ATV

Blog

  • ​Kuka mposhtet nga xhudistja austriake

    Xhudistja jonë, Loriana Kuka është njoftuar me humbje në Grand Slam-in që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Në kuadër të kategorisë deri në 70 kilogramë, Kuka u mposht në raundin e dytë nga austriakja, Michaela Polleres, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, në raundin e parë Kuka e mposhti xhudisten nga Holanda, Sanne Vermeer.

  • KGjK-ja shkarkon kryetaren e Gjykatës Themelore në veri, Liljana Stevanoviq

    KGjK-ja shkarkon kryetaren e Gjykatës Themelore në veri, Liljana Stevanoviq

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shkarkuar nga pozita kryetaren e Gjykatës Themelore në veri Liljana Stevanoviq dhe udhëheqësin e divizionit të Apelit në Veri, Nikolla Kabashiq.

    Këtë e ka konfirmuar për ATV-në kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj.

    “Në fakt ashtu siç kemi njoftuar edhe më herët kanë pasur dy procedura disiplinore ndaj atyre, këto dy procedura janë zhvilluar në KGjK dhe pastaj është dhënë propozimi te Presidentja e Republikës për shkarkimin e tyre dhe dje kemi pranuar dekretin nga Presidenca për shkarkimin e kryetares dhe udhëheqësin e divizionit të Apelit”, tha ai për ATV-në./ATVLIVE.TV/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Peja luan sot ndeshjen e parë si vendase në FIBA Europe Cup

    Peja luan sot ndeshjen e parë si vendase në FIBA Europe Cup

    Kampioni i Kosovës në basketboll, Peja do të zhvillojë sot ndeshjen e parë si vendase në FIBA Europe Cup.

    Me fillim nga ora 19:00, Peja ndeshet me skuadrën e njohur holandeze, Heroes Den Bosch, në palestrën e sporteve “Karagaçi”, raporton KosovaPress.

    Në ndeshjen e parë të kësaj gare, Peja u mposht 98:72 nga skuadra gjermane NINERS Chemnitz, kurse Heroes Den Bosch u mposhtën nga GE Spojnia Stargard me shifrat 89:92.

    Kampioni i Kosovës ishte në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, por që u mposht nga kampioni i shumëfishtë i Danimarkës, Bakken Bears Aarhus me rezultat 103:79.

  • Sot mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha

    Sot mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha

    Rreth orës 14:30 është parashikuar të mbahet seanca ndaj ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ndaj të cilit është caktuar masa “detyrim paraqitje” në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

    Seanca e djeshme për Berishën u ndërpre, pasi mbrojtja e tij kërkoi kohë të njihet me aktet.

    Ndërkohë njëri prej dy avokatëve të Berishës, Genc Gjokutaj ka thënë se ka bërë kallëzim ndaj gjyqtares së çështjes Irena Gjoka dhe kërkesë për përjashtimin e saj.

    Por nga Gjykata në një reagim u tha se nuk kishte ardhur një kërkesë e tillë.

    Berisha refuzoi të shkonte në seancë por doli në një konferencë për mediat, ku edhe njëherë nënvizoi se po respekton Kushtetutën.

     

  • ​Dyshohet për keqtrajtim të fëmijës, ndalohet në paraburgim

    ​Dyshohet për keqtrajtim të fëmijës, ndalohet në paraburgim

    Një person me autorizimin e prokurorit, është intervistuar nën dyshimin se kishte kryer veprën keqtrajtim apo braktisje e fëmijës.

    Sipas Policisë, dyshohet se rasti ka ndodhur më 11 tetor në Gjilan.

    Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

  • Nuk e pranuan në Kosovë, sot Valëza Kastrati është avokate në Gjykatën Supreme në New York

    Nuk e pranuan në Kosovë, sot Valëza Kastrati është avokate në Gjykatën Supreme në New York

    Valëza Kastrati është avokatja më e re (në moshë) në Gjykatën Supreme – Civile në New York.

    Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Studio A”, Valëza tregoi se si arriti të fitojë këtë pozitë të rëndësishme në Neë York, derisa përmendi se në Kosovë nuk kishe arritur të gjej një vend pune të përshtatshëm për 3 vite radhazi, me arsyetimet se nuk i përmbush kriteret apo ishe e mbikualifikuar.

    “Dëshira më e madhe e çdo të riu kosovar është me qenë në vendin e vet dhe që të kontribuojë për shtetin tonë. Është një ëndërr që akoma më flen në zemër dhe synojë që padyshim ta realizojë në të ardhmen. Pas përfundimit të masterit në vitin 2018 jam kthyer në Kosovë , pata mundësinë të fillojë punën si asistente në fakultetin juridik në Pejë mirëpo hasa në vështirësi të cilat fatkeqësisht më kanë bo me kuptu që nuk ofrohen vendi që e meritojmë dhe nuk na jepet hapësirë për kontributin që ne dëshirojmë ta japim. Një nga këto vështirësi që po i përmend është ajo se isha në një barazi me disa persona që nuk e kishin kualifikim e njëjtë, prandaj e kam parë të arsyeshme që të kontribuojë për Kosovën por nga larg”, tha ajo./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 

     

  • Haradinaj ngushëllon familjen e ushtarit të KFOR-it që humbi jetën tragjikisht

    Haradinaj ngushëllon familjen e ushtarit të KFOR-it që humbi jetën tragjikisht

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rastit të djeshëm tragjik ku mbeti i vdekur një ushtar i KFOR-it dhe një tjetër i lënduar.

    Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes së ushtarit italian, ndërsa ka uruar shërim të shpejt për të lënduarin.

    “I pikëlluar nga rasti i djeshëm tragjik ku humbi jetën një pjesëtar i KFOR-it dhe një tjetër mbeti i lënduar. I shprehim ngushëllime të sinqerta familjes së ushtarit italian dhe KFOR-it në Kosovë, ndërsa ushtarit të lënduar i urojmë shërim të shpejtë”, është shprehur Haradinaj.

  • Policia me aksion në veri, lidhet me rastin e Banjskës

    Policia me aksion në veri, lidhet me rastin e Banjskës

    Policia e Kosovës ka nisur edhe një aksion në veri të vendit, në kuadër të hetimeve që lidhen me rastin e Banjskës.

    Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

    “Konfirmoje aksionin, ai po zhvillohet në të katër komunat që lidhet me rastin në Banjskë”, tha ai.

    Kujtojmë se nga disa aksione të Policisë janë kapur arsenal armësh në veri, që nga sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator, i cili la të vdekur rreshterin, Afrim Bunjakun.

  • ​Tentim vrasje në Prishtinë, viktima dërgohet në QKUK

    ​Tentim vrasje në Prishtinë, viktima dërgohet në QKUK

    Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore në magjistralen Ferizaj Prishtinë, për shkaqe të panjohura ishte qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur.

    Rasti ka ndodhur mbrëmë, ku viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, dhe ka urdhëruar hapjen e hetimeve intensive.

  • Policia sekuestron 182 kilogramë marihuanë, dyshohet se ishte transportuar nga Serbia- arrestohen dy persona

    Policia sekuestron 182 kilogramë marihuanë, dyshohet se ishte transportuar nga Serbia- arrestohen dy persona

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar 182 kilogramë marihuanë.

    Policia thotë se Njësia e Task Forcës e Policisë Kufitare – Lindje me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në zonën kufitare Kosovë- Serbi është ndaluar vetura e dyshuar me targa vendore e cila pas kontrollimit nga njësitë policore tek e njëjta është gjetur sasi e dyshuar e narkotikëve të llojit marihuanë e cila dyshohet se ishte duke u transportuar nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

    Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar shtetas kosovarë, Y.H. (1998) dhe D.H. (1990), për transportim me narkotikë si dhe janë sekuestruar narkotikë në sasi prej 182 kg. të llojit marihuanë, ku vlera e kësaj substance narkotike në treg dyshohet të jetë rreth 400.000 euro.

    Si prova materiale relevante për rastin janë sekuestruar një veturë dhe një kombi me targa vendore të cilat janë përdorur në rast si dhe dy telefona celularë.

    Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në ndalim policor prej 48 orësh.

    Njoftimi i plotë:

    Policia e Kosovës, si rezultat i koordinimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve të drejtorive policore, në kuadër të saj ka realizuar me sukses një ndërhyrje operative-hetimore e cila ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve si dhe kapjen e një sasie të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

    Me datën 24.10.2023 rreth orës 21:35, pas informacioneve të shkëmbyera nga Njësia e Task Forcës e Policisë Kufitare – Lindje me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në zonën kufitare RKS/SRB është ndaluar vetura e dyshuar me targa vendore e cila pas kontrollimit nga njësitë policore tek e njëjta është gjetur sasi e dyshuar e narkotikëve të llojit marihuanë e cila dyshohet se ishte duke u transportuar nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

    Lidhur me rastin janë ndërmarrë menjëherë veprime hetimore, ku në konsultim me prokurorin kujdestar janë arrestuar dy të dyshuar shtetas kosovarë, Y.H. (1998) dhe D.H. (1990), për transportim me narkotikësi dhe janë sekuestruar narkotikë në sasi prej 182 kg. të llojit marihuanë, ku vlera e kësaj substance narkotike në treg dyshohet të jetë rreth 400.000 (katërqind mijë) euro.

    Si prova materiale relevante për rastin janë sekuestruar një veturë dhe një kombi me targa vendore të cilat janë përdorur në rast si dhe dy telefona celularë.

    Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në ndalim policor prej 48 orësh, ndërsa rasti i iniciuar ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e sub. narkotike – Neni 267 të KPRK-së’ procedohet tek njësitë kompetente për trajtim të mëtejmë.