ATV

Blog

  • Komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian prezantojnë kulturën dhe traditat e tyre në festivalin multi kulturor për tri ditë më radhë

    Komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian prezantojnë kulturën dhe traditat e tyre në festivalin multi kulturor për tri ditë më radhë

    Komuniteti rom, ashkalinj dhe egjiptian do të sjellin festivalin multi kulturor në Kosovë, i cili do të zgjasë tri ditë, më 7, 8 dhe 9 shtator.

    Festivali do të fillojë në Prishtinë dhe do të vazhdojë edhe në tri qytete të tjera, në Graçanicë, Obiliq dhe Kamenicë.

    Bajram Ilazi nga organizata “Zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve”, në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, tha se njëri ndër qëllimet e këtij festivali është që të prezantohet kultura dhe tradita e këtyre komuniteteve.

    “Njëra nga qëllimet e festivalit është që të prezantojmë kulturën dhe traditat e komunitetit romë, ashkali dhe egjiptian, por edhe të informojmë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie që ne po aq sa jemi të ndryshëm, jemi po aq edhe të njëjtë, sepse ne mund të kemi dallimet tona, por në fakt kemi edhe shumë më shumë gjera të përbashkëta. Festivali multi kulturor synon që përmes këtyre aktiviteteve të prezantojë fillimisht traditat e këtyre komuniteteve, profesionet ose arti zanatet me të cilat kanë punuar këto komunitetet, dëshiron të tregoj gjithashtu edhe ushqimet të cilat përdorin këto komunitete, e që të them të drejtën nuk janë edhe aq të ndryshme nga komunitetet e tjera në Kosovë, si dhe veshjet tradicionale të cilat i kanë veshur këto komunitete”, tha Ilazi.

    Ai përmendi se këtë edicion, do të ndajnë dhe çmimin Joana për drejtësi sociale”, i cili do t’u jepet grave dhe vajzave që nuk i përkasin komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, por që kanë dhënë kontribute të shumta për këto komunitete.

    “Përmes këtij festivali dëshirojmë të transmetojmë tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës edhe mbi profesionet me të cilat kanë punuar këto komunitete, mbi historinë e identitetit të të këtyre komuniteteve. Në këtë vit ne dëshirojmë të ndajmë çmimin “Joana për drejtësi sociale”, i cili ka për qëllim të promovojë dhe të falënderojë të gjitha ato aktiviste gra dhe vajza, nga komunitetet që nuk janë në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, por që kanë kontribuuar shumë për këto komunitete”, tha Ilazi. /atvlive.tv

    Intervistën e plotë të tij në emisionin ALARM në ATV e gjeni në videon më poshtë:

  • ​Muja e Daku intervistojnë njëri-tjetrin, Kosova s’përmendet askund

    ​Muja e Daku intervistojnë njëri-tjetrin, Kosova s’përmendet askund

    Mirlind Daku dhe Arbnor Muja janë dy ofrimet më të reja te Kombëtarja e Shqipërisë pasi ata refuzuan të jenë pjesë e Kosovës.

    Dyshja është grumbulluar për herë të parë nën urdhrat e trajnerit të Shqipërisë, braziliani Silvinjo.

    Që të dy janë shprehur shumë të lumtur dhe krenar që do të luanë për kombëtaren kuq e zi, ndërsa së fundi kanë intervistuar njëri-tjetrin ku kanë folur për momentet kur pranuan ftesën dhe ndjesitë e tyre të para në këtë grumbullim.

    Gjatë kësaj interviste të shkurtër, nga asnjëri prej tyre nuk është përmendur Kosova.

    Ndiqeni:

  • Eksportet dhe investimet Kosovë – Gjermani, kjo është vlera për këtë vit

    Eksportet dhe investimet Kosovë – Gjermani, kjo është vlera për këtë vit

    Në 7-mujorin e parë të këtij viti, eksporti i produkteve nga Kosova në Gjermani ka arritur vlerën 52 milionë euro, derisa importi nga ky shtet evropian në vendin tonë arrin vlerën e mallrave në 414 milionë euro.

