ATV

Blog

  • Porti pranë Odesës goditet nga raketat ruse, vriten shtatë persona

    Porti pranë Odesës goditet nga raketat ruse, vriten shtatë persona

    Një sulm me raketa ruse vonë të premten në infrastrukturën përreth portit ukrainas të Detit të Zi, Pivdennyi, në rajonin e Odesës, vrau shtatë persona dhe plagosi 15 të tjerë , sipas zyrtarëve ukrainas.

    Ky sulm vjen pasi Ukraina tha se kishte sulmuar një tanker rus të “flotës në hije” me dronë ajrorë pranë brigjeve të Libisë të premten, në sulmin e parë të tillë në Mesdhe që nga pushtimi në shkallë të plotë i Moskës.

    Odesa, një pikë qendrore e eksporteve të grurit dhe eksporteve të tjera ukrainase, ka qenë një objektiv i shpeshtë i sulmeve ruse.

    Zëvendëskryeministri i Ukrainës, Oleksiy Kuleba, tha se Ukraina po bisedonte me autoritetet moldave për të gjetur rrugë alternative larg zonës së prekur, në mënyrë që kamionët dhe pasagjerët të mund të kalonin kufirin.

    Në Moldavi, autoritetet ngritën kampe të përkohshme në pikat kufitare për të siguruar strehim dhe ushqim për udhëtarët që shkojnë në Ukrainë.

  • Mjegulla mbulon ‘Rrugën e Kombit’, Policia shqiptare apelon për kujdes: Ulni shpejtësinë

    Mjegulla mbulon ‘Rrugën e Kombit’, Policia shqiptare apelon për kujdes: Ulni shpejtësinë

    Policia Shqiptare ka apeluar për rritje të kujdesit nga drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në Rrugën e Kombit, konkretisht në segmentin Tuneli i Kalimashit–Morinë, për shkak të prezencës së mjegullës dhe shikueshmërisë së reduktuar.

    Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të ulin shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë në terren.

    “Shërbimet e Policisë së Njësisë për Sigurisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve.

    “Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 129”, shkruan Policia e Shtetit në Facebook.

  • Ulutash rikonfirmon përkushtimin e KFOR-it për një mjedis të sigurt në Kosovë

    Ulutash rikonfirmon përkushtimin e KFOR-it për një mjedis të sigurt në Kosovë

    Ditën e djeshme, Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, priti në Prishtinë Ambasadorë, Shefa të Misioneve dhe Përfaqësues të Lartë nga 33 vendet kontribuese me trupa.

    Siç njofton KFOR-i, ky takim shënoi angazhimin e parë të përbashkët të gjeneralit Ulutaş me përfaqësuesit e vendeve kontribuese që nga marrja e detyrës.

    Me këtë rast, ai prezantoi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it, si dhe prioritetet kryesore për periudhën në vijim.

    Gjeneralmajor Ulutaş rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

    Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij të sinqertë ndaj të gjitha vendeve kontribuese me trupa për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

  • Bologna “shokon” Interin, e mposht dhe arrin finalen e Superkupës

    Bologna “shokon” Interin, e mposht dhe arrin finalen e Superkupës

    Bologna e ka mundur Interin në penalti në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë.

    Marcus Thuram e nisi mirë për Zikaltrit kur kaloi në epërsi mysafirët në minutën e dytë.

    Mirëpo, Riccardo Orsolini barazoi në 1-1 në minutën e 35-të.

    Ata në finale kanë punë me kampionin e Italisë, Napolin, që mbrëmë fitoi ndaj Milanit.

  • Kombëtarja e Kosovës shënon ngritje në Transfermarkt

    Kombëtarja e Kosovës shënon ngritje në Transfermarkt

    Kombëtarja e Kosovës në futboll po vazhdon të korrë suksese jo vetëm në fushat e gjelbërta por edhe jashtë saj.

    “Dardanët”kanë bërë ngritje në vlerë,ku sipas Transfermarkt Kosova tani vlen rreth 149 milionë euro.

    Përndryshe Kosova me këtë rritje la pas kundërshtarin e play-off-it për botëror Sllovakinë,ku kombëtarja sllovake tani vlen rreth 137 milionë euro në Transfermarkt.

    Shumë futbollistë dardanë kanë pasur ngritje në vlerën e tregut të transferimeve,ku Fisnik Asllani vlerësohet rreth 30 milionë euro teksa Edon Zhegrova rreth 25 milionë euro.

    Leon Avdullahu vlen rreth 12 milionë euro së bashku me kapitenin Amir Rrahmani,kurse Albion Rrahmani dhe Arijanet Muric vlejnë rreth 8 milionë euro respektivisht 7.5 milionë euro,kurse rënie pësoi Vedat Muriqi i cili tani vlen rreth 4.5 milionë euro.

    Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës pritet të zhvilloj ndeshjen e play-off-it për botërorin 2026 kundër Sllovakisë në mars.

  • Theo Hernandez:Jam detyruar të largohem nga Milan

    Theo Hernandez:Jam detyruar të largohem nga Milan

    Mbrojtësi francez Theo Fernandez ka folur për largimin e tij nga Milani gjatë kësaj vere.

    Fernandez ka deklaruar se nuk dëshironte të largohej nga San Siro,duke thënë se dëshironte të qëndronte.

