ATV

Blog

  • Shpëtohet ariu që kishte rënë në kurth në një nga pyjet e Kosovës

    Shpëtohet ariu që kishte rënë në kurth në një nga pyjet e Kosovës

    Një ari i cili kishte rënë në kurth në një mal të Kosovës, është shpëtuar pas një aksioni që kanë ndërmarrë të dielën institucionet përkatëse.

    Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës, cila ka njoftuar se operacioni është kryer në bashkëpunimit të ngushtë dhe koordinim në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me Pyllin e Arinjve në Prishtinë, Federatën e Gjuetarëve të Kosovës dhe Policinë e Kosovës.

    Ariu (Ursus arctos) është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kthyer i lirë në habitatin e tij natyrorë, thuhet në njoftim.

    Kjo agjenci ka kujtuar se vendosja e qëllimshme e kurtheve është në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe i dënueshëm si aktivitet.

  • ​Pritet të dënohet gjyqtari i derbit Napoli-Inter

    ​Pritet të dënohet gjyqtari i derbit Napoli-Inter

    Arbitri Davide Massa rrezikon të pezullohet për shkak të disa vendimeve të dyshimta në derbin ndërmjet Napolit dhe Interit.

    “Nerazzurrët” arritën një fitore 3-0 ndaj kampionëve në fuqi në stadiumin “Diego Armando Maradona” të dielën në mbrëmje.

    Massa la trajnerin e Napolit Ëalter Mazzarri dhe presidentin Aurelio De Laurentiis të tërbuar pas fishkëllimës së fundit, me të parin që nuk foli për media dhe ky i fundit u ankua te federata italian dhe komisioni i gjyqtarëve.

    Siç raportohet nga “Il Mattino”, Massa mund të dënohet nga komisioni i gjyqtarëve, ndoshta duke u dërguar në kategorinë e dytë ose të pezullohet për disa raunde, përcjellë KosovaPress.

    Ai gjithashtu nuk pritet të drejtojë një ndeshje të Napolit përsëri këtë sezon. Vendimi i tij për të mos dhënë një faull pas një përplasjeje midis Lautaro Martinez dhe Stanislav Lobotka tek goli i Hakan Calhanoglu dhe mosdhënies së penalltisë pas një ndërhyrjeje në Victor Osimhen.

  • Ligji i Sponsorizimit diskutohet në FFK me përfaqësues të Kuvendit të Kosovës

    Ligji i Sponsorizimit diskutohet në FFK me përfaqësues të Kuvendit të Kosovës

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi bashkë me anëtarët e KE-së dhe Taulant Hodajn, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës, Eliza Hoxha e Vlora Dumoshi si dhe Leart Hoxhën, ekspert nga organizata Demokraci Plus.

    Qëllimi i vizitës së grupit punues të këtij komisioni në krye me Eliza Hoxhën, ishte në kuadër të aktiviteteve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit të Sponsorizimit dhe për të marrë informacionet e nevojshme lidhur me nivelin e zbatimit të tij.

    “Ademi e vlerësoj vizitën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët i njoftoi me situatën në FFK dhe me çështjen e zbatimit të Ligjit të Sponsorizimit, përkatësisht lëshimin e vërtetimeve të sponsorizimit për klubet dhe organizatat sportive.”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

    I pari i FFK-së e cilësoi këtë ligj si shumë të rëndësishëm për zhvillimin e sportit dhe në veçanti futbollit në vendin tonë, por theksoi se ky ligj duhet të interpretohet drejt dhe të zbatohet në të mirë të sportit.

  • 111-vjetori i Forcave të Armatosura Shqiptare, Haradinaj: Sot shkëlqejnë si pjesë e NATO-s në mbrojtje të paqes nëpër botë

    111-vjetori i Forcave të Armatosura Shqiptare, Haradinaj: Sot shkëlqejnë si pjesë e NATO-s në mbrojtje të paqes nëpër botë

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Forcat e Armatosura Shqiptare po shkëlqejnë në misione ndërkombëtare si pjesë e NATO-s.

    Haradinaj me rastin e 111-vjetorit të krijimit të Ushtrisë Shqiptare, ka thënë se kujtojmë me respektin e madh atdhetarët që kontribuan në krijimin e saj.

    “Në 111-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, kujtojmë me respektin më të thellë të gjithë atdhetarët e asaj kohe, të cilët me guxim dhe dashuri për atdheun kontribuuan në krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare”, ka thënë Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    Urime Dita e Forcave të Armatosura Shqiptare!

    Në 111-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, kujtojmë me respektin më të thellë të gjithë atdhetarët e asaj kohe, të cilët me guxim dhe dashuri për atdheun kontribuuan në krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare.

