ATV

Blog

  • Trajneri i vitit 2023, FIFA zbulon emrat e tre kandidatëve

    Trajneri i vitit 2023, FIFA zbulon emrat e tre kandidatëve

    Pak ditë na ndajnë nga mbyllja e vitit 2023 dhe tani është edhe momenti për të parë me vëmendje se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 12 muajve, por edhe për vlerësimet e radhës, teksa një nga pyetjet më kryesore është: Kush është trajneri më i mirë për vitin 2023?FIFA ka zbuluar tre kandidatët për këtë çmim në FIFA The Best 2023, teksa dy prej tyre janë italianë, sipas Super Sport.

    Bëhet fjalë për Luciano Spalleti-n, aktualisht trajneri i përfaqësueses italiane, por që në këtë vit triumfoi me Napolin në Serie A.

    Më pas vjen trajneri i Interit, Simone Inzaghi që me zikaltërit sfidoi Manchester City-n në finale e UEFA Champions League dhe në fund, pikërisht fituesi i kompeticionit më të rëndësishëm për klube në kontinentin e vjetër, Pep Guardiola.

  • Osmani takohet me kryeministren e Italisë, tregon çka biseduan

    Osmani takohet me kryeministren e Italisë, tregon çka biseduan

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

    Osmani ka thënë se në këtë takim ka potencuar rolin e rëndësishëm të Italisë në përkrahjen e Kosovës në të gjitha etapat.

    “Llogarisim në lidershipin e Kryeministres Meloni në avancimin e rrugës së shtetit tonë drejt integrimit evropian”, ka shkruar ndër të tjera Osmani.

  • Banka komerciale i mbledh të gjitha 2 eurot e falsifikuara, i dorëzon në polici

    Banka komerciale i mbledh të gjitha 2 eurot e falsifikuara, i dorëzon në polici

    Zyrtarja e një banke komerciale në Pejë ka njoftuar se pas kontrollimit të të gjitha degëve kanë klasifikuar 657 bankënota 2-euroshe që dyshohet të jenë të falsifikuara.

    Sipas raportit të Policisë, ajo ka thënë se paratë janë pranuar më herët.

    “Ankuesja femër kosovare, zyrtare në një bankë ka njoftuar se pas kontrollimit të gjitha degëve i kanë klasifikuar 657 bankënota nga dy (2) € gjithsej 1314 €, që dyshohet se janë pranuar më herët dhe janë të falsifikuara. Bankënotat e dyshuara janë sekuestruar nga njësia e krim teknikes”, thuhet në raportin e Policisë.

    Rasti thuhet se është duke u hetuar.

  • ​Sulmoi zyrtarin e KEDS-it, i dyshuari gjendet në arrati

    ​Sulmoi zyrtarin e KEDS-it, i dyshuari gjendet në arrati

    Një zyrtar i KEDS-it derisa ka qenë në detyrë është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar.

    Rasti ka ndodhur në dje në Glloboqicë të Kaçanikut.

    Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime.

  • ​Ndryshimet në Champions, s’do të ketë më fazë të grupeve

    ​Ndryshimet në Champions, s’do të ketë më fazë të grupeve

    Ndeshjet që u zhvilluan në mesjavë ishin të fundit që kemi parë në Ligën e Kampionëve sa i përket fazës së grupeve.

    Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, Liga e Kampionëve do të zhvillohet me një format të ri, atë zviceran

    Sipas këtij formati, 36 skuadra do të garojnë në një grup të ligës së madhe.. Çdo ekip do të luajë nga tetë ndeshje kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm, përcjellë KosovaPress.

    Tetë skuadrat më të mira në këtë ligë, do të kualifikohen automatikisht në fazat e eliminimit direkt.

    Ekipet që përfundojnë në vendet nga 9 deri 24, do të konkurrojnë në fazën e play-off-it, me tetë skuadrat fituese që do të plotësojnë pastaj vendet e mbetura për fazën 1/16.

  • Arrestohet një grua në Deçan, e rrahu një burrë dhe një police

    Arrestohet një grua në Deçan, e rrahu një burrë dhe një police

    Një grua është arrestuar më Deçan pasi e ka sulmuar fizikisht një burrë.

    Sipas policisë, lëndime trupore nga e dyshuara ka pësuar edhe një zyrtare policore, e cila ka pranuar tretman mjekësor.

    “Me vendim të prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

  • Haxhiu: Martesat e hershme në komunitetet pakicë, çështje e pa trajtuar e pasluftës

    Haxhiu: Martesat e hershme në komunitetet pakicë, çështje e pa trajtuar e pasluftës

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dhënë detaje për formimin e Grupit Ndërinstitucional për parandalimin e martesave të hershme në komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian.

