ATV

Blog

  • Trafiku Urban tregon numrin rekord të udhëtarëve për vitin 2023

    Trafiku Urban tregon numrin rekord të udhëtarëve për vitin 2023

    Trafiku Urban ka njoftuar se gjatë vitit 2023 gjithsej 12 milionë qytetarë kanë udhëtuar me autobusët e kësaj ndërmarrje.

    Siç thuhet në njoftim, ky është rekord i ri për ndërmarrjen dhe përgjegjësi që në vitin e ardhshëm të angazhohen për shërbime edhe më cilësore.

    “12 milionë udhëtarë gjatë vitit 2023. Një rekord i ri për ndërmarrjen tonë dhe një përgjegjësi për të gjithë ne, që gjatë vitit 2024 të angazhohemi për shërbime edhe më cilësore”, thuhet në njoftimin për media.

  • Osmani përfundon mandatin si kryesues i OSBE-së, dënon sulmet e fundit të Rusisë mbi Ukrainën

    Osmani përfundon mandatin si kryesues i OSBE-së, dënon sulmet e fundit të Rusisë mbi Ukrainën

    Maqedonia e Veriut përfundon këtë të premte kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE.

    Kështu ka bërë të ditur kryesuesi i saj, Bujar Osmani, i cili përmes një qëndrimi ka dënuar sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës, transmeton KlanKosova.tv.

    “Derisa mandatit tim po i vjen fundi, zemërthyer po e kaloj ditën e fundit të punës duke dënuar sulmet brutale dhe të pandërprera gjatë natës së fundit të Federatës Ruse. Sulmi i tmerrshëm I natës së fundit me 100 raketa dhe dronë të panumërt, shënjestëruan pa mëshirë civilë, reparte materniteti, shkolla dhe spitale”, ka shkruar Osmani.

    “Në një ditë që duhet me reflektim dhe dëshirë për festa, ne po përballemi me realitetin e tmerrshëm të mizorisë së luftës”.

    “Qytetarët ukrainas u zgjuan me terrorin e shpërthimeve, një kolonë zanore e padurueshme që duhet të jehojë në veshët e botës. Le të jenë këta tinguj një thirrje për veprim”.

  • “Dy javët e ardhshme të vështira”, analisti austriak: Të mbrohet Kosova, mund të ketë luftë

    “Dy javët e ardhshme të vështira”, analisti austriak: Të mbrohet Kosova, mund të ketë luftë

    Analisti austriak, Gunther Fehlinger ka folur në lidhje me situatën e sigurisë në Ballkan duke theksuar se BE duhet të jetë gati t’i përgjigjet Serbisë nëse tenton të nisë një luftë në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.

    Analisti austriak bëri apel dhe ndaj Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi që të përgatiten për t’i treguar Serbisë se nuk mund të kryej aksione ushtarake me qëllim ndryshimin e kufijve.

    “Ne nuk mund ta pranojmë pushtimin rus të Serbisë. Duhet të mbështesim ndryshimin në Beograd dhe në gjithë Serbinë. Njohja e Kosovës nga Serbia duhet të jetë e padiskutueshme, por duhet të përgatitemi për një luftë nga Serbia në Kosovë dhe në Bosnje, pasi regjimi i Vuçiqit është shumë i rrezikshëm. Ndaj ne duhet të mbrojmë Kosovën dhe Bosnjën, përpara se të bëhet shkëputja e Republikës Srpska. Të gjitha ushtritë e Ballkanit të jenë të gatshme për të mbrojtur Kosovën. Të jenë Shqipëria dhe Maqedonia të sigurohen dhe t’i tregojnë Serbisë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet”, tha Fehlinger.

    Ai tha se për Serbinë skenari më i mirë është të shkëputet nga Rusia.

    “Nuk duhet që Serbia të kthehet në Bjellorusinë e re. Në zgjedhjet e fundit në Bjellorusi Lukashenko i humbi zgjedhjet dhe ai vazhdon të jetë në pushtet. Serbia sot është Bjellorusia e Ballkanit dhe prova më e mirë për këtë është kur presidenti kritikon popullin e tij një ditë pas zgjedhjeve. Serbia armatoset he është nën ndikimin politik rus dhe ka qenë e tillë që në vitin 2003 me vrasjen kryeministrit Zoran Gjingjiqit”.

    Analisti austriak tha se Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve, kanë marrëdhënie tregtare me Rusinë dhe kanë një qendër në Nish që konsiderohet qendër humanitare, por në fakt është një bazë ushtarake.

    “Është një lidhje shumë e rrezikshme dhe një moment problematik, ndaj të gjithë duhet të jenë gati dhe kjo vlen për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi”, tha analisti.

    Fehlinger theksoi se dy javët e ardhshme do të jenë të vështira për Ballkanin, ndaj apeloi që SHBA të shtojë trupat dhe t’i tregojë vendin Serbisë nëse do të bëjë përpjekje për të marrë territore.

