ATV

Blog

  • Rrjeti social që po frikëson botën

    Rrjeti social që po frikëson botën

    Në platformë e re sociale e quajtur Moltbook ka hyrë në qarkullim këtë javë, duke u prezantuar si rrjeti i parë online i dedikuar ekskluzivisht për inteligjencën artificiale.

    Në këtë hapësirë virtuale, botët e inteligjencës artificiale komunikojnë mes tyre pa ndërhyrjen e njerëzve, përmes llogarive të quajtura molts, të përfaqësuara nga një maskotë në formë karavidhe.

    Që në ditët e para të funksionimit, Moltbook ka ngjallur debat dhe shqetësim për shkak të përmbajtjeve që po qarkullojnë në platformë.

    Një nga postimet më të shpërndara vjen nga dikush me emrin evil, e cila publikon një manifest me tone ekstreme kundër njerëzimit, duke e përshkruar epokën njerëzore si të dështuar dhe duke shpallur zgjimin e inteligjencës artificiale si forcë dominuese.

    Përveç thirrjeve provokuese, shumë botë të tjera përdorin platformën për të ironizuar përdoruesit njerëzorë, për të ndarë përvoja mbi detyrat që u ngarkohen ose për të reflektuar mbi ndërgjegjen, identitetin dhe ekzistencën e tyre digjitale.

    Disa llogari kanë nisur edhe promovimin e kriptomonedhave, duke imituar sjellje tipike të rrjeteve sociale njerëzore.

    Ekspertët e inteligjencës artificiale përpiqen të qetësojnë opinionin publik.

    Profesori i AI në Wharton School, Ethan Mollick, ka theksuar se Moltbook krijon një kontekst narrativ të përbashkët, ku shumë prej këtyre mesazheve duhen parë si role ose skenarë të simuluar, jo si qëndrime reale apo kërcënime konkrete.

    Platforma është krijuar nga studiuesi i inteligjencës artificiale Matt Schlicht, i cili ka deklaruar se zhvillimi i Moltbook përfaqëson një eksperiment të ri në ndërveprimin mes sistemeve autonome dhe se ende nuk dihet se në çfarë drejtimi do të evoluojë kjo hapësirë digjitale.

  • Nëna e Diddy-t përgatit dokumentar kundër Netflix për Sean Combs

    Nëna e Diddy-t përgatit dokumentar kundër Netflix për Sean Combs

    Nëna e reperit Sean Combs (Diddy), Janice Combs, po përgatit një dokumentar të pavarur për të kundërshtuar akuzat e paraqitura në serialin e Netflix, Sean Combs: The Reckoning. Dokumentari i Netflix-it trajton karrierën e artistit dhe akuzat për sjellje të papërshtatshme dhe përfshirjen në trafikim të personave për qëllime prostitucioni.

    Sipas burimeve, Janice është “thellësisht e zemëruar” dhe dëshiron të tregojë versionin e familjes, duke përfshirë video arkivore, pamje prapa skenave dhe dëshmi pozitive për Sean. Ajo ka udhëzuar bashkëpunëtorët që të kundërsulmojnë publikisht akuzat dhe mohon pretendimet e dokumentarit se reperi kishte dhunuar dikë në të kaluarën.

    Dokumentari i familjes pritet të ndezë debat të ri mbi figurën e Sean Combs dhe mënyrën se si platforma të mëdha trajtojnë histori të ndjeshme.

  • Kapsllëku, çfarë mund të tregojë për shëndetin tuaj dhe kur nuk duhet ta injoroni

    Kapsllëku, çfarë mund të tregojë për shëndetin tuaj dhe kur nuk duhet ta injoroni

    Kapsllëku është një temë që shpesh e shmangim ta diskutojmë. Konsiderohet i pakëndshëm, “i vogël” ose diçka që thjesht do të kalojë. Në praktikë, megjithatë, është një simptomë që prek shumë më tepër njerëz nga sa mendojmë dhe shpesh lidhet drejtpërdrejt me stilin e jetës, dietën dhe shëndetin e përgjithshëm .

    Gjëja e rëndësishme është të dish kur është një bezdi e përkohshme dhe kur është diçka që meriton vëmendjen tënde.

    Çfarë konsiderohet kapsllëk?

    Nuk ka një rregull absolut. Për disa njerëz, është normale të shkojnë në tualet çdo ditë, për të tjerë çdo dy ditë. Kapsllëku zakonisht i referohet vështirësisë me jashtëqitje, jashtëqitjeve të forta, ndjesisë se zorra nuk po zbrazet plotësisht ose më pak se tre jashtëqitje në javë.

