ATV

Blog

  • Afrona Dika ekskluzivisht në ATV, flet për më të rejat nga jeta e saj

    Afrona Dika ekskluzivisht në ATV, flet për më të rejat nga jeta e saj

    E njohur tash e disa kohë në mediat roze, Afrona Dika, përpos lansimit të kompanisë ‘Grace Aestethic’, tregon ekskluzivisht në ATV për projektin më të ri ‘podcast’.

    Afrona tha se Podcast ‘Talk with Afrona’ është projekti i saj më i ri, i cili do të transmetohet nga kjo e diel.

    ‘Talk with Afrona’, është një podcast që sjell rrëfime interesante dhe të padëgjuara më parë të shumë figurave të famshme dhe jo vetëm.

    Realizimi i këtij projekti bëhet në Zvicër, ndërsa transmetohet në platformat ‘Spotify dhe ‘ÝouTube”./ATVLIV.TV/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 

  • Shoqërohet në polici një grua për keqtrajtim të fëmijës

    Shoqërohet në polici një grua për keqtrajtim të fëmijës

    Një grua dje në Prishtinë është shoqëruar në stacionin policor për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës.

    Në raportin e policisë thuhet se e dyshuara kishte sulmuar fizikisht një vajzë.

    “Prishtinë / 12.12.2023 – 01:00. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

  • Ish-presidentja e Zvicrës: Do ta kisha shumë të vështirë ta qeverisja sot Kosovën

    Ish-presidentja e Zvicrës: Do ta kisha shumë të vështirë ta qeverisja sot Kosovën

    Micheline Calmy-Rey, ish-presidente e Zvicrës tha se po të ishte kryeministre e Kosovës sot, do ta kishte shumë të vështirë të qeveriste me këtë vend.

    Për Kosovën, ajo tha në një intervistë për swissinfo.ch se tensioni me Serbinë mbetet “pengesa kryesore” drejt njohjeve të reja.

    “Po të isha kryeministre e Kosovës sot, do ta kisha shumë të vështirë ta qeverisja këtë vend”, tha Calmy-Rey.

    “Në veri të Kosovës, ku popullsia është kryesisht serbe, ekziston një sistem social paralel. Tekstet shkollore ofrohen nga Serbia. Disa komuna refuzojnë të pranojnë autoritetin e Prishtinës. Është një vend i vështirë për t’u qeverisur. Bashkimi Europian ndërmjetëson mes Serbisë dhe Kosovës, por udhëheqësit e tij – përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajčák dhe shefi i politikës së jashtme Josep Borrell, për shembull – vijnë nga vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, theksoi ish-presidentja helvetike.

    Para një viti, ish-presidentja zvicerane, Micheline Calmy-Rey u nderua në Kosovë. Presidentja Vjosa Osmani ia kishte dorëzuar asaj medaljen e “Urdhri i Pavarësisë”.

  • Bien çmimet e naftës në tregjet botërore

    Bien çmimet e naftës në tregjet botërore

    Në tregjet botërore, çmimet e naftës ranë edhe javën e kaluar, për të shtatën herë radhazi, pasi për shkak të dobësisë së ekonomive, është e mundur një rënie e mëtejshme e kërkesës për “arin e zi”.

    Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie ra me 3.9 për qind javën e kaluar, në 75.84 dollarë, ndërsa në tregun amerikan çmimi i fuçisë ra me 3.8 për qind, në 71.22 dollarë.

    Të enjten, çmimet e naftës në të dy tregjet ranë në nivelin më të ulët që nga fundi i qershorit, por të premten ata u hodhën më shumë se 2 për qind, duke ulur humbjet javore.

    Kohët e fundit, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj vendosën të ulin prodhimin në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm me rreth 700 mijë fuçi në ditë.

    Por, kjo nuk i mbështeti çmimet e naftës sepse kompanitë në SHBA po prodhojnë sasi rekord fuçish dhe importet kineze të naftës po lëkunden, që do të thotë se furnizimi është i mjaftueshëm, thotë Tamas Varga nga PVM.