    Ndërkaq, sipas statistikave mes dy vendeve, Investimet e Huaja Direkte nga janari deri në qershor të këtij viti kapin vlerën 92 milionë euro.

    Kështu është bërë e ditur nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare gjatë një takimi me një delegacion i lartë gjerman, të cilët janë informuar për ekonominë e Kosovës.

    Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani ishte pjesë e pritjes së delegacionit të lartë gjerman, të organizuar nga Zyra e Fondacionit Politik gjerman Konrad Adenauer Stiftung (KAS).

    “Ajo që u vu në pah, ishte se Kosova ka partner kryesor Gjermaninë në të bërit biznes që nga paslufta. Këtë e thojnë statistikat mes dy vendeve, ku Investimet e Huaja Direkte nga janari deri në qershor të këtij viti kapin vlerën 92 milionë euro. Në anën tjetër eksporti i produkteve kosovare në Gjermani në 7-mujorin e parë të këtij viti ka mbërritur 52 milionë euro, përballë importit nga Gjermania në Kosovë me 414 milionë euro”, thuhet në komunikatën e OEGJK-së.

    Me një përbërje prej udhëheqësish të organizatave, odave dhe zyrave ekonomike gjermane, interesimi i këtij delegacioni ishte i fokusuar në aspektin ekonomik.

  • Shuhet nobelisti shqiptar Ferid Murad

    Shuhet nobelisti shqiptar Ferid Murad

    Fituesi i çmimit Nobel për mjekësi në vitin 1998, Ferid Murad, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.

    Lajmin e ka bërë me dije një i afërm i tiji, përmes mediave sociale.

    Murad u lind më 14 shtator 1936 në Whiting, Indiana, SHBA dhe është studiues shqiptaro-amerikan i mjekësisë.

    Ai njihet më së shumti si krijuesi i pilulës Viagra, për të cilën edhe mori nderimin e lartë me çmim Nobel.

    Murad konkurroi me sukses për një bursë rektori në Universitetin DePauw në Greencastle, Indiana, një universitet i vogël dhe i shkëlqyer i arteve liberale me një bursë për shkollim. Ai mori diplomën e tij universitare në kimi nga programi para-medik në Universitetin DePauw në 1958.

    Ai filloi karrierën e tij akademike duke iu bashkuar Universitetit të Virxhinias, ku u bë profesor i asociuar, Depts. i Mjekësisë së Brendshme dhe Farmakologjisë, Shkolla e Mjekësisë në 1970, përpara se të bëhej profesor i rregullt në 1975.

    Nga viti 1971–81 ai ishte Drejtor i Qendrës Kërkimore Klinike, Shkolla e Mjekësisë UVA dhe Drejtor, Divizioni i Farmakologjisë Klinike, Departamenti i Mjekësisë së Brendshme, Shkolla e Mjekësisë UVA (1973–81).

    Murad u transferua në Universitetin e Stanfordit në vitin 1981, ku ai ishte Shef i Mjekësisë në Qendrën Mjekësore Palo Alto VA (1981–86), kryetar i asociuar, Departamenti i Mjekësisë, Universiteti i Stanfordit (1984–86) dhe ushtrues detyre i kryetarit, Departamentit të Mjekësisë dhe Ushtruesi i detyrës së Shefit të Divizionit, Divizioni i Mjekësisë së frymëmarrjes nga 1986–88.

    Në vitin 2015, Murad nënshkroi Deklaratën e Mainau 2015 mbi Ndryshimet Klimatike në ditën e fundit të Takimit të 65-të të Laureatëve të Nobelit Lindau.

    Deklarata u nënshkrua nga gjithsej 76 laureatë Nobel dhe iu dorëzua Presidentit të atëhershëm të Republikës Franceze, François Hollande, si pjesë e samitit të suksesshëm të klimës COP21 në Paris.

  • ​Pensionistët kërkojnë rritje të pensionit, kritikojnë qeverinë për mospërfillje

    ​Pensionistët kërkojnë rritje të pensionit, kritikojnë qeverinë për mospërfillje

    Pensionistët në Kosovë po ankohen se vlera prej 100 eurove e pensioneve nuk po u mjafton t’i mbulojnë shpenzimet e tyre. Ata thonë se ka vite që kanë bërë kërkesë që të ketë ndryshim në ligjin për skemën pensionale, derisa kritikojnë qeverinë aktuale për mos përgjigje në ankesat e tyre.

    Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi për KosovaPress tha se vendi qëndron shumë më keq se shtetet e tjera në rajon, sa i përket vlerës së pensionit.

    “Gjendja e pensionisteve me pensione është si mozomokeq, s’ka më keq ku të shkojë, jemi më së keqi në regjion, më së keqi në Evropë, ndoshta mundet me qenë dikush në Azi ose Afrikë më keq se ne, po them ndoshta se nuk e di. Sepse baza e pensionit tek ne është 100 euro dhe ata që kanë edhe i plotësojnë kushtet për të marr pensionin kontribut pagues është 260 euro dhe kjo po del që është më pak se 10 euro në ditë shpenzime edhe nëse e merr pensionin e kontributeve të realizuar, dhe është tre euro nëse e merr vetëm 100 euro pensionin. Tre euro e ka një byrek në ditë, me një jogurt edhe Zoti të faltë, duhet të ngopen me aq. 10:21 Vetëm Kosova i ka pensionet në bazë të trustit pensional, të gjitha i kanë në bazë të ligjit mbi sigurimet pensionale edhe Shqipëria, Mali i zi, Maqedonia, Serbia, Bosnja, Kroacia, dhe Sllovenia”, tha Gashi.

    Lidhur me këtë, Gashi theksoi se kanë bërë disa kërkesa ndër vite në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe atë të Punës dhe Transfereve, por ato gjithmonë kanë hasur në vesh të shurdhër.

    “Kërkesat tona specifike ne i kemi përpiluar në formë të shkruar, ua kemi dërguar, por nuk kanë hasur në vesh që kanë sens të merren me këto gjëra, dhe nuk janë marr me këto çështje fare, dhe ne tri herë ua kemi dërguar kërkesat, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Transfereve, një ia kemi dërguar në vitin 2016, në formë të shkruar, një tjetër ia kemi dërguar diku në vitin 2022, dhe një tjetër dërguar në vitin, para shtatë tetë muajsh, ia kemi dërguar kërkesën pasi e kam marrë unë udhëheqjen e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës. 07:10 Shtatë nene janë që ka shkelje drastike të drejtave të pensionistëve ne ua kemi dërguar në mënyrë takstative, në mënyrë të shkruar se si duhet të jetë, dhe ata nuk e kanë marrë për bazë asnjëherë kërkesat tona”, theksoi Gashi.

    Tutje, i pari nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës kërkon nga qeveria aktuale që të miratohet ligji për sigurimet pensionale, derisa tregoi shumën se sa duhet të rriten pensionet.

    “Kjo çështje mund të zgjidhet me një akt, me një veprim, një vendim me një ndërmarrje si të duash quaje, ky zgjidhet me një akt, çka është ajo, me e bërë ligjin për sigurimet pensionale, edhe zgjidhet problemi i pensionisteve. 07:38 Shuma është e definuar me këtë ligjin e keq, është e definuar në mënyrë taksative, sepse neni 14 i ligjit mbi skemat pensionale e obligon qeverinë që çdo fund vit të bëjë vlerësimin e inflacionit për Kosovën, dhe ata prej vitit 2019, që katër vite nuk kanë bërë vlerësim dhe rritje të pensioneve. 08:48 Po të ishte bërë ajo, tani pensionistët që kanë pensioni bazik që është 100 euro, ish dashtë t’i kenë 250 euro, kurse këta që i kanë në bazë të kontributeve është dashur t’i kenë diku 400 deri në 500 euro”, tha Gashi.

