ATV

Blog

  • “Nesër nuk kemi rrugë tjetër, do të bëjmë të pamundurën” – Sylvinho për Andorrën

    “Nesër nuk kemi rrugë tjetër, do të bëjmë të pamundurën” – Sylvinho për Andorrën

    Kombëtarja e Shqipërisë luan nesër një nga ndeshjet më vendimtare të historisë së saj, finalen ndaj Andorrës, për një vend në play-off-in e Kupës së Botës 2026. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, paralajmëroi se sfida nuk do të jetë e lehtë.

    “Andorra është një kundërshtar i fortë. Ndeshja është krejt e ndryshme nga ajo që luajtëm në Tiranë. Ata luftojnë për çdo top dhe çdo centimetër,” tha trajneri brazilian.

    Sylvinho theksoi se ekipi i tij do të japë maksimumin për të arritur objektivin historik:

    “Po rritemi shumë, por edhe të tjerët po rriten. Diferencat janë më të vogla. Kur luan jashtë është ndryshe nga në shtëpi, por do të bëjmë të pamundurën për të shkuar në Botëror.”

    Përgatitjet për sfidën e nesërme janë fokusuar në ruajtjen e identitetit të skuadrës dhe qetësinë gjatë momenteve të vështira:

    “Ekipi do të ketë të njëjtin shpirt gare. Numri i sulmuesve është çështje teknike, por ne kemi treguar se dimë të dalim nga situata të vështira dhe të gjejmë golin.”

    Shqipëria synon të marrë një fitore vendimtare që do ta çojë një hap më afër ëndrrës për të qenë pjesë e Botërorit 2026.

  • Publikohen pamjet e atentatit të Rinasit

    Publikohen pamjet e atentatit të Rinasit

    Janë publikuar pamjet e atentatit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani.

    Në videon e kapur nga kamerat e sigurisë, shihet momenti mjeti ‘Benz’ i ndaluar pranë rreth rrotullimit të aeroportit të Rinasit. Një person afrohet te xhami i pasagjerit dhe qëllon me armë, dhe sapo largohet, breshëri plumbash zbrazet mbi makinën e bardhë, nga një distancë jo shumë e largët.

    Pamjet tregojnë se ndaj automjetit është qëlluar në tre momente të ndryshme.

    Autorët, të maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke e ndaluar atë në vend. Më pas, një prej autorëve ka zbritur nga makina, ka rimbushur armën dhe ka qëlluar sërish në drejtim të objektivit të tyre, Gilmando Danit, i ulur në sediljen e pasagjerit.

    Pas këtij momenti, duket se ndaj makinës së viktimave është qëlluar serish, në distancë për herë të tretë.

    Pamjet tregojnë se atentatorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa kalimtarë të rastit janë afruar për të ndihmuar personat brenda mjetit.

  • The Devil Wears Prada 2 po vjen më herët se që është pritur – publikohet traileri i shkurtër

    The Devil Wears Prada 2 po vjen më herët se që është pritur – publikohet traileri i shkurtër

    Pas paralajmërimeve të bujshme për zhvillimin e pjesës së dytë, filmi “The Devil Wears Prada 2” tashmë ka një datë zyrtare publikimi.

    Platforma e njohur Disney ka bërë të ditur se filmi do të shfaqet më 1 maj 2026, duke premtuar një rikthim të paharrueshëm në botën e modës dhe intrigave që e bënë pjesën e parë kaq të famshme.

    Përveç njoftimit të madh, Disney ka publikuar edhe një trailer të shkurtër, i cili ka ngjallur entuziazëm të madh dhe po pritet me padurim nga fansat e të gjithë botës.

    Në sekuencat e shkurtra, shfaqet aktorja ikonike Meryl Streep, në rolin e kryeredaktores së revistës Runway, e cila bashkëpunon ngushtë me personazhin e Andrea Sachs.

    Filmi rikthen gjithashtu edhe dy aktorë thelbësorë të pjesës së parë: Emily Blunt, e cila rikthehet si personazhi Emily, dhe Stanley Tucci, i cili përsëri luan rolin e Nigel.

    Me këtë kast të njohur dhe intrigat e reja që pritet të sjellë historia, “The Devil Wears Prada 2” duket se do të jetë një nga premierat më të pritura të vitit 2026.

  • Moment i ëmbël: Lojtarët e rinj të Arsenalit ndalojnë Vinicius Jr për një selfie grupi

    Moment i ëmbël: Lojtarët e rinj të Arsenalit ndalojnë Vinicius Jr për një selfie grupi

    Një moment i veçantë ka ndodhur gjatë një seance stërvitore, ku lojtarët e rinj të Arsenalit nuk mund të mos ndalojnë sulmuesin brazilian të Real Madrid, Vinicius Jr, për të bërë një selfie grupi.