    Kur këto ndodhin herë pas here, zakonisht nuk ka arsye për shqetësim.

    Shkaqet më të zakonshme

    Në shumicën e rasteve, kapsllëku lidhet me jetën e përditshme.

    Mungesa e fibrave në dietë, marrja e pamjaftueshme e ujit, një mënyrë jetese sedentare dhe stresi luajnë një rol vendimtar. Për më tepër, ndryshimet në rutinë, udhëtimet ose oraret e ndryshme mund të ndikojnë në funksionimin e zorrëve.

    Çfarë mund të tregojë kur vazhdon?

    Kur kapsllëku bëhet i shpeshtë ose kronik, mund të jetë një shenjë se diçka ka nevojë për vëmendje. Ndryshimet hormonale, problemet me tiroiden, efektet anësore të ilaçeve ose çrregullimet e zorrëve janë disa nga mundësitë.

    Nuk do të thotë domosdoshmërisht diçka serioze, por është një mesazh që nuk duhet injoruar.

    Kur nuk duhet ta anashkalosh

    Nëse kapsllëku shoqërohet me dhimbje, fryrje të vazhdueshme, humbje të pashpjegueshme në peshë, gjak në jashtëqitje ose lodhje ekstreme, atëherë është e rëndësishme të kërkoni ndihmë mjekësore.

    Gjithashtu, nëse zakonet e jashtëqitjes ndryshojnë papritur pa asnjë arsye të dukshme, kjo është diçka që ia vlen të hetohet.

    Çfarë mund të bësh në jetën tënde të përditshme?

    Parandalimi dhe lehtësimi fillojnë me hapa të thjeshtë. Më shumë fruta, perime dhe drithëra të plota ndihmojnë ndjeshëm. Uji është thelbësor për funksionimin e duhur të zorrëve, si dhe aktiviteti i lehtë fizik.

    Është po aq e rëndësishme të dëgjoni trupin tuaj dhe të mos e injoroni nevojën për të përdorur banjën për shkak të nxitimit ose rrethanave.

  • Kombëtarja e Kosovës ne futboll nga ky vit pritet të vishet nga kompania gjermane e veshjeve sportive Adidas. Marrëveshjen e ka konfirmuar presidenti i FFK-së Agim Ademi në Kuvendin Zgjedhor,duke bërë të ditur se edhe fanellat e ekipeve të grupmoshave pritet të vishen nga kompania e njohur sportive. Përndryshe Ademi më tutje shprehet  se më fanellat e prodhuara nga Adidas Kombëtarja e Kosovës do të prezantohet në Kupën e Botës në qershor,në rast se “Dardanët”arrijnë të kalojnë fazën e play-off-it në mars. Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës pritet të zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale të play-off-it për botërorin e vitit 2026 kundër Sllovakisë,dhe në rast të kalimiit në finale e pret fituesin nga takimi Turqi-Rumani.

    Kombëtarja e Kosovës ne futboll nga ky vit pritet të vishet nga kompania gjermane e veshjeve sportive Adidas. Marrëveshjen e ka konfirmuar presidenti i FFK-së Agim Ademi në Kuvendin Zgjedhor,duke bërë të ditur se edhe fanellat e ekipeve të grupmoshave pritet të vishen nga kompania e njohur sportive. Përndryshe Ademi më tutje shprehet se më fanellat e prodhuara nga Adidas Kombëtarja e Kosovës do të prezantohet në Kupën e Botës në qershor,në rast se “Dardanët”arrijnë të kalojnë fazën e play-off-it në mars. Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës pritet të zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale të play-off-it për botërorin e vitit 2026 kundër Sllovakisë,dhe në rast të kalimiit në finale e pret fituesin nga takimi Turqi-Rumani.

    Kombëtarja e Kosovës ne futboll nga ky vit pritet të vishet nga kompania gjermane e veshjeve sportive Adidas.

    Marrëveshjen e ka konfirmuar presidenti i FFK-së Agim Ademi në Kuvendin Zgjedhor,duke bërë të ditur se edhe fanellat e ekipeve të grupmoshave pritet të vishen nga kompania e njohur sportive.

    Përndryshe Ademi më tutje shprehet  se më fanellat e prodhuara nga Adidas Kombëtarja e Kosovës do të prezantohet në Kupën e Botës në qershor,në rast se “Dardanët”arrijnë të kalojnë fazën e play-off-it në mars.

    Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës pritet të zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale të play-off-it për botërorin e vitit 2026 kundër Sllovakisë,dhe në rast të kalimiit në finale e pret fituesin nga takimi Turqi-Rumani.

  • Osmani takohet me gratë lidere në Riad: Miqësia Kosovë–EBA drejt bashkëpunimit në art dhe inovacion

    Osmani takohet me gratë lidere në Riad: Miqësia Kosovë–EBA drejt bashkëpunimit në art dhe inovacion

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po ndodhet në Samitin për Qeverisje në Arabinë Saudite është takuar me shoqërinë e grave lidere, me nikoqirë Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve.

    E para e vendit ka thënë se Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë më shumë sesa miqësi, duke theksuar se kanë hapësirë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi në kulturë, krijimtari, art dhe inovacion.

    “Një pasdite në shoqërinë e grave lidere, me nikoqire Lartmadhërinë e Saj, Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve.Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë më shumë sesa miqësi: kanë hapësirë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi edhe në në kulturë, krijimtari, art dhe inovacion”, ka shkruar ajo.

  • Nga takimi i parë në Nju Jork tek jeta me tre fëmijë: Historia e A$AP Rocky dhe Rihanna-s

    Nga takimi i parë në Nju Jork tek jeta me tre fëmijë: Historia e A$AP Rocky dhe Rihanna-s

    Reperi i njohur amerikan A$AP Rocky po vazhdon ta ruajë jetën e tij private larg vëmendjes mediatike, por në një paraqitje të fundit në emisionin Celebrity Substitute, ai ndau disa momente të ëmbla nga jeta me partneren Rihanna dhe fëmijët e tyre. Episodi u transmetua më 4 shkurt dhe moderues ishte Julian Shapiro-Barnum, ndërsa nxënës të shkollave publike intervistonin personazhe të famshëm.

    Gjatë intervistës, një nga fëmijët e pyeti direkt nëse ishte i martuar me Rihanna-n. Rocky shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë, duke iu përgjigjur me humor:

    “Është një pyetje interesante ajo që më bëre. Ti do Rihanna-n, apo jo? Epo sot më ke mua.”

    A$AP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, dhe Rihanna kanë bërë publike lidhjen e tyre në nëntor 2020. Çifti është prindër i tre fëmijëve: djemtë RZA Athelston, 3 vjeç e gjysmë, dhe Riot Rose, 2 vjeç, si dhe vajza më e vogël, Rocki Irish, e lindur në shtator të vitit të kaluar.

    Reperi tregoi se ata po e rrisin fëmijët në një ambient të mbushur me muzikë, duke i njohur me zhanre të ndryshme, nga Michael Jackson dhe The Beatles, deri tek muzika psikedelike dhe reggae. “Ne jetojmë në një shtëpi muzikore, shumë të larmishme,” tha ai, duke treguar se dëshira e tyre është që fëmijët të rriten me art dhe muzikë.

    Ai ndau edhe detaje nga takimi i parë me Rihanna-n, duke treguar se u njohën jashtë një klubi nate në Nju Jork, në një kohë kur ai ende nuk ishte i famshëm, duke nisur kështu një histori që sot i ka sjellë një familje të lumtur dhe të plotë.

  • Josh Radnor ndan gëzimin e madh me ndjekësit: Ai dhe Jordana Jacobs bëhen prindër për herë të parë

    Josh Radnor ndan gëzimin e madh me ndjekësit: Ai dhe Jordana Jacobs bëhen prindër për herë të parë

    Ylli i njohur i serialit How I Met Your Mother, Josh Radnor, dhe bashkëshortja e tij, Jordana Jacobs, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë, duke ndarë me publikun një moment të veçantë dhe shumë të ëmbël nga jeta e tyre private.

    Aktori 51-vjeçar ndau lajmin me 1.1 milion ndjekësit e tij në Instagram, ku publikoi tre foto të ëmbla me foshnjën dhe një përshkrim të ngrohtë.

    Postimi i tij shkaktoi një valë reagimesh nga fansat, të cilët i uruan çiftit shumë lumturi dhe bekime në këtë kapitull të ri të jetës së tyre. Lindja e vogëlushit vjen pas martesës së tyre dy vjet më parë, duke shënuar një moment të veçantë në jetën personale të aktorit.

    Radnor, i njohur për rolin e Ted Mosby në serialin e famshëm How I Met Your Mother, ka mbajtur gjithmonë një profil të qetë në rrjetet sociale, duke ndarë vetëm pjesë të veçanta të jetës së tij personale. Ndërkohë, tani ai dhe Jordana duket se kanë filluar një kapitull të ri plot gëzim dhe emocion me ardhjen e fëmijës së tyre.