    Ndërkaq, meritat për miratimin e projektligjit që heq kushtin që një pensionist t’i ketë 15 vjet stazh pune për të përfituar pensionin kontribut pagues, Gashi ia atribuon Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    “Kjo që iu është njohur që tani duhet t’iu njihet pensioni në bazë ta stazhit sa vite ka kaluar, është meritë, jo që ne e kemi kërkuar, e shumë delegatëve në kuvend të Kosovës, dhe kryesisht të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që kanë potencuar këtë çështje. 12:29 Tanimë, ata një numër shumë i madh i tyre kanë vdekur, nuk janë më gjallë, dhe nëse ke parasysh që janë diku veç 70 mijë pensionist, një numër i madh i tyre e kanë realizuar sepse i kanë pasur dokumentacionet, tani unë besoj që numri i tyre mund të mbërrijë në dhjetë mijë, që nuk e mbërrin , këta po thonë që ka ndikim në buxhet të përgjithshëm apo në fondin për pensione, nuk është e vërtetë, ajo s’është (60 milionë) as gjashtë milion nuk është, por këta po e llogarisin që janë 200 mijë, që nuk janë”, tha Gashi.

    KosovaPress ka pyetur Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve lidhur me kërkesat e pensionistëve, por që deri në momentin e publikimit të lajmit, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

    Ndryshe, në korrik të këtij viti pushteti aktual miratoi ndryshimet në ligjin për pensionet, duke iu mundësuar pensionistëve që janë larguar nga puna në vitet ’90 të përfitojnë nga pensioni kontributpagues në vlerë prej 260 euro.Kjo skemë e re pensionale për personat që u larguan nga puna në vitet ’90 llogaritet se do t’i kushtojë shtetit rreth 60 milionë euro në vit.

    Sipas vlerësimeve të Qeverisë së Kosovës, në skemën e pensionit bazik duhet të jenë rreth 70.000 persona që realisht do të duhej të kualifikoheshin për pensionin parcial kontribut-pagues të moshës.

  • Cila është gënjeshtra më e madhe që e kanë përdorur qytetarët e Kosovës?

    Cila është gënjeshtra më e madhe që e kanë përdorur qytetarët e Kosovës?

    Cila është gënjeshtra më e madhe që e kanë përdorur qytetarët e Kosovës? Kjo ishte pyetja e gazetares së ATV-së për ditën e sotme, e cila iu drejtua qytetarëve në sheshin e Prishtinës.

    Si zakonisht, qytetarë të shumtë edhe kësaj radhe lëshuan deklarata interesante, shumë nga të cilat ishin madje edhe mjaft komike.

    Përgjigjet e tyre i gjeni në emisionin e sotëm të mëngjesit ALARM në ATV, në videon më poshtë:

  • Jeta në hënë, gjendet burimi energjetik

    Jeta në hënë, gjendet burimi energjetik

    Tashmë po afrohemi edhe më afër jetësës në Hënë, krejt kjo pasi shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë një burim energjie e cila lejon astronautët të qëndrojnë në satelitin natyal të tokës për një periudhë më të gjatë.

    Program Artemis ka lejuar që të krijojë një bazë në hënë rreth viteve 2030, andaj Nasa shpreson se kjo do të jetë një tjetër mundësi e cila do të funskionalizojë jetesën atje.

    Universiteti Bangor ka krijuar një karburant me qeliza nukleare, në madhësinë e farave të lulëkuqes, për të prodhuar energjinë e nevojshme për të mbështetur jetën atje.

    Hëna, që shihet si porta hyrëse për në Mars, aty ku ka përmbajtje të shumë resurseve të vlefshme për teknologjinë modern.

    Shkencëtarët nga Universiteti Bangor në Britani po ashtu besojnë se do të testohet plotësisht karburanti bërthamor gjatë muajve të ardhshëm. Në disa pjesë të hënës, ku temperature shkon deri në minus 248 gradë celsius pasi nuk ka atmosferë për ta ngrohur atë sipërfaqe.

    Megjithatë këtë muaj, India hyri në librat e historisë duke shënuar suksesin e uljes se një anije kozmike në polin jugor të Hënës.

    Qëllim ky i cili ishte cilësohej si një arritje e misionit të testeve nëse në sipërfaqen e satelitit natyror të Tokës ka gjurmë akulli me bazë uji.

