ATV

Blog

  • Izraeli dhe militantët arrijnë marrëveshje për kthimin e trupave palestinezë

    Izraeli dhe militantët arrijnë marrëveshje për kthimin e trupave palestinezë

    Ditën e sotme Izraeli ka kthyer trupat e 15 palestinezëve në Rripin e Gazës.

    Kështu u tha nga zyrtarë të spitalit në territorin palestinez.

    Ky veprim u bë një ditë pasi militantët palestinezë i dorëzuan Izraelit trupin e një pengu, sipas marrëveshjes së armëpushimit të brishtë që është në fuqi pas dy vitesh lufte, raporton AP.

    Marrëveshja ishte kështu, Izraeli kthen trupat e 15 palestinezëve për çdo peng izraelit që i dorëzohet.

    Spitali “Nasser” në qytetin Khan Younis konfirmoi se 15 trupat e pajetë u sollën atje.

    Ky kthim ndodhi pak pasi Izraeli konfirmoi se mbetjet e marra të premten në mbrëmje i përkisnin një izraeliti që kishte vdekur duke luftuar kundër Hamasit gjatë sulmit të 7 tetorit 2023,  sulm që shënoi edhe fillimin e luftës.

    Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu njoftoi se trupi ishte i Lior Rudaeffit.

    Që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit më 10 tetor, militantët palestinezë kanë kthyer trupat e 23 pengjeve, përfshirë edhe atë të Rudaeffit, ndërsa pesë trupa të tjerë mbeten ende në Gazë.

    Duke përfshirë edhe trupat e kthyer të shtunën, Izraeli ka dorëzuar gjithsej trupat e 300 palestinezëve.

    Zyrtarët e shëndetësisë në Gazë kanë hasur vështirësi në identifikimin e tyre për shkak të mungesës së pajisjeve për analiza ADN-je dhe deri më tani kanë arritur të identifikojnë vetëm 89 prej tyre, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

  • Dështojnë bisedimet e paqes mes talibanëve dhe Pakistanit

    Dështojnë bisedimet e paqes mes talibanëve dhe Pakistanit

    Bisedimet e paqes në Stamboll mes Pakistanit dhe sundimtarëve islamistë talibanë të linjës së ashpër në Afganistan kanë përfunduar pa marrëveshje, por armëpushimi mes dy shteteve fqinje do të vazhdojë të jetë në fuqi.

    Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, fajësoi Pakistanin për kolapsimin e bisedimeve, duke thënë se delegacioni i Islamabadit kishte “sjellje të papërgjegjshme dhe kishte mungesë të bashkëpunimit”.

    Përmes një postimi në X, Mujahid e akuzoi Pakistanin se “nuk shfaqi gatishmëri për të marrë ndonjë përgjegjësi për sigurinë e Afganistanit, apo edhe të veten”.

    Ai shtoi se armëpushimi “deri më tani nuk është shkelur nga ne dhe ai do të vazhdohet që të respektohet”.

    Disa runde bisedimesh të ndërmjetësuara nga Turqia dhe Katari janë mbajtur në Stamboll që nga muaji i kaluar. Rundi i fundit u mbajt më 6-7 nëntor dhe u udhëhoq nga Abdul Haq Wasiq, shefi i inteligjencës të talibanëve dhe nga gjenerallejtënant, Asim Malik, kreu i Shërbimit të Inteligjencës të Pakistanit.

    Më herët, zyrtarët pakistanezë, përfshirë ministri e mbrojtjes, Khawaja Asif, thanë se dështuan bisedimet në Stamboll, duke shtuar se nuk ka plane për negociata të tjera.

    Asif tparalajmëroi se nëse territori i Afganistanit përdoret për të sulmuar Pakistanin, armëpushimi do të përfundojë.

    Ai paraprakisht kishte paralajmëruar se dështimi për të arritur një marrëveshje do të çonte në një “luftë të hapur”.

    Rundi i fundit i bisedimeve në Stamboll u përball me probleme që në fillim. Për shembull, kur nisën bisedimet pati këmbim zjarri më 6 nëntor në Spin Boldak mes ushtarëve talibanë dhe forcave pakistaneze.

    Edhe pse të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për inicimin e zjarrit, sipas raportimeve lokale, civilët e pësuan rëndë gjatë këtij incidenti. Të paktën pesë civilë, përfshirë katër gra, u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën.

    Ndërkaq, gjatë përleshjeve të tetorit mes Pakistait dhe talibanëve u vranë të paktën 50 civilë afganë dhe 450 të tjerë u plagosën. Luftimet u ndalën pas ndërmjetësimit të Turqisë dhe Katarit dhe palët arritën një armëpushim.

    Pakistani po ashtu ka konfirmuar se gjatë përleshjeve janë vrarë të paktën 23 ushtarë të tij dhe janë plagosur 29 të tjerë.

