ATV

Blog

  • Osmani: Rugova i shërbeu vendit deri në frymën e fundit, do të mbetet përherë në themelet e shtetit të Kosovës

    Osmani: Rugova i shërbeu vendit deri në frymën e fundit, do të mbetet përherë në themelet e shtetit të Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Akademinë Përkujtimore në 18 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, e ka quajtur atë at themeltar të shtetit të Kosovës.

    “Ai qe vërtetë i biri i Kosovës. I shërbeu deri në frymën e fundit vendit. Ja kushtoi jetën Kosovës. Ai qe mobilizues i jashtëzakonshëm i një populli të tërë mbi vlerat e lirisë. Ai nuk ngurroi ta shprehte kërkesën për lirinë e individit dhe të popullit. Duke e kërkuar atë, ai u shndërrua në model të prijësit. Presidenti Rugova do të mbetet përherë në themelet e shtetit të Kosovës. Trashëgimia e tij është e jashtëzakonshme. Ai e solli vëmendjen e botës demokratike në Kosovë.”

  • Diplomati kroat: Rugova, lider i kapaciteteve globale, i mungon Kosovës dhe Europës

    Diplomati kroat: Rugova, lider i kapaciteteve globale, i mungon Kosovës dhe Europës

    Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, sot në përvjetortin e 18 të vdekjes, e ka kujtuar edhe ambasadori i Kroacisë në Finlandë dhe Estoni, Josip Buljeviq.

    Bujleviq shkroi në “X” se pikërisht Rugova ishte lideri i duhur në kohën e duhur për Kosovën.

    “Ibrahim Rugova ishte pikërisht ai lloj lideri që i duhej popullit të tij në ato kohë. Një vizionar karizmatik, një pacifist, por i palëkundur në parimet themelore. Lider i kapaciteteve globale”, shkroi ish-ministri kroat i Mbrojtjes.

    “Sot kanë kaluar 18 vjet nga vdekja e tij dhe ai është shumë i munguar në Kosovë dhe në Europë”, shtoi Bujleviq.

  • Haradinaj për Rugovën: I jemi mirënjohës për kontributin historik për liri dhe pavarësi

    Haradinaj për Rugovën: I jemi mirënjohës për kontributin historik për liri dhe pavarësi

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj ka kujtuar dhe nderuar ish-presidentin, Ibrahim Rugovën, në 18-vjetorin e vdekjes së tij.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se të gjithë janë mirënjohës për kontributin historik të ish-presidentit Rugova, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    “I jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

    Haradinaj tha se Rugova me drejtësinë dhe vendosmërinë e tij, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin, veçmas duke shfaqur kujdesin në forcimin e miqësisë së përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

  • Szunyog: Rugova do të mbahet mend gjithmonë për rolin e tij në historinë moderne të Kosovës

    Szunyog: Rugova do të mbahet mend gjithmonë për rolin e tij në historinë moderne të Kosovës

    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka bërë homazhe në nderim të 18-vjetorit të vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.

    Szunyog ka thënë se Rugova do të mbahet mend gjithmonë për rolin e tij në historinë moderne të Kosovës.

    Gjithashtu, ambasadori e quajti Rugovën njëri të përkushtuar ndaj paqes.

    “I nderuar për nder të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës në 18 vjetorin e vdekjes së tij. Rugova do të mbahet mend gjithmonë për rolin e tij në historinë moderne të Kosovës dhe si njeri i përkushtuar ndaj paqes. Faleminderit presidentes, Vjosa Osmani për organizimin e kësaj ceremonie”, ka shkruar ai në “X”.

  • Arsyet se pse çdo mëngjes duhet të pini ujë të ngrohtë me mjaltë

    Arsyet se pse çdo mëngjes duhet të pini ujë të ngrohtë me mjaltë

    Për shkak të përbërjes së jashtëzakonshme, për shumë vjet me radhë, mjalti është trajtuar si një ushqim i shenjtë dhe një nga recetat më efektive natyrore për trajtimin e një sërë sëmundjesh.

    Por, a keni dëgjuar për kombinimin e mrekullueshëm të mjaltit dhe ujit?Efektet pozitive të këtij kombinimi:Një lugë çaji mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë ka përbërjen e njëjtë me plazmën e gjakut – një lëng i verdhë që merret pas centrifugimit të qelizave të gjakut.Ndihmon tretjen dhe zgjidh problemet e zorrëve.

    Forcon sistemin imunitar, shëron ftohjet dhe bronkitin ashtu si edhe pastron mukozën nga mushkëritë.Largon helmet nga trupi.Kur konsumoni mjaltë dhe ujë çdo ditë, në fillim do të vini re një rritje në belin tuaj.

    Por mos u bëni merak, kjo është vetëm faza fillestare e lëshimit të toksinave nga trupi.Me rritjen e belit e tuaj fillon procesi i pastrimit të trupit pasi vetitë antivirale dhe antibakteriale janë rritur.

