ATV

Blog

  • Deliu pas propozimit të Konjufcës si mandatari i ri: Lojë për të fituar kohë, zgjedhjet janë zgjidhja

    Deliu pas propozimit të Konjufcës si mandatari i ri: Lojë për të fituar kohë, zgjedhjet janë zgjidhja

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pas propozimit të Glauk Konjufcës nga Lëvizja Vetëvendosje si mandatari i ri për formimin e Qeverisë.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Deliu ka theksuar se propozimi i një mandatari pa shumicë është, sipas saj, vetëm një përpjekje për të fituar kohë pas muajsh dështimi të qeverisjes.

    “Mandatari i ri pa shumicë është thjesht një lojë për të fituar kohë. 9 muaj dështim nuk mund të mbulohet me taktika politike. Zgjedhjet janë zgjidhja”, ka shkruar ajo.

    Reagimi i Deliut vjen në një kohë kur skena politike në vend është tensionuar pas vendimit të Vetëvendosjes për të propozuar kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, si kandidat për kryeministër.

  • Reagon Abdixhiku: Mjaft me “mandatarë pa shumicë”, Republika nuk është lojë elektorale

    Reagon Abdixhiku: Mjaft me “mandatarë pa shumicë”, Republika nuk është lojë elektorale

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se zgjedhjet e reja janë domosdoshmëri, derisa ka thënë se asnjë parti politike nuk e zotëron shumicën e nevojshme parlamentare për ta formuar qeverinë e re.

    Kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka thënë se shtyrjet procedurale dhe interpretimet “e stisura” vetëm sa thellojnë pasigurinë politike dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në institucionet e Republikës.

    LDK-ja tutje ka apeluar për veprim të shpejtë, të përgjegjshëm dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe afatet ligjore.

    “Dalja nga bllokada institucionale nuk mund të kërkohet përmes veprimeve jo-kushtetuese e marrëveshjeve të paqarta, por përmes kthimit te sovrani, te qytetari. Zgjedhjet e reja tashmë janë domosdoshmëri”, ka thënë ai.

    Postimi i plotë:

    Kjo shfaqje teatrale, e mandatarëve pa numra, pa shumicë e pa legjitimitet demokratik, duhet të marrë fund. Republika nuk është material loje për llogaritje të vogla elektorale. Republika mbetet më e madhe se secili prej nesh.
    Trajtojeni si të tillë.
    Bëhuni të vërtetë!

    Shiqoni qytetarët në sy e tregojuni se nuk ka shumicë. Tregojuni qytetarëve se secila parti shqiptare, ka dhënë verdiktin politik, të deponuar tashmë në Presidencë. Ky verdikt është i qartë e është i thjeshtë. Sot, matematikisht, me vullnetin e deklaruar politik, nuk ka mundësi për shumicë.

    Pse gjithë ky zell për lojëra pa dinjitet minimal politik? A nuk ju duken mjaft 8 muaj vonesë në shtetin më të varfër në kontinent për t’i dhënë vonesa shtesë. A është qëndrimi me çdo kusht në pushtet edhe pa legjitimitet vlerë e re politike e një gjenerate që duhet të sjellë shpresë?
    Këto zvarritje janë veç thellime të krizave, për të cilat do të mbahet përgjegjësi politike.

    Dua të besoj se Presidentja e Republikës, do të respektojë vullnetin e shumicës shqiptare, para mbledhjeve propaganduese të partive me mandatarë plot por pa shumicë parlamentare. Ky vullnet i është deponuar Presidentes javën që shkoj, haptazi dhe qartë. Dua të besoj, se Presidentja do të deklarojë gjënë më të thjeshtë e më logjike sot: fatkeqësisht, në këtë Kuvend, nuk ka shumicë parlamentare dhe asnjë mbledhje e asnjë partie nuk ndryshon këtë fakt politik.

  • Murali i Trent Alexander-Arnold vandalizohet para rikthimit të tij në “Anfield” me fanellën e Real Madridit

    Murali i Trent Alexander-Arnold vandalizohet para rikthimit të tij në “Anfield” me fanellën e Real Madridit

    Pak orë para ndeshjes së shumëpritur mes Liverpoolit dhe Real Madridit në kuadër të Champions League, një ngjarje e papritur ka ndodhur në qytetin e Liverpoolit — murali i Trent Alexander-Arnold është vandalizuar.

    Murali, që ndodhet afër stadiumit “Anfield” dhe simbolizon lidhjen e fortë të mbrojtësit anglez me klubin ku u rrit, është dëmtuar me ngjyra dhe mbishkrime fyese. Ky veprim ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, sidomos pasi Alexander-Arnold kthehet për herë të parë në “Anfield” si kundërshtar, pas transferimit të tij të bujshëm te Real Madridi këtë verë.

    Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për incidentin, ndërsa tifozët e Liverpoolit kanë shprehur zhgënjimin dhe trishtimin për dëmtimin e muralit që ishte kthyer në një pikë referimi për komunitetin.