    Dhuna erdhi pas shpërthimeve në Kabul më 9 nëntor, për të cilat autoritetet talibane fajësuan Pakistanin.

    Dikur aleatë të ngushtë, që ndajnë një kufi prej 2.600 kilometrash, të dyja palët përkeqësuan raportet pas pretendimeve të Islamabadit se Afganistani strehon grupe militante, përfshirë Tehrik‑e Taliban Pakistan (TTP). Pakistani pretendon se autoritetet talibane po lejojnë TTP-në që të përdorë territorin afganë për t’u trajnuar dhe si qendër logjistike për sulme brenda Pakistanit. Qeveria talibane mohon këto pretendime./REL/

  • U përfol shumë për një lidhje me Mirlind Dakun – Vesa zyrtarizon çdo gjë përmes një ‘Instastory’

    U përfol shumë për një lidhje me Mirlind Dakun – Vesa zyrtarizon çdo gjë përmes një ‘Instastory’

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, shumë shpesh është përfolur për jetën e saj private.

    E kohën e fundit poshtë e lartë kanë qarkulluar informacione se e njëjta është në një lidhje romantike me futbollistin Mirlind Daku.

    Një veprim i fundit i Vllasaliut ka zyrtarizuar gjithçka.

    Vesa shihet teksa i uron ditëlindjen një vajze të vogël, por ajo që mori vëmendjen e ndjekësve ishte prania e Mirlind Dakut në foto, ku ai shihet duke mbajtur në krahë vogëlushen.

    Një gjë e tillë është interpretuar si konfirmimi zyrtar i lidhjes së tyre, pasi është hera e parë që Vesa e ndan një imazh ku Daku shfaqet hapur në profilin e saj.

  • Hendbollistet e KH Istogut nuk pajisen me viza nga Ambasada Portugeze

    Hendbollistet e KH Istogut nuk pajisen me viza nga Ambasada Portugeze

    Klubi i hendollit Istogu në konkurrencën e femrave,është duke u përballuar me probleme me viza për udhëtim në Portugali.

    Katër hendolliste të Istogut nuk janë pajisur me viza nga Ambasada Portugeze,dhe ekipi i Istogut mund të udhëtoj me lojtare nga gjenerata e re në raundin e tretë të Kupës së EHF më 15 dhe 16 nëntor në Madeira të Portugalisë.

    Përndryshe Ambasada Portugeze në një njoftim të bërë ka treguar arsyet e mospajisjes me viza të hendobollisteve,duke treguar se termini i parë i mundshëm për pajisje me viza  është pas datës 16 nëntor.

    Kujtojmë që KH Istogu ka zhvilluar 7 ndeshje deri më tani në Kupën e EHF-it,ku ka 3 fitore e 4 humbje.

  • Simptoma e depresionit për të cilën askush nuk flet…

    Simptoma e depresionit për të cilën askush nuk flet…

    Simptoma e depresionit që shpesh neglizhohet është mërzitja kronike. Është e natyrshme të mërzitesh herë pas here. Në fakt, ky lloj emocioni mund të jetë i dobishëm pasi ju nxit të ndryshoni. Për fëmijët, është me të vërtetë e nevojshme. Kjo për shkak se fëmija që ndihet i mërzitur përfundon duke promovuar të menduarit e tij kritik dhe aftësitë e vetë-mjaftueshmërisë.

    Megjithatë, kjo gjendje ka një anë të kundërt shumë problematike dhe patologjike. Ky është fakti që njerëzit që vuajnë nga mërzia kronike kanë një rrezik më të lartë për të vuajtur nga depresioni. Ata gjithashtu rrezikojnë të vuajnë nga ankthi dhe një rrezik më i lartë për të zhvilluar varësi ndaj substancave (alkool, drogë) ose varësi të sjelljes, si bixhozi etj.

    Në fakt, individi i mërzitur nuk ka më asnjë nxitje në rutinën e tij të përditshme dhe fillon të ndihet i shkëputur nga realiteti. Kjo mund të jetë problematike.

    Si të përballeni me simptomat e depresionit për të cilat askush nuk flet?

    Strategji të dobishme

    Kërkoni mbështetje. Tregojuni miqve, partnerit ose familjes tuaj se si ndiheni . Shpjegoni ndjenjat tuaja të zbrazëtisë dhe mërzisë. Shpjegoni se nuk është diçka e rastësishme, por një ndjenjë e vazhdueshme dhe po ndiheni gjithnjë e më keq.

    Kërkoni mbështetje psikologjike

    Mërzia kronike kombinohet me më shumë variabla që mund të sugjerojnë depresion. Prandaj, marrja e një diagnoze dhe mjeteve për të menaxhuar atë që po ju ndodh është jashtëzakonisht e rëndësishme.