    Puna e zorrës së trashë normalizohet. Kombinimi i ujit dhe mjaltit do të ndihmojë në normalizimin e mikro-florës së zorrës së trashë dhe në eliminimin e baktereve.Si ta konsumoni këtë pije?Konsumojeni ujin e ngrohtë dhe mjaltin çdo mëngjes, në stomak të zbrazët. Kini parasysh, ta pini këtë pije shpejtë.

    Një gotë nga ky kombinim, konsumojeni edhe në mbrëmje. Është e rëndësishme që pija të jetë e freskët në çdo konsumim.

  • Zbutni ajrin në dhomë me ujë dhe kamomil

    Zbutni ajrin në dhomë me ujë dhe kamomil

    Stina e dimrit na imponon që të mbajmë temperaturën më të ngrohtë në ambientin e shtëpisë sonë.

    Metodat me të cilat ngrohim dhomën janë të ndryshme.E nëse për të ngrohur ambientin përdorni shporetin apo kaminin, ajri thahet edhe më shumë.

    Për t’i dhënë paksa lagështi ajrit, në ndihmë vjen kamomili dhe uji.Vendosni disa qeska kamomili në një tenxhere me ujë dhe vendoseni mbi shporet apo kamin.

    Lëreni ashtu të qëndrojë gjatë tërë kohës sa shporeti qëndron i ndezur.Ju mund të shtoni ujë kohë pas kohe kur uji të shterohet.Në këtë mënyrë, do të arrini të mbani lagështinë e ajrit në normën e duhur.

  • Familjarët për librin kushtuar veprimtarisë së presidentit Rugova: Do shërbej si udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme

    Familjarët për librin kushtuar veprimtarisë së presidentit Rugova: Do shërbej si udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme

    Pas promovimit të librit “Pushteti dhe intelektualët”, Mendim Rugova, djali i presidentit historik u shpreh i lumtur që ato shkrime do shërbejnë për brezat e ardhshme, raporton Ekonomia Online.Rugova tha se si familje ndihen mirë që edhe në këtë përvjetor ka një libër që jetë shembull udhërrëfyes për gjeneratat e brezit të ardhshëm.

    “Më vjen mirë që në këtë 18 vjetor të shkuarjes në amshim e kemi edhe një botim, i cili do i mbledh intervistat e jetës dhe veprimtarisë së babait, që do i kenë për të ardhmen gjeneratat e reja”Promovimi i librit rreth veprimtarisë letrare dhe politike të presidentit Ibrahim Rugova u bë në ambientet e selisë së LDK-së.

    Ibrahim Rugova ishte zgjedhur President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004.

    Ai ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe u përcoll në banesën e fundit me nderime të larta shtetërore dhe ushtararake.

  • Rregullorja e re e “Prishtina Parking” hyn në fuqi nesër

    Rregullorja e re e “Prishtina Parking” hyn në fuqi nesër

    Ndërmarrja “Prishtina Parking” ka njoftuar se që nga nesër do të hyjë në fuqi rregullorja e re për menaxhimin e parkingjeve në kryeqytet.“Prishtina Parking” ka njoftuar se çfarë veprime duhet të ndërmerren nga banorët rezidentë.

    Ditën e hënë me datë 22 Janar 2024 hyn në fuqi rregullorja e re për menaxhimin e parkingjeve në Kryeqytet.Cilat janë veprimet që duhet të ndërmerren nga banorët rezident?– të presin që brenda 30 ditëve të ardhshme të kontaktohen nga N.P.L. Prishtina Parking.– në kontaktin që do e realizojmë do të informojmë banorët nëse dokumentet e tyre të dorëzuara më herët janë të plota.– nëse dokumentacioni është i plotë, banorët do të ftohen të vizitojnë zyrat e N.P.L.

    Prishtina Parking për të realizuar kontratat e reja dhe pagesën e njëhershme administrative prej 10 euro.– nëse dokumentacioni nuk është i plotë, banori do të informohet se cilin dokument shtesë duhet ta plotësojë.– të gjithë banorët e regjistruar më herët do të kontaktohen brenda kësaj periudhe.

    Gjithashtu, përgjatë kontaktit do të informohen banorët që kanë parapagim për t’u rimbursuar.– deri në përfundim të kësaj procedure zyrat mund t’i vizitojnë banorët që nuk kanë qenë më herët të inkuadruar në sistem si banorë rezident apo ata të cilët kanë ndryshuar adresat ose automjetet (targat)

  • Në përvjetorin e 18-të të shkuarjes në amshim promovohet libri “Pushteti dhe intelektualët”, si përmbledhje e veprimtarisë së presidentit Rugova

    Në përvjetorin e 18-të të shkuarjes në amshim promovohet libri “Pushteti dhe intelektualët”, si përmbledhje e veprimtarisë së presidentit Rugova

    Në 18-të vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, Fondacioni qe mban edhe emrin e tij promovoi librin “Pushteti dhe intelektualët”.

    Në organizim të pranishëm ishin edhe vet familja e presidentit Rugova si dhe figura të shumta publike nga kjo parti, raporton Ekonomia Online.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku falendëroi te gjithë pjesmarrësit duke thënë se në këtë përvjetor të 18-të libri Pushteti dhe Intelektualet, bën qe te percjellet tek rinia veprimtaria dhe shërbimi i presidentit Rugova.