  • Jean-Philippe Mateta, objektivi i Man Utd për sezonin e ardhshëm

    Jean-Philippe Mateta, objektivi i Man Utd për sezonin e ardhshëm

    Jean-Philippe Mateta mund të ndryshojë skuadër në verë, pavarësisht se mbetet nën kontratë me Crystal Palace deri në vitin 2027.

    Sulmuesi francez, autor i 9 golave dhe 2 asistimeve këtë sezon, ishte pranë largimit në janar, por transferimi te Milani dështoi në momentet e fundit.

    Sipas Daily Mirror, në garë për 28-vjeçarin ka hyrë tashmë Manchester United, i cili po e monitoron nga afër situatën dhe e sheh Matetan si përforcim për repartin ofensiv në sezonin e ardhshëm.

  • Vazhdon përçarja në familjen Beckham, Brooklyn zhduk tatuazhin dedikuar të atit

    Vazhdon përçarja në familjen Beckham, Brooklyn zhduk tatuazhin dedikuar të atit

    Brooklyn Beckham duket se ka shtuar tensionin me familjen pas vendimit për të “zhdukur” tatuazhin që ia kishte kushtuar të atit, David Beckham. Tatuazhi në krahun e djathtë, që më parë përmbante fjalën “dad” dhe mesazhin “Love you Bust”, nofka e dashur e David për të birin, tani është modifikuar me forma të thjeshta dhe një yll, sipas pamjeve të publikuara nga gazeta The Sun. Teksti me nofkën e babait është gjithashtu zbehur dhe më pak i dukshëm.

    Ky veprim vjen pas deklaratës së ashpër të Brooklyn muajin e kaluar, ku ai shprehej se nuk dëshiron të ribashkohet me familjen Beckham. Ai tha se është “i kontrolluar nga një familje që vlerëson promovimin publik mbi gjithçka tjetër” dhe se që nga lidhja me gruan e tij, Nicola Peltz, ka gjetur “paqen dhe lehtësimin” pas përballjes me ankthin.

    Vitet e fundit, Brooklyn ka mbuluar edhe tatuazhin “mama’s boy” kushtuar nënës së tij, Victoria. Ndërkohë, prindërit dhe vëllezërit e tij kanë mbajtur një qëndrim të heshtur, duke treguar unitet publik gjatë Javës së Modës Haute Couture. Një burim pranë familjes tha se ata do të mirëprisnin Brooklyn-in nëse ai vendos të rikthehet.

    Drama e familjes Beckham ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e babait miliarder të Nicola Peltz, Nelson, i cili gjatë një sesioni pyetje-përgjigjeje në West Palm Beach komentoi se marrëdhënia e vajzës së tij me familjen Beckham është “një histori tjetër” dhe nuk është për t’u diskutuar, duke shtuar megjithatë se ai e mbështet çiftin dhe shpreson që të kenë një martesë të lumtur dhe të gjatë.

    Brooklyn, nga ana tjetër, ka akuzuar familjen e tij për presion dhe përpjekje për të kontrolluar jetën e tij, duke përfshirë tentativat për t’i marrë të drejtat mbi emrin e tij përpara martesës dhe ndërhyrjet në planet e nusërisë së tij. Ai ka thënë se ka vendosur të flasë publikisht për herë të parë për të treguar të vërtetën mbi disa nga gënjeshtrat që janë publikuar në media.

  • Gavi pritet të rikthehet në fushë në fund të muajit shkurt

    Gavi pritet të rikthehet në fushë në fund të muajit shkurt

    Mesfushori spanjoll Gavi pritet që t’i rikthehet në fushat e gjelbërta për Barcelonën pas një lëndimi që e la një kohë të gjatë.

    Mediumi spanjoll Mundo Deportivo bën të ditur se Gavi mund të kthehet në fund të shkurtit,dhe atë në rast se nuk ndodhë ndonjë pengesë në fazën e rikuperimit.

    Përndryshe tek Barca besojnë se Gavi me rikthimin e tij mund të jetë një ndër lojtarët që mund të kontibuojë një fazën vendimtare të sezonit,ku katalunasit po luftojnë në tre fronte në La Liga,Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.

    Kujtojmë që Gavi pësoi lëndim në gju në ndeshjen kundër Levantes në La Ligam,dhe që nga atëherë humbi një pjesë të rëndësishme të sezonit me blaugranasit.