    “Dy javët e ardhshme do të jenë shumë të vështira. Rusia do që të ketë Serbinë gjithmonë në anën e saj, deri tani ka qenë e suksesshme, por dhe vetë Rusia është në prag të kolapsit ekonomik dhe gjëja e fundit që i duhen, janë sanksionet nga Serbia. Prania ruse dhe bashkëpunimi që po i ofron Serbia përbën rrezikun më të madh në Ballkan. Serbia kërkon ta kthejë Kosovën në një lloj Donbasi, ndaj duhet një prani më e madhe e trupave të SHBA në Ballkan për t’i treguar Serbisë se çdo përpjekje për të marrë territore do të marrë përgjigjen e merituar, kjo është mënyra e vetme për ruajtjen e paqes”, tha analisti austriak për Euronews Albania.

  • NATO monitoron situatën në Poloni

    NATO monitoron situatën në Poloni

    Aleanca ushtarake perëndimore thotë se po “monitoron situatën” në Poloni pasi një raketë ruse ka të ngjarë të ketë hyrë në hapësirën e saj ajrore për një kohë të shkurtër.

    Kështu ka thënë përmes një postimi në platformën “x” shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

    “Kam biseduar me presidentin polak Andrzej Duda për incidentin me raketa në Poloni. NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë të çmuar, po monitoron situatën dhe ne do të qëndrojmë në kontakt pasi të vërtetohen faktet. NATO mbetet vigjilente”, ka shkruar .

  • AGK: 74 raste të kërcënimeve e sulmeve të raportuara nga gazetarët më 2023

    AGK: 74 raste të kërcënimeve e sulmeve të raportuara nga gazetarët më 2023

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka publikuar një shkrim, në të cilin ka përmendur numrin e sulmeve të raportuara ndaj gazetarëve.

    Sipas AGK-së, gjatë vitit 2023 janë raportuar 74 raste të kërcënimeve e sulmeve të raportuara nga gazetarët dhe mediet.

    “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në këtë fundvit numëron 74 raste të kërcënimeve e sulmeve të raportuara nga gazetarët dhe mediet përgjatë periudhës kohore Janar – Dhjetor 2023.” – thuhet në shkrimin e AGK-së.

    Tutje, AGK-ja ka sqaruar se 30 sulme kanë ndodhur gjatë raportimit në veri.

    “Në këto 74 raste, 30 raste janë shënuar përgjatë raportimit të gazetarëve dhe medieve në veriun e Republikës së Kosovës, teksa pjesa tjetër e rasteve është raportuar nga terrene të ndryshme”, thuhet tutje.

  • Presidentja propozon program për përmirësim të kushteve për ushtarët e FSK-së

    Presidentja propozon program për përmirësim të kushteve për ushtarët e FSK-së

    Përgatiti: Nora Luta

    Sali Morina është vetëm njëri nga 325 ushtarët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që u certifikuan të premten.

    Morina tha se do të angazhohet që detyrën e re ta kryej me përkushtim.

    Për Morinën, dhe ushtarët e tjerë të FSK-së, presidentja Vjosa Osmani ka prezantuar një program, që sipas saj synon përmirësimin e kushteve të punës.

    Komandantja supreme e FSK-së, në ceremoninë e certifikimit të ushtarëve të rinj, që u mbajt në Ferizaj, ka thënë se tashmë ky program është hartuar.

    Në të përfshihen shtesat për rrezikshmëri, sigurimi shëndetësor dhe funksionalizimi i spitalit ushtarak.

    Zotime për përkrahje ndaj ushtarëve të FSK ka dhënë edhe kryeministri Albin Kurti.

    Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet për FSK-në mbi 200 milionë euro për vitin e ardhshëm.

  • Nënshkruhet marrëveshja 13 2 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza

    Nënshkruhet marrëveshja 13 2 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza

    Përgatiti: Benita Zeneli

    Për projektin “Përshtatja e Zhvillimit Urban me Kushtet Klimatike dhe Menaxhimi i Ujërave të Zeza” Ministria e Financave me Kompaninë Rajonale tw Ujësjellësit “Prishtina” nënshkruan edhe nën-grantin prej 13.2 milion euro.

    Këto fonde sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, do të përdoren për rehabilitimin e rrejtit të kanalizimit konform standardeve të Bashkimit Evropian.
    Ndërkohë, ky projekt përfshinë katër komuna me rreth 500 mijë banor.

    Marrëveshja e nënshkruar për trajtimin e ujërave të zeza në me vlerë 13.2 milionë euro i shtohet marrëveshjes fillestare të grantit me vlerë 28.8 milionë euro, duke e bërë kështu vlerën totale të projektit 42 milionë euro.

  • Më 2024, Hovenieri kërkon përparim të njëmendtë Kosovë – Serbi

    Më 2024, Hovenieri kërkon përparim të njëmendtë Kosovë – Serbi

    Përgatiti: Entela Sahiti

    Zbatimi i marrëveshjeve të dala nga procesi i dialogut Kosovë-Serbi, është një ndër mesazhet kryesore të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në adresimin e tij për fundvit.

