ATV

Blog

  • Mbyllet grupi “Albkings”, shtatë të arrestuar, në mesin e tyre edhe një femër

    Mbyllet grupi “Albkings”, shtatë të arrestuar, në mesin e tyre edhe një femër

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore e Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka bërë me dije janë arrestuar të gjithë kryesit të veprave penale të vjedhjes së indentitetit dhe kredencialeve që publikoheshin në grupin famëkeq me emrin “Albkings” i cili funksionon në rrjetin social “Telegram”, e ku shpërndahen fotografi e numra të telefonave, me qëllim shqetësimin e shpeshherë ngacmimin seksual.

    Në një konferencë për media, Gashi tha se ka gjasa që të zgjerohen hetimet edhe sa i përket personave që do të ndiqen edhe sa përket veprave penale që do të ndiqen.

    Përveç administratorit të parë është arrestuar edhe administratorja e grupit femër.

    “Ju njoftoj se Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arritur me sukses të gjurmojë, zbulojë dhe të arrestojë të gjithë kryesit të veprave penale të vjedhjes së indentiteti dhe kredencialeve. Marrë parasysh se jemi duke hetuar ende, kërkojmë që të kurseheni sa i përket pyetjeve, pasi që mund të cenojmë konfidencialitetin dhe integritetin e hetimeve. Ka gjasa që të zgjerohen hetimet edhe sa i përket personave që do të ndiqen edhe sa i përket veprave penale që do të ndiqen. Sot i kemi gjithsej 7 personave që i kemi në ndalim dhe jemi në fazën tjetër të zgjerimit të hetimeve edhe për personat tjerë.

    Ndërkohë, prokurorja e rastit, Erza Bajrami-Kastrati, bëri me dije se grupi është mbyllur përfundimisht.

    “Kemi arritur që kërtë grup ta mbyllim përfundimisht. Kemi arritur t’i arrestojmë shtatë persona që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast”, ka thënë Bajrami-Kastrati.

  • Bebe Rexha ndan simptomat e sëmundjes, flet për shtimin në peshë dhe aknet

    Bebe Rexha ndan simptomat e sëmundjes, flet për shtimin në peshë dhe aknet

    Bebe Rexha ndau simptomat e saj të PCOS të mërkurën gjatë një videoje në TikTok.

    Këngëtarja 34-vjeçare u pyet për simptomat e saj nga sindroma e vezores policistike (PCOS) dhe shpeshtësinë e tyre dhe u përgjigj me detaje për rreth 8.5 milionë ndjekësit e saj.

    Këngëtarja 34-vjeçare u pyet për simptomat e saj nga sindroma e vezores policistike (PCOS) dhe shpeshtësinë e tyre dhe u përgjigj me detaje për rreth 8.5 milionë ndjekësit e saj.

    Ylli i muzikës zbuloi se simptoma e saj e parë ishte se kishte perioda të parregullta dhe zbuloi se një muaj ajo kishte periodat për 20 ditë.

    “Super, super e parregullt,” tha Bebe.

    “Mjeku im dikur më tha se një grua me PCOS mund të hajë një tas me boronica dhe do të ishte e barabartë me një person normal që hante një byrek të tërë pica,” tha Bebe.

    Bebe tha se simptoma e saj e dytë ishte shtimi në peshë dhe se ajo kishte shtuar ‘shumë në katër vjet’.

    Ajo foli për numërimin e kalorive dhe ndau foto të vetes e cila paraprakisht e peshon ushqimin e saj çdo ditë.

    Bebe tha se konsumon vetëm 1400 kalori në ditë dhe digjte rreth 700 kalori në stërvitje.

    Për herë të parë e zbuloi në 2023 se ajo kishte PCOS.

    “Unë padyshim që luftoj me peshën time dhe kam vështirësi me pamjen time dhe ka qenë e vështirë për mua. Sapo mora vesh kohët e fundit se kam PCOS dhe shumë gra e kanë atë dhe nuk e dinë”, tha Bebe.

    ‘Është e vështirë. Unë mendoj që kam luftuar me peshën time, dhe kam luftuar me ushqimin”, shtoi ajo.