    Haxhiu ka thënë se problematika e martesave të hershme në këto komunitete është ndër çështjet më të pa trajtuara që nga paslufta

    Ajo u shpreh se me këtë neglizhencë u është rrezikuar jeta dhe shëndeti i vajzave të reja.

    “Çështja e martesave nën moshën 18 vjeçare është trajtuar edhe me draftin e Kodit Civil i cili së shpejti do të procedohet në Kuvend megjithatë jam e bindur që themelimi i këtij grupi do të ndihmojë në vetëdijësimin e shoqërisë për pasojat e martesave të hershme dhe parandalimin e tyre”, shkroi ajo.

  • Bërnabiq e “rezervuar” ndaj Deklaratës së Brukselit për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën

    Bërnabiq e “rezervuar” ndaj Deklaratës së Brukselit për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën

    Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka paraqitur rezervë në deklaratën e Bashkimit Evropian, “në mbrojtje të interesave të Serbisë”, sipas së cilës, “vijat e kuqe janë të qarta – mosnjohja dhe mospranimi i Kosovës anëtare e Kombeve të Bashkuara, si dhe anëtare e sistemit të organizatave dhe agjencive të OKB-së”, raporton gazeta serbe “Blic”.

    Me këtë rezervë, Serbia “ka bërë të qartë” se “Kosova mbetet pjesë integrale e Serbisë”, pretendon kjo gazetë proqeveritare serbe.

    “Republika e Serbisë, “e përkushtuar” ndaj procesit të integrimit evropian dhe negociatave, në përgjithësi rreshtohet, me rezerva, me Deklaratën e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel më 13 dhjetor 2023, “Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe aneksi i saj për zbatim”, konsiderohet e pranueshme vetëm nëse nuk i referohet asnjë de facto apo de jure njohjes së “të ashtuquajturës Kosovë”. Republika e Serbisë thekson se harmonizimi në asnjë mënyrë nuk nënkupton njohjen e anëtarësimit të “të ashtuquajturës Kosovë” në OKB, sistemin e organizatave dhe agjencive të OKB-së, as “i ashtuquajturi integritet territorial i të ashtuquajturës Kosovë”. Dokumenti i lartpërmendur nuk paraqet kontratë juridikisht të detyrueshme sipas të drejtës ndërkombëtare. Për më tepër, përafrimi me këtë Deklaratë nuk ndikon në faktin se Kosova “mbetet pjesë integrale e territorin e Republikës së Serbisë”, pretendohet në deklaratën e Bërnabiqit për “rezervën e saj”.

    Në samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në të cilin Serbia përfaqësohet nga kryeministrja Ana Bërnabiq, është publikuar Deklarata e Brukselit, me të cilën Bashkimi Evropian bën thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë bllok dhe kërkon nga Serbia dhe Kosova përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve dhe të zbatojnë plotësisht, pa parakushte dhe vonesa të mëtejshme, marrëveshjet e arritura, përfshirë marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe aneksin e zbatimit të saj.

  • Zjarrfikësit sot do të protestojnë para Qeverisë

    Zjarrfikësit sot do të protestojnë para Qeverisë

    Zjarrfikësit sot do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

    Në njoftimin e lëshuar nga ata thuhet se protesta vjen si shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe gjendjen në përgjithësi në shërbimin zjarrfikës dhe shpëtimit.

    “Mos plotësimi i kërkesave te parashtruara me kohë, kërkesa të drejta dhe legjitime, të bazuara në ligje dhe se fundi edhe vendimi që zjarrfikësve të ju anulohet pagesa për rrezikshmëri në punë, vendim i pa analizuar mirë dhe shumë probleme tjera rreth organizimit, statusi juridik ende i pa zgjidhur, mos definimi i kompetencave menaxhuese mes komunave dhe MPB/AME, mos planifikimi buxhetor për zjarrfikës, kushtet e dobëta të punës, numri i pamjaftueshëm i zjarrfikësve, mosha mesatare në prag të viteve 50”, këto janë në njoftimin për protestë.

    Tutje thuhet se protesta do të nisë nga ora 11:00.

  • Kuvendi sot voton shqyrtimin e dytë të buxhetit për vitin 2024

    Kuvendi sot voton shqyrtimin e dytë të buxhetit për vitin 2024

    Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën e radhës plenare.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se në rend të ditës është vetëm një pikë, “Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024”.

    Seanca do të nisë nga ora 10:00.