ATV

Blog

  • Agron Shabani publikon listën për sfidat vendimtare me Finlandën në kualifikimet për Euro 2026 në Handball

    Agron Shabani publikon listën për sfidat vendimtare me Finlandën në kualifikimet për Euro 2026 në Handball

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Agron Shabani, ka shpallur të mërkurën listën e 16 lojtareve të ftuara për dy ndeshjet vendimtare ndaj Finlandës, në kuadër të fazës së dytë dhe të fundit kualifikuese për European Women’s Handball Championship 2026.

    Kosova do të përballet fillimisht me Finlandën më 5 mars nga ora 17:30 në Vantaa, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet më 8 mars nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Grumbullimi i ekipit nis të dielën në kryeqytet, ndërsa udhëtimi drejt Finlandës është planifikuar për javën e ardhshme.

    Në listën e publikuar nga Shabani bie në sy rikthimi i Dafina Mustafës, Yllka Shatrit dhe Melisa Mulajt, ndërsa për herë të parë janë ftuar edhe disa prej talenteve të Kombëtares U19: Vanesa Kastrati, Aulona Maloku dhe Albina Pllana.

    Ftesat për lojtaret e reja konfirmojnë procesin e ndërrimit të gjeneratës në përfaqësuesen tonë, me synimin për të ndërtuar një ekip konkurrues për të ardhmen.

    Kosova i ka zhvilluar tashmë dy ndeshje në këtë cikël kualifikues, duke u përballur me dy kundërshtarë të fortë si Franca dhe Kroacia, nga të cilat ka pësuar humbje. Edhe Finlanda ka dy humbje, çka e bën përballjen direkte të marsit vendimtare për vendin e tretë në grup, pozitë që gjithashtu mund të sigurojë kualifikimin në Kampionatin Evropian.

  • Von der Leyen: Kredia për Ukrainën do të ndodhë ‘në një mënyrë ose në një tjetër

    Von der Leyen: Kredia për Ukrainën do të ndodhë ‘në një mënyrë ose në një tjetër

    Kredia prej 90 miliardë eurosh e Bashkimit Evropian për Ukrainën do të ndodhë “në një mënyrë ose në një tjetër”, tha Ursula von der Leyen në një vizitë në Kiev, e cila u eklipsua kryesisht nga vendimi i minutës së fundit i Hungarisë për të vënë veton ndaj programit financiar.

    “Kjo fjalë nuk mund të thyhet”, tha presidentja e Komisionit Evropian të martën, duke iu referuar marrëveshjes së arritur nga 27 udhëheqësit e BE-së në dhjetor.

    “Ne do ta zbatojmë kredinë në një mënyrë ose në një tjetër. Më lejoni të jem shumë e qartë, kemi mundësi të ndryshme dhe do t’i përdorim ato”, tha ajo.

    Von der Leyen foli pranë pesidentit të Këshillit Evropian, António Costa dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

    Costa i bëri thirrje Hungarisë që “menjëherë” të heqë veton e saj.

    “Kur Këshilli Evropian të bjerë dakord dhe të marrë një vendim, të gjitha shtetet anëtare duhet të bashkëpunojnë për të zbatuar këtë vendim”, tha Costa.

    Mosmarrëveshja midis Budapestit dhe Kievit përfshin tubacionin e epokës sovjetike Druzhba, i cili u dëmtua rëndë në fund të janarit në një sulm me dron që i atribuohet Rusisë.

    I pyetur nëse qeveria e tij do të ishte e gatshme të riparonte infrastrukturën, Zelensky tha: “Për të rinovuar për çfarë? Për të humbur (më shumë) njerëz? Mendoj se ky është një çmim shumë i lartë. Kaq është”.

  • Arbeloa shpërthen për rastin Negreira: Skandali më i madh në historinë e futbollit spanjoll

    Arbeloa shpërthen për rastin Negreira: Skandali më i madh në historinë e futbollit spanjoll

    Trajneri I Real Madrid, Alvaro Arbeloa, ka reaguar sërish ashpër lidhur me të ashtuquajturin “rasti Negreira”, duke e cilësuar atë si skandalin më të madh në historinë e futbollit spanjoll.