    Filloni aktivitete të reja dhe riformuloni qëllimet tuaja

    Ju duhet të kërkoni stimuj të rinj. Kjo mund të jetë vërtet e vështirë ,megjithatë, asgjë nuk është më e rëndësishme se sa të aktivizoheni dhe të filloni detyra të reja. Kështu ndryshoni edhe fokusin tuaj emocional.

  • Tre lloje të çokollatave të famshme Milka tërhiqen nga tregu

    Tre lloje të çokollatave të famshme Milka tërhiqen nga tregu

    Tre lloje të njohura të çokollatave Milka janë tërhequr urgjentisht nga raftet e dyqaneve Home Bargains pas dyshimeve se mund të shkaktojnë reaksione fatale alergjike, për shkak të etiketimit të gabuar.

    Dyqani britanik, i zotëruar nga TJ Morris, ka konfirmuar rikthimin e menjëhershëm të produkteve:

    Milka Hazelnut (90g)

    Milka Whole Nut (95g)

    Milka Oreo Brownie (100g)

    Sipas Agjencisë së Standardeve Ushqimore (FSA), këto çokollata paraqesin “rrezik të mundshëm shëndetësor” për këdo që vuan nga alergjitë ose intoleranca ndaj:

    qumështit

    lajthive

    sojës

    grurit / glutenit

    Në njoftimin zyrtar thuhet:

    “TJ Morris Ltd po tërheq Milka Hazelnut 90g, Milka Whole Nut 95g dhe Milka Oreo Brownie 100g të shitur nëpër dyqanet Home Bargains, pasi alergjenët nuk janë të deklaruar në gjuhën angleze. Kjo përbën një rrezik të mundshëm për këdo që ka alergji ose intolerancë ndaj arrave të pemëve (përfshirë lajthitë), qumështit, sojës ose grurit.”

    Rikthimi përfshin të gjitha datat e skadimit të këtyre produkteve.

    Ekspertët paralajmërojnë se alergjitë ndaj arrave mund të jenë vdekjeprurëse, duke shkaktuar anafilaksi – një reagim i rëndë ku sistemi imunitar çliron kimikate që mund të shkaktojnë shok, ndalim frymëmarrjeje dhe dëmtime të organeve vitale.

    Konsumatorët që kanë blerë këto çokollata dhe kanë ndonjë alergji ose intolerancë ndaj përbërësve të përmendur, këshillohen të mos i konsumojnë.
    Dyqani ka vendosur njoftime në të gjitha pikat e shitjes për të sqaruar arsyen e rikthimit dhe ka kërkuar falje publike për shqetësimin.

    Simptomat e mundshme përfshijnë:

    skuqje, kruarje dhe ënjtje të lëkurës

    të vjella, dhimbje barku dhe diarre

    në raste të rënda, anafilaksi (reagim i rrezikshëm për jetën)

  • Zhduket një person, kërkime intensive për një person të zhdukur në Gjilan

    Zhduket një person, kërkime intensive për një person të zhdukur në Gjilan

    Një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar sot në fshatin Bresalc të Komunës së Gjilanit, pas raportimit për një person të zhdukur.

    Sipas njoftimit nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH), në terren janë angazhuar ekipet profesionale të saj, ndërsa përfshirë është edhe njësia e dronave, e cila po mbështet kërkimet nga ajri për të mbuluar sa më shumë zonë në mënyrë sa më efektive.

    “Operacioni po vazhdon me përkushtim të plotë, dhe ne falënderojmë të gjithë vullnetarët që po kontribuojnë në këtë mision human dhe profesional,” thuhet në njoftimin e SHKKSH-së.

    Operacioni po vijon, ndërsa autoritetet dhe vullnetarët mbeten në terren deri në gjetjen e personit të zhdukur.

  • Pep Guardiola:Jurgen Klopp e bëri më të fortë në mes Liverpool-it dhe Man.City-it

    Pep Guardiola:Jurgen Klopp e bëri më të fortë në mes Liverpool-it dhe Man.City-it

    Trajneri i Manchester City-it Pep Guardiola,ka dhënë disa komente para derbit kundër Liverpool-it të dielën.

    Guardiola ka thënë se rivaliteti në mes këtyre dy ekipeve është falë ish trajnerit të “The Reds”Jurgen Klopp,dhe gjermani sipas teknikut gjerman i mungon aq shumë.

    “Ajo që ndodhi gjatë kohës së Jurgen Klopp e bëri këtë rivalitet më të madhin, sepse, ndoshta pas sezonit të parë, lufta për titullin e Ligës Premier ishte midis nesh dhe atyre.Gjithmonë e kam shijuar këtë rivalitet të shëndetshëm. Gjithmonë kam ndjerë respekt të ndërsjellë. Jurgen më dha shumë dhe më mungon.”

