja e arritur të hënën është në përputhje me qëndrimin e institucioneve të Kosovës. Ai shtoi se gjendja në terren lejon zvogëlimin gradual të prezencës së policisë rreth ndërtesave komunale.

    Gjatë deklarimit jashtë rendit të ditës, deputeti i shumicës parlamentare tha se akuzat për mos koordinim dhe izolim ishin kërkesa për dorëzim dhe vazhdim të qeverisjes si në dekadat e kaluara.

    “Ky dakordim është në përputhje me gjendjen në terren, pas zgjedhjeve komunale në katër komunat në veri të vendit me 23 prill të këtij viti dhe qëndrimin e qeverisë për sundim të ligjit dhe sjellje para drejtësisë të personave përgjegjës për akte të dhunës në fund të muajit maj dhe fillim të muajit qershor. Po ashtu, ky dakordim është në përputhje me qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për mundësinë e zgjedhjeve të hershme në katër komunat në veri të vendit. Prezenca e njësive të policisë ka qenë në përputhje me situatën e krijuar. Gjendja në terren tani lejon për zvogëlim gradual të prezencës së policisë në dhe rreth ndërtesave të komunave në katër komunat në veri të vendit”, tha ai.

    Rrustemi u shpreh se objektet e komunave janë pronë e republikës dhe aty duhet të shërbejë kryetari i zgjedhur. Po ashtu, ai theksoi se flamuri i Kosovës e ka vendin në objektet në fjalë.

    “Ky dakordësim që u arrit të hënën, mund të arrihej edhe me 22 qershor të muajit të kaluar në Bruksel, pasi këto ishin ngaherë qëndrime të institiconeve të Republikës së Kosovës. Sundim i ligjit, ulje proporcionale e prezencës së policisë, zgjedhje të hershme dhe kthim tek tryeza e dialogut për zbatim të plot dhe pa kushte të marrëveshjes bazë për normalizim të marëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ky dakordim me Bashkimin Evropian për deeskalim dhe normalizim nënkupton edhe kthim të balancit në tavolinën e dialogut. Kjo nënkupton që masat negative të njëanshme dhe të përkohshme duhet të hiqen dhe do të hiqen nga Bashkimi Evropian”, shtoi Rrustemi.

    Me fillimin e fjalimit të Rrustemit, deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës vendosën në foltoren e Kuvendit të Kosovës, pankartë me mbishkrimin “Zdravo”. Deputetet e opozitës, Floretë Zejnallahu dhe Blerta Deliu Kodra vendosën pankartat në foltore dhe pranë ulëses së kryeministrit Albin Kurti./KP

  • Tentoi të rrahë vëllain dhe kunatën e tij, u arrestua një person në Gjakovë

    Tentoi të rrahë vëllain dhe kunatën e tij, u arrestua një person në Gjakovë

    Një person u arrestua dje në Gjakovë pasi kërcënoi dhe tentoi të sulmoi fizikisht vëllain dhe kunatën e tij.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur dhe tentuar që t’i sulmojë fizikisht vëllain dhe kunatën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, informoi Policia.

    Rasti u cilësua si “Dhunë në familje”.

  • Një person gjendet i vdekur në Mitrovicë

    Një person gjendet i vdekur në Mitrovicë

    Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë në Mitrovicë.

    Mjeku kujdestar e ka kontastuar vdekjen e viktimës.

    “Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.”, ka informuar Policia.

    Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

  • Një burrë arrestohet nën dyshimin për marrëdhënie seksuale me një të mitur

    Një burrë arrestohet nën dyshimin për marrëdhënie seksuale me një të mitur

    Policia informoi sot se një burrë u arrestua në magjistralen Ferizaj-Prishtinë nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovar (e mitur).”, u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit u dërgua në mbajtje.

    Rasti u cilësua si “Dhunim”.

  • Pankarta “Zdravo” vendoset në foltoren e Kuvendit dhe pranë ulëses së Kurtit

    Pankarta “Zdravo” vendoset në foltoren e Kuvendit dhe pranë ulëses së Kurtit

    Deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës vendosën sot në foltoren e kuvendit, pankartë me mbishkrimin “Zdravo”.

    Teksa filloi deklarimin deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, deputetet e opozitës, Floretë Zejnallahu dhe Blerta Deliu Kodra vendosën pankarta me mbishkrimin “Zdravo” në foltore dhe pranë ulëses së kryeministrit, Albin Kurti.

  • Elon Musk themelon një kompani të inteligjencës artificiale

    Elon Musk themelon një kompani të inteligjencës artificiale

    Sipërmarrësi miliarder, Elon Musk, ka themeluar një kompanti të re të inteligjencës artificiale (IA), të quajtur xAI.

    Musk synon të sfidojë firmat e mëdha të teknologjisë amerikane, duke ndërtuar një alternativë ndaj ChatGPT, dhe ai ka mbledhur një ekip inxhinierësh nga këto kompani për të udhëhequr projektin.

    Si shef ekzekutiv i Tesla-s, SpaceX-it dhe pronar i Twitter-it, Musk ka shprehur vazhdimisht shqetësime për rreziqet e mundshme të IA=së dhe nevojën për rregullim në këtë sektor.

    Musk përshkroi planin e tij duke thënë se synon të krijojë një mekanizëm të inteligjencës artificiale më të sigurt.

    “Njoftoj për themelimin e xAI për të kuptuar realitetin,” shkroi Musk të mërkurën në Twitter.

    Sipas tij, xAI do të fokusohet në zhvillimin e një platforme shumë kureshtare që kërkon të kuptojë natyrën e vërtetë të universit. Musk beson se kjo qasje rrit sigurinë e AI dhe siguron një perspektivë pro-njerëzimit.

    Musk bashkëthemeloi OpenAI, kompania pas ChatGPT, në 2015, por u largua nga bordi i kompanisë në vitin 2018.

    Microsoft është një investitor në OpenAI.

    Ekipi në xAI përfshin Igor Babuschkin, një ish-inxhinier në DeepMind të Google; Tony Wu, i cili punonte në Google; Christian Szegedy, i cili ishte gjithashtu një shkencëtar kërkimor në Google; dhe Greg Yang, i cili më parë ishte në Microsoft.

    Musk në mars regjistroi një firmë të quajtur X.AI Corp. Firma liston Musk si drejtor të vetëm dhe Jared Birchall, drejtori menaxhues i zyrës së familjes së Musk, si sekretar.

    Musk kishte thënë në prill se do të lansonte TruthGPT, ose një IA që kërkon të vërtetën maksimale për të rivalizuar Bard të Google dhe Bing AI të Microsoft që përpiqet të kuptojë natyrën e universit.

    Dan Hendrycks, i cili do të këshillojë ekipin e xAI, aktualisht është drejtor i Qendrës për Sigurinë e Inteligjencës Artificiale dhe puna e tij sillet rreth rreziqeve të AI.

    Edhe pse Musk regjistroi një kompani të quajtur X.AI Corp në mars, të ndarë nga X Corp, ajo do të bashkëpunojë ngushtë me Twitter, Tesla dhe kompani të tjera, sipas faqes së internetit xAI. /rel