    “Meritoja një trajtim më të mirë. Nuk e prisja. Disa shokë skuadre më shtynë të qëndroja, por kur një drejtues të telefonon dhe të thotë: ‘Nëse qëndron, do të të përjashtojmë’, çfarë mund të bësh? Thjesht shiko diku tjetër”

    Përndryshe Hernandez pranon se marrëdhënia e tij me klubin u përkeqësuan pas largimit të Paolo Maldinit,dhe se e gjitha u bë sipas tij një sajesë për të larguar një legjendë të rossonerëve.

    Kujtojmë që Theo Hernandez ka bërë 262 paraqitje për Milanin duke shënuar 34 gola e bëri 45 asistime që nga vitet 2019-2025.

  • San Antonio Spurs shënon fitore bindëse-Oklahoma City Thunder pëson humbje në udhëtim

    San Antonio Spurs shënon fitore bindëse-Oklahoma City Thunder pëson humbje në udhëtim

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    San Antono Spurs ka shënuar fitore bindëse kundër Atlanta Haëks,duke e mundur me rezultat bindës 126:98.

    Victor Ëembanyama me 26 pikë e 12 kërcime dhe Devin Vassell me 18 pikë e 7 kërcime ishin më të mirët tek Spurs,kurse tek Nickeil Alexander Ëalker me 23 pikë si dhe Jalen Johnson me 17 pikë e 11 kërcime ishin basketbollsitët më efikas tek Haëks.

    Në anën tjetër kampioni aktual Oklahoma City Thunder ka pësuar humbje ndaj Minnesotta Timberëolves me rezultat 112:107.

    Shai Gilgeous Alexander shënoi 35 pikë në këtë ndeshje por ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen,teksa tek Timberëolves më i miri Anthony Edëards me 26 pikë e 12 kërcime .

  • Anthony Joshua fiton me nokaut ndaj Jake Paul

    Anthony Joshua fiton me nokaut ndaj Jake Paul

    Anthony Joshua ka fituar meçin kundër Jake Paul,duke triumfuar me nokaut në raundin e gjashtë.

    Joshua që nga fillimi ishte dominues përballë Paul,ku falë edhe përvojës dhe fuqisë fizike arriti të fitoj këtë duel.

    Përndryshe Paul nuk arriti që të bëj diçka në këtë meç,dhe fakti që arriti të rezistoj deri në raundin e gjashtë eshtë konsideruar si një arritje,kjp për faktin se rivaliteti në ring ishte tejet i vogël.

    Kujtojmë që meci në mes Joshua dhe Paul u zhvillua në Kaseya Center në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

  • Rubio: Ne s’e detyrojmë as Rusinë e as Ukrainën të bëjnë marrëveshje për paqen

    Rubio: Ne s’e detyrojmë as Rusinë e as Ukrainën të bëjnë marrëveshje për paqen

    Sekretari i Shtetit amerikan Marco Rubio ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të detyrojnë Ukrainën të pranojë ndonjë marrëveshje për t’i dhënë fund pushtimit rus.

    Kjo deklaratë e Rubios vjen teksa aleatët evropianë u bashkuan në raundin e ri të bisedimeve në Majemi.

    Bisedimet e kësaj fundjave zhvillohen në një moment kur presidenti rus Vladimir Putin, në konferencën e tij vjetore për shtyp, premtoi se do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë, duke lavdëruar fitoret në fushëbetejë gati katër vjet pas fillimit të luftës.

    Emisarët e presidentit Donald Trump po shtyjnë përpara planin ku SHBA-të do të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën, por Kievi pritet të dorëzojë disa territore – një perspektivë që has rezistencë të fortë nga shumë ukrainas.

    Por Rubio theksoi se çdo marrëveshje duhet të pranohet nga të dyja palët.

    “Nuk ka marrëveshje paqeje nëse Ukraina nuk bie dakord. Ne nuk mund ta detyrojmë Ukrainën të bëjë një marrëveshje. Ne nuk mund ta detyrojmë po ashtu Rusinë të bëjë një marrëveshje. Ata duhet ta duan vetë një marrëveshje”, u shpreh Rubio.

    Rubio tha se mund t’u bashkohet bisedimeve në Majemi, qytetin e tij të lindjes, ditën e sotme.

    Emisari global i Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij Jared Kushner po udhëheqin bisedimet, ku marrin pjesë negociatori kryesor ukrainas Rustem Umerov, si dhe zyrtarë të lartë nga Britania, Franca dhe Gjermania.

    Zyrtarë rusë – përfshirë negociatorin e Kremlinit Kirill Dmitriev – pritet të takohen veçmas me zyrtarë amerikanë në Florida gjatë fundjavës.

    Umerov shkroi në rrjetet sociale se kishte informuar Presidentin Volodymyr Zelensky pas bisedimeve në Majemi.

    “Ne u dakordësuam me partnerët amerikanë për hapat e mëtejshëm dhe vazhdimin e punës së përbashkët në të ardhmen e afër. Ne po veprojmë qartë në linjë me prioritetet e përcaktuara nga presidenti: siguria e Ukrainës duhet të garantohet në mënyrë të besueshme dhe afatgjatë”, tha më tej Rubio.

  • Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq

    Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani theksoi sot se përveç aktit të njohjes, të premten në Nassau, kryeqytetin e Komonuelthit të Bahamas, së bashku me kryeministrin Philip Davis, nënshkruan edhe Marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

    Presidentja në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova ecën përpara duke fituar miq.

    “Ky akt forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe zgjeron rrethin e shteteve tona mike që besojnë në vlerat e lirisë, sovranitetit dhe bashkëpunimit. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të sinqerta, në shërbim të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar”, shkruan ajo. /Telegrafi/