ATV

Blog

  • Graçanicë: Ndalohet vetura që po e drejtonte një i mitur, i gjendet një pistoletë dhe thikë

    Graçanicë: Ndalohet vetura që po e drejtonte një i mitur, i gjendet një pistoletë dhe thikë

    Policia ka ndalur një automjet në Graçanicë të cilën e drejtonte një i mitur.

    Në raport bëhet e ditur se gjatë kontrollin janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 13 fishekë si dhe një thikë.

    “Njësiti policor gjatë një pike kontrolli, ka ndaluar një automjet të cilën e drejtonte i mituri i dyshuari mashkull kosovar, dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 13 fishekë si dhe një thikë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

  • Abdixhiku uron Pashkët: Le të përpiqemi të punojmë për një të ardhme më të mirë për Kosovën

    Abdixhiku uron Pashkët: Le të përpiqemi të punojmë për një të ardhme më të mirë për Kosovën

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

    Ai ka thënë se festa e Pashkëve, ashtu siç shënjon ditën e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e njeriut te vlerat më sublime shpirtërore, ashtu le të na rigjallërojë shpresën, forcën dhe vullnetin për t’u bërë më të mirë me njëri-tjetrin dhe për të shpalosur vlerat e vërteta njerëzore.

    “Të dashur qytetarë të besimit katolikë,

    Festa e Pashkëve ashtu siç shënjon ditën e ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e njeriut te vlerat më sublime shpirtërore, ashtu le të na rigjallërojë shpresën, forcën dhe vullnetin për t’u bërë më të mirë me njëri-tjetrin dhe për të shpalosur vlerat e vërteta njerëzore. Le të përpiqemi të punojmë për një të ardhme më të mirë për vendin tonë të dashur Kosovën.

  • Ka dakordim, rinisin punimet për gjimnazin shoqëror në Ferizaj

    Ka dakordim, rinisin punimet për gjimnazin shoqëror në Ferizaj

    Detyrat në këtë dërrasë të zezë do të shkruhen edhe për pak kohë. Kjo për shkak se nxënësit e gjimnazit “Dr.Shaban Hashani” në Ferizaj, nga shtatori pritet që mësimin ta mbajnë në objektin e ri.

    Punimet në këtë objekt do të vazhdojnë, pasi që tashmë ka marrëveshje ndërmjet Komunës dhe Agjencisë Kosovare e Privatizimit.

    Vendimi është mirëpritur nga drejtoresha e Gjimnazit, e cila pranoi se infrastruktura e dobët, ka ndikuar në mësimdhënie dhe mësimnxënie gjatë këtyre viteve.

    Lajmi se do të kalojnë në një objekt të ri e me kushte më të mira i gëzoi gjimnazistët.

    Punimet në objektin e Gjimnazit “Dr.Shaban Hashani”, në Ferizaj, nisën në vitin 2019, mirëpo ato u ndërprenë pas vendimit të qeverisë për t’ia kthyer pronën Agjencisë Kosovare të Privatizimit që nga ajo kohë rreth 1300 nxënës të kësaj shkolle mbajnë mësim në kushte të mjerueshme e me orar të shkurtuar./atvlive.tv/

    Për më shumë klikoni linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/live/smjP6Bjz2c4?si=ZvJEt4LY1-1Z0zO3

  • Më 5 prill fillon regjistrimi i popullsisë, serbët në Veri kundër

    Më 5 prill fillon regjistrimi i popullsisë, serbët në Veri kundër

    PËRGATITI: KRENARE MULLLQI

    Vetëm edhe 6 ditë kanë mbetur deri në fillimin e regjistrimi të popullsisë që do të fillojë më 5 prill, pas 13 vitesh.

    Për herë të parë ky proces planifikohet të zhvillohet edhe në katër komunat veriore me shumicën e banorëve serbë.

    Por, pavarësisht planit të Agjencisë së Regjistrimit të Popullsisë, banorët atje po e thonë të kundërtën. Serbët që jetojnë në këto komuna thonë se pas ngjarjeve të fundit e kanë të vështirë t’i besojnë këtij procesi.

