ATV

Blog

  • ​Gjilan: I vidhet vetura pranë shtëpisë

    ​Gjilan: I vidhet vetura pranë shtëpisë

    Një person ka njoftuar policinë se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën që e kishte pasur të parkuar para derës së shtëpisë.

    Në njoftim thuhet se rasti është duke u hetuar nga policia.

    “Gjilan 31.1.2024, 20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kanë marr veturën e tij të cilën e ka pasur të parkuar para shtëpisë së tij. Rasti nën procedure hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

  • SHBA shqyrton mundësinë e krijimit të një shteti të pavarur palestinez

    SHBA shqyrton mundësinë e krijimit të një shteti të pavarur palestinez

    Shtetet e Bashkuara po ndjekin një politikë aktive lidhur me krijimin e një shteti të pavarur palestinez që ofron garanci sigurie për Izraelin dhe po bashkëpunojnë me partnerët në rajon lidhur me të gjitha alternativat, tha të mërkurën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

    Matthew Miller nuk pranoi të jepte detaje mbi punën e brendshme që po zhvillonte departamenti për këtë çështje, por tha në një konferencë shtypi se përpjekja ka qenë objektiv i administratës së Presidentit Joe Biden.

    “Po përpiqemi në mënyrë aktive për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, me garanci reale sigurie për Izraelin, sepse ne besojmë se kjo është mënyra më e mirë për të sjellë paqe dhe siguri të qëndrueshme për Izraelin, për palestinezët dhe për rajonin”, tha zëdhënësi Miller.

    “Ka një numër mënyrash për ta arritur këtë, një sërë hapash që mund të kryhen për ta përmbushur këtë objektiv. Kemi një gamë të gjerë alternativash të cilat po i diskutojmë me partnerët tanë në rajon si dhe me partnerët e tjerë brenda qeverisë amerikane”, tha zëdhënësi Miller.

    Portali Axios njoftoi herët të mërkurën se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar Departamentit të Shtetit që të zhvillojë një analizë dhe të ofrojë alternativa lidhur me politikat mbi një njohje të mundshme amerikane dhe ndërkombëtare të një shteti palestinez pas luftës në Gazë.

    Shefi i diplomacisë britanike, David Cameron, i tha një grupi ligjvënësish të Mbretërisë së Bashkuar se Londra, aleatët e saj dhe Kombet e Bashkuara “do ta shqyrtojnë çështjen e njohjes së një shteti palestinez”, njoftoi rrjeti BBC të martën.

    Uashingtoni e ka lidhur krijimin e një shteti palestinez me përpjekjet që Arabia Saudite t’i normalizojë marrëdhëniet me Izraelin. Përpjekjet kanë marrë një shtysë edhe më të madhe pas sulmit të Hamasit më 7 tetor kundër Izraelit, ku i vranë 1200 njerëz dhe u morën peng më shumë se 250 të tjerë.

    Ndërkohë, muajt e fundit kanë shënuar rifillimin e dialogut. Zyrtarët amerikanë e shohin mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për lirimin e të gjitha pengjeve në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm si element thelbësor që mund të ndikojë në përparimin e përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit.

    Gjatë një fjalimi në Davos në fillim të këtij muaji, zoti Blinken tha se për Lindjen e Mesme kishte një “ekuacion të ri”, në të cilin fqinjët arabë dhe myslimanë të Izraelit ishin të përgatitur për ta integruar Izraelin në rajon, por ishin po aq të përkushtuar për një rrugë drejt një shteti palestinez.

    Por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e kundërshton propozimin e administratës së Presidentit Biden për krijimin e një shteti të pavarur palestinez. Ai tha gjatë fundjavës se nuk do të bënte kompromis mbi “kontrollin e plotë të sigurisë izraelite në të gjithë territorin në perëndim të lumit Jordan”./VOA

  • Sherr i madh në Fushë-Kosovë, gjashtë persona përfshihen në përleshje

    Sherr i madh në Fushë-Kosovë, gjashtë persona përfshihen në përleshje

    Gjashtë meshkuj janë përleshur mes vete në Fushë Kosovë, mbrëmjen e së mërkurës.

    Sipas policisë, të njëjtit kishin pasur një mosmarrëveshje e cila eskaloi në dhunë fizike.

    Katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa tre janë arrestuar.

    “Fushë Kosovë 31.01.2024, 18:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, ku lëndime trupore kanë pësuar katër prej tyre. Tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.