    Ndeshja mes Liverpoolit dhe Real Madridit zhvillohet sonte në orën 21:00, në “Anfield”, në kuadër të fazës së grupeve të Champions League, ku rikthimi i Arnold pritet të jetë një nga momentet më të komentuar të mbrëmjes.

  • Rita Ora nënshkruan kontratë globale me United Talent Agency

    Rita Ora nënshkruan kontratë globale me United Talent Agency

    Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka njoftuar se ka nënshkruar një kontratë me United Talent Agency (UTA), një nga agjencitë më të njohura të talenteve në botë, për përfaqësim global në të gjitha fushat e karrierës së saj.

    UTA e ka përshkruar Ritën si një “superstar i vërtetë”, duke vlerësuar ndikimin dhe arritjet e saj ndërkombëtare.

    Sipas njoftimit, Rita do të ruajë gjithashtu marrëdhëniet me ekipin e saj aktual të menaxhmentit, duke siguruar një koordinim të qëndrueshëm në karrierën e saj muzikore dhe artistike.

    Ky hap shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e Ritës, duke e konsoliduar si një nga artistet më të kërkuara dhe me ndikim global në industrinë e muzikës.

  • KB Bashkimi dhe KB Prishtina gati të presin në shtëpi ekipet kroate

    KB Bashkimi dhe KB Prishtina gati të presin në shtëpi ekipet kroate

    Nata e sotme është e rezervuar për dy ndeshje shumë interesante të ekipeve kosovare në basketball në garat evropiane kundër atyre kroate.

    Sigal Prishtina do të përballet me ekipin Dinamo Zagreb, në ndeshjen e vlefshme për ndeshjen e ligës ENBL.

    Prishtina vjen pas një fitore ndaj Slovan Bratislavës dhe në këtë ligë në tri ndeshje ka tri fitore. Ndërsa ekipi kroat deri tani ka zhvilluar vetëm një ndeshje, pikërisht ndaj Slovan Bratislavës, të cilën e ka mposhtur me rezultat 108 -105. Ndeshja mes Prishtinës dhe Dinamo Zagreb do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, nga ora 19:00.

    Edhe ekipi i Bashkimit ka punë të vështirë ndaj Cibonës në kuadër të FIBA Europe Cup në basketboll. Ekipi prizrenas vjen pas një humbje ndaj ekipit francez Dijon, dhe në tri ndeshje të zhvilluara deri tani numëron tri humbje. Ndërsa Cibona kryeson në tabelë me plot tri fitore. ndeshja mes tyre do të zhvillohet në palestrën Sezai Surroi në Prizren, nga ora 19:00. /ATVLIVE.TV

  • Rruga me baltë nuk e ndal Besimin, 8 vjet përkushtim ndaj arrave

    Rruga me baltë nuk e ndal Besimin, 8 vjet përkushtim ndaj arrave

    Në fshatin Bërnicë e Poshtme, pak kilometra larg kryeqytetit, gjendet ferma e Besim Dalipit, një bujk që tash e tetë vjet i është përkushtuar kultivimit të arrave. Kur e vizituam, ai ishte në vlugun e punës, teksa bashkë me familjen dhe disa punëtorë po mblidhte frutat e këtij sezoni, një periudhë e ngarkuar, por edhe e veçantë për fermerët që merren me këtë kulturë.

    Besimi tregon se kultivimi i arrave ka qenë një investim afatgjatë dhe me shumë përkushtim, pasi duhen disa vite që pema të japë rendimentin e plotë. “Në fillim ka qenë vështirë, sepse duhet durim dhe kujdes i madh, por tani po shohim frytet e punës,” thotë ai, duke shtuar se interesimi për këtë produkt është rritur nga viti në vit.

    Megjithatë, përveç punës dhe kostove të larta të mirëmbajtjes, një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet është infrastruktura e dobët. Rruga që të çon deri te parcela e tij është e paasfaltuar dhe e vështirë për qarkullim, sidomos gjatë stinës së shirave, kur transporti i arrave dhe mjeteve bëhet pothuajse i pamundur.

    Kronikën e plotë nga ATV mund ta klikoni në linkun më poshtë:

  • VV-ja propozon Konjufcën mandatar për kryeministër

    VV-ja propozon Konjufcën mandatar për kryeministër

    Glauk Konjufca është propozuar për mandatar për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje e cila ka mbledhur sot Këshillin e Përgjithshëm.

    Konjufca është propozuar pasi Albin Kurti nuk arriti t’i marrë votat.

    Kurti në propozim ka thënë se vetë do të jetë kandidat për ministër të Punëve të Jashtme, për çka ishte propozuar herën e shkuar Konjufca.

    “Këtë propozim e bëj për shkak të besimit të madh që kam për Konjufcën, por edhe për shkak që të mos bëhen zgjedhje tjera. Unë marr vendin e Glaukut e Glauku timin”, ka thënë ai.