    Sot, Forcat e Armatosura Shqiptare
    me krenari vazhdojmë të nderojnë trashëgiminë e tyre të lavdishme, të cilët si pjesë e NATO-s shkëlqejnë në misione të ndryshme për të mbrojtur paqen dhe sigurinë në botë.

  • Bashkëpunëtori i Belivukut udhëhoqi simpatizantët e SNS-së në tubimin parazgjedhor të Vuçiqit

    Bashkëpunëtori i Belivukut udhëhoqi simpatizantët e SNS-së në tubimin parazgjedhor të Vuçiqit

    Aleksandër Vidojeviq, i njohur si “Aca Roshavi”, një huligan dhe një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Veljko Belivuk, udhëhoqi aktivistët dhe simpatizantët e SNS-së që morën pjesë në tubim parazgjedhor të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

    Aleksandar Vidojeviq, i njohur si Aca Rošavi, huligan dhe një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Veljko Bellivuk, të shtunën udhëhoqi aktivistët dhe simpatizantët e Partisë Progresive Serbe që morën pjesë në konventën në Shtark Arena të Beogradit, shkruan Nova.rs.

    Bëhet fjalë për një person i cili është arrestuar disa herë për sjellje të dhunshme dhe armëmbajtje, ndërsa Bellivuk e ka përmendur në dëshminë e tij si ndërmjetës në komunikim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton KosovaPress.

    Konventa e madhe parazgjedhore e SNS-së u mbajt të shtunën në Shtark Arena të Beogradit. Kolona autobusësh e bllokuan këtë pjesë të qytetit, si mbështetje u sollën qytetarë nga të gjitha anët e Serbisë. Disa dolën vullnetarë, nga dashuria për partinë dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa disa folën para kamerës për paratë që ju dhanë për këtë, si dhe ato që i presin në ditën e zgjedhjeve. Nëse votojnë për SNS-në, shkruan Nova.rs.

    Në njërën nga fotot, Aca Roshavi është në shoqërinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së Serbisë, Novak Nediq.

    Emri i tij u përmend shpesh pasi kreu i klanit kriminal Veljko Bellivuk e përmendi atë në dëshminë e tij.

    Ai ka thënë se Vidojeviqin e ka takuar për herë të parë pasi është liruar nga paraburgimi, ku ka qenë për vrasjen e karateistit Vlastimir Millosheviq. Kjo vrasje njihet si “vrasje në shina”. Siç pretendonte Beljivuk, Vidojeviq i tha se ishte dërguar nga “bosi”, për të cilin më vonë specifikoi se ishte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se duhet të krijonte një grup tifozësh në jug të Partizanit, për të vendosur pushtetin në tribuna.

    “Ju e dini që tifozët janë forca lëvizëse e këtij vendi”, tha Bellivuk në atë kohë dhe shtoi se ka bashkëpunuar me Vidojeviqin për sigurimin e inaugurimit të presidentit Aleksandar Vuçiq.

    Bellivuk tha se në atë kohë ai dyshohej se ishte në kontakt me kryetarin e Bordit Ekzekutiv të SNS-së, Darko Glishiqin dhe se ishte ai që i kishte thënë se Vidojeviqi do të ishte në kontakt me ta dhe se ai ishte një person i besueshëm. Ata janë takuar me Vidojeviqin, por në një moment kanë dyshuar se ai nuk po ia përcjell “shefit” siç i është thënë, por se po ia atribuon vetes disa “merita”, ka theksuar Bellivuk, kujton mediumi serb.

    Kush është Vidojeviq?

    Në të dhënat e policisë ai figuron si pjesëtar i klanit kriminal të Kavaçit dhe njihet si person që është i lidhur me liderin e vrarë të tifozëve Aleksandar Stankoviq, i njohur si Sale Mutavi.

    Vidojeviq u gjykua për rrënimin e klubit “Komitet”, në Beograd, në tetor të vitit 2018. Vendi u rrënua, dhe mysafirët dhe punëtorët e atij klubi u rrahën.

    Gjyqi u shty pafundësisht dhe të pandehurit, 11 prej tyre, përdorën të gjitha metodat ligjore për të zgjatur sa më shumë procesin dhe përfundimisht të çonin në parashkrim absolut.

    E gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat e vëzhgimit dhe në pamjet filmike shihen huliganët që mblidhen pranë sallës së betonit dhe më pas nisen për në lokal. Kishte shumë dëshmitarë dhe viktima.