  • ​Haxhiu kujton dëshmoren Elfete Humolli në 34 vjetorin e rënies: Ishte mishërim i ëndrrës për liri

    ​Haxhiu kujton dëshmoren Elfete Humolli në 34 vjetorin e rënies: Ishte mishërim i ëndrrës për liri

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar dëshmoren Elfete Humolli në 34 vjetorin e rënies së saj, përderisa po protestonte për shkak të pozitës së vështirë të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

    Në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu tha se Elfete Humolli ishte mishërimi i të rinjëve e të rejave të viteve ‘90 që ishin rritur me ëndrrën për lirinë e atdheut.

    “Ishte vetëm 16 vjet kur u vra në fshatin e saj të lindjes, nga forcat agresore serbe. Ajo ishte pjesëmarrëse në shumë demostrata e protesta për të shprehur vullnetin e saj për lirinë e Kosovës dhe kundër Serbisë pushtuese, por në protestën e 30 shkurtit 1990 u qëllua me automatik nga forcat ushtarake policore të Serbisë”, tha Haxhiu.

    “Vdekja e Elfetes, ngjalli revoltë të madhe dhe mobilizim të madh për popullin, e në shenjë respekti për të, për dashurinë dhe guximin e saj, varrimi i saj ishte masiv dhe u shëndrrua në demonstrate”, shtoi Haxhiu.

  • ​E ardhmja e Brojës vendoset sot

    ​E ardhmja e Brojës vendoset sot

    Dita e fundit e afatit kalimtar mund të qartësojë edhe të ardhmen e sulmuest të Chelsea, Armando Broja.

    Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, ka ende lëvizje rreth sulmuesit shqiptar me Chelseat që pritet të marrë vendimin përfundimtar më vonë sot.

    Fulhami po pret që Chelsea t’i përgjigjet propozimit zyrtar, huazim me mundësi blerje, përcjellë KosovaPress.

    Kuptohet gjithashtu se edhe Wolverhamptoni gjithashtu është rikthyer në negociata pasi oferta e tyre e parë për huazim është refuzuar nga londinezët.

  • ​Vendimi për dinarin, BE: Jemi të shqetësuar për pasojat, kjo çështje të përfshihet në dialog

    ​Vendimi për dinarin, BE: Jemi të shqetësuar për pasojat, kjo çështje të përfshihet në dialog

    Bashkimi Evropian ka dalë sërish me deklaratë lidhur me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, që do të hyjë në fuqi sot, duke i kërkuar Kosovës që të sigurojë një periudhë mjaft të gjatë tranzicioni dhe të gjejë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të dialogut.

    Në një deklaratë zyrtare të lëshuar sot nga BE-ja, thuhet se ata janë të shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës.

    Reagimi i plotë:

    Bashkimi Evropian i kushton vëmendje rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, e cila pritet të hyjë në fuqi sot. Rregullorja synon të rrisë transparencën e flukseve financiare, të sigurojë stabilitetin financiar dhe të luftojë pastrimin dhe falsifikimin e parave.

    BE-ja vëren se rregullorja do të ndikojë edhe në mbështetjen financiare që serbët e Kosovës marrin nga Serbia. BE-ja është e shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera në mbarë Kosovën për shkak të mungesës së konsultimeve paraprake, veçanërisht për ndikimin e tij në shkolla dhe spitale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment.

    Periudha e shkurtër e tranzicionit për zbatimin e rregullores, e kombinuar me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikojnë të ndërlikojnë seriozisht jetën e tyre.

    BE-ja i kërkon Kosovës që të sigurojë një periudhë mjaft të gjatë tranzicioni dhe të gjejë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

  • ​Ceferin: Superliga nuk do të ndodh kurrë, ka vdekur

    ​Ceferin: Superliga nuk do të ndodh kurrë, ka vdekur

    Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin këmbëngul se ideja për Super Ligën Evropiane ka vdekur pavarësisht vendimit të dhjetorit të kaluar nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë që UEFA dhe FIFA thyen rregullat e konkurrencës së BE-së duke u përpjekur të bllokojnë nisma të reja.

    Gjykimi i befasishëm i dha teorikisht një jetë të re projektit dhe u pa si një goditje ndaj autoritetit të UEFA-s dhe FIFA-s dhe mënyrës se si ata e drejtojnë futbollin.

    “Vendimi është më i mirë për UEFA-n sesa për palën tjetër”, tha Ceferin për gazetën “The Guardian”.

