ATV

Blog

  • Ukraina i rrëzon 10 prej 16 dronëve me të cilët e sulmoi Rusia të premten

    Ukraina i rrëzon 10 prej 16 dronëve me të cilët e sulmoi Rusia të premten

    Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës i kanë rrëzuar 10 nga 16 dronët me të cilët Rusia i sulmoi tri rajone të saj, Mikolain, Hersonin dhe Harkivin, mëngjesin e së premtes, thanë zyrtarët ukrainas.

    Një person u plagos dhe u dëmtua infrastruktura civile gjatë sulmit në Harkiv, tha guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov në Telegram.

    “Ekipet e shpëtimit e shuan zjarrin në një ndërtesë hoteli. Një roje sigurie civile u plagos, ai mori tretman mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ai.

    Ai shtoi s ndërtesat e banimit, një kompleks rekreativ trekatësh dhe një restorant u dëmtuan nga sulmi.

    Ushtria ruse i sulmon rregullisht rajonet e Ukrainës me lloje të ndryshme armësh, posaçërisht me dronë dhe raketa. Në janar, Rusia intensifikoi sulmet e saj, si rezultat i të cilave dhjetëra njerëz u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën./REL/

  • Kupchan: Kurti dhe Vuçiq po e vështirësojnë zgjidhjen duke luajtur me karta nacionaliste

    Kupchan: Kurti dhe Vuçiq po e vështirësojnë zgjidhjen duke luajtur me karta nacionaliste

    Profesori në Universitetin Georgetown dhe ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Charles Kupchan ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po bën veprime të panevojshme provokuese.

    Kupchan në një intervistë për Evropën e Lirë thotë se të dy udhëheqësit – Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq – kanë mbetur te mosmarrëveshjet e së kaluarës, në vend se të fokusohen tek e ardhmja.

    “Nuk mendoj se kjo është në interesin e Kosovës. Nëse kthehemi në vitin 1999 dhe menjëherë pas vitit 2008, Serbia është parë si problem, Serbia është parë si vend që e vështirësonte jetën, duke nxitur telashe në veri të Kosovës dhe duke refuzuar të angazhohej në normalizimin e marrëdhënieve”, thotë Kupchan.

    Profesori është pyetur edhe lidhur me seancën e së enjtes në Këshill të Sigurimit të OKB-së.

    “Ky është edhe një tjetër rund i dialogut të ashpër mes Kurtit dhe Vuçiqit. Pavarësisht faktit se Marrëveshja e Ohrit, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, është në tryezë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë duket se po kthehen prapa dhe nuk po ecin përpara.

    Unë mendoj se kryeministri Kurti është duke bërë disa veprime të panevojshme provokuese. Ka qenë çështja e letërnjoftimeve, e targave, e instalimit të kryetarëve [shqiptarë] në veri, për të cilët ka votuar një përqindje shumë e vogël e banorëve… tani u thotë serbëve se nuk mund t’i përdorin dinarët më, ekziston vetëm një monedhë zyrtare dhe ajo është euroja.

    A i ka të justifikueshme këto gjëra? Po, sepse çdo vend sovran duhet të jetë në gjendje të thotë se ne kemi monedhën tonë, euro… ose të ketë një autoritet përgjegjës për lëshimin e targave.

    Por, duket se Kurti po i ndërmerr këto veprime duke luajtur me një kartë nacionaliste – me ç’gjë e vështirëson përparimin e Marrëveshjes së Ohrit”, tha ai.

    Kupchan po ashtu thekson se as Vuçiq nuk është bashkëpunues dhe luan me kartën e tij nacionaliste dhe bën gjëra provokuese.

    “Gjithsesi, unë nuk dua të them se Vuçiq është një person bashkëpunues, i cili është i gatshëm të bëjë marrëveshje me Kosovën. Ai luan me kartën e tij nacionaliste, ai bën dhe thotë gjëra provokuese, po ashtu.

    Pra, kjo është një rrugë dydrejtimëshe. Do të duhen kompromise të dhimbshme nga të dyja palët për t’i zgjidhur këto mosmarrëveshje të kahershme”, tha ai.