    “Është mosbesim i madh ndaj pushtetit në Prishtinë, sepse masat të cilat i kanë ndërmarrë muajt e fundit në veri, kanë shkaktuar mosbesim jashtëzakonisht të madh dhe unë nuk besoj në këtë regjistrim dhe mendoj se ky është mendim i të gjithë qytetarëve në katër komunat me shumicë serbe … Do të mbetet për një kohë tjetër, me siguri deri të arrihet një marrëveshje politike, nëse fare do të ketë marrëveshje”., deklaroi qytetari Nenad Trifunoviq.

    “Nuk e di akoma saktë, por nuk besoj… Për çka të dënohem, nëse nuk marr pjesë, jo jo, nuk besoj”, tha qytetari tjetër Darko Popoviq.

    Për analistin nga veriu Branisllav Kërstiq, këtij procesi sipas tij do t’i përgjigjen vetëm qytetarët serbë të të cilët nuk kanë prona në Serbi.

    “Shumica e serbëve janë në një gjendje letargjike dhe të një depresioni kolektiv… Jam i sigurt se tash për tash procesit do t’i përgjigjen vetëm ata të cilët nuk kanë pronë në Serbi, si dhe ata të cilët janë të gatshëm të vazhdojnë me jetuar në shtetin e Kosovës… Edhe pse e dinë që shteti do t’i dënojë ata të cilët do të refuzojnë pjesëmarrjen në regjistrimin e popullsisë, shumica nga ta nuk janë aspak të interesuar”, ka thënë analisti Branisllav Kërstiq.

    Në anën tjetër nga Agjencia e Statistikave të Kosovës njoftuan se përgjatë përgatitjeve nuk ka pasur indikacione se procesi mund të dështojë në veri.

    Procesi i regjistrimit të popullsisë që do të fillojë më 5 prill do të zgjasë deri më 17 maj, ndërkaq rezultatet preliminare do të shpallen pas tre muajsh, ndërsa përfundimtare deri në fund të vitit./atvlive.tv/

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/live/smjP6Bjz2c4?si=gkJLUQSoORhtxxQp

     

  • Projektligji për shëndetin riprodhues, Vetëvendosje shpreson te opozita

    Projektligji për shëndetin riprodhues, Vetëvendosje shpreson te opozita

    PËRGATITI: BENITA ZENELI 

    Lëvizja Vetëvendosje nuk po mund t’i sigurojë e vetme votat në Kuvend, për ta miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor.

    Prandaj, shpresën e ka tek opozita, për t’i bërë 61 vota.

    “Ne jemi në pikën në të cilën kemi deklarime nga LDK në mbështetje të projektligjit, por që nuk ka arritur të vijë në votim në amendamentet ku ka ngecur javën e kaluar.”, tha shefja e Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila.

    Kjo nismë diskutohet në kuvend qe më shumë se një vit, ndërsa është miratuar në parim, në tetor të vitit të kaluar.

    Votimi në lexim të dytë po dështon disa herë, për shkak të mendimeve të ndryshme që kanë mes vete, edhe deputetët e pushtetit. Kështu duke bërë që as amendamentet e propozuara për këtë nismë legjislative me shkas të mos votohen.

    Megjithatë, nga LDK-ja thonë se fillimisht Vetëvendosja duhet t’i bindë deputetët e saj për të votuar që më pas ta kenë përkrahjen e tyre.

    “Ka ndihmuar që të kalojë në lexim të parë me shpresën dhe besimin që do të rregullohen disa elemente, të cilat kanë qenë diskutabile dhe që kërkojnë konsensusin e përgjithshëm. Kjo prapë ka qenë nën përgjegjësinë e shumicës, e cila nuk ka mundur ta gjejë kompromisin e brendshëm po as kompromisin në atë që quhen për interesin e qytetarëve të Kosovës. Është përgjegjësi e pozitës që t’i sigurojë votat e më pas opozita e sheh mundësinë të ndihmojë aty ku ne e shohim që i tejkalojmë kornizat opozitare, në interes të publikut dhe pacientit.”, deklaroi deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

    Për këtë projektligj janë propozuar 42 amendamente. Prej tyre, 20 të deputetit nga LV-ja, Visar Korenica.

