ATV

Blog

  • FIFA ndëshkon Shqipërinë – FSHF reagon

    FIFA ndëshkon Shqipërinë – FSHF reagon

    Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me 2250 franga zvicerane për shkak të hedhjes së sendeve nga disa tifozë gjatë ndeshjes Shqipëri–Angli. Takimi u mbyll me rezultatin 0–2 në “Air Albania”, duke përfunduar edhe faza e Grupit K për kualifikueset e Botërorit 2026.

    Pavarësisht se gjoba është simbolike në krahasim me sanksionet e mëparshme, FSHF ka reaguar publikisht, duke theksuar se çdo incident, sado i vogël, dëmton përpjekjet për të ndërtuar një imazh të mirë të futbollit shqiptar brenda dhe jashtë vendit.

    Reagimi i FSHF-së:

    “Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të shprehë mirënjohjen e saj të thellë për të gjithë tifozët shqiptarë, për sjelljen shembullore dhe mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Kombëtares gjatë ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

    Pasioni, energjia dhe qytetaria e treguar në “Air Albania” kanë qenë një dëshmi e kulturës së re sportive që po ndërtojmë së bashku në vend.

    Progresi i dukshëm i tifozerisë reflektohet edhe në vlerësimet zyrtare të institucioneve ndërkombëtare. Për ndeshjen Shqipëri–Angli, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, Komisioni Disiplinor i FIFA-s vendosi një gjobë simbolike prej vetëm 2250 frangash zvicerane, për shkak të një incidenti të izoluar.

    Ky vendim përbën një tregues të qartë të përmirësimit të ndjeshëm, sidomos në krahasim me dënimet e rënda të viteve të shkuara. Incidentet kanë qenë minimale dhe sjellja e përgjithshme e publikut është vlerësuar si pozitive.

    Shqipëria renditet aktualisht në vendin e 50-të në klasifikimin “Fair Play” të UEFA-s, një pozicion që dëshmon progres, por që njëkohësisht na motivon të synojmë më lart. FSHF beson se tifozët shqiptarë meritojnë të jenë në vendet e para të kësaj renditjeje dhe është e bindur se, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndërgjegjësimit të vazhdueshëm, ky objektiv është plotësisht i arritshëm.”

    FSHF thekson se çdo ndeshje është një mundësi e re për të treguar rritjen dhe kulturën sportive të tifozëve shqiptarë. Vetëm me sjellje të kujdesshme dhe mbështetje të drejtë, tifozeria kuqezi mund të forcojë imazhin e futbollit shqiptar dhe të shndërrohet në një shembull pozitiv në arenën ndërkombëtare. /ATVLIVE.TV

  • U lëndua në vendin e punës, gjilanasi po trajtohet në emergjencë

    U lëndua në vendin e punës, gjilanasi po trajtohet në emergjencë

    Një person është lënduar aksidentalisht në vendin e punës në Gjilan.

    Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të martën paradite, në rrugën “7 Shtatori”.
    Viktima nga ana tjetër, ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e qytetit.

    “Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar është lënduar aksidentalisht. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

  • Gjermania kërcënon të tërhiqet nga Eurovisioni në rast se përjashtohet Izraeli

    Gjermania kërcënon të tërhiqet nga Eurovisioni në rast se përjashtohet Izraeli

    Eurovision përballet të enjten me një “moment vendimtar”, kur anëtarët e trupit që organizon garën mund të votojnë për të vendosur nëse Izraeli mund të marrë pjesë në Eurovision 2026, pasi disa shtete kërcënojnë të tërhiqen nëse nuk përjashtohet për shkak të luftës në Gaza.

    Anëtarët e European Broadcasting Union(EBU) do të mblidhen për të diskutuar rregulla të reja që synojnë të parandalojnë qeveritë dhe palët e treta nga promovimi i tepruar i këngëve për të ndikuar votuesit, pas polemikave të këtij viti lidhur me vendin e dytë të Izraelit.

    EBU tha se nëse anëtarët nuk bindën se rregullat janë të mjaftueshme, do të zhvillohet një votim për pjesëmarrjen, pa përmendur Izraelin në mënyrë të drejtpërdrejtë.

    Televizionet publike të Sllovenisë, Irlandës, Spanjës dhe Holandës kanë kërcënuar të bojkotojnë garën, e cila do të mbahet në maj në Austri, nëse Izraeli lejohet të marrë pjesë, duke shprehur shqetësim për numrin e viktimave palestineze në Gaza, i cili sipas autoriteteve shëndetësore ka kaluar shifrën 70,000.

