ATV

Blog

  • Kurti priti në takim Presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons

    Kurti priti në takim Presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, mirëpriti në takim Presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons. Pjesëmarrëse ishte dhe Njomza Emini, Presidente e Komitetit Paralimpik të Kosovës.

    Temat qendrore të takimit ishin anëtarësimi i Komitetit Paralimpik të Kosovës në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar, i cili u arrit në gusht të vitit të kaluar si dhe pjesëmarrja e shtetit tonë në Lojërat Paralimpike, Paris 2024, për herë të parë.

    Gjithashtu u trajtuan dhe mundësitë për zgjerimin e përfshirjes në aktivitete sportive edhe për personat me nevoja të veçanta në Kosovë dhe krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për qasjen e tyre në mekanizma të ndryshme.

    U theksua se mbështetja dhe përkushtimi i Qeverisë për Personat me Aftësi të Kufizuara në përgjithësi, përfshirë dhe fushën e sportit, vijon të mbetet e palëkundur.

    Viti 2022 ishte shpallur edhe vit i Personave me Aftësi të Kufizuara nga Qeveria e Kosovës, ku edhe u organizuan në vazhdën e aktiviteteve të parapara nga të gjitha institucionet, edhe aktivitete sportive e kulturore nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

  • Premier League ia heq katër pikë Nottingham Forestit

    Premier League ia heq katër pikë Nottingham Forestit

    Nottingham Forest ka pësuar një goditje të madhe në përpjekjen e tyre për mbijetesë në Premier League pasi i janë hequr katër pikë për shkelje të rregullave financiare të ligës.

    Sipas një raporti të fundit nga gazeta “The Guardian”, klubi është penalizuar pas një hetimi të detajuar mbi financat e tyre.

    Pas kësaj ndëshkimi, Nottingham Forest tani gjendet në një situatë delikate në tabelën e klasifikimit, teksa janë zbritur në zonën e rënies nga kategoria, ku lufta për qëndrimin në elitën e futbollit anglez bëhet edhe më e ashpër. Rënia e tyre nën Lutonin dhe pozicionimi në treshen e fundit me vetëm 21 pikë ka ndezur sinjale alarmi për klubin dhe tifozët e tyre.

    Në ditët në vijim, pritet njoftimi zyrtar nga Premier League rreth kësaj çështje, i cili është i planifikuar të bëhet të hënën. Ky njoftim do të konfirmojë vendimin dhe detajet që kanë çuar në heqjen e pikëve.

    Nottingham Forest ka të ngjarë të apelojë vendimin e Premier League, duke u përpjekur të përmbysë penalizimin që mund të ketë pasoja serioze për fatet e tyre në këtë sezon. Apelimi do të jetë një proces i rëndësishëm që mund të përcaktojë drejtimin e klubit në javët dhe muajt e ardhshëm.

    Prej kohësh rregullat financiare të Premier League kanë qenë një temë diskutimi, me klubet që duhet të manovrojnë me kujdes për të qëndruar brenda kufijve të lejueshëm. Rasti i Nottingham Forest shërben si një rikujtesë për të gjitha klubet e tjera se ligji financiar në futbollin anglez zbatohet me rreptësi.

    Tifozët e Nottingham Forest tani do të prisnin me ankth për rezultatin e procesit të apelimit, i cili do të jetë kyç për planifikimet e tyre të ardhshme dhe strategjinë e klubit në transferimet dhe në menaxhimin e skuadrës në përgjithësi. Penalizimi mund të ketë ndikim të madh jo vetëm mbi moralin e lojtarëve, por edhe mbi gjithë atmosferën e klubit në një luftë për mbijetesë në një nga ligat më të vështira në botë.

  • Putin fiton mandatin e pestë në zgjedhjet presidenciale në Rusi

    Putin fiton mandatin e pestë në zgjedhjet presidenciale në Rusi

    Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë njoftoi se Vladimir Putin fitoi zgjedhjet presidenciale me 87,29 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare, transmeton Anadolu.

    Në konferencën për media që mbajti në Moskë, kryetarja e KQZ-së, Ella Pamfilova informoi rreth rezultateve paraprake të zgjedhjeve presidenciale.

    Duke vënë në dukje se shkalla e pjesëmarrjes në zgjedhje ishte në “nivel rekord” me 77,44 për qind, Pamfilova njoftoi se kanë votuar 87.113.127 persona.

    “E treguam veten se jemi popull i pavarur dhe se bëjmë gjithçka për zhvillimin e vendit tonë”, tha ajo duke shtuar se zgjedhjet ishin të lira dhe transparente.

    Pamfillova theksoi se numri i kutive të hapura aktualisht është mbi 99,7 për qind, duke shtuar se rezultatet përfundimtare do të shpallen më 21 mars.

    Vladimir Putin fitoi zgjedhjet presidenciale me 87,29 për qind të votave, sipas rezultateve paraprake. Atë e votuan 75.950.588 qytetarë.

    Nga kandidatët, Nikolay Haritonov i Partisë Komuniste mori 4,30 për qind të votave, Vladislav Davankov i Partisë së Njerëzve të Rinj 3,84 për qind si dhe Leonid Slutskiy i Partisë Liberalo-Demokratike 3,21 për qind.

    Presidenti i sapozgjedhur do të qëndrojë në detyrë për 6 vjet. Pas zyrtarizimit të rezultateve, Putin do të marrë detyrën e presidentit të Rusisë për herë të 5-të.