    “Ky libër ka këtë funksion dhe sikur vepra në tërësi na kujton intelektualin elartë të tij e na bën ta dijmë se sa me rëndësi është ai rrugëtim, që vlen jo vetëm të te djeshëm, por edhe te sotme e nesmëren”

    Tutje ai tha se veprimtaria letrare e tij është shumë e veçantë, dhe do ta kenë udhërrëfim, që tregon se si nxënësi i Parisit admironte kulturën, ashtu si Rugova që zbatoi fushën e dijës dhe atë të politikës.

    “Në të vërtetë, Rugova ishte një epokë dhe pas vete la një trashëgimi të pasur intelektuale dhe një trashëgimi politike, me rezultate të papërsëritshme e monumentale.Ati themeltar i shtetit të Kosovës, prijësi historik i popullit të Kosovës, themeluesi i Lidhjes Demokratike, formacionit të parë pavarësist; bartësi i lëvizjes më të madhe kombëtare për liri, pavarësi e demokraci, iku në amshim sot 18 vite më parë”, vazhdoi tutje Abdixhiku.

    ai tha tha se Rugova punoi aq shumë për vendin e vepra e Bogdanit i shërbente si shembull, e nga letrar i suksesshëm kaloi në president histori.

    “Identifiktimi me të paraqet vlerë, rrygëtimi mbetet model sjellje eveprimi i në jetën tonë politike”- shtoi Abdixhiku.

    Ndërkaq Mullish Hyseni tregoi se ky është Botimi i tretë me radhë qe ka qëllim intervistat e Rugovës në shtypin shqiptar në radio e televizione

    Këto libra me intervista të botuara sipas tij, janë meritë e akademikut Kujtim Shalës.

    Hyseni përmendi edhe librin” Kështu foli Rugova”, i cili përfshiu intervista në shtypin e Kosovës nga 1990 -2005.

    “Në këtë libër janë përfshirë deri në tetorin e vitit 2005, përmbledhja ka vlerën jo vetëm për kohën kur janë realizuar, si të tilla e pasurojnë fushën e studimeve nga Rugova sepse në të analizohen zhvillimet moderne”.

    Hyseni tha se Atu përfshihen çmimet e botimeve, pozites së shkrimtarëve e deri te raportit të intelektualit me pushtetin.

    “Leximi i këtyre intervistave jep mundësi për njohje për Rugoven, përgjigjjet e tij janë shenja dalluese nga të gjithë intelektualët tjerë, ato rrahin tema të mëdha e që zbardhin qëllime politike jo vetëm brenda Kosovës por gjithë trojet shqiptare”- shtoi Hyseni.

    Edhe Studiuesit Muhamet Hamiti dhe Ndue Ukaj Thanë se saherë që përmendet Havelli, përmendet edhe Rugova, të dy ishin miqë që deri diku paten fatin e njejtë.

    “Në vitin 2010 kur iu dha medalja e paqes Ibrahim Rugova, Havellit, ai tha se përtej tjerave Rugovën e kishte mik.E pushteti dhe intelektuali i lidh të dy.

    “Ky është libri i 19-të, i pari mbante emrin Rugova i letërisë, pastaj Kujtesa e Rugovës.16 vite sa një shekull janë në kuptimin e veprës së tij, libri përmbledh intervistat gjatë një harku kohor”.

    Hamiti përmendi Veprën e tij Refuzimi estetik pora disa viteve shkruante përtej letërisë, si zgjedhjet e lira, “refuzim do te thotë të mos pranosh atë që të impnohet”fuke përmendur një citim të asaj vepre.

    “Me gjuhën poltike që Rugova guxoi ta përdorte në atë kohë, ai dhe kolegët e tij do kalonin në 98tën me publikun e gjërë.

    “Nëse serbia do përpiqet përseri të shtyp autotentin tonë shqiptar, ai do përballet me kryengritje”- u citua nje pjesë e një interviste gjatë asaj kohe.

    Të dy studiuesit shpjeguan ne pika të sjkurta pjesë nga libri në periudha të ndryshme, si përballja me shkrimtarët serb, deklarata gjatë sundimit serb në Kosovë, etj.

    “Ibrahim Rugova ishte një epokë në vete me shumë vlera të papërseritshtme,Në fushën e artit thuhet se asgjë nuk ndodh nëse nuk ëndërrojmë, andaj libri ka vlerën qe paraqet Rugovën, si lexues, intelektual, e veprimtar me ndjenja”- shtoi Ukaj.

    Promovimi u bë selinë e LDK-së.

  • Presidenti Begaj përkujton Rugovën – Është e do të mbetet modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës

    Presidenti Begaj përkujton Rugovën – Është e do të mbetet modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës

    Begaj përmes një postimi në Facebook, tha se Rugova ishte lideri paqësor e paqëtues, dhe do të mbetet modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës.

    “Ibrahim Rugova, Presidenti historik i Kosovës, lideri paqësor e paqëtues, është e do të mbetet modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës”, shkroi Begaj.