    “Do ta them sërish, rasti Negreira është skandali më i keq në historinë e futbollit spanjoll dhe është skandal që ende nuk është zgjidhur”, deklaroi Arbeloa, duke theksuar pakënaqësinë e tij për zvarritjen e procesit.

    Çështja lidhet me pagesat e pretenduara të bëra nga Barcelona ndaj ish-zyrtarit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira, një rast që ka tronditur opinionin publik dhe ka ndezur debate të forta në Spanjë.

    Arbeloa shtoi gjithashtu se nuk do t’i përgjigjet më deklaratave të presidentit të Barcelonës, Joan Laporta. “Nuk do t’i përgjigjem Laportës për asgjë tjetër”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se qëndrimi i tij për këtë çështje mbetet i palëkundur.

    Debati rreth rastit Negreira vazhdon të dominojë futbollin spanjoll, ndërsa opinioni publik dhe klubet rivale presin një vendim përfundimtar nga autoritetet përkatëse.

  • Prattipati i shkon në takim Damkës, flasin për bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve

    Prattipati i shkon në takim Damkës, flasin për bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve

    E Ngarkuara me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Annu Prattipati, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik, Fikrim Damkën.

    Sipas njoftimit të ambasadës, në këtë takim u diskutua rreth përpjekjeve për forcimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve në vend.

    “Në takimin e saj me zëvendëskryeministrin për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Fikrim Damka, Anu Prattipati theksoi rëndësinë e sigurimit të të gjitha komuniteteve në Kosovë prosperitet dhe diskutuan përpjekjet për forcimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve”, thuhet në njoftim.

  • Presidentja Osmani pret në takim ministren e Jashtme të Shqipërisë

    Presidentja Osmani pret në takim ministren e Jashtme të Shqipërisë

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, e Shqipërisë Elisa Spiropali, është pritur të mërkurën në takim nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.

    Fillimisht Spiropali  është takuar edhe me Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca, me të cilën patën dhe një deklarim për media.

    Më tej, Ministrja do të pritet në takime të veçanta nga Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, si dhe nga Kryeministri Albin Kurti.

    Spiropali do të zhvillojë gjithashtu takime me drejtuesit e partive kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës, kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Takimet do të fokusohen te thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, riaktivizimi i mekanizmave institucionalë të bashkëpunimit, përgatitjet për mbledhjen e përbashkët qeveritare G2G dhe zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara.

    Po ashtu, në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në zbatimin e projekteve madhore kombëtare si hekurudha Durrës-Prishtinë, shtimin e projekteve infrastrukturore dhe energjitike të përbashkëta, pa lënë mënjanë koordinimin në mbështetje të faktorit shqiptar në rajon dhe bashkëpunimin me diasporën.

    Gjatë vizitës, Spiropali do të theksojë mbështetjen e Shqipërisë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, avancimin e njohjeve të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale e ndërkombëtare, si dhe për integrimin euroatlantik të Kosovës.

  • Mbrëmje vendimtare në Champions League, katër bileta për 1/8 e finales

    Mbrëmje vendimtare në Champions League, katër bileta për 1/8 e finales

    Ndeshjet kthyese të fazës play-off të UEFA Champions League zhvillohen sonte, me përballje të forta në Itali, Spanjë dhe Francë, aty ku do të vendosen skuadrat e fundit që sigurojnë kalimin në 1/8-tën e finales. Diferencat janë të ngushta dhe çdo detaj pritet të jetë vendimtar.

    Në Bergamo, Atalanta BC kërkon një përmbysje të vështirë ndaj Borussia Dortmund, pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë. Italianët do të tentojnë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe intensitetin e lojës së tyre, ndërsa gjermanët mbështeten te eksperienca evropiane dhe kundërsulmet e shpejta.