  • ​Gazeta zvicerane: Zvicër-Serbi, sërish “betejë politike”

    ​Gazeta zvicerane: Zvicër-Serbi, sërish “betejë politike”

    Kombëtarja e Zvicrës do të përballet me kampionët në fuqi, Spanjën, Danimarkën dhe Serbinë në Ligën e Kombeve. Në Kupat e Botës 2018 dhe 2022 kishte tashmë duele të nxehta dhe politikisht shpërthyese mes Zvicrës dhe Serbisë për shkak të rrënjëve kosovare të yjeve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

    “Një grup tërheqës që përfshin elementë të ndryshëm futbolli me Spanjën, Danimarkën dhe Serbinë. Danimarka është një ekip shumë i fortë dhe ne tashmë i njohim Spanjën dhe Serbinë nga e kaluara e afërt. Një sfidë e madhe për të luajtur kundër këtyre skuadrave dhe mbi të gjitha shumë kënaqësi që mund të konkurrojmë me më të mirët dhe të zhvillohemi më tej në Ligën A, siç kemi bërë vitet e fundit”, ka thënë trajneri i Zvicrës Murat Yakin, përcjellë KosovaPress.

    Gazeta zvicerane “90 min.ch” shkruan se do të jetë sërish një betëj politike në grupin C2.

    Vitin e kaluar pati një ndërprerje të gjatë në lojë gjatë ndeshjes kualifikuese të Kampionatit Evropian ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht për shkak të banderolave diskriminuese.

    Ndërkohë dihet tashmë që përballjet mes Zvicrës dhe Serbisë gjithmonë kanë sjellë tensione dhe luftë të ashpër në fushë.

  • Mbahet ankandi i dytë i letrave me vlerë, 20 milionë euro me maturitet 5-vjeçar

    Mbahet ankandi i dytë i letrave me vlerë, 20 milionë euro me maturitet 5-vjeçar

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 16 shkurt 2024 do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5-vjeçar në shumën 20 milionë euro.

    Në njoftimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve thuhet se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

    “Për detaje më të hollësishme rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

  • “Ishte një seancë pa kuptim”, reagon kryeministri Rama për seancën në KS të OKB-së

    “Ishte një seancë pa kuptim”, reagon kryeministri Rama për seancën në KS të OKB-së

    Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për seancën e zhvilluar të enjten në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

    Ai tha se seanca ishte e pa kuptimtë, sipas tij vendet duhet të përqendrohen në dialog.

    “Ishte një seancë pa kuptim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përfitojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm. njerëzve, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm. Ndërsa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë. Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare”, shkruan Rama.

  • Trump triumfon sërish, siguron votat në Nevada

    Trump triumfon sërish, siguron votat në Nevada

    Ish-presidenti Donald Trump ka fituar në Nevada me një diferencë të madhe. I vetmi person tjetër emri i të cilit ishte në fletëvotim ishte Ryan Binkley, një pastor dhe biznesmen.

    Kjo do të thotë Trump do të marrë të gjithë 26 delegatët e Nevadës, sistemi i përdorur nga partitë për të përcaktuar kandidatin e tyre presidencial. Rezultatet fillestare të raportuara nga CNN treguan se ish-presidenti fitoi më shumë se 98% të votave.

    “Nëse fitojmë këtë shtet, ne i fitojmë lehtësisht zgjedhjet në nëntor”. Donald Trump deri më tani ka fituar garat në tre, Nevada, Ioëa dhe Neë Hampshire, duke e bërë atë kandidatin e supozuar republikan në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit”, tha Trump.

    Ai gjithashtu fitoi një grup parlamentar republikan në Ishujt e Virgjër të SHBA, një territor i pa inkorporuar.

    Sfiduesi i vetëm serioz i Donald Trump i mbetur në garë, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, kishte zgjedhur të mos merrte pjesë në grupin parlamentar të Nevadës dhe në vend të kësaj të paraqitej në votimin parësor të shtetit.