    Thuhej se ata ishin huliganë, anëtarë të grupit të tifozëve “Principles” të udhëhequr nga Veljko Bellivuk dhe Marko Miljkoviç, dhe se “Pajser brigada” drejtohej nga Aca Roshavi, i cili në atë kohë mbahej në polici si person i afërt me Veljko Bellivuk dhe Marko Mijkoviq.

    Emri i Vidojeviq u përmend edhe në vitin 2013 pas një tjetër incidenti, kur u shemb kafeneja “Hollyëood” në Karaburmë, në pronësi të Aleksandar Vaviqit, një prej drejtuesve të grupit të tifozëve të Partizanit “Alcatraz”.

    Një grup personash të maskuar dhe të armatosur hynë në kafene dhe e demoluan atë dhe ngacmuan gruan e Vaviçit. Dikush ka njoftuar policinë për atë që po ndodhte dhe sulmuesit pasi kanë thyer gjithçka në kafene kanë ikur.

    Vidojeviq për publikun e gjerë u bë i njohur edhe për fotot e tij me djalin e presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiq, të cilat dolën në publik. Një prej tyre u krijua në kampionatin botëror të futbollit, në qytetin rus të Samara, gjatë ndeshjes ku Serbia luajti kundër Kosta Rikës. Më pas KRIK bëri të ditur se Vidojeviq është anëtar i Asamblesë së Klubit të Futbollit të Partizanit si përfaqësues i tifozëve. Ai u fotografua me Danilo Vuçiqin dhe një duzinë njerëz të tjerë në festimin e Ditës së Republika Srpska në Banja Luka në vitin 2020. Përveç kësaj, gazetari i KRIK-ut e ka fotografuar djalin e presidentit në shoqërinë e Vidojeviqit dy vjet pas ndeshjes së lartpërmendur, në një kafene në “Cvetni trg” (sheshin e luleve).

  • S’miratohet plani i punës, deputetët përplasen në komisionin për rezervat shtetërore

    S’miratohet plani i punës, deputetët përplasen në komisionin për rezervat shtetërore

    Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, nuk ka gjetur dakordim në mbledhjen e sotme për të miratuar planin e punës. Anëtarët e komisionit nga pozita dhe opozita u përplasën sërish rreth vonesave të konstitutimit të këtij komisioni dhe për kohëzgjatjen e mandatit të tij. Kësisoj, nuk u hodhën fare në votim miratimi i planit të punës dhe angazhimi i ekspertëve, derisa u vendos që të gjenden një kompromis dhe të organizohet një punëtori dyditore gjatë kësaj jave për finalizimin e planit të punës.

    Anëtari i komisionit, deputeti i LVV-së, Driton Hyseni, tha se plani i punës nuk mund të bëhet vetëm nga opozitarët, por duhet të merren kërkesat edhe të deputetëve të mazhorancës.

    “Ne nuk kishim kohë të shqyrtojmë një plan pune të tillë dhe si rrjedhojë e shohë të nevojshme që ne së bashku të dakordohemi që të kemi një ose dy ditë punë që ne të hartojmë një plan të qartë të punës me qëllim që ne të gjithë të japim kontributin tonë dhe të vazhdojmë me hapat që parashihen. Mendoj se ky takim sot duke marrë për bazë ftesat që janë bërë të premten nuk e shoh të rrugës të vazhdojmë”, tha ai.

    Kërkesën për një punëtori e mirëpriti kryetari i komisionit, Rashit Qalaj, i cili tha se qëllimi i tij ka qenë që të dorëzojë një draft të planit të punës dhe pas rekomandimeve i njëjti të plotësohet.

    “Qëllimi im ka qenë që të dërgoj një draft të kemi një të tillë, pastaj të kemi disa ditë që të shqyrtohet dhe secili nga deputetët të jap mendimin e tij dhe të plotësohet”, theksoi Qalaj.

    Në anën tjetër, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku u shpreh kritike ndaj deputetëve të mazhorancës për vonesat në konstituimin e këtij komisioni.

    Ajo kërkoi që plani i propozuar të miratohet, derisa nënvizoi se mandati duhet të zgjasë gjashtë muaj që nga koha e konstituimit të tij dhe jo nga themelimi në Kuvend.

    “Unë propozoj sot që plani të votohet me mundësi plotësimi. Nuk do me thënë me shty planin, e di që kryetari e ka dorëzuar me vonesë por është mirë me votua si plan fillimisht, por me mundësi përmirësimi. Sa i përket dy muaj që nuk keni marrë pjesë në komision, janë shtatë seanca takimi që nuk keni marrë pjesë ju, unë nuk pajtohem me kryesuesin që thotë s’ka nevojë me u shty mandati i komisionit. Unë propozoj që ky komision prej ditës kur është konstitua duhet me qenë gjashtë muaj ditë pune”, tha ai.