  • Abdixhiku: Përbashkimi rreth LDK-së është përgjigje ndaj arrogancës së pushtetarëve

    Abdixhiku: Përbashkimi rreth LDK-së është përgjigje ndaj arrogancës së pushtetarëve

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë në tubimin e Forumit të Gruas në degën e kësaj partie në Obiliq.

    Ai ka bërë me dije se LDK-ja thërret për përbashkim të qytetarëve rreth idesë së saj.

    Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë refuzohet propaganda përçarëse e pushtetit.

    “Lidhja Demokratike thërret në përbashkim në çdo qytet e çdo anë, nga çdo familje, çdo grua e çdo burrë që ndihet i lënë pas gjatë katër viteve të shkuara. Përbashkim ynë është përgjigje ndaj arrogancës së pushtetarëve; është refuzim kategorik i propagandës përçarëse! E ardhmja jonë është e ndritshme. Ajo i takon popullit të Kosovës; nuk i përket popullistëve!”, ka shkruar Abdixhiku.

  • Katër komuna më transparente gjatë 2023-ës, sfidë mbetet mosfunksionimi i webfaqeve komunale

    Katër komuna më transparente gjatë 2023-ës, sfidë mbetet mosfunksionimi i webfaqeve komunale

    Lipjani, Drenasi, Ferizaj dhe Prizreni, janë shpallur komunat më transparente për vitin 2023 nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), të cilat janë vlerësuar me 97 pikë, raporton Ekonomia Online.

    KDI, në kuadër të programit për qeverisje lokale dhe pjesëmarrje qytetare edhe këtë vit ka pasqyruar nivelin e transparencës për 38 komunat e Kosovës për vitin 2023 të dhëna këto që janë paraqitur edhe në një raport të titulluar “Transparometri Komunal”.

    Sipas të gjeturave në këtë raport një nga sfidat kryesore që KDI ka hasur gjatë mbledhjes së të dhënave është mosfunksionimi i webfaqeve komunale, si dhe komunat që kanë përjetuar regres të konsiderueshëm si shkak i përballjes me sfida të ndërlidhura me stabiliteti politik dhe administrativ janë katër komunat veriore, që kanë ndikuar negativisht në transparencë dhe llogaridhënie.

    Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë sipas gjetjeve transparenca komunale në nivel komunash përgjithësisht ka shënuar rënie të lehtë krahasuar me raportin e vitit 2022.

    Ai ka shtuar se nga të dhënat e përgjithshme tregojnë se përfomancë më të mirë kanë Kuvendet Komunale.

    Ai ka theksuar se si shkak i konteksteve specifike politike në katër komunat e veriut është treguar mungesë të transparencës dhe llogaridhënies.

    “Sipas gjetjeve Transparenca komunale në nivel komunash përgjithësisht ka shënuar rënie të lehtë krahasuar me raportin e vitit 2022. Prandaj, është e nevojshme të vazhdohet puna për rritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies, për të ruajtur dhe përmirësuar qëndrueshmërinë e nivelit të transparencës, sidomos në ato komuna që kanë pasur performancë më të dobët sa i përket përmbushjes së standardeve. Në 24 indikatorët, të dhënat e përgjithshme tregojnë se përformancë më të mirë kanë Kuvendte Komunale. Një nga sfidat kryesore që është në qeverisjen lokale me vite të tëra është azhurnimi i dhe mirëmbajtja e webfaqeve të ndryshme. Komunat më veri të Kosovës të cilat janë përballur me kontekstet specifike politike që kanë ndikuar në transparencën dhe llogaridhënien politike”, ka thënë ai.

    Selvije Kurti, menaxhere e projekteve në KDI, ka thënë se qëllimi i publikimit të “Transparometrit Komunal” nga KDI është të promovojë dhe përmirësojë transparencën dhe llogaridhënien në qeverisjen lokale të Kosovës.

    Ajo ka thënë se ky vlerësim synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për të drejtat e tyre për qasje në informacion, mbikëqyrjen e autoriteteve komunale dhe të inkurajojë pjesëmarrjen në vendimmarrje.