    Një nga nenet që disa deputetë e kundërshtojnë, është ai i cili lejon edhe gratë e pamartuara të kenë fëmijë përmes metodës së fertilizimit In-Vitro, i njohur si IVF./atvlive.tv/

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/live/smjP6Bjz2c4?si=9SHK7GzeF2qEYRTw

  • Vetëm edhe një ditë kohë për deklarimin e pasurisë, të gjithë ata që nuk e kryejnë këtë obligim do të gjobiten

    Vetëm edhe një ditë kohë për deklarimin e pasurisë, të gjithë ata që nuk e kryejnë këtë obligim do të gjobiten

    PËRGATITI: KRENARE MULLIQI

    Obligimin vjetor për deklarim të pasurisë mund ta bëjnë vetëm edhe nesër.

    Zyrtarët publik patën kohë që nga 1 marsi ta bëjnë deklarimin e pasurisë afati për të cilën përfundon të dielën më 31 mars.

    Për 29 ditë nga 10 mijë zyrtarë publik, në bazë të dhënave nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit mbi 6 mijë e 500 prej tyre e kanë dorëzuar deklarimin e pasurisë, mbi 700 e kanë filluar plotësimin për këtë obligim, derisa mbi 700 të tjerë nuk kanë ndërmarr asnjë hap për deklarimi të pasurisë.

    Për të gjithë zyrtarët publik që nuk e bëjnë deklamimin e pasurisë më së largu për 15 ditë fillimisht ju shqiptohet një gjobë në vlerë 500 euro, e më pas ngritën edhe kallëzime penale, dënime ka edhe për ata që bëjnë deklamim të rrejshëm të pasurisë.

    Në vitin e kaluar nga 10 mijë zyrtarë vetëm 30 prej tyre nuk e patën deklaruan më kohë pasurinë.

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në fund të procesit do të bëjë publike listën e subjekteve deklaruese që nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor për të deklaruar pasurinë dhe dhuratat./atvlive.tv/

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/live/smjP6Bjz2c4?si=A_3Mbd9KFvvYMfqQ

  • Agjencitë shtetërore, Kurti premtoi reduktim por pritet të themelohet edhe një

    Agjencitë shtetërore, Kurti premtoi reduktim por pritet të themelohet edhe një

    PËRGATITI: ARTON HAMITI 

    Ndonëse kryeministri Albin Kurti premtoi reduktim të agjencive qeveritare, një gjë e tillë nuk po ndodhë.

    “Do të departizohen e depolitizohen agjencionet dhe ndërmarrjet publike. Do të reduktojmë e ristrukturojmë ato e do të vendosim indikatorë të matshëm të performancës për të rregulluar cilësinë e për të matur suksesin dhe dështimin”, kështu pati deklaruar kryeministri Albin Kurti.

    Madje, përmes projektligjit për banimin social dhe të përballueshëm, që është në konsultim publik, Qeveria synon krijimin një agjencie të re ekzekutive.

    Themelimi i këtyre mekanizmave ekzekutiv po shihet me dozë dyshimi nga shoqëria civile.

    Për më tepër, sipas Viona Bunjakut nga “Lëvizja Fol” ka tendenca që agjencitë të politizohen.

    Krahas Agjencisë për Banim, përmes ligjit të ri të prokurimit publik parashihet edhe themelimi i Agjencisë së Prokurimit Publik në kuadër të Ministrisë së Financave. Gjithashtu, pritet të behet edhe Qendra e Menaxhimit të Trafikut në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës.

    Aktualisht, numri i Agjencive të Pavarura që janë themeluar nga ana e Kuvendit, llogaritet të jetë mbi 30./atvlive.tv/

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/live/smjP6Bjz2c4?si=YUAg3hxr9gIjU31L

  • Kosova drejt KiE-së, kryeministri malazez: Qëndrimin zyrtar të Malit të Zi do ta shihni në Këshillin e Ministrave

    Kosova drejt KiE-së, kryeministri malazez: Qëndrimin zyrtar të Malit të Zi do ta shihni në Këshillin e Ministrave

    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka komentuar votën e një deputeteje të këtij shteti kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Spajiq tha se në Këshillin e Ministrave do të mund të shihni qëndrimin zyrtar të shtetit të Malit të Zi.