    Përndryshe Guardiola ka deklaruar se Klopp i ka mësuar shumë gjatë kësaj kohe,dhe se i ka ndihmuar për përpjekjet që duhet për të fituar.

    Kujtojmë që ndeshja Man.City-Liverpool pritet të zhvillohet në stadiumin ‘”Etihad”të dielën me fillim nga ora 17:30.

  • Momenti kur shefi i “Miss Universe” shpërthen në lot, pasi e quajti Miss Meksikën “budallaqe” dhe kërkon falje publikisht

    Momenti kur shefi i “Miss Universe” shpërthen në lot, pasi e quajti Miss Meksikën “budallaqe” dhe kërkon falje publikisht

    Një ngjarje e pazakontë ka tronditur konkursin “Miss Universe”, pasi një grup konkurrentesh kanë bojkotuar një nga aktivitetet zyrtare në shenjë solidarizimi me Miss Meksikën. Bojkoti erdhi pas një përplasjeje të ashpër publike midis përfaqësueses meksikane Fátima dhe drejtuesit të konkursit, i cili e qortoi atë duke e akuzuar për “mungesë respekti”.

    Victoria Theilvig, fituesja daneze e edicionit të kaluar, u largua nga ceremonia e vendosjes së shamive në hotelin e delegateve në Bangkok, Tajlandë, pas kritikave të ashpra që drejtori Nawat Itthipong e drejtoi ndaj Fátimës para dhjetëra pjesëmarrëseve.

    Pamjet që po qarkullojnë online tregojnë momentin kur Nawat përpiqet të arsyetojë deklaratat e tij, duke thënë:

    “Jam njeri. Nuk kam dashur të bëj diçka të tillë.”

    Më pas, ai kërkoi falje publikisht për incidentin:

    “Nuk kam pasur qëllim të lëndoj askënd sepse i respektoj të gjithë. Më vjen shumë keq që ndodhi kjo. Së pari, dua t’u kërkoj falje të gjitha konkurrenteve. Nëse dikush u ndje e prekur apo e pasigurt nga ajo që ndodhi, më vjen sinqerisht keq.”

    Faljet e tij erdhën vetëm një ditë pas përplasjes së bujshme me Miss Meksikën, gjatë një eventi paralajmërues të konkursit.

    Sipas raportimeve, drejtori e veçoi publikisht përfaqësuesen e Meksikës duke e kritikuar pse nuk kishte marrë pjesë në një xhirim me sponsorët:

    “Meksika, ku je? Kam dëgjuar që nuk do të mbështesësh asgjë që ka të bëjë me Tajlandën. A është e vërtetë?” – i tha ai, përpara se ta quante “budallaqe”.

    Situata u përshkallëzua kur ai e ndërpreu përsëri me ton të lartë, ndërsa Fátima iu përgjigj:

    “Kam një zë. Nuk po më respekton si grua.”

    Në pamjet e publikuara në Facebook-un zyrtar të Miss Universe Thailand, Nawat shihet teksa e urdhëron sigurinë ta largojë përfaqësuesen e Meksikës nga hoteli. Në atë moment, disa konkurrente të tjera u ngritën dhe u bashkuan me të në shenjë revolte.

    “Të poshtërosh një vajzë tjetër – kjo është më shumë se mungesë respekti. Kështu që po marr pallton time dhe po largohem”, deklaroi Victoria Theilvig, 21 vjeçe, e cila i printe grupit të vajzave që u larguan nga ceremonia.

    Pamjet nga incidenti janë bërë virale në rrjetet sociale, ku mijëra përdorues kanë përgëzuar qëndrimin e Victorias dhe Miss Meksikës, duke e quajtur “momentin më fuqizues në historinë e Miss Universe”.

  • Zhduket një person në Bresalc të Gjilanit, Shoqata e Kërkimit Shpëtimit angazhon edhe Njësinë e dronëve

    Zhduket një person në Bresalc të Gjilanit, Shoqata e Kërkimit Shpëtimit angazhon edhe Njësinë e dronëve

    Ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) janë angazhuar sot në një operacion kërkimi në fshatin Bresalc, Komuna e Gjilanit, pas raportimit për një person të zhdukur.

    Kështu bëhet e ditur në postimin e tyre në Facebook.

    “Në terren po punon edhe njësia jonë e dronave, duke mbështetur kërkimet nga ajri për të mbuluar sa më shumë terren në mënyrë efektive.

    Operacioni po vazhdon me përkushtim të plotë, dhe ne falënderojmë të gjithë vullnetarët që po kontribuojnë në këtë mision human dhe profesional”, thuhet në postim. /Telegrafi/