    “Transparenca komunale në nivel komunash përgjithësisht ka shënuar rënie të lehtë krahasuar me raportin e gjashtëmujorit të dytë të vitit 2022. Prandaj, është e nevojshme të vazhdohet puna për rritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies, për të ruajtur dhe përmirësuar qëndrueshmërinë e nivelit të transparencës, sidomos në ato komuna që kanë pasur performancë më të dobët sa i përket përmbushjes së standardeve të transparencës. Transparenca e të gjitha 38 institucioneve lokale për vitin 2023 është vlerësuar në mënyrë retrospektive, pra matjet janë realizuar midis 25 marsit dhe 30 prillit 2024. KDI është bazuar në metodologjinë tashmë të konsoliduar të ‘Transparency International’, që i referohet matjeve në kuadër të 48 indikatorëve por dhe përvojës së saj të gjatë në monitorimin e punës së qeverisjes lokale”.

    “Të gjithë 48 indikatorët janë të fokusuar që të matin transparencën në 2 shtylla qenësore të qeverisjes lokale: Kuvendin Komunal dhe Zyrën e Kryetarit/es. E njëjta metodologji është aplikuar edhe për katër komunat Mitrovica e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Edhe pse është bërë monitorimi i uebfaqeve të tyre, këto komuna kanë qëna pasive gjatë viti 2023, duke ju pamundësuat qytetarëve që të dinë se çfarë po ndodh ne vendet e tyre. Komunën e Ranillugut, webfaqja nuk ka qenë funksionale”,

    Kurti me këtë rast ka prezantuar të gjeturat kryesore nga ky monitorim.

    “Rreth 52 për qind e komunave nuk i publikojnë materialet e seancave të Kuvendit Komunal. Kjo mungesë transparence pengon qytetarët dhe aktorët e tjerë të interesuar të informohen mbi diskutimet dhe vendimet e marra nga përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Rreth 86 për qind e komunave nuk ofrojnë qasjen në dokumente në gjuhët zyrtare. Kjo përjashton një pjesë të popullsisë së Kosovës nga qasja e barabartë në informacione, duke krijuar barriera gjuhësore që pengojnë transparencën. Rreth 32 për qind e Kuvendeve Komunale nuk kanë mbajtur diskutime brenda afateve ligjore mbi shpenzimet tre-mujore. Kjo mungesë diskutimi ndikon në mbikëqyrjen dhe llogaridhënien financiare të komunave ndaj qytetarëve dhe të zgjedhurve të tyre në nivel lokal”.

    “Rreth 30 për qind e kryetarëve nuk raportojnë para Kuvendeve Komunale. Kjo mungesë transparence dhe llogaridhënie pengon mbikëqyrjen efektive të ekzekutivit lokal nga ana e përfaqësuesve të zgjedhur, si një nga parimet kryesore të demokracisë të paraparë me ligj. Rreth 40 për qind e komunave nuk publikojnë planin e punës të kryetarëve. Kjo mungesë informimi i lë qytetarët pa mundësinë për të parë dhe vlerësuar prioritetet dhe qëllimet e qeverisjes lokale. Rreth 50 për qind e komunave nuk kanë publikuar borxhin komunal. Kjo tregon për një mungesë transparence në menaxhimin e financave publike, duke e bërë të vështirë për qytetarët të kuptojnë gjendjen financiare të komunës së tyre”, u shpreh ajo.

    Ajo ka thënë se rreth 32 për qind e komunave nuk kanë informata për koordinatorin për qasje në dokumente zyrtare dhe nuk kanë raporte të përgjigjeve në kërkesa zyrtare të publikuara. Kjo sipas saj e bën të vështirë për qytetarët të dinë ku të drejtohen për të kërkuar informacione.

    Ndërsa 42 për qind e komunave nuk kanë publikuar listën e pronave të dhëna me qira. Kjo mungesë transparence mund të krijojë dyshime mbi procesin e dhënies me qira të pronave publike dhe të ndikojë në besimin e qytetarëve ndaj qeverisjes lokale.