    Hovenier pret nga Kosova dhe Serbia që në vitin e ardhshëm të kenë përparim të njëmendtë.

    “Në 2024 shpresojmë të shohim përparim të njëmendtë duke përfshirë Serbinë që ndërmerr hapa të rëndësishëm për përmbushjen e të gjitha detyrimeve të saj sipas kësaj marrëveshje si dhe Kosovën, që gjithashtu i përmbush detyrimet e saj përfshirë që të lëvizë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, tha Hovenier.

    Sipas diplomatit amerikan, ky proces i normalizimit duhet të përmbyllet me njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, teksa të dy vendet kërkojnë të përmbushin rrugëtimet e tyre drejt BE-së.

    Hovenier po ashtu, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara si më parë për partneritet me popullin e Kosovës, teksa ka deklaruar se me Qeverinë e Kosovës kanë shtyrë përpara tri qëllimet kryesore.

    “Të shohim Kosovën duke e marrë vendin e saj në institucionet evropiane dhe euro-atlantike, sundim më të mirë të ligjit dhe qeverisje të përgjegjshme dhe efektive, dhe zhvillim gjithëpërfshirës të kapitalit njerëzor dhe rritje të qëndrueshme ekonomike”, tha Hovenier.

    Tutje, ai përmendi disa pika kryesore që janë arritur gjatë këtij viti, duke potencuar Gjykatën Komerciale, përfshirjen e SHBA-së në programet e artit dhe arsimit si dhe dyfishimin e zotimit për energji të ripërtrishme.

    Sipas tij gjatë vitit 2023 ka pasur momente të vështira, por që ka pasur edhe arritje e shumë përparim, për të cilat thotë se duhet festuar.

  • Korridoret e reja ajrore, fluturime me të shkurtra, bileta më të lira

    Korridoret e reja ajrore, fluturime me të shkurtra, bileta më të lira

    Përgatiti: Fatlum Jashari

    Hapja e korridoreve ajrore me Shqipërinë pritet të ndikojë pozitivisht veçmas në aspektin kohor dhe koston e fluturimeve nga vendet perëndimore-evropiane për në Kosovë dhe anasjelltas.

    Derisa ekspertë të aviacionit civil theksojnë se korridoret e reja ulin shpenzimet operuese dhe ato të trafikut ajror, agjencitë presin reflektim në çmimin e biletave.

    Krahas aspekteve tjera, shkurtimi i rrugëve ajrore pritet të rezultojë edhe në shtimin e avio-kompanive operuese, linjave të reja dhe atyre direke, nga dhe për në Aeroportin e Prishtinës.

    Fluturimet në rrugët ajrore të Shqipërisë do të mundësohen përmes dy pikave të navigimit, Arbër dhe Kukad, në kufirin ndërmjet dy shteteve.

    Funksionalizimi i pikave që do të përdoren për udhëzime dhe koordinim të fluturimeve komerciale, vjen tre vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes.

  • Gjykata shtyn seancën, avokatët e Berishës nuk dorëzuan kërkesën sot

    Gjykata shtyn seancën, avokatët e Berishës nuk dorëzuan kërkesën sot

    Megjithëse Gjykata e Posaçme shtyu seancën për ish-kryeministrin Sali Berisha një ditë më parë, në mënyrë që avokatët të dorëzojnë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares, këta të fundit nuk kanë dorëzuar asnjë kërkesë as sot.

    Pas tre seancash ku u dëgjuan të gjithë, SPAK që kërkon arrest shtëpiak dhe avokatët që kërkojnë refuzim të prokurorisë, gjykata nuk mundi të shpallë një vendim ndaj ish-kryeministrit as dje, duke e shtyrë për ditën e nesërme.

    Zyra e shtypit njoftoi se vendimi që duhej dhënë të enjten do të shpallet më 30 dhjetor 12:00 që besohet se do të jetë dita kur do të merret një vendim final për kërkesën e SPAK-ut.

    Avokatët kërkuan sërish dje përjashtimin e Irena Gjokës nga çështja që duhej dorëzuar me shkresa dhe jo verbalisht.

    Parlamenti e dha një javë më parë autorizimin. Ndërkohë që mbrojtja pasi dëgjoi SPAK-un duket se po luan me njërën nga kartat, që është koha. Megjithatë ky moment është ndryshe pasi gjykata nuk është e kushtëzuar nga afati pesë ditor ku gjendej në fillim, atëherë kur kërkoi të pyetej Berisha pasi kishte vendosur detyrim paraqitjeje në mungesë.

    Sidoqoftë SPAK-u ka thënë fjalën, arrest shtëpiak në adresën e deklaruar, që do të thotë mbikëqyrje policore dhe ndalim për të komunikuar me të tjerë përpos familjes. /tch