    Në Torino, Juventus përballet me një mision pothuajse të pamundur kundër Galatasaray, pas disfatës së thellë 5-2 në takimin e parë. “Zonja e Vjetër” ka nevojë për një mbrëmje perfekte për të rikthyer shpresat, ndërsa turqit synojnë të administrojnë avantazhin dhe të godasin në momentet kyçe.

    Në Paris zhvillohet një derbi francez me aromë Evrope, ku Paris Saint-Germain pret AS Monaco. PSG ka fituar 3-2 në transfertë dhe kërkon të menaxhojë me qetësi avantazhin, por Monaco mbetet një kundërshtar i rrezikshëm që mund të befasojë në çdo moment.

    Ndërkohë në “Santiago Bernabéu”, Real Madrid pret SL Benfica pas fitores minimale 1-0 në Lisbonë. Madrilenët janë favoritë, por diferenca prej vetëm një goli e mban plotësisht të hapur këtë përballje klasike të kompeticionit.

    Një mbrëmje e madhe evropiane është në horizont, me katër duele që premtojnë emocione, tension dhe dramë deri në minutën e fundit. Vetëm katër skuadra do të vazhdojnë rrugëtimin mes 16 më të mirëve të kontinentit.

  • Kënga “Jugoslavija” nxit reagime para finales për ta përfaqësuar Serbinë në Eurovision: Mbart një mesazh politik

    Kënga “Jugoslavija” nxit reagime para finales për ta përfaqësuar Serbinë në Eurovision: Mbart një mesazh politik

    Kënga “Jugoslavija” e interpretuar nga këngëtarja Zejna Murkiq është kualifikuar në finale në garën për ta përfaqësuar Serbinë në Eurovisionin e sivjetmë, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, veçanërisht nga Kosova.

    Që para performancës, kënga ishte kritikuar për titullin e saj, ndërsa pas interpretimit, vëmendja u përqendrua më shumë te elementët teknikë të skenës sesa te vokali dhe aftësitë akrobatike të këngëtares, shkruan “Index.hr”.

    Debati nisi edhe para mbrëmjes gjysmëfinale që u mbajt të martën. Profili në rrjetet sociale, “Eurovision Kosovo”, akuzoi Serbinë se “nuk po arrin ta ndajë politikën nga Eurovisioni”. Sipas “Eurovision Kosovo”, kënga e Murkiqit “glorifikon Jugosllavinë” megjithëse ajo flet për unitet dhe bashkim.

    “Përdorimi i emrit “Jugoslavija” si metaforë poetike (“Jugoslavija smo ti i ja”) nuk mund të shihet i shkëputur nga konteksti historik i dhunës, luftërave, shtypjes dhe krimeve që lidhen me këtë emër për shumë kombe që kanë jetuar në ish-Jugosllavi. Për disa, kjo mund të jetë art; për të tjerë, është plagë e hapur. Mesazhi për “unitet”, “dashuri” dhe “bashkim” nuk e neutralizon ngarkesën simbolike të një termi që përfaqëson trauma kolektive, viktima reale dhe histori të dhimbshme”, thuhet në reagimin e këtij profili.

    E në një reagim tjetër pas performancës së djeshme, profili “Eurovision Kosovo” në “X”, ka thënë se Murkiqi e konfirmoi se kënga bart edhe mesazh politik. Ata bënë thirrje që Eurovisioni nuk është vend për qëndrime politike.

    “Këngëtarja tani në fakt e ka konfirmuar — përmes pamjeve të saj skenike — se kënga e saj mbart një mesazh politik. Në skenografinë e saj, mund të shihet ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, ndërtesa që u bombardua nga NATO në vitin 1999 për të ndaluar gjenocidin në Kosovë. Edhe pse u përpoq ta mbulonte ndërtesën me efekte skenike, mesazhi politik i këngës mbetet i qartë. Eurovisioni nuk është vendi për deklarata politike!”, vijon reagimi i tyre.