    Lojtarët e rinj dukeshin të emocionuar dhe të lumtur, ndërsa Vinicius nuk i refuzoi dhe pozoi me ta, duke treguar një anë të ngrohtë dhe miqësore të yllit të futbollit botëror.

    Ky moment ka tërhequr vëmendjen e tifozëve në rrjetet sociale, duke treguar se edhe lojtarët më të mëdhenj janë të afërt dhe të përzemërt me fansat e rinj dhe talentet e ardhshme.

    Një gjest i thjeshtë, por që ngjall buzëqeshje dhe ilustron se futbolli nuk është vetëm konkurrencë, por edhe pasion dhe lidhje ndër breza.

  • Ancelotti mbron Bellingham: ‘Mos dyshoni në këtë talent!’”

    Ancelotti mbron Bellingham: ‘Mos dyshoni në këtë talent!’”

    Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka dalë në mbrojtje të mesfushorit të talentuar Jude Bellingham, duke kërkuar që publiku dhe mediat të mos dyshojnë në aftësitë e tij.

    “Ju lutem, mos i vendosni pikëpyetje Bellingham. Ai është një djalë dhe lojtar fantastik,” tha Ancelotti gjatë një konference për shtyp.

    Trajneri italian nuk ngurroi ta krahasojë anglezin me legjendën braziliane, Ricardo Kakà, duke theksuar potencialin dhe ndikimin e tij në fushë:

    “Unë zakonisht e krahasoj me Kakà-n. Ai ka stilin, vizionin dhe cilësitë e një lojtari të madh,” shtoi Ancelotti.

    Komentet e trajnerit vijnë pas disa diskutimeve mbi performancën e Bellingham në ndeshjet e fundit, duke e vendosur lojtarin nën një vëmendje të madhe, ndërsa Real Madrid vazhdon garën në La Liga dhe Champions League.

  • Mundo Deportivo: Raphinha pranë rikthimit te Barcelona pas lëndimit

    Mundo Deportivo: Raphinha pranë rikthimit te Barcelona pas lëndimit

    Lojtari brazilian i Barcelona-s, Raphinha, është në fazat përfundimtare të rikuperimit dhe pritet të kthehet së shpejti në fushë. Sulmuesi i krahut po ndjek një rikuperim të suksesshëm dhe duket i gatshëm për të qenë i disponueshëm pas pushimit ndërkombëtar.

    Stafi teknik i Barcelonës është optimist dhe shpreson që Raphinha të jetë gati për ndeshjen e radhës ndaj Athletic Bilbao, sipas raportimeve të “Mundo Deportivo”.

    “Ai po bën hapa pozitive çdo ditë dhe beson se mund të rikthehet pas ndërprerjes ndërkombëtare,” theksojnë burimet nga klubi.

    Ky rikthim pritet të forcojë sulmin e Barcelonës dhe të japë më shumë opsione për trajnerin Xavi Hernandez, i cili po përgatit skuadrën për një seri ndeshjesh vendimtare në La Liga.

  • Thomas Tuchel paralajmëron: Nuk mund të luajnë të tre së bashku Foden, Bellingham dhe Kane

    Thomas Tuchel paralajmëron: Nuk mund të luajnë të tre së bashku Foden, Bellingham dhe Kane

    Trajneri i njohur gjerman, Thomas Tuchel, ka paralajmëruar se nuk është e mundur të përfshihen pesë lojtarë të tipit “10” në formacionin e Anglisë për Kupën e Botës, duke u fokusuar në ruajtjen e ekuilibrit taktik të skuadrës.

    Tuchel ka theksuar se Phil Foden, Jude Bellingham dhe Harry Kane nuk mund të luajnë të tre së bashku në formacionin titullar, përveç nëse Anglia ndryshon sistemin e saj të lojës.

    “Momentalisht, nëse ruajmë strukturën, ata nuk mund të luajnë. Ata mund të luajnë, por jo brenda strukturës, jo për ekuilibrin që kemi zhvilluar dhe jo për strukturën që vjen gjithashtu me anësorë që janë specialistë në pozicionet e tyre. Aktualisht luajmë me një 6, një 8, një 10 dhe një 9,” – tha trajneri në TalkSport.

    Tuchel po kërkon të ruajë formacionin 4-3-3, ku një lojtar “numër 10” mbështet Kane-in, ndërsa anësorët e shpejtë japin mbulim dhe asistojnë kapitenin e Anglisë. Sulmuesi i Manchester City, Foden, po konkuron me Bellingham për një rol qendror, pasi Tuchel nuk dëshiron të kufizojë stilin e lojës së Kane-it, i cili preferon të tërhiqet pas për të krijuar hapësira.