    “Rreth 50 për qind e komunave nuk kanë bërë konsolidimin e bashkësive lokale dhe nuk kanë informata publike rreth tyre. Kjo tregon për një mungesë angazhimi në ndërtimin e strukturave të qeverisjes lokale që janë të qarta dhe të parapara me ligj si mekanizma për rritjen e përfshirjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Rreth 35 për qind e komunave nuk kanë publikuar një listë me shërbimet që ofrojnë për qytetarët, dhe ato që kanë publikuar këtë listë, shumica janë të vështira për tu gjetur në webfaqe. Kjo mungesë informimi pengon qytetarët të marrin informata dhe shërbime të nevojshme në kohë dhe me lehtësi”.

    “Një problem gjithëpërfshirës në nivel komunash është formatet e paqarta, organizimi i dobët, mos emërtimi adekuat i dokumenteve dhe mos hapja e të dhënave (open data) në webfaqe që bëjnë të vështirë qasjen në dokumente. Kjo problematikë pengon qytetarët, shoqërinë civile dhe mediat për të gjetur dhe përdorur informacionet që u duhen”, ka thënë ajo.

  • Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak kuorumi

    Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak kuorumi

    Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, për shkak të mungesës së kuorumit.

    Në rend dite, ky komision kishte shqyrtimin e Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për vitin për vitin 2023.

    Po ashtu, në këtë mbledhje parashihej edhe formimi i grupeve të punës për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë.

  • Robin Krasniqi dhe bashkëshortja e tij Marigona do të bëhen prindër për herë të dytë

    Robin Krasniqi dhe bashkëshortja e tij Marigona do të bëhen prindër për herë të dytë

    Boksieri i njohur nga Kosova, Robin Krasniqi dhe bashkëshortja e tij, Marigona, së shpejti bëhen prindër për herë të dytë.

    Lajmin e bëri të ditur vetë Marigona përmes një postimi në Instagram, përmes së cilit tregoi se ajo dhe Robini janë në pritje të fëmijës së dytë.

    “Po, bebi i dytë po vjen. Mezi pres të të takoj”, shkroi bashkëshortja e Robin Krasniqit në postimin e saj.

    Krahas lajmit, ajo gjithashtu edhe një foto me ndjekësit, ku pozonte bashkë me boksieri e njohur kosovar.

    Relacioni i tyre është gjithmonë temë diskutimi në shtypin rozë, prej kur dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

    Tani, çifti janë në pritje të ëmbël për herë të dytë. /Telegrafi/

     

  • Intensifikohen betejat në Rafah

    Intensifikohen betejat në Rafah

    Banorët në Rafah, në jug të Gazës, kanë raportuar për intensifikim të granatimeve me artileri dhe të shtëna armësh më 30 maj, pasi Izraeli tha se ka marrë nën kontroll një korridor strategjik në kufirin e territorit palestinez me Egjiptin.

    Ushtria izraelite ka nisur inkursionin e saj në Rafah në fillim të majit, pavarësisht kundërshtimeve ndërkombëtare për shkak të shqetësimeve për fatin e palestinezëve që strehohen në këtë pjesë të Gazës.

    Një sulm gjatë fundjavës shkaktoi një zjarr që vrau dhjetëra persona në një kamp të zhvendosurve, duke nxitur një dënim të fuqishëm ndërkombëtar.

    Izraeli, që vazhdimisht është zotuar se do të shkatërrojë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – pasi ky grup sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, tha një ditë më parë se mori nën kontroll një korridor strategjik në kufirin Gazë-Egjipt, teksa tha se dyshon se në atë zonë ka tunele që janë përdorur për kontrabandimin e armëve.

    Në Rripin e Gazës, dëshmitarët raportuan për luftime në pjesën qendrore dhe perëndimore të Rafahut.

    Dëshmitarët thanë po ashtu se forcat izraelite kanë shkatërruar disa ndërtesa në pjesën lindore të Rafahut. Kur Izraeli nisi inkursionin në këtë qytet më 7 maj, fillimisht u fokusua në pikëkalimin me Egjiptin, që është pikë kyçe për hyrjen e ndihmës humanitare.