    Kritikat e publikut për Zejnën ishin edhe për skenografinë. E veshur me një fustan të gjatë elegant, ajo e interpretoi këngën ndërsa kabllot e ngrinin në ajër, duke i mundësuar të realizonte akrobaci, rrotullime dhe të këndonte edhe me kokë poshtë. Megjithatë, pikërisht kabllot u bënë tema kryesore e diskutimeve në rrjete sociale. Shumë shikues vlerësuan se aspekti teknik e shpërqendroi vëmendjen nga kënga dhe interpretimi, ndërsa kritikat më të mëdha iu drejtuan organizatorëve, me arsyetimin se pajisjet e ngritjes mund të ishin bërë më diskrete dhe më pak të dukshme.

  • Gjykimi i çlirimtarëve, Spiropali: Drejtësia të jetë e plotë, UÇK luftoi për liri

    Gjykimi i çlirimtarëve, Spiropali: Drejtësia të jetë e plotë, UÇK luftoi për liri

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka folur për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Teksa po qëndron në një vizitë në Prishtinë, ajo tha se Kosova nuk është në gjyq, teksa shtoi se Shqipëria kërkon drejtësi në këtë proces gjyqësor.

    “Shqipëria respekton drejtësinë ndërkombëtare dhe pavarësinë e saj, por drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe e shkëputur nga çdo lexim kolektiv. Drejtësia nuk mund të ecë me standarde të dyfishta, nuk mund të prodhojë perceptimin se viktima dhe agresori vendosen në të njëjtin plan ligjor, moral dhe historik”.

    “Lufta e Kosovës nuk ishte një luftë për pushtet, ishte një luftë për mbijetesë dhe për liri pas një periudhe të gjatë terrori ndaj popullsisë. Kjo ishte arsyeja pse ShBA dhe NATO ndërhynë në Kosovë”, tha ajo.

    Ndër të tjera, ajo shtoi se drejtësia duhet të jetë e qartë dhe e plotë, pa shkelje ligjore dhe të të drejtave të njeriut.

    “Çdo proces që lidhet me atë periudhë, duhet të zhvillohet me vetëdije të plotë për kontekstin, për disporpocionin e forcës dhe realitetin e krimeve ndaj popullsisë civile. Sot në Hagë përballen me drejtësinë udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Emrat e tyre anë të njohur për çdo qytetarë të Kosovës, ata janë figura që përfaqësojnë një kapitull të caktuar të historisë sonë të rezistencës. Ne kemi detyrimin moral dhe historik të themi qartë që drejtësia duhet të jetë drejtësi e plotë, jo drejtësi e pjesshme. Ajo nuk mund të shkëputet nga konteksti i një lufte çlirimtare të një populli të tërë”, tha ajo.

  • Kapet në Prishtinë hajni 29-vjeçar, kreu së paku 14 vjedhje

    Kapet në Prishtinë hajni 29-vjeçar, kreu së paku 14 vjedhje

    Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar një 29-vjeçar nën dyshimin për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të kryera në lokacione të ndryshme në Prishtinë.

    I dyshuari me iniciale R.I., është arrestuar të martën në mbrëmje, derisa bëhet e ditur se kanë nisur procedurat ndaj tij për së paku 14 raste.

    Me vendim të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

  • OVL-UÇK njofton për një peticion kombëtar drejtuar Gjykatës Speciale: T’i bashkohen të gjithë qytetarët

    OVL-UÇK njofton për një peticion kombëtar drejtuar Gjykatës Speciale: T’i bashkohen të gjithë qytetarët

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njoftoi për nisjen e një peticioni kombëtar drejtuar Gjykatës Speciale në Hagë.

    “Kategoritë e dala nga Lufta e UÇK-së njoftojnë opinionin publik se nga sot ka nisur Peticioni Kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Ky peticion është një thirrje e hapur qytetare në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të ish-krerëve të saj që po përballen me procesin në Hagë, në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe të dinjitetit të saj”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.

    Organizata i ftoi të gjithë qytetarët që “t’i bashkohen këtij peticioni, ta nënshkruajnë dhe ta shpërndajnë atë”.

    Spiropali: Njohja reciproke Kosovë – Serbi, e vetmja bazë e qëndrueshme për një marrëdhënie të shëndoshë
    Read more