ATV

Blog

  • Fisnik Asllani vazhdon shkëlqimin me Hoffenheimin-Dhuron dy asistime kundër Borussia Mönchengladbach

    Fisnik Asllani vazhdon shkëlqimin me Hoffenheimin-Dhuron dy asistime kundër Borussia Mönchengladbach

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Fisnik Asllani po shkëlqen në gati çdo ndeshje me Hoffenheim-in.

    Asllani ishte protagonist kësaj rradhe jo me gola por me asiste,ku asistoi në dy golat e ekipit të tij ndaj Borussia Mönchengladbach në Bundesligë.

    Sulmuesi dardan asistoi së pari për Tim Lemperle që realizoi për 2:0 në minutën e 24-të,e më pas për kroatin Andrej Kramaric për 3:0.

    Kujtojmë që Fisnik Asllani në të gjitha garat këtë sezon ka shënuar 7 gola për Hoffenheimin.

  • Bashkimi fiton në udhëtim ndaj Vëllaznimit-Bora merrë fitore të rëndësishme kundër Rahovecit 029

    Bashkimi fiton në udhëtim ndaj Vëllaznimit-Bora merrë fitore të rëndësishme kundër Rahovecit 029

    Janë zhvilluar dy ndeshje të së mërkurës në kuadër të xhiros së 15-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

    Bashkimi ka mposhtën skuadrës e Vëllaznimit me rezultat 81:72,ndeshje që u zhvillua në palestrën “Shani Nushi”në Gjakovë.

    De’Quon Lake me 19 pikë e 8 kërcime ishte më i miri në fitoren e prizrenasve,kurse për gjakovarët më i miri ishte Drew Gordon me 21 pikë e 15 kërcime.

    Në anën tjetër Bora fitoi në shtëpi kundër Rahovecit 029 me rezultat 79:74.

    Tyler Cheese me 26 pikë e 6 asistime ishte më efikasi tek Bora,kurse për Rahovecin 029 Fisnik Rugova realizoi 12 pikë.

     

  • Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij në Prishtinë

    Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij në Prishtinë

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen gjatë së mërkurës ka qëndruar në Kosovë, në vizitën e tij të parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

    Përpos kësaj, Sorensen ka takuar edhe komandatin e KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash.

    Në njoftimin e misionit të NATO-s thohet se u diskutuar bashkëpunimi me BE-në.

    “Gjeneral Major Ulutaş theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm të KFOR-it me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtina-s dhe Beogradit, i cili është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal, për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftim.

  • Mbretëria e Bashkuar tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

    Mbretëria e Bashkuar tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

    Sky News mëson se Mbretëria e Bashkuar po tërheq personelin ushtarak nga një bazë amerikane në Katar.

    Kjo vjen pasi Donald Trump u tha protestuesve në Iran se “ndihma është në rrugë e sipër” dhe premtoi “veprime shumë të forta” nëse qeveria në Teheran vazhdon me ekzekutimet e planifikuara.

    Irani ka thënë vazhdimisht se do të hakmerret kundër vendeve ushtarake amerikane në rajon nëse Amerika sulmon.

    SHBA-të kanë filluar gjithashtu tërheqjen e disa stafit nga Baza Ajrore Al Udeid e drejtuar nga SHBA-të në Katar, baza më e madhe amerikane në rajon.

    Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha: “Ne nuk komentojmë për detajet e vendosjes së bazave dhe vendosjeve për shkak të sigurisë operacionale”.

    “Mbretëria e Bashkuar gjithmonë vendos masa paraprake për të siguruar sigurinë e personelit tonë, duke përfshirë kur është e nevojshme tërheqjen e personelit”.

    Nuk ishte menjëherë e qartë nëse i gjithë personeli britanik po tërhiqej nga baza e Katarit.

  • Senegali finalisti i parë i Kupës së Afrikës-Sadio Mane heroi i senegalezëve kundër Egjiptit

    Senegali finalisti i parë i Kupës së Afrikës-Sadio Mane heroi i senegalezëve kundër Egjiptit

    Senegali ka arritur të siguroj finalen e Kupës së Afrikës,ku në gjysmëfinale eliminoi Egjiptin me rezultat minimal 1:0.

    Pjesa e parë u karakterizua kryesisht me lojë fizike nga të dyja ekipet ku pati edhe kartona të verdhë,por 45 minutat e parë përfunduan pa gola 0:0.

    Në pjesën e dytë Egjipti rrezikoi më shumë portën e senegalezëve,megjithatë Senegali u mbrojtë mjaft mirë dhe kjo u shpërblye në minutat në vazhdim.

    Zhvillohej minuta e 78-të ku Sadio Mane me një goditje precize nga distance shënoi për 1:0,duke bërë që minutat në vazhdim të jenë sa më dramatike.

    Deri në fund Egjipti u mundua të gjente golin që do ta dërgonte ndeshjen në vazhdime,por në fund Senegali festoi kalimin në finale teksa Mo Salah me shokë u detyruan që të pajtoheshin me humbjen.

    Në finale Senegali do e presë fituesin e takimit Nigeri-Marok e cila zhvillohet nga ora 21:00.