    Dy votime të veçanta u mbajtën në Nevada për shkak të një mosmarrëveshjeje midis Partisë Republikane të shtetit dhe legjislaturës shtetërore të kontrolluar nga Demokratët./abcnews.al

  • Së shpejti fillon faza e dytë e ndërtimit të tregut të gjelbër në Shtime

    Së shpejti fillon faza e dytë e ndërtimit të tregut të gjelbër në Shtime

    Pas përfundimit të fazës së parë të ndërtimit të Tregut të Gjelbër në komunën e Shtimes, së shpjeti pritet të filloj edhe faza e dytë e këtij projekti.

    Në njoftimin e Komunës së Shtimes thuhet se ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, vizitoi dje Komunën e Shtimes, ku me këtë rast, së bashku me kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për alokimin financiar të fazës së dytë të ndërtimit të Tregut të Gjelbër në këtë komunë.

    “Në këtë mënyrë, do të arrijmë ta krijojmë një treg të gjelbër modern, hapësirë që do t’i plotësojë kushtet higjienike e sanitare për konsumatorët e gjithashtu për shitësit që do të operojnë në treg”, citohet Aliu në komunikatë.

    Ai ka shtuar se ky treg do të jetë poashtu një nga veprat më të bukura e të veçanta arkitektonike në qytetin tonë e më gjerë.

    Pasi me sukses ka përfunduar faza e parë e punës ku janë investuar 340 mijë euro, në fazën e dytë do të investohen edhe 300 mijë euro shtesë.

  • “Hyp se t’vrava, zhdryp se t’vrava”, Jimmy Kimmel lexon disa shprehje në shqip, Dua Lipa ia përkthen dhe ia tregon kuptimin e tyre

    “Hyp se t’vrava, zhdryp se t’vrava”, Jimmy Kimmel lexon disa shprehje në shqip, Dua Lipa ia përkthen dhe ia tregon kuptimin e tyre

    Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live”.

    Gjatë emisionit, moderatori i njohur Jimmy Kimmel ka zgjedhur disa shprehje në gjuhën shqipe, të cilat i ka shqiptuar në shqip, e më pas Dua Lipa i ka përkthyer në gjuhën angleze dhe ka sqaruar kuptimin e tyre.

    Shprehjet që ai i lexoi janë: “I ka ba rush e kumlla”, “E kish një dërrasë mangu”, “Sa për sy e faqe”, “Hyp se t’vrava, zhdryp se t’vrava”.

    Pas secilës prej tyre, ata kanë qeshur.

  • Biden thotë se Izraeli e ka “tepruar” në luftën në Gazë, kërkon pauzë në luftime

    Biden thotë se Izraeli e ka “tepruar” në luftën në Gazë, kërkon pauzë në luftime

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të enjten vonë se Izraeli e ka “tepruar” në fushatën e tij ushtarake në Rripin e Gazës dhe shtoi se është duke punuar me këmbëngulësi për t’i shtyrë Izraelin dhe Hamasin të pajtohen për nja armëpushim afatgjatë.

    “Unë jam i mendimit, siç e dini, se [Izraeli] e ka tepruar në përgjigjen e tij në Rripin e Gazës”, tha Biden për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë të enjten.

    Shtetet e Bashkuara e cilësojnë Hamasin organizatë terroriste.

    Këto janë ndër kritikat më të ashpra publike që Bideni ia ka bërë deri më sot Qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe vijnë pas rritjes së trysnisë së brendshme për ta bindur Izraelin t’i ndalë sulmet.

    Së paku nëntë njerëz, përfshirë fëmijë dhe gra, u vranë nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës dhe mëngjesit të së premtes në qendër të Rripit të Gazës dhe në qytetin jugor, Rafah, i cili ndodhet në kufi me Egjiptin, thanë dëshmitarët dhe zyrtarët spitalorë, raporton Associated Press.

    Më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorë është detyruar të zhvendoset në kufi me Egjiptin si pasojë e ofensivës ushtarake të Izraelit. Duke mos qenë në gjendje të ikin nga territori i vogël palestinez, shumë prej tyre po jetojnë në tenda të improvizuara, apo në strehimore të mbipopulluara të Kombeve të Bashkuara.