    “Unë mendoj se ishte një votim i fshehtë dhe nuk ishte as votim, ishte një diskutim për këtë temë. Votimi i vërtetë do të bëhet në prill, kur do të kemi një seancë plenare dhe kur do të kemi një këshill ministror, ​​kur do të mund të shihni qëndrimin zyrtar të shtetit të Malit të Zi”, tha Spajiq para gazetarëve.

    Gjatë ditës së djeshme, Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq gjatë qëndrimit në Prishtinë, tha se Mali i Zi në Këshillin Ministror, në maj do ta përkrahë Kosovën për anëtarësim në KiE dhe do t’ia japë përkrahjen Kosovës për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë në fushën e integrimeve evropiane.

    “Unë e kuptoj interesimin e mediave në lidhje me votimin nga një deputeteje, por shumica parlamentare në Këshillin e Evropës, ashtu siç tha edhe zoti Bislimi votimi i disa deputetëve në Këshillin e Evropës nuk do të thotë se është qëndrim i Qeverisë së Malit të Zi…Dua të nënvizoj se Mali i Zi në Këshillin Ministror në Maj do ta përkrahë Kosovën për anëtarësim në KiE dhe do t’ia japë përkrahjen Kosovës për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë në fushën e integrimeve evropiane”, tha ministrja malazeze.

    Më 27 mars, Maja Vukiqeviq, kryetare e delegacionit malazias në Komitetin për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), votoi kundër propozimit që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

    Republika e Kosovës të mërkurën e ka kaluar me sukses votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

    Me 31 vota për, 4 kundër dhe 1 abstenim, Komisioni për Çështje Politike e ka miratuar opinionin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, e cila e rekomandon Këshillin e Evropës që ta ftojë Kosovën për t’u bërë anëtare.

    Pas këtij votimi në Strasburg, çështja procedon në Asamblenë Parlamentare më 18 prill dhe nëse merr miratimin edhe në këtë institucion, atëherë fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës gjatë një mbledhjeje që do të mbajë në muajin maj.

    Kosova ka aplikuar në majin e vitit 2022 për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    Anëtarësimi i Prishtinës është riaktualizuar në javët e fundit, pasi, me kërkesën e Qeverisë së Kosovës drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, është përmbushur njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim.

  • Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Kolovicë

    Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Kolovicë

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj të pandehurit L.H., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje me të pandehurit K.G. dhe B.K., të cilët gjenden në arrati, kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë në “Kolovicë” të Prishtinës.

    Gjyqtari i procedurës paraprake ka thënë se masa e paraburgimit është caktuar në harmoni ligjin. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Në lagjen “Kolovicë” të Prishtinës më 26 mars vdiq Egzon Haliti nga Podujeva (30), pas plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.

    Nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtare e rastit Zejnie Gashi (48), e cila ndërroi jetë të mërkurën në QKUK. Prokuroria bëri të ditur se janë të plagosur edhe dy persona tjerë.

  • Aksidenti në rrugën e Kombit, 5 të lënduarit janë një familje nga Kosova

    Aksidenti në rrugën e Kombit, 5 të lënduarit janë një familje nga Kosova

    Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve në rrugën e Kombit, mes të cilëve dy fëmijë.

    Raportohet se aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 13:00 të së shtunës në afërsi të Milotit, ku u përplasën me njëra-tjetrën një automjet tip ‘Golf 6’ dhe një fuoristradë tip ‘Benz’.

    Nga aksidenti mbetën të plagosur drejtuesi dhe pasagjerët në Golf-in, pjesëtarë të së njëjtës familje nga Kosova.

    Ata u dërguan me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa drejtuesi i fuoristrafës, që udhëtonte i vetëm, mori lëndime të lehta.

    Nga aksidenti u bllokua për disa minuta rruga e Kombit. Nga të dhënat paraprake të policisë, bëhet e ditur se shkak për përplasjen e fortë është bërë parakalimi i gabuar i Golf-it, drejtuesi i të cilit humbi kontrollin e mjetit.