    Bunjaku pati një përplasje verbale me deputetin e LVV-së, Halil Thaçi, në momentin kur ai tha se komisioni u konstitua në momentin kur u votuan disa nga marrëveshjet ndërkombëtare.

    “Ku e ki problemin ti Valentinë, a bën me ditë. T’i po i thua dikujt hajna, e dina na kush je ti dhe kush është LDK-ja. E dinë qytetarët ju kanë treguar vendin me 14 shkurt. Mos qesh ti ke qenë në atë listë”, tha deputeti Thaçi.

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla është konstituar javën e kaluar pas shtatë tentimesh, pasi deputetë e mazhorancës nuk e bënin kuorumin.

    Ky komision është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, pas kërkesës opozitare në lidhje me dyshimet për keqpërdorime për rezervën shtetërore./KP/

  • ​Ramadani: Mund të bëjmë mrekulli në EURO 2024

    ​Ramadani: Mund të bëjmë mrekulli në EURO 2024

    Shqipëria njohu kundërshtarët në finalet e Evropianit “Gjermani 2024”, ku do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Kundërshtarë të fortë në letër, duke pasur parasysh eksperiencën e këtyre skuadrave në arenën ndërkombëtare, por edhe trofetë e fituar.

    Në një prononcim për fshf.org, mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, ka komentuar shortin e hedhur nga UEFA në Hamburg të Gjermanisë. Futbollisti, i cili aktivizohet me Leçen në Itali, theksoi se është një grup i vështirë.

    Megjithatë, sipas tij asgjë nuk është e pamundur dhe Shqipëria do të shkojë në Gjermani për të marrë maksimumin. Më tej, mesfushori kuqezi shtoi se edhe në edicionin kualifikues Shqipëria u përball me kundërshtarë të fortë si Çekia dhe Polonia, por ia doli mbanë të bënte mirë.

    “Përshëndetje të gjithëve, siç e patë grupin tonë, një grup i vështirë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, por ne do të shkojmë në Gjermani dhe do të tentojmë që të bëjmë befasinë. Ne shkojmë atje që të tregojmë nivelin e skuadrës tonë. Edhe në kualifikuese në Grupin E kemi pasur ekipe të vështira si Çekia dhe Polonia. Ne do të shkojmë atje të luajmë, të bëjmë maksimumin dhe të marrim rezultate pozitive. Nuk do të dorëzohemi lehtë. Një grup i vështirë, por ne mund të bëjmë mrekullinë në Gjermani. Ju përshëndes të gjithëve dhe forca Shqipëria”, përfundoi prononcimin e tij Ylber Ramadani.

  • ​Shkolla në Dardhishtë të Obiliqit bëhet me salla të edukatës fizike

    ​Shkolla në Dardhishtë të Obiliqit bëhet me salla të edukatës fizike

    Është përuruar sot (e hënë) salla e edukatës fizike, në shkollën “Abdurrahim Gërguri”, në Dardhishtë të Obiliqit. Ndërtimi i saj nisi në vitin e kaluar dhe u realizua me ndihmën e Ministrisë së Arsimit.

    Dyert e kësaj salle u hapën nga kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe drejtori i shkollës, Ismail Shalaku.

    Gashi tha se kjo është salla e pestë me radhë që po ndërtohet në këtë komunë dhe se nga viti i ardhshëm është planifikuar të bëhet digjitalizimi i shkollave.

    “Nuk është e vetmja kjo, është e pesta me radhë që po ndërtohet në komunën tonë dhe jemi të përkushtuar që ndër objektivat tona ta kemi edhe arsimin si fokus të veçantë. Që nga viti i ardhshëm janë planifikuar edhe digjitalizimi i shkollave, dhe shpresoj që ky projekt do të përmbyllet në të mirën e mësimdhënësve dhe nxënësve”, tha Gashi.

    Drejtori i shkollës “Abdurrahim Gërguri”, Ismail Shalaku tha se para një viti i është dhënë gurthemeli kësaj salle, e nga sot do të shfrytëzohet për nxënësit e kësaj shkolle.

    “Para një viti kemi dhënë gurthemelin e kësaj salle dhe ja tani u kompletua, dhe siç pe shihni tani kjo sallë i përmbush të gjitha kriteret për nxënësit tanë … Falënderojmë Ministrinë e Arsimit, e cila ka sjellë pajisjet për të gjithë sallën. Kjo sallë iu mundëson nxënësve dhe mësimdhënësve, për një mësimdhënie cilësore“, u shpreh ai.