    Televizionet publike të Sllovenisë, Irlandës, Spanjës dhe Holandës kanë kërcënuar të bojkotojnë garën, e cila do të mbahet në maj në Austri, nëse Izraeli lejohet të marrë pjesë, duke shprehur shqetësim për numrin e viktimave palestineze në Gaza, i cili sipas autoriteteve shëndetësore ka kaluar shifrën 70,000.

    Eksperti i Eurovisionit, Paul Jordan, i cili ka doktoruar mbi këtë konkurs, e përshkroi situatën si një “moment vendimtar” për garën.
    “Kjo është një pikë krize reale për Eurovision dhe EBU-n… Mendoj se me shumë gjasa duhet të shkojë në votim,” tha ai.

    Ben Robertson, nga faqja e fansave ESC Insight, theksoi ndikimin e mundshëm të një humbjeje të audiencës, por shtoi se pa përfshirjen e Izraelit, Eurovision mund të bëhet më i izoluar.

    Ministria e Jashtme e Izraelit nuk ka reaguar ndaj kërkesës së Reuters për koment. Stacioni luksemburgez RTL mbështeti ndryshimet e propozuara, ndërsa stacioni norvegjez NRK e përshkroi sinjalin e EBU-së për ndryshim të madh si “premtues”.

    Nëse votimi kundër Izraelit rezulton i suksesshëm, Gjermania mund të tërhiqet dhe të mos transmetojë garën, tha një burim i industrisë së transmetimeve përReuters. Stacioni gjerman ARD nuk komentoi. Transmetuesi austriak ORF, nikoqir i edicionit, dëshiron që Izraeli të marrë pjesë.

    Burime brenda transmetuesit izraelit KAN thanë për Reuters se diskutohet përjashtimi i Izraelit pa arsye dhe se KAN respekton të gjitha rregullat e EBU-së. Ata gjithashtu nënvizuan mbështetjen e tyre për artistët izraelitë që kanë ofruar performanca të paharrueshme në Eurovision.

    Rusia është përjashtuar nga Eurovision që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022.

  • Apple drejt finalizimit të iPhone-it të palosshëm, dalin detaje të reja

    Apple drejt finalizimit të iPhone-it të palosshëm, dalin detaje të reja

    Ngadalë por me siguri, iPhone-i i palosshëm i Apple, i përfolur prej kohësh, po i afrohet lansimit, ndërsa një raport i ri tregon se pajisja ka kaluar edhe një tjetër moment të rëndësishëm në procesin e zhvillimit.

    Pengesë kryesore deri tani ka qenë ekrani, i cili ka rezultuar sfida më e madhe teknike për Apple. Kompania thuhet se ka refuzuar disa dizajne gjatë dy viteve të fundit, derisa të gjente konfigurimin e duhur për produktin e ri.

    Sipas raportimeve, tani Apple ka finalizuar dizajnin e ekranit dhe e ka kaluar pajisjen në fazën e para-prodhimit. Në këtë fazë priten vetëm disa rregullime të vogla përpara se të jepet drita e gjelbër për prodhim masiv të modelit që po njihet si iPhone Fold.

    Burimet tregojnë se furnizuesit janë tashmë të përgatitur plotësisht. Prodhuesit e paneleve, partnerët e montimit dhe aktorët tjerë të zinxhirit të furnizimit po presin vetëm konfirmimin final nga Apple për të nisur operacionin e prodhimit.

    Një detaj tjetër interesant që është zbuluar së fundmi lidhet me sistemin e ftohjes. Thuhet se Apple planifikon ta pajisë iPhone Fold me të njëjtin sistem ftohjeje të përdorur në iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max, duke synuar performancë më të mirë dhe stabilitet të temperaturës edhe në një formë të re të pajisjes.

  • Ambasadori gjerman kritikon moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet në Kosovë

    Ambasadori gjerman kritikon moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet në Kosovë

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka kritikuar refuzimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për certifikimin e Listës Serbe, partisë më të madhe të komunitetit serb në Kosovë, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

    Rudolph thotë se zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike, nga akterët politikë.

    “Më vjen keq për sjelljen penguese të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në refuzimin për të certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social “Bluesky”.

    Vendimi i KQZ-së u mor dje gjatë një mbledhjeje, ku rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime.

  • Dy të dyshuar për dhunim arrestohen në raste të ndara në Malishevë e Mitrovicë

    Dy të dyshuar për dhunim arrestohen në raste të ndara në Malishevë e Mitrovicë

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar për dhunim.

    Një është arrestuar në Malishevë.