    Dhe një marrëdhënie e tillë midis ofertës dhe kërkesës mund të vazhdojë, duke pasur parasysh se rritja e ekonomive më të mëdha në botë është ngadalësuar, ndërkohë që vendet jo anëtare të OPEC-ut po rrisin prodhimin e naftës.

    Ndaj Varga e konsideron rritjen e çmimit të premten si një “korrigjim të thjeshtë”, pas rënies së mprehtë të ditëve të mëparshme.

    Çmimet aktualisht mbështeten vetëm nga besimi i tregtarëve se bankat qendrore të vendeve perëndimore kanë përfunduar ciklin e rritjes së normave të interesit, duke qenë se inflacioni është në rënie.

    Por, ekonomitë me siguri do të ngecin ose do të dobësohen në muajt e ardhshëm dhe do të kalojnë muaj para se bankat qendrore të fillojnë të ulin normat e interesit dhe në këtë mënyrë të stimulojnë rimëkëmbjen e ekonomive.

    Kjo është arsyeja pse çmimet e naftës janë në rrugën e humbjeve këtë vit. Në tregun e Londrës, çmimi i fuçisë aktualisht është në të kuqe në krahasim me fillimin e vitit me rreth 11.7 për qind dhe në atë amerikan me rreth 11.3 për qind.

  • Kryetari i AKB-së kërkon që monedha 2 euro të hiqet për një kohë nga qarkullimi

    Kryetari i AKB-së kërkon që monedha 2 euro të hiqet për një kohë nga qarkullimi

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka kërkuar që të hiqet nga qarkullimi në për një kohë monedha 2 euro, kjo ngase bizneset nuk posedojnë aparatura të veçanta për identifikimin e parave metalike false.

    Shahini i tha Ekonomia Online, se Banka Qendrore në këtë rast do të duhej që të bënte më shumë në mënyrë që qytetarët t’i njohin ato.

    “Ne duhet t’a dimë se Kosova nuk është prodhuese e monedhës, por importuese. Në kohët e fundit ka pasur disa raste të paraqitura qoftë dy euro, pesëdhjetë euro e të tjera, por që gjithmonë ka pasur falsifikim të parave përmes së cilave synohet fitimi i parasë pa punuar”.

    “Ndoshta metoda më e mirë kishte me qenë që për një kohë të caktuar monedha dy euro të tërhiqet nga Banka Qendrore duke e larguar nga tregu, pasi që ne nuk kemi aparat identifikimi, që të njihet ose dallohet nga bizneset ose qytetarët. Kjo metodë kishte me qenë e përshtatshme, por edhe duke i bërë promovim më shumë nga Banka Qendrore që ta njeh qytetari më mirë në përgjithësi”, ka deklaruar Shahini.

    Ai e ka mirëpritur iniciativën e Qeverisë  për lansimin e  Masës së Punësimit për Gratë e Mbijetuara të Dhunës.

    Shahini shtoi se Qeveria e vendit do të duhej të bënte më shumë në këtë drejtim, pasi që është një iniciativë praktike në mënyrë që këto gra të mos t’a ndiejnë vetën të stresuar pas gjithë atyre kohëve të vështira, raporton EO.

    “Punësimi i grave të dhunuara është një iniciativë e mirë por e vonuar dhe është një iniciativë që promovon përkujdes ndaj kësaj kategorie, e cila vazhdimisht është tentuar që këtyre tu shtohet një vëmendje por asnjëherë e duhur jo”.

    “…mendoj që Qeveria e vendit do të duhej të bënte më shumë, edhe pse është një iniciativë praktike në mënyrë që ato të mos t’a ndijnë vetën të stresuar pas gjithë atyre kohëve të vështira që kanë  kaluar ato”, deklaroi ai.

  • Vdes një person që u sulmua javën e kaluar në Shtërpcë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    Vdes një person që u sulmua javën e kaluar në Shtërpcë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    Ka vdekur një person I cili para disa ditësh ishte sulmuar fizikisht nga një person e ku mori lëndime të rënda.

    Policia njofton se I dyshuari për sulmin është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar na mbajtje.

    Rasti kishte ndodhur javën e kaluar në Shtërpcë.