  • Incident i rradhës në basketbollin vendor-Sulmohet ndihmëstrajneri i Bashkimit Bledar Gjeqaj

    Incident i rradhës në basketbollin vendor-Sulmohet ndihmëstrajneri i Bashkimit Bledar Gjeqaj

    Incidentet në ndeshjet e basketbollit kosovar nuk kanë të ndalur.

    Në ndeshjen ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit u shënua edhe një incident i rradhës,ku ndihmëstrajneri i ekipit prizrenas Bledar Gjeqaj u sulmua me shishe në ftyrë nga njëri prej tifozëve në tribuna.

    Përndryshe Gjeqaj nga pamjet e treguara shihet se u rrëzua pas goditjeve të marra,duke pësuar dëmtime tejet serioze.

    Kujtojmë që javën e kaluar janë shënuar incidente në ndeshjen Bashkimi-GO+Peja në kuadër të Kupës së Kosovës,ku kapiteni i pejanëve Dardan Berisha u godit në kokë pas hedhjeve të gjësendeve nga tifozët prizrenas.

  • LAJMI I FUNDIT:Bekë Berisha zgjidhet kryetar i KB Prishtinës

    LAJMI I FUNDIT:Bekë Berisha zgjidhet kryetar i KB Prishtinës

    Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës Bekë Berisha është zgjedhur kryetar i ri i KB Prishtinës.

    Berisha ka marrë shumicën e votave për të marrë drejtimin e klubit më të trofeshëm të basketbollit kosovar,dhe atë në “Kuvendin Zgjedhor” që u mbajtë në selinë e klubit.

    Përndryshe grupi i tifozëve “Plisat”e kanë kundërshtuar zgjedhjen e Bekë Berishës në postin e kryetarit të klubit,duke votuar kundër tij dhe në anë tjetër kanë shpalosur pankarta të ndryshme ku thuhet se klubi kryeqytetas po keqmenaxhohet.

    Kujtojmë që Bekë Berisha ishte edhe kandidatë për deputet për Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor të vitit të kaluar.

  • Ernest Muçi me dy gola dhe një asistim i dhuron Trabzonsporit fitoren kundër Istanbulspor në Kupën e Turqisë

    Ernest Muçi me dy gola dhe një asistim i dhuron Trabzonsporit fitoren kundër Istanbulspor në Kupën e Turqisë

    Sulmuesi anësor i Kombëtares Shqiptare Ernest Muçi po vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Trabzonsporit në të gjitha garat.

    Muçi realizoi dy gola dhe asistoi në tjetrën në fitoren e ekipit të Fatih Tekke në Kupën e Turqisë kundër skuadrës së Istanbulsporit,ku së pari në minutën e 41-të shënoi një supergol e më pas asistoi në golin tjetër të Trabzonit kurse shënoi edhe në minutën e 60-të ku në fund Trabzonspor fitoi me rezultat 6:1 në udhëtim.

    Përndryshe që prej huazimit të tij tek Trabzonspor nga Besiktas këtë sezon reprezentuesi i Shqipërisë po tregon formë të lartë,dhe madje është bërë një nga liderët e ekipit që po lufton me Galatasarayin dhe Fenerbahçen për titullin e kampionit në Turqi.

    Kujtojmë që Ernest Muçi ka realizuar 9 gola për Trabzonsporin në të gjitha garat.

  • Conor Gallagher zyartarizohet si anëtar i ri i Tottenham Hotspur

    Conor Gallagher zyartarizohet si anëtar i ri i Tottenham Hotspur

    Mesfushori anglez Conor Gallagher rikthehet në Premierligën angleze pas një sezoni e gjysmë në La Liga tek skuadra e Atletico Madrid.

    Gallagher është transferuar tek ekipi londinez Tottenham Hotspur,dhe atë pas arritjes së marrëveshjes me klubin madrilien ku transferimi i anglezit kushtoi lodninezëve rreth 40 milionë euro.

    Përndryshe Gallagher ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me Spurs e cila pritet të zgjasë deri në vitin 2031,ndërkohë që oferta prej 40 milionë euro e Tottenham drejtë Atleticos ishte më konkrete në aspektin financiar.

    Kujtojmë që Conor Gallagher ka bërë 26 ndeshje për Atleticon këtë sezon,duke arritur vetëm 2 gola teksa ishte transferuar në verën e vitit 2024 nga Chelsea.

  • Frutex përfaqëson 67% të vlerës së eksportit në kategorinë e pijeve

    Frutex përfaqëson 67% të vlerës së eksportit në kategorinë e pijeve

    Kompania Frutex vazhdon të dominojë sektorin e pijeve, duke përfaqësuar 67% të vlerës totale të eksportit në këtë kategori. Sipas publikimeve të fundit të Institutit GAP dhe Doganës së Kosovës, vlera e përgjithshme e eksportit të pijeve arrin në 54 milionë euro, nga të cilat pjesa dërrmuese realizohet nga Frutex.

    Gjatë vitit 2025, kompania ka shënuar rritje prej 15% në eksport, ndërsa produktet e saj tashmë eksportohen në më shumë se 30 vende të botës. Ky zhvillim e forcon më tej pozitën e kompanisë Frutex si njëra nga kompanitë shqiptare më të suksesshme.

    Vendet kryesore të eksportit për kompaninë mbeten Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia, Zvicra, Gjermania, Suedia, Bullgaria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sllovenia dhe Belgjika.