    Luftime dhe granatime me artileri po ashtu janë raportuar në Qytetin e Gazës, në veri të enklavës, teksa banorët kanë thënë se kanë parë tym duke dalë nga kampet e refugjatëve, Xhabalia dhe Beit Lahia.

    Para se Izraeli të niste ofensivën në Rafah, Kombet e Bashkuara kishin vlerësuar se 1.4 milion banorë ishin strehuar atje. Që atëherë, më shumë se 1 milion banorë janë larguar nga zona.

    Lufta, që nisi më 7 tetor pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, veçse ka vrarë mijëra persona. Hamasi vrau 1.200 persona dhe rrëmbeu 250 të tjerë, gjatë sulmit të paprecedent në tokën izraelite. Si pasojë e ofensivës ajrore, tokësore dhe detare të Izraelit, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Izraeli pretendon se ka vrarë 15.000 militantë./REL/

  • Dyshohet se dhunoi një grua, arrestohet burri në Novobërdë

    Dyshohet se dhunoi një grua, arrestohet burri në Novobërdë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për dhunimin e një guraje në Novobërdë.

    Rasti thuhet se ka ndodhur të hënën e kësaj jave.

    “Njësiti i Hetimeve në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

  • Kurti e shpjegon idenë e logos për 25 vjetorin e çlirimit

    Kurti e shpjegon idenë e logos për 25 vjetorin e çlirimit

    Më 12 qershor, Kosova shënon 25 vjetorin e çlirimit. Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti e ka publikuar në Facebook logon për këtë përvjetor.

    Kurti e ka përshkruar logon, për të cilën thotë se përfshin motivet tradicionale “të rifreskuara me dizajn modern”.

    “25-vjetori i çlirimit të Kosovës Frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona, na vijnë të rifreskuara me dizajn modern. Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar”, shkroi Kurti.

    Me aktivitete të ndryshme nga 8 deri më 21 qershor, Kosova do ta shënojë këtë përvjetor të çlirimit.

  • Lajmet e rreme për skemat pensionale, Ministria e Financave: Mos bini pre e mashtrimeve dhe dezinformatave

    Lajmet e rreme për skemat pensionale, Ministria e Financave: Mos bini pre e mashtrimeve dhe dezinformatave

    Ministria e Financave ka dalë me një njoftim për qytetarët pas disa informatave të rreme që po qarkullojnë këto ditë mbi skemat pensionale.

    Ministria kërkon që qytetarët të kenë kujdes se ku informohen dhe bën thirrje që të mos bien pre e mashtrimeve edhe të atyre rasteve kur iu kërkohen para këmbim të një pagese.

    “Siç ju kemi informuar edhe përmes një njoftimi paraprak, udhëzoheni të jeni të kujdesshëm ndaj informatave të rreme që qarkullojnë këto ditë, të cilat kanë për qëllim keqinformimin e përfituesve të skemave pensionale në Kosovë dhe mund të përbëjnë skema mashtruese apo edhe tendencë për keqpërdorimin e të dhënave personale. Lidhur me çdo ndryshim eventual, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kërkon nga të gjithë përfituesit e skemave pensionale që të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare të MFPT-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe të shmangin informatat dhe shërbimet e tjera jozyrtare. Ftojmë qytetarët të kenë kujdes e të mos bien pre e mashtrimeve dhe dezinformatave, dhe rastet e tilla kur ju premtohen shuma parash në këmbim të një pagese tani, t’i paraqesin edhe në organet e rendit”.

    Dje Policia e Kosovës tha se “bazuar në autorizim dhe në informacionet e siguruara, njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të RKS-së”.

    “Policia e Kosovës po i trajton të gjitha informacionet relevante, përderisa të gjitha veprimet në vazhdim do t’i ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, andaj njëkohësisht iu bën thirrje të gjithë qytetarëve/pensionistëve që të mos bien pre e mashtrimeve të mundshme, dhe për çdo rast të dyshuar ta njoftojnë Policinë e Kosovës, në stacionet më të afërta policore apo në (192) dhe [email protected]”.