    Sipas shkencëtarëve të cilët thonë se nëse diçka e tillë konfirmohet, kjo do të ishte një mbështetje e madhe për zhvillimin e jetesës njerëzore në Hënë. /Përgatiti: Sofia Avdyli

    Për më shumë, shikoni emisionin e sotëm të mëngjesit ALARM në ATV, të cilin e gjeni në videon më poshtë:

  • Kërkimi i arit në rrethinën e Prishtinës, projekti vlerësohet 27 milionë dollarë amerikanë

    Kërkimi i arit në rrethinën e Prishtinës, projekti vlerësohet 27 milionë dollarë amerikanë

    Kompania kanadeze, Ariana Resources sheh me optimizëm projektin e saj në Kosovë pas studimit të parë ‘shkëlqyeshëm’

    Kompania nga Kanada, Ariana Resources tha se filiali i saj Western Tethyan Resources (WTR) ka përfunduar vlerësim paraprak ekonomik për projektin e arit në fshatin Slivovë, në rrethinë të Prishtinës.

    Sipas kompanisë, projekti ka rezultuar të ketë një vlerë aktuale neto prej 27 milionë dollarëve amerikanë.

    Prodhimi parashikohet të arrijë në 13,000 ons ari në vit gjatë një linje miniere shtatëvjeçare.

    Kerim Sener, drejtori menaxhues i Ariana-s, komentoi: “Ky është një rezultat i shkëlqyer për projektin e arit në Slivovë, duke demonstruar potencialin e tij ekonomik dhe duke vënë në pah mundësitë për të përmirësuar projektin në një afat më të gjatë”.

    “Tani po kërkojmë të përfundojmë punën e mëtejshme për ta demonstruar këtë potencial, nëpërmjet një programi eksplorimi me faza.”

    Gjatë pjesës tjetër të vitit 2023, kompania synon të fillojë studimin bazë mjedisor, vlerësimin e ndikimit social dhe të përfundojë planifikimin për një program shpimi.

  • Fatos Nano i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë kirurgjikale

    Fatos Nano i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë kirurgjikale

    Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për herën e dytë.

    Nano ndodhet që disa javë në spital.

    Ai u operua në mushkëri, dhe siç raportojnë mediat shqiptare ish-kreu socialist do të ketë edhe një operacion pas një jave.

    Lidhur me gjendjen e tij kanë folur mjekët.

    Mjekët thonë se operimi ka shkuar me sukses dhe se gjendja e tij është stabile, shkruan Abcnews.al.

    70-vjeçari vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK.

    Kjo sëmundje prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore (të frymëmarrjes)me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen.

    Fatos Nano u dërgua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital më 24 gusht.

  • Britania e Madhe do të shpallë Wagner-in e Rusisë “grup terrorist”

    Britania e Madhe do të shpallë Wagner-in e Rusisë “grup terrorist”

    Qeveria britanike do të shpallë grupin mercenar rus Wagner një “organizatë terroriste”, sipas raportimeve të mediave të martën.

    Një udhëzim do të paraqitet në Parlament, i cili shpallë grupin ushtarak privat si grup terrorist dhe do të lejojë që pasuritë e tij të kategorizohen si pasuri terroriste dhe të sekuestrohen.

    Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman tha se grupi Wagner ishte “i dhunshëm dhe shkatërrues”, sipas raporteve të mediave lokale, duke përfshirë një raport nga BBC News, shkruan AA.

    “Aktivitetet e vazhdueshme destabilizuese të Wagner vazhdojnë vetëm t’i shërbejnë qëllimeve politike të Kremlinit…Ata janë terroristë, të dukshëm dhe të thjeshtë — dhe ky urdhër ndalimi e bën të qartë në ligjin e Mbretërisë së Bashkuar”, shtoi ajo.

    Emri i grupit tani do t’i shtohet grupeve ose organizatave të ndaluara terroriste të vendit, transmeton KosovaPress.

    Më 22 gusht, duke cituar burime të brendshme të qeverisë, Financial Times raportoi se Britania e Madhe do të shpallë grupin Wagner si një organizatë terroriste “brenda javësh” si pjesë e një goditjeje të re ndaj rrjetit mercenar rus.

    Grupi Wagner u themelua në vitin 2014 nga Yevgeny Prigozhin, i cili u raportua se u vra në një aksident avioni më 23 gusht.