    Të mërkurën, më 5 nëntor, përfundon afati 10-ditor brenda të cilit presidentja Vjosa Osmani duhet të mandatojë një kandidat tjetër për kryeministër apo të shpallë zgjedhjet e parakohshme. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që në përpjekjen e parë dështoi të marrë votat e nevojshme për t`u bërë kryeministër, presidentes Osmani i kërkoi disa ditë kohë para se t`i kthejë përgjigje, nëse do të tentojë sërish të formojë qeverinë apo do t`u bashkëngjitet partive të tjera që janë përcaktuar për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

  • Pioli largohet nga Fiorentina pa fitore: 10 ndeshje – 4 pikë

    Pioli largohet nga Fiorentina pa fitore: 10 ndeshje – 4 pikë

    Rikthimi i Stefano Piolit te Fiorentina zgjati vetëm 10 ndeshje, një periudhë jashtëzakonisht e shkurtër për një trajner me përvojë në Serie A.

    60 vjeçari u shkarkua sot nga pozita e tij pas humbjes së fundit kundër Lecce, një rezultat që duket se vendosi “pikën e fundit” për aventurën e tij të dytë me klubin florentin.

    Italiani, i cili ka pasur një karrierë të gjatë si trajner në Itali, dhe tani është trajneri i radhës që largohet nga një skuadër e Serie A, duke u bërë pjesë e një liste që përfshin emra si Tudor, i cili u shkarkua nga Juventusi më parë gjatë këtij sezoni.

    Gjatë kësaj periudhe të shkurtër me Fiorentinën, Pioli nuk arriti të regjistrojë asnjë fitore, duke grumbulluar vetëm 4 pikë. Kjo ka bërë që skuadra të ngelë në fund të tabelës, duke rritur presionin mbi klubin dhe duke treguar se sfidat e skuadrës “Viola” janë shumë më të mëdha sesa parashikimi fillestar. Shkarkimi i Piolit tregon edhe një herë sa i paparashikueshëm mund të jetë futbolli italian, ku presioni për rezultate është gjithmonë në nivel maksimal.

    Klubi e ka falenderuar Piolin dhe stafin e tij për profesionalizmin e treguar në ecurinë e punës së tyre dhe kan treguar se përkohësisht puna me ekipin e parë i është besuar trajnerit Daniele Galloppa, i cili do të fillojë punë mënjëherë me stërvitjen e pasdites së sotme. /ATVLIVE.TV

  • Të bëhesh nënë në moshën 30–35 vjeç, periudha më e mirë për nënën dhe fëmijën

    Të bëhesh nënë në moshën 30–35 vjeç, periudha më e mirë për nënën dhe fëmijën

    Një studim i fundit ka hedhur dritë mbi një fakt të rëndësishëm që ndoshta shpesh injorohet në diskutimet për shtatzëninë. Sipas një hulumtimi të kryer mbi gratë që janë bërë nëna mes moshës 30 dhe 35 vjeç, kjo periudhë është vlerësuar si ajo më e përshtatshme për të pasur fëmijë, duke ofruar përfitime të shumta për nënën dhe fëmijën.

    Ndryshe nga perceptimi i zakonshëm që lidh prindërimin me një moshë të re si 25 vjeç, ky studim sugjeron se gratë që bëhen nënë në vitet e 30-ta shpesh kanë një nivel të stabilizuar emocional, financiar dhe social, faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin dhe mirëqenien e fëmijës. Ndërkohë, edhe trupat e grave janë më të përgatitur për të përballuar shtatzëninë, pasi hormonet janë më të balancuara dhe përgjigjet emocionale janë më të qëndrueshme.

    Gjithashtu, prindërit e rinj në këtë moshë kanë tendencën të jenë më të përqendruar dhe të sigurtë për vlerat dhe lidhjet e tyre, duke krijuar një mjedis më të shëndetshëm për rritjen e fëmijëve. Gratë që lindin pas moshës 30 vjeçare raportojnë se kanë mundësi më të mira për të balancuar karrierën, jetën personale dhe angazhimet familjare, duke ndihmuar në krijimin e një ambienti më të qetë dhe mbështetës për familjen e re.

    Ky studim pasqyron një realitet të ndryshuar, ku prindërimi nuk është më një “urgjencë” por një zgjedhje të menduar mirë, që ofron më shumë përfitime për të dyja palët.

  • Minatorët kërkojnë rritje të pagave

    Minatorët kërkojnë rritje të pagave

    Sindikata e minatorëve ka kërkuar publikisht rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës në ndërmarrjet e sektorit të minierave.

    Në njoftim, minatorët theksojnë se gjatë viteve kanë punuar me durim dhe solidaritet, pa kërkuar rritje pagash, edhe pse sektori publik dhe privat kanë shënuar përmirësime,

    Ata vlerësojnë se përkushtimi i tyre ka sjellë rritje të dukshme të prodhimit gjatë vitit të fundit.

    “Çdo ditë rrezikojmë jetën dhe shëndetin duke punuar në kushte të vështira dhe pa mjete të mjaftueshme. Pa një ligj të veçantë që na mbron, detyrohemi të vazhdojmë punën edhe kur rreziku është i lartë,” thuhet në kërkesën e sindikatës.