ATV

Blog

  • Gjendet i vdekur 18-vjeçari që u shpall i zhdukur

    Gjendet i vdekur 18-vjeçari që u shpall i zhdukur

    I riu 18-vjeçar, Yll Hiseni, është gjetur pa shenja jete nga ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim, pasi ishte raportuar i zhdukur që nga mesnata e së martës.

    Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i shoqatës, Mentor Maloku.

    “Fatkeqësisht, e kemi gjetur trupin. Ai është gjetur i vdekur në fshatin Brod”, ka deklaruar Maloku.

  • Vuçiq shihet duke i thënë Von der Leyen: Sapo mora një mesazh nga Moska

    Vuçiq shihet duke i thënë Von der Leyen: Sapo mora një mesazh nga Moska

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është gjendur në qendër të vëmendjes, pasi kamerat kanë filmuar bisedën e tij të shkurtër me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Bruksel mbrëmë.

    Me të mbërritur në takim, Vuçiq i tha asaj se “sapo kishte marrë një mesazh nga Moska”, të cilit ajo iu përgjigj: “Në rregull, le të presim dhe të shohim”.

    Regjistrimi u publikua nga gazetarja e Euronesa, Maria Tadeo.

    Shkëmbimi i shkurtër, por domethënës, tërhoqi shpejt vëmendjen e gazetarëve evropianë, veçanërisht duke pasur parasysh momentin e ndjeshëm në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

    Brukseli e ka kritikuar vazhdimisht Serbinë për mospërputhje me politikën e jashtme të BE-së, veçanërisht ndaj Moskës.

    Ende nuk dihet se për çfarë referohej konkretisht mesazhi i Vuçiqit, dhe asnjëra palë nuk ka komentuar zyrtarisht ende për incidentin.

  • Shqetësuese: Në disa objekte të Policisë dyshohet të jenë inqizuar fshehurazi avokatët me klientët e tyre, kamerat u kamufluan në dosje

    Shqetësuese: Në disa objekte të Policisë dyshohet të jenë inqizuar fshehurazi avokatët me klientët e tyre, kamerat u kamufluan në dosje

    Oda e Avokatëve të Kosovë ka ngritur një shqetësim ku thonë se në disa raste dhe në disa objekte të Policisë së Kosovës, kanë vërejtur pajisje incizimi që në dukje ngjasojnë me kamera artizanale, të vendosura në hapësira ku zhvillohen intervistat dhe konsultat konfidenciale ndërmjet avokatëve dhe palëve, raporton Periskopi.

    OAK thotë se Policia e Kosovës përmes një sqarimi zyrtar ka konfirmuar se ka kamera në hapësira ku zhvillohen intervistat dhe konsultat konfidenciale ndërmjet avokatëve dhe palëve, dhe janë të vendosura tash e tri vjet.

    Sipas PK-së, kamerat nuk “janë funksionalizuar dhe nuk kanë gjeneruar asnjë incizim”.

    Derisa, PK ka shtuar se këto kamera ‘Janë vendosur në kuadër të një projekti të koordinuar me institucionet kompetente”, ku përfshihen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë.

    Postimi:

  • Jep dorëheqje kryeministri i Bullgarisë

    Jep dorëheqje kryeministri i Bullgarisë

    Kryeministri bullgar Rosen Zhelyazkov dha dorëheqje, pasi dhjetëra mijëra qytetarë protestuan në të gjithë vendin, duke kërkuar që qeveria të japë dorëheqje për shkak të akuzave për korrupsion.

    Sipas raportimeve, protestuesit përdorën laserë për të projektuar fjalët “Dorëheqje”, “Mafia Jashtë” dhe “Për Zgjedhje të Drejta” në ndërtesën e parlamentit.

    Vlerësimet bazuar në pamjet e filmuara me dron, e çojnë numrin e demonstruesve në mbi 100,000, me disa raportime që pretendojnë se deri në 150,000 njerëz ishin mbledhur në kryeqytetin bullgar.

    Studentë nga universitetet e Sofjes iu bashkuan tubimeve, të cilat organizatorët thanë se i tejkaluan protestat e javës së kaluar që tërhoqën më shumë se 50,000 njerëz.

    Protesta të mëtejshme u zhvilluan në më shumë se 25 qytete të mëdha në të gjithë Bullgarinë, duke përfshirë Plovdivin, Varnën, Veliko Tarnovon dhe Razgradin.

    Bullgarët u mblodhën edhe jashtë vendit, me protesta të mbajtura në Bruksel, Londër, Berlin, Vjenë, Cyrih dhe New York.