    Drejtori i kësaj shkolle, Ismail Shalaku shpërndau mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar për ndërtimin e sallës të edukatës fizike./kp

  • La Repubblica: Meloni ia kërkoi Vuçiqit njohjen ‘de jure’ të Kosovës

    La Repubblica: Meloni ia kërkoi Vuçiqit njohjen ‘de jure’ të Kosovës

    Vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, të dielën në Serbi, duhet të shihet jo sikur një vizitë e rëndomtë, por sikur një vizitë e rëndësishme në një momentum të ri gjeopolitik – një element thelbësor në kuadër të përgjigjes së Bashkimit Evropian (BE) ndaj përpjekjeve destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor të ngjeshur nga ripërtëritja e tensioneve.

    Ky është vlerësimi i prestigjozes italiane “La Repubblica” mbi vizitën e shefes së ekzekutivit italian në Beograd të dielën e 3 dhjetorit, ku edhe ka takuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, pikërisht në dritën e përpjekjeve të Rusisë për të shkaktuar një varg të ri të turbulencave në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.

    Në margjinat e takimit në pallatin presidencial serb, i cili në të kaluarën ka pritur shumë delegacione shtetërore të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, zyrtarët italianë, siç thuhet në artikull, janë shprehur “shumë të shqetësuar” për aktivitetet e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në drejtim të shkaktimit të problemeve për BE-në dhe NATO-n.

    Meloni, pas mbi një ore diskutime, shkruan ndër të tjera gazeta, ka përsëritur mbështetjen e Italisë për anëtarësimin e Serbisë në familjen evropiane, por në këmbim të njohjes së Kosovës. Në të njëjtën kohë, presidenti serb, sipas prestigjozes italiane, ka kërkuar të përshpejtohet procesi i anëtarësimit, në dritën e rritjes së nacionalizmit të ekstremit të djathtë.

    Gjithashtu, shefja e ekzekutivit italian ka njoftuar se në këtë takim një rëndësi të veçantë i ka kushtuar edhe procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa ka shtuar se Italia mbështet rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit të plotë në familjen evropiane, duke ofruar edhe ndihmë në përmbushjen e kritereve të Komisionit Evropian (KE).

    “Për ne është e rëndësishme që Ballkani Perëndimor t’i bashkohet familjes evropiane. Italia do të jetë krah Serbisë. E di që Serbia do të vazhdojë të ketë një qasje konstruktive ndaj dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Italia e mbështet fuqimisht këtë proces dhe ne po punojmë që të zbatohen të gjitha detyrimet që palët kanë marrë përsipër”.

  • Gjermania zgjat kontrollet kufitare me Poloninë, Çekinë dhe Zvicrën

    Gjermania zgjat kontrollet kufitare me Poloninë, Çekinë dhe Zvicrën

    Gjermania po zgjat kontrollet e përkohshme kufitare me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën deri më 15 dhjetor, njoftoi të hënën Ministria e Brendshme.

    Zakonisht nuk ka kontrolle të rregullta kufitare ose kontrolle dokumentesh në asnjërin prej kufijve të Gjermanisë pasi të gjitha vendet, duke qenë në zonën Shengen, lëvizin pa viza.

    Por, në përpjekje për të ndaluar migrimin e paautorizuar, Gjermania ka rivendosur kontrollet kufitare përgjatë kufijve të saj jugorë dhe lindorë.

    Një zëdhënës i ministrisë i tha DPA-së të hënën se zgjatja e kontrolleve kufitare do t’i raportohet Komisioniz Evropian në Bruksel, por kontrollet pritet të vazhdojnë, veçanërisht përgjatë kufirit gjermano-polak.

    Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, urdhëroi policinë të fillojë të kryejë kontrolle përgjatë kufirit me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën më 16 tetor.

    Kontrolle të ngjashme përgjatë kufirit gjermano-austriak kryhen që nga viti 2015.

    Që nga 16 tetori, rreth 3.300 hyrje të paautorizuara janë zbuluar në kufirin me Poloninë dhe 1.100 hyrje të paautorizuara janë parandaluar, tha zëdhënësi.

    “Kjo do të thotë se këto masa po funksionojnë dhe do të vazhdojnë të veprojnë kështu,” tha ai duke shtuar se “nëse dikush kapet në kufi dhe e bën të qartë se dëshiron të aplikojë për azil, ai përgjithësisht lejohet të hyjë në vend”.

    Qëllimi i përgjithshëm i kontrolleve është “të ndalojë kontrabandën gjithnjë e më të paskrupullt dhe brutale të migrantëve”, shtoi zëdhënësi i ministrisë.