  • Pas spekulimeve mbi gjendjen shëndetësore, Kate Middleton shfaqet në publik me Princin William

    Pas spekulimeve mbi gjendjen shëndetësore, Kate Middleton shfaqet në publik me Princin William

    Princesha Kate Middleton i është rikthyer jetës së përditshme pas ndërhyrjes kirurgjikale që kreu disa javë më parë. 42-vjeçarja u pa duke hyrë në një dyqan ferme së bashku me princin William, që ndodhet afër shtëpisë së tyre në Adelaide.

    Sipas njerëzve që e kishin parë, ajo dukej e lumtur, e relaksuar dhe e shëndetshme, teksa ecte krah bashkëshortit të saj.

    Sipas The Sun, ka qenë një fundjavë e ngarkuar për Princeshën, pas lajmeve për fotografinë e edituar, që u publikua më 8 mars, në Ditën e Gruas.

    Edhe javët e fundit, memet dhe teoritë e konspiracionit kanë shkaktuar shqetësime dhe pyetje mbi gjendjen aktuale të Princeshës.

    Spekulimet u intensifikuan më tej pikërisht pasi Pallati Kensington publikoi foton e edituar, për të cilën vetë Kate kërkoi falje.

  • Nënshkruhet marrëveshja mes Qeverisë dhe Bankës Evropiane për Investime në vlerë të 33 milionë eurove

    Nënshkruhet marrëveshja mes Qeverisë dhe Bankës Evropiane për Investime në vlerë të 33 milionë eurove

    Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me Bankën Evropiane për Investime në vlerë të 33 milionë eurove.

    Kjo marrëveshje është pjesë e projektit për ndërtimin e impianti fotovoltaik diellor me kapacitet 100MW.

    Përfaqësues i Qeverisë ishte ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

  • Zyrtari amerikan vizitë në Shqipëri dhe Kosovë, takohet me Edi Ramën dhe Vjosa Osmanin

    Zyrtari amerikan vizitë në Shqipëri dhe Kosovë, takohet me Edi Ramën dhe Vjosa Osmanin

    Ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) Todd D. Robinson do të udhëtojë në Tiranë nga data 18-20 mars, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin sundimit të ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimin e institucioneve të forta.

    Lajmin e bën të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit.

    Nga data 20-22 mars, ndihmëssekretari Robinson do të udhëtojë për në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe me partnerët e INL në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

  • SHBA-ja sanksionon ish-kreun e Kaçanikut, Xhabir Zharku

    SHBA-ja sanksionon ish-kreun e Kaçanikut, Xhabir Zharku

    Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në listën e zezë ish-kreun e komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, për shkak të, siç u tha, përfshirjes së tij në akte korruptive.

    “Gjatë detyrës së tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Zharku u përfshi në akte korruptive, duke përdorur pozitën e tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit, që në mënyrë të paligjshme të jepte leje për ndërtime në pronat komunale, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha DASH-i.

    Në listën e sanksioneve janë shtuar edhe disa zyrtarë të tjerë nga Ballkani Perëndimor. Aty është futur kryetari aktual i Karposhit të Maqedonisë së Veriut, Stevco Jakimovski, dhe ish-prokuroria speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva.

    DASH tha se ky vendim riafirmon përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të përforcuar institucionet demokratike në mbarë Ballkanin.

    “DASH-i do të vazhdojë të përdorë të gjitha autoritetet që ka për të promovuar llogaridhënie për aktorët e korruptuar në rajon dhe botë”, u tha në njoftim. /REL

  • Rohde: Gjermania do ta vazhdojë mbështetjen e Kosovës në energjinë e gjelbër

    Rohde: Gjermania do ta vazhdojë mbështetjen e Kosovës në energjinë e gjelbër

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur lidhur me ndërtimin e impiantit fotovoltaik.

    Ai ka theksuar se shteti i tij do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në rrugën e energjisë së gjelbër dhe asaj diellore.

    “Gjermania ta mbështesë rrugën e tranzicionit të energjisë diellore të Kosovës. Një projekt i tillë si ndërtimi i impiantit fotovoltaik do të kontribuojë në rritjen e burimeve të ripërtritshme dhe të demostrojë fizibilitetin e një projekti të tillë”, ka thënë Rohde.

  • Ramush Haradinaj shkëput kontratën me Pecin për zyrat e AAK-së në qendër

    Ramush Haradinaj shkëput kontratën me Pecin për zyrat e AAK-së në qendër

    Kryetari i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se kanë vendosur të ndërprejnë kontratën e Ministrinë e Bujqësisë për zyrat e partisë së tij.

    Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije për shkëputjen e kësaj kontrate, duke falenderuar qiradhënësin për bashkëpunimin e deritanishëm.

    Më poshtë keni postimin e plotë [pa ndërhyrje] të z. Haradinaj:

  • Pas anglishtes, shqipja gjuha e huaj më e folur në Zvicër

    Pas anglishtes, shqipja gjuha e huaj më e folur në Zvicër

    Sot janë publikuar statistikat e fundit për gjuhët e huaja të folura në Zvicër.

    Sipas një sondazhi të ri të Entit Federal të Statistikave, në shifra absolute për herë të parë gjuha shqipe është më e folura në Zvicër, pas gjuhës angleze.

    Për vite të tëra, portugalishtja ishte gjuha e huaj më e folur në Zvicër pas anglishtes, shkruan Indeksonline.

    Shqipja flitet veçanërisht gjerësisht në Cyrih, Winterthur, Bazel dhe St. Gallen.

    Në vendin e tretë ndër gjuhët e huaja më të folura në mbarë vendin është gjuha portugeze, e ndjekur nga spanjishtja dhe serbishtja.