    “Më 02.12.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

    Ndërkaq tjetri në Mitrovicë.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

  • Rekord i ri në Premier League: Haaland shënon golin e 100-të në vetëm 111 ndeshje

    Rekord i ri në Premier League: Haaland shënon golin e 100-të në vetëm 111 ndeshje

    Erling Haaland ka shkruar sërish emrin e tij në historinë e Premier Ligës, duke u bërë lojtari më i shpejtë ndonjëherë që arrin shifrën e artë prej 100 golash në këtë garë elitare.

    Superstari i Manchester Cityt e realizoi këtë arritje në ndeshjen kundër Fulhamit, duke gjetur rrjetën në minutën e 17-të të takimit.

    Haaland arriti kuotën 100 në vetëm 111 paraqitje, duke thyer rekordin e mëparshëm të Alan Shearer, të cilit i ishin dashur 124 ndeshje.

    Përveç golave të tij të jashtëzakonshëm, sulmuesi norvegjez ka kontribuar edhe me 18 asistime, duke dëshmuar rëndësinë e tij të plotë në ofensivën e kampionëve.

    Pas fitores dramatike 5–4 ndaj Fulhamit, Haaland u shpreh i lumtur për arritjen:

    “Është diçka e madhe dhe jam vërtet krenar. ‘Klubi i 100’ është një arritje e veçantë dhe jam i lumtur që jam pjesë e tij. E dija që mund ta arrija dhe kjo ishte ajo që po synoja. Mund të ndihmoj ekipin duke shënuar gola — kjo është puna ime.”

    Ai foli edhe për presionin e të qenit sulmues i Manchester Cityt:

    “Nuk dua t’i them këto fjalë, por kur je sulmues i Manchester City, duhet të ofrosh numra të mëdhenj. Kjo është puna ime dhe njerëzit kanë të drejtë të më kritikojnë nëse nuk shënoj. Unë duhet të jap gola.”

    Këtë edicion 25 vjeçari në Ligën Angleze, në 13 ndeshje ka shënuar 13 gola dhe ka kontribuar edhe në 4 të tjerë. /ATVLIVE.TV

  • Fillon raundi i 1/16 – përballje interesante në Kupën e Kosovës

    Fillon raundi i 1/16 – përballje interesante në Kupën e Kosovës

    Skuadrat kosovare nga Superliga, Liga e Parë dhe Liga e Dytë zbresin sot në fushë për të zhvilluar duelet e raundit 1/16 të Kupës së Kosovës.

    Në program për ditën e sotme janë paraparë 10 ndeshje, ndërsa nesër (e enjte) do të luhen edhe gjashtë sfida të tjera.

    Fituesi aktual i Kupës së Kosovës, Prishtina, do të përballet me skuadrën modeste Top Futbolli, ndërkohë që Ballkani synon hakmarrje ndaj Rilindjës.

    Dukagjini, para tifozëve të vet, pret Ramiz Sadikun, ndërsa Drita në Gjilan sfidon Besën e Pejës.

    Në stadiumin “Bajram Aliu”, Drenica përballet me Prizrenin, kurse Prishtina e Re luan ndaj Lepencit.

    Katër ndeshjet e tjera të sotme janë: Gjilani – Istogu, Llapi – Vjosa, Trepça – Malisheva dhe Ferizaj – Tefik Çanga.

    Të gjitha takimet e ditës së sotme në Kupën e Kosovës nisin nga ora 12:30. /ATVLIVE.TV

  • Moscertifikimi i Listës Serbe, ambasada e SHBA’së i reagon VV’së me një ton të ashpër

    Moscertifikimi i Listës Serbe, ambasada e SHBA’së i reagon VV’së me një ton të ashpër

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për mos-certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    Përmes një njoftimi, ambasada thotë se përpjekjet e LVV’së për bllokimin e certifikimit të Listës Serbe janë “dritëshkurtra” dhe “përçarëse”, shkruan Insajderi.

    Ndër të tjera, ambasada thotë se ky veprim ndikon në rifillimin e dialogut strategjik, i cili është pezulluar nga SHBA’ja.

    “Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë shkurtpamëse dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të çuar përpara mundësitë për bizneset amerikane dhe ato të Kosovës”, thuhet në njoftim.

  • Rozeta Hajdari mban konferencë për media

    Rozeta Hajdari mban konferencë për media

    Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot do të mbajë konferencë për media.

    Në njoftimin e MINT thuhet se konferenca do të mbahet për zhvillimet në “CEFTA Week 2025 – Tregtim i përbashkët, drejt Evropës”.

    Konferenca mbahet në orën 16:00.