    “Shtërpcë / 10.12.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që më datë 08.12.2023 kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka qenë në tretman mjekësor dhe më datë 12.12.2023 është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në noftimin e policisë.

  • Kryeministri Kurti mbledh ministrat

    Kryeministri Kurti mbledh ministrat

    Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

    Ministrat e Qeverisë Kurti do të mblidhen nga ora 10:00 për të diskutuar disa pika që janë në rend të ditës.

    Zyra për Komunikim e Kryeministrit nuk ka bërë të ditur akoma agjendën e këtij takimi.

  • Liga e Kampionëve, sot vëmendja në grupin F

    Liga e Kampionëve, sot vëmendja në grupin F

    Të martën u mësuan tetë skuadrat e para që kanë siguruar kualifikimin për në fazën e eliminimi direkt të Ligës së Kampionëve, ndërsa sot do të bëhen të ditura edhe tetë të tjera.

    Padyshim se vëmendja më e madhe do të jetë tek dy ndeshjet e grupit F, aty ku anë tri skuadra me gjasa për t’u kualifikuar në raundin tjetër, raporton KosovaPress.

    Bëhet fjalë për grupin në të cilin PSG, Newcastle dhe Milani do të luajnë për pozitën e dytë në grup, pasi e para tashmë i takon Borussia Dortmundit.

    Milani do të luajë si mysafir ndaj Newcastle dhe vetëm fitorja iu duhet rossonerëve, ndërsa që duhet të shpresojnë edhe Dortmundi ta mposhtë PSG-në.

    Këto janë të gjitha ballafaqimet e sotme në Ligën e Kampionëve:

    Crvna Zvezda-Manchester City

    Leipzig-Young Boys

    Antëerp-Barcelona

    Atletico Madrid-Lazio

    Celtic-Feynoord

    Dortmund-PSG-

    Newcastle-Milan

    Porti-Shakhtar Donetsk

  • Ministrja malazeze: Mali i Zi do t’i ofrojë mbështetje Kosovës në rrugën drejt BE-së

    Ministrja malazeze: Mali i Zi do t’i ofrojë mbështetje Kosovës në rrugën drejt BE-së

    Ministrja e Çështjeve Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq, ka thënë se Mali i Zi do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje politike Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për të intensifikuar proceset reformuese në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE) dhe zhvillimit të mëtejshëm ekonomik.

    Gorçeviq ka theksuar se kultivimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, të bazuara në besimin reciprok dhe mbyllja e çështjeve të hapura midis dy vendeve, së bashku me mbështetjen aktive në procesin e realizimit të së ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor, paraqesin një prioritet të rëndësishëm të politikës së jashtme të Malit të Zi, raporton mediumi malazez Pobjeda.

    Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – synojnë të anëtarësohen në BE dhe janë në faza të ndryshme të arritjes së këtij qëllimi, ndërsa plani i rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor përfshin investime prej 6 miliardë eurosh dhe akses në tregun e brendshëm evropian në fusha të caktuara.

    Kosova ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Bosnje-Hercegovina ka marrë statusin e vendit kandidat në fund të vitit të kaluar. Maqedonia e Veriut ka ngecuar në zbatimin e reformave, kurse Shqipëria dhe Mali i Zi janë aktualisht lidere për sa i përket anëtarësimit në BE. E perspektiva e Serbisë është ende e paqartë.

  • Osmani sot në Bruksel, përfaqëson Kosovën në samitin e BE-së

    Osmani sot në Bruksel, përfaqëson Kosovën në samitin e BE-së

    Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bruksel, ku do ta përfaqësojë sot Kosovën në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

    Osmani ka udhëtuar me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

    “Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Presidentja Osmani do të diskutojë nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit në dritë të sfidave të vazhdueshme të sigurisë në rajon dhe më gjerë, duke filluar me mbështetjen për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Tutje thuhet se liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel ndër të tjera do të diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkërendimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

    Në kuadër të samitit, Osmani poashtu do t’i informojë krerët e shteteve të BE-së lidhur me situatën e sigurisë në vend, pas sulmit të agresionit të Serbisë më 24 shtator.