    Palestinezët e Gazës shpresojnë dëshpërimisht se një armëpushim mund të arrihet në kohë për ta shmangur një sulm të mundshëm izraelit në Rafah.

    Por, Netanyahu thotë se Izraeli do të vazhdojë të luftojë derisa ta arrijë një “fitore të plotë” kundër Hamasit.

    Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do ta përkrahnin një sulm në Rafah dhe se sulmi atje do të ishte një “katastrofë”.

    Numri i palestinezëve të vrarë nga kjo luftë katërmujore në Gazë ka arritur në 27.840, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Ndërsa, një çerek i banorëve të Gazës vuajnë nga uria.

    Lufta nisi më 7 tetor, kur militantët e Hamasit u futën në qytetet jugore të Izraelit dhe kryen një sulm befasues, duke i vrarë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen 250 të tjerë.

    Hamasi po i mban ende mbi 130 pengje, por rreth 30 prej tyre besohet se kanë vdekur./REL/

  • ​Seanca e KS-së, Joseph: Kjo duhet të jetë pikë kthese për politikën e Kosovës

    ​Seanca e KS-së, Joseph: Kjo duhet të jetë pikë kthese për politikën e Kosovës

    Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Edward Joseph, e ka komentuar seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën u ballafaquan Albin Kurti, kryeministër i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.

    Në llogarinw e tij në X, Joseph thekson se kjo seancë duhet të jetë një pikë kthese në politikën e Kosovës.

    “Kjo seancë e KS të OKB-së duhet të shënojë një pikë kthese në politikën e Prishtinës”.

    “Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë partiakë duhet të kuptojnë dëmin e vetëshkaktuar ndaj interesave kombëtare të Kosovës nga populizmi i pandërprerë. Tani është koha për të ndryshuar kursin”, ka shkuar Joseph.

    Shkrimi i plotë:

    Në vend të presionit ndërkombëtar të fokusuar drejtpërsëdrejti në Beograd – falë votave masive të shumicës së Parlamentit Evropian për zgjedhjet serbe të supozuara të mbushura me mashtrime – Kurti po zvarritet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për një tjetër tejkalim të pakoordinuar (në Euro/Dinar.)

    Pra, në vend që t’u shpjegojë qytetarëve serbë pse vendi i tyre kërcënohet me ndërprerje të fondeve të BE-së për shkeljet zgjedhore, Vuçiq mund të luajë mbrojtësin e madh të serbëve të Kosovës. Rusia dhe Kina – të cilat secila e izolojnë Kosovën në mënyrë aktive – do të ndihmojnë cirkun e sontëm krejtësisht të panevojshëm të KS të OKB-së.

    Kjo seancë e KS të OKB-së duhet të shënojë një pikë kthese në politikën e Prishtinës. Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë partiakë duhet të kuptojnë dëmin e vetëshkaktuar ndaj interesave kombëtare të Kosovës nga populizmi i pandërprerë. Tani është koha për të ndryshuar rrjedhën.

    Së pari, për euro/dinarin, Kurti duhet të prodhojë një plan, jo një ndalim. Kjo është një çështje komplekse, që përfshin taksimin e dyfishtë dhe tema të tjera. Por një element është i thjeshtë: serbët e Kosovës që varen nga transferimet nuk duhet të dëmtohen.

    Së dyti, mënyra e vetme për t’u rikuperuar nga një autogol është të shënosh një në rrjetën tjetër. Kurti mund të ekspozojë sharjen e Vuçiqit me një kontakt të ri, të udhëhequr nga Prishtina me serbët e Kosovës. Ulni presionet e sigurisë. Zbatohet vendimi i Deçanit. Punoni seriozisht me Ambasadën Amerikane për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

    Shkurtimisht, tregojini të gjithëve ndryshimin midis mënyrës se si një demokraci i trajton qytetarët e saj pakicë – dhe një autokracie të dëshpëruar për t’u kapur pas pushtetit. Godite topin përpara, Albin, jo prapa.