    Kërkesat përfshinin dorëheqjen e qeverisë dhe kushte më të mira jetese dhe pune.

    Ndryshe, protestat vijnë pas tubimeve të javës së kaluar të nxitura nga propozimet e qeverisë për buxhetin e vitit 2026, të cilat përfshinin taksa më të larta dhe rritje të shpenzimeve.

    Qeveria më pas e tërhoqi planin e diskutueshëm të buxhetit.

  • Vdes e reja nga Rahoveci, Smajl Latifi i shpreh ngushëllime familjes: Kjo humbje na preku thellë të gjithëve

    Vdes e reja nga Rahoveci, Smajl Latifi i shpreh ngushëllime familjes: Kjo humbje na preku thellë të gjithëve

    Një vajzë e re, 22 vjeçare, Leonita Xhafer Hoti, nga Ratkoci i Rahovecit, ka ndërruar jetë. Për këtë ka reaguar, Smajl Latifi, i cili ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve.

    Latifi ka thënë se lajmin për vdekjen e 22-vjeçares, e ka pranuar me pikëllim të thellë.

    Postimi:

    Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të 22-vjeçares nga Ratkoci, Leonita Xhafer Hoti.

    Leonita ishte në përfundim të studimeve në Kolegjin AAB, duke ndërtuar rrugën e saj drejt së ardhmes. Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve, familjen, shokët dhe secilin që e njohu Leonitën.

    Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoti, miqtë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë.

    Qoftë i lehtë dheu për Leonitën!

  • Xabi Alonso nuk do të shkarkohet nga Real Madrid

    Xabi Alonso nuk do të shkarkohet nga Real Madrid

    Xabi Alonso nuk do të shkarkohet nga stoli i Real Madrid,pavarësisht rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit.

    Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano Alonso do të mbetet trajner i Los Blancos,dhe se drejtuesit nuk po mendojnë ta shkarkojnë pas ndeshjes kundër Man.City-it.

    Përndryshe ndeshja kundër City-it do të ishte si një finale për Alonson,që nëse do ta fitonte spanjolli do të mbetej tek Real Madrid,por edhe përkundër kësaj humbjeje Alonso do të ketë rastin sërish që të fitoj ndeshjet e rradhës për të dëshmuar se është njeriu i duhur për Real Madridin.

    Kujtojmë që në 8 ndeshjet e fundit me Real Madridin Xabi Alonso ka arritur të fitoj vetëm dy prej tyre,duke vënë në dyshim të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu.

  • Zhduket një 18-vjeçar, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

    Zhduket një 18-vjeçar, nis operacioni i kërkim-shpëtimit

    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se është aktivizuar pas thirrjes së bërë nga Policia e Kosovës, për të marrë pjesë në operacionin e kërkimit të të riut Yll Hiseni, 18 vjeç, nga fshati Brod i komunës së Shtërpcës.

    “Në bazë të thirrjes së bërë nga Policia e Kosovës, Shoqata e Kosovës për Kërkim–Shpëtim mobilizohet për Operacionin e Kërkim–Shpëtimit të personit të humbur Yll Hiseni, 18 vjeçar, nga fshati Brod, komuna Shtërpcë”.

    “Të gjitha njësitë janë aktivizuar dhe koordinohen me autoritetet kompetente për të siguruar kërkimin e shpejtë dhe efektiv”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

    Njësitë e kërkim-shpëtimit janë në terren dhe po punojnë në koordinim të plotë me autoritetet lokale e policore për gjetjen sa më të shpejtë të të zhdukurit.

  • LA Lakers eliminohet nga kupa e NBA-së nga San Antonio Spurs-Oklahoma City Thunder siguron gjysmëfinalen

    LA Lakers eliminohet nga kupa e NBA-së nga San Antonio Spurs-Oklahoma City Thunder siguron gjysmëfinalen

    Skuadra e Los Angeles Lakers është eliminuar nga gjysmëfinalja e kupës së NBA-së,duke u mundur nga San Antonio Spurs me rezultat 132:119.

    Stephon Castle 30 pikë si dhe De’Aaron Fox me 20 pikë ishin më të mirët tek Spurs,duke kontribuar në fitoren e kësaj skuadre.

    Në anë tjetër tek Lakers më të mirët ishin Luka Doncic me 35 pikë e 8 asitime si dhe LeBron James me 19 pikë,15 kërcime e 8 asistime,por këto ishin të pamjaftueshme për të shmangur eliminimin.

    Ndërkohë Oklahoma City Thunder e siguroi gjysmëfinalen pa problem,duke mundur Phoenix Suns me 49 pikë dallim 138:89.

    Shai Gilgeous Alexander ishte më efikasi me 28 pikë tek Thunder,si dhe kontribut dha dhe Chet Holmgren me 24 pikë.

    Tek Suns më i miri ishte Dillon Brooks me 16 pikë,shifër që tregon lojën tejet të dobët të Suns kundër kampionëve aktual.

  • Një deputet shpenzon mesatarisht 12 mijë euro për t’u zgjedhur – Raporti i D+

    Një deputet shpenzon mesatarisht 12 mijë euro për t’u zgjedhur – Raporti i D+

    Një kandidat fitues për deputet në zgjedhjet nacionale të vitit 2025 shpenzon mesatarisht 12,150 euro, sipas raportit “Kostoja e politikës në Kosovë”, të publikuar të enjten nga Democracy Plus dhe Westminster Foundation for Democracy.

    Studimi analizon shpenzimet e kandidatëve dhe ndikimin e tyre në konkurrencën politike, barazinë e mundësive dhe integritetin e procesit zgjedhor.

    Raporti tregon se një kandidat mesatar shpenzon rreth 9,463 euro, ndërsa ata që nuk arrijnë të fitojnë shpenzojnë vetëm 4,090 euro. Gratë kandidate rezultojnë të kenë shpenzuar dukshëm më shumë se burrat: rreth 15 mijë euro kundrejt 6 mijë eurove të kandidatëve meshkuj.

    Graeme Ramshaw, drejtor për Cilësi dhe Inovacion në WFD, theksoi që raporti fokusohet veçanërisht tek rinia dhe gratë. “Për t’u bërë deputet është sfidë jo vetëm pozita, por edhe shpenzimet e nevojshme. Fushatat po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, kandidatët varen nga financimi personal, ndërsa gratë shpesh marrin hua nga familjarët”, u shpreh ai.

    Albert Krasniqi nga D+ prezantoi metodologjinë, e cila u mbështet në intervista me kandidatë dhe fokus-grupe me politikanë, gazetarë dhe ekspertë të shoqërisë civile.

    Raporti vë në pah se rekrutimi partiak përcaktohet nga popullariteti, mbështetja financiare dhe afërsia me liderët. Analiza e LVV, PDK dhe LDK-së identifikon kritere si përfaqësimi gjeografik, profili profesional dhe lidhjet me komunitetin. Sipas studimit, gjasat për fitore rriten dukshëm për kandidatët që shpenzojnë mbi 8,000 euro.

  • Tani mund të përdorni Adobe Photoshop, Express dhe Acrobat në ChatGPT falas

    Tani mund të përdorni Adobe Photoshop, Express dhe Acrobat në ChatGPT falas

    Adobe ka njoftuar se mund të përdorni mjetet e saj Photoshop, Express dhe Acrobat direkt brenda ChatGPT.

    Sigurisht, kjo do të thotë që thjesht mund t’i tregoni chatbot-it se çfarë doni të arrini dhe ai do të përdorë produktet e Adobe.

    Pastaj mund ta vazhdoni bisedën duke kërkuar ndryshime.

    Kështu, mund të modifikoni lehtësisht imazhet me Photoshop, qoftë duke rregulluar vetëm një pjesë specifike, duke rregulluar cilësimet si shkëlqimi, kontrasti dhe ekspozimi, ose duke aplikuar efekte krijuese si Glitch dhe Glow, të gjitha duke ruajtur cilësinë e imazhit.

    Gjithashtu mund të personalizoni dizajnet me Express, duke përdorur bibliotekën e saj të gjerë të dizajneve profesionale për të gjetur një që i përshtatet çdo momenti.

    Mund të plotësoni tekstin, të zëvendësoni imazhet, të animoni dizajnet dhe të përsërisni ndryshimet, të gjitha përmes një bisede me ChatGPT, pa pasur nevojë të kaloni në një aplikacion tjetër.

    Së fundmi, me Acrobat mund të modifikoni PDF-të direkt në bisedë, të nxirrni tekst ose tabela, të organizoni dhe bashkoni skedarë të shumtë PDF, të kompresoni skedarët dhe t’i konvertoni ato në PDF duke ruajtur formatimin dhe cilësinë e paprekur, dhe madje mund të redaktoni detaje të ndjeshme nga PDF-të tuaja.

    E gjithë kjo është e disponueshme sot në ChatGPT në desktop, ueb dhe iOS falas. Adobe Express për ChatGPT është gjithashtu i disponueshëm në Android, ndërsa mbështetja për Photoshop dhe Acrobat në Android do të “vjen së shpejti”.