    Anglia ka siguruar kualifikimin për Kupën e Botës dhe do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit të grupit, ndaj Serbisë më 13 nëntor dhe ndaj Shqipërisë më 16 nëntor, ndërsa Tuchel vazhdon të analizojë mundësitë për strukturën e ekipit.

  • Miratohet komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve, PDK votoi kundër

    Miratohet komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve, PDK votoi kundër

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimin për krijimin e komisionit rreth procesit zgjedhor të 9 nëntorit në Mitrovicë të Jugut.

    Ishin vetëm dy anëtarët e PDK-së në KQZ që votuan kundër krijimit të komisionit, derisa 9 vota ishin pro miratimit të formimit të tij.

    Në këtë komunë, të hënën ishte ndërprerë numërimi i votave në Qendrën Komunale të Numërimit, nën dyshimin për manipulim dhe keqpërdorim të votave.

    Derisa sot, në mbledhjen e KQZ-së, kryetari i këtij komisionit, Kreshnik Radoniqi, bëri të ditur se PZAP ka kërkuar përgjigje për fletëvotimet specifike, që sipas kompanisë CETIS, që shtypi fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Kosovë, kishte pasur gabime në shtyp.

    Sipas Radoniqit, KQZ mund të ia japë këto përgjigje PZAP-së, vetëm nëse hapen kutitë në Mitrovicë, për çka dhe u votua komisioni.

  • Vinicius Junior: “Ekipi brazilian po rritet dhe po përgatitet intensivisht për Kupën e Botës”

    Vinicius Junior: “Ekipi brazilian po rritet dhe po përgatitet intensivisht për Kupën e Botës”

    Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior, ka folur për zhvillimet e fundit te ekipi kombëtar i Brazilit, duke vlerësuar punën e trajnerit të ri dhe atmosferën pozitive brenda skuadrës.

    Vinicius theksoi se nën drejtimin e trajnerit, kombëtarja po zhvillonte një stil loje të qartë dhe po përgatitej me intensitet maksimal për Kupën e Botës 2026. Ai përgëzoi drejtuesit për qasjen e tyre profesionale, duke nënvizuar rëndësinë e besimit që ata ngjallin te lojtarët dhe kërkesën për performancë maksimale në çdo ndeshje.

    “Trajneri dëshiron ta shohë popullin brazilian të lumtur dhe të rikuperojë futbollin që kemi pasur gjithmonë,” – deklaroi Vinicius.

    Sulmuesi shtoi se atmosfera e relaksuar dhe uniteti i grupit janë elementë kyç për përgatitjen e ekipit, të forcuar edhe nga lojtarë me përvojë që udhëheqin dhe japin shembull në fushë.

    Brazilianët tani synojnë të arrijnë nivelin më të lartë konkurrues në Kupën e Botës, ndërsa Vinicius dhe bashkëlojtarët e tij punojnë për të ruajtur stilin e lojës që ka bërë historinë e “Seleçãos”.

  • FIFA prezanton yjet që synojnë Botërorin 2026 — në mesin e tyre edhe Xhaka e Zhegrova

    FIFA prezanton yjet që synojnë Botërorin 2026 — në mesin e tyre edhe Xhaka e Zhegrova

    Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, faqja zyrtare e FIFA-së ka prezantuar një fotografi me yjet më të mëdhenj të futbollit botëror që po synojnë kualifikimin në Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”.

    Në këtë postim, FIFA ka përfshirë kombëtaret që këtë muaj mund të sigurojnë një biletë për Kupën e Botës, ndërsa në mesin e yjeve të njohur janë përmendur edhe tri futbollistë shqiptarë: Granit Xhaka, Edon Zhegrova dhe Enis Bardhi.

    Të dy kanë gjasa reale për pjesëmarrje në Botëror — Xhaka me Zvicrën, dhe Zhegrova me Kosovën — në garën që do të mbahet vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

    FIFA, në postimin e saj, ka shkruar:

    “Yjet që synojnë të sigurojnë vendin e tyre në Kupën e Botës 2026.”

    Ndërkohë, Kosova pritet të zhvillojë dy ndeshje vendimtare për kualifikim: fillimisht ndaj Sllovenisë më 15 nëntor, e më pas përballë Zvicrës më 18 nëntor.

    Aktualisht, Zvicra kryeson grupin me 10 pikë, e ndjekur nga Kosova me 7, Sllovenia me 3 dhe Suedia me 1 pikë. /ATVLIVE.TV