    “Gjithçka që A22 (kompania e krijuar për të mbajtur gjallë konceptin e Superligës) po bën është të xhirohet, të filmojë veten, të përpiqet të japë intervista. Ndërkohë ne po qeverisim futbollin. Ne po ndërtojmë fusha, përballemi me shumë probleme, kështu që lobimi është ndoshta puna e tyre kryesore, por nuk është e jona.”, ka shtuar ai.

    Më tutje, i pari i UEFA-së është shprehur i bindur se një projekt i tillë nuk do të ndodh kurëë.

    “Ky është një jo-projekt, një gjë që nuk do të ndodhë kurrë, sepse askush nuk e dëshiron. Asnjë gjykatë, asnjë polici dhe asnjë ushtri nuk mund t’i detyrojë njerëzit të pranojnë diçka që është një marrëzi. Nëse ata kanë burime të mjaftueshme për të udhëtuar dhe për të bërë këtë shfaqje është mirë. Nuk më intereson dhe komuniteti i futbollit nuk i intereson”.

  • Tahiri: Mosmiratimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore, pikë e zezë e kësaj qeverie

    Tahiri: Mosmiratimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore, pikë e zezë e kësaj qeverie

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se opozita nuk është duke e bllokuar punën në shëndetësi, por qeveria është duke dështuar. Mosmiratimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore, sipas tij, është pikë e zezë e kësaj qeverie.

    Tahiri ka thënë se tendenca e minimizimit të një politike publike është brengë e çdo qytetari dhe çdo subjekti politik.

    “Sot, Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për një temë të jashtëzakonshme. Megjithatë, tendenca e minimizimit të një politike publike është brengë e çdo qytetari dhe çdo subjekti politik. Kapitujt që i trajton kërkesa jonë ndërlidhen me aspektin e infrastrukturës ligjore të shëndetësisë, sfidat që ndërlidhen me resurset njerëzore dhe me financimin e sektorit të shëndetësisë”, ka thënë Tahiri.

  • Gjendet pa shenja jete një grua në Podujevë, Policia nis hetimet

    Gjendet pa shenja jete një grua në Podujevë, Policia nis hetimet

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Podujevë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Raportohet se në shtëpinë e saj pa shenja jete është gjetur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Arsyet pse nuk duhet të hamë kurrë fruta të papjekura

    Arsyet pse nuk duhet të hamë kurrë fruta të papjekura

    Frutat e papjekur janë shumë vështirë t’i presësh dhe t’i përtypësh, madje e njëjta gjë ndodh edhe gjatë tretjes, e kjo e bënë që stomaku ynë ta ketë edhe më të vështirë.

    Frutat e papjekura mund të shkaktojnë acarim të traktit intestinal.

    Madje, disa prej tyre mund të përmbajnë toksina të lehta.

    Domatet dhe ananasi i papjekur janë tejet toksike për njerëzit dhe kjo është arsyeja pse duhet ndaluar ngrënia e tyre në sasi të mëdha

    Sipas ekspertëve të nutricionit, thuhet se konsumi i disa frutave të papjekura së bashku me ujë, ushqime të tjera që shkaktojnë probleme të traktit intestinal ose me stomak bosh, mund të shumëfishojë problemet që ato shkaktojnë.

    Ka edhe probleme të tjera që mund t’i keni nga ngrënia e tyre.

    Ndjeshmëria e dhëmbëve, bën që kafshimi dhe përtypja e frutave të papjekura mund të gërryejë mbulesën mbrojtëse të dhëmbëve tuaj të quajtur smalt, duke ekspozuar nervat.

    Si rezultat, ju mund të zhvilloni ndjeshmëri të dhëmbëve.

    Frutat e papjekura përmbajnë shumë acide dhe taninë të cilat shkaktojnë zhveshje të smaltit.

    Për shkak se frutat e papjekura janë të forta dhe fibroze, stomaku do ta ketë shumë të vështirë t’i tresë ato.

    Si rezultat, ka shumë gjasa që të përjetoni dhimbje të tmerrshme stomaku.

    Duke qenë se stomaku juaj po përpiqet të tretë fruta të papjekura që nuk janë aspak të predispozuara të treten, mund të shkaktojë tinguj të çuditshëm ose siç i njohim ndryshe ‘kërcitje zorrësh’.

    Nëse keni një stomak të ndjeshëm, mund të keni të përziera për shkak të mbingarkesës së stomakut.

    Ndonjëherë, ngrënia e frutave të papjekura gjithashtu mund t’ju shkaktojnë